Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Urim nga Trojet e Arbrit

| E shtune, 15.04.2017, 07:47 AM |


Urim i Shoqatës së Intelektualëve Gjthshqiptarë "Trojet e Arbrit"

Shoqata e Intelektualëve Gjithshqiptarë "Trojet e Arbrit " iu uron gjithë shqiptarëve te krishterë anë e kënd trojeve shqiptare dhe diaspora e madhe atdhetare Festën e Pashkëve. Kjo festë simbolizon për shqiptarët ringjalljen shpirtërore në të gjitha trojet etnike shqiptare. Simbolizon forcën e bashkimit për një të ardhme më të mirë dhe më të ndritur. Koha në të cilën po kalojmë është një kohë kur një pjesë e shqiptarëve e kanë humbur orjentimin shpirtëror dhe kombëtar. Shoqata "Trojet e Arbrit " fton të gjithë shqiptarët pa dallim që të kultivojnë në vepër tolerancën ndërfetare mbrenda shqiptare dhe t'i thonë stop gjërave të mbrapshta se dikur do të jetë shumë vonë. Ardhja e kohës së ruajtjes së Kishave  Shqiptare me polici është një shenjë e keqe e marrëzisë në Trojet tona Etnike Shqiptare. Gjithashtu urojmë të gjithë Intelektualët të cilët për trembëdhjetë vjet na përkrahën në rrugën e orjentimit të drejtë shkencor dhe kombëtar. Urojmë që Festa e Pashkëve të kaloj në qetsi të plotë dhe familjet që festojnë të kenë gëzime, paqe, harmoni dhe lumturi në mesin familjar!

Shoqata e Intelektualëve Gjithshqiptarë"Trojet e Arbrit"

Nue Oroshi Kryetar

Ermelinda Kashah Nënkryetare