Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevahir Cirongu: Portrete mjekësh

| E shtune, 15.04.2017, 08:15 AM |


Pamje e qytetit Poliçan

Portrete mjekësh të cilët u gëdhendën nëpër kohë...!

(Kujtime e fakte sjallin Dake Tusha e Bardhi Xhamallati për mjekët Vrenoz Kuçi, Isuf Guri e Pëllumb Dollani që iu shërbyen me devotshmëri qytetarëve të qytetit Poliçan)

Nga Xhevahir Cirongu

Fillimet e viteve’60 sollën ndryshime të mëdha për vendin tonë. Ndërprerja e marrdhënieve me ish Bashkimin Sovjetik dhe traktatin e Varshavës të asaj kohe;bënë që udhëheqja e  qeveria  komuniste shqiptare të ndërrmernin masa të forta e të shpejta në mbrojtjen e vendit. Në këto kushte, u projektuan, u ndërtuan e u shfrytëzuan disa uzina ushtarake, të cilat do të shërbenin për prodhimin e armatimeve e municioneve luftarake.Një nga këto uzina ishte edhe ajo e qytetit Poliçan;e ndërtuar rrëzë malit tomorr në një vend strategjik për prodhimin e municioneve e armatimeve për mbrojtjen e vendit nga ndonjë agresion i mundshëm i jashtëm.Në këtë vit lindi bashkë me uzinën edhe qyteti më i ri i shqipërisë, Poliçani. Aty erdhën specialist të mirëfilltë të specialiteteve të ndryshme, por edhe puntorë nga e gjithë shqipëria.Gjiganti ushtarak merr udhën e jetës për pak kohë, rritej edhe numri i punëtorëve e i popullatës të vetë qytetit. Shumë punë e sakrifica u derdh për të ardhur deri aty, ku qyteti mori pamjen e tij si qytet indrustial  i prodhimeve të armatimeve.Kjtime e fakte nga qyteti i Poliçanit janë të shumta, por në këtë shkrim do sjellim punën e mrekullueshme të tre mjekëve që lanë gjurmë në shërbim ndaj qytetarëve e punëtorëve të uzinës së Poliçanit. Jetën e tyre ata e  lidhën me jetën e shëndetin e qytetarëve, ndaj nderohen e respektohen edhe sot mbas kaq vitesh.Ne inervistuam për këtë qëllim Dake Tushën e Bardhi Xhamallati, të cilët kanë lën prej disa vitesh qytetin e Poliçanit e sot  banojnë   në qytetin bregdetar të Durrësit.

Si e keni njohur dr. Vrenoz Riza Kuçi?

Dake Tusha na përgjigjet dhe jep vlersimet e tija duke u shprehur: “ Dr. Vrenozi lindi më 1940,....U rrit në qytetin e Beratit. Aty mbaron shkollën shtatvjeçare me rezultate të mira. Vazhdoj Teknikumin për Mjekësi në Tiranë.Më von u dipllomua për mjek i përgjithshëm në vitin 1966.Emërohet si mjek në qytetin e Beratit. Mbaron stazhin disa muajor po në spitalin e Beratit,ku u njohë me mjek shumë të mirë të asaj kohe, emrohet mjek i përgjithshëm në Vërtop. Më 1967 ai vjen me punë si mjek i përgjithshëm për t’iu shërbyer qytetarëve të Poliçanit. Nevoja për mjek ishte e madhe, sepse kuadrot ishin të paktë edhe në sektorin e mjekësisë. Por dr. Vrenozi, si mjek i ri dhe i vetëm në atë kohë në qytetin e Poliçanit; i duhej  të përballej e shumë probleme jo vetëm si mjek i përgjithshëm, por edhe në organizimin e shërbimit shëndetësor në qytetin që vazhdonte të rritej me shpejtësi që shtriej në tre lagje: Mbrakull, Qendër, Pronovik. Por , shërbimi mjekësor u shtri edhe në ambjendet e brendshme të uzinës, sepse duhej në raste emergjence për tu ardhur në ndihmë puntorëve në rast rrëziku apo shërbime të tjera shëndetësore etj.

Cilat rreziqe mund të kanosnin jetën e puntorëve?! Si iu përgjigjej dr. Vrenozi këtyre rrëziqeve në shërbim të puntorëve?

Në përgjigjen e tij Dake Tusha na thotë se: ‘’ Fillimi i prodhimeve të municioneve dhe rritja e tyre me shpejtësi, sollën edhe shtimin e shpejtë të fuqisë puntore; por e rritjen e shqetësimeve në rritjen e gadishmërisë potenciale, sepse mund të kishte rrezigje me pasoja të rënda për jetën e puntorëve. Vet proçesi i punës ishte i ndërlikuar, sepse aty kishte artikuj shpërthyes. Për këtë qëllim , brenda objektit të uzinës u ngrit qëndra shëndetsore me një mjek mikro kirurg. Vrenozi si përgjegjës i shërbimit shëndetësor i organizoi e drejtoj me përkushtim në përputhje me kushtet e kohës.

Si i kishte marrdhëniet me kolegët e tij të punës dr. Vrenozi?

Kësaj pyetje Dake Tusha e Bardhi Xhamallati na e përshkruan kështu: ‘’ Dr. Vrenozi, kur erdhi mjek në qytetin e Poliçanit në vitin 1967, e gjeti të ngritur qendrën shëndetësore. Ishte një ndërtesë e thjeshtë dy katshe. Në katin e parë të saj vendosën ambulancën e vizitave e të mjekimeve, por e një farmaci e cila u hap për herë të parë në këtë qytet të ri. Ndërsa në katin e dytë u vendos shtëpia e lindjes me 5-6 shtretër. Në vitin 1969 u rrit numri i shtretërve i cili shkoi 15 vende. Qyteti i ri me familje krejtësisht të reja, edhe lindjet ishin gjithnjë në rritje. Kështu, sipas evidencave të kohës në vitin 1971 lindën 278 fëmijë, më 1976  shifra e linjeve shkoi  216 fëmijë, në vitin 1980  lindën 297 fëmijë, në 1985, përkatsisht 274 fëmijë etj. Lindjet në qytetin e Poliçanit ishin më mëdhatë se të qytetit Çorovodë. Ky fakt bëri që në Poliçan të emërohej edhe një mjeke opsteri-gjinekologe  dr. Safigjeta Lamçe, një nënë e mjeke me shpirt të madhe që u shërbeu nënave e fëmijëve të Poliçanit. Megjithëse  punoni në kushte të vështira, dr. Vrenozi me kolektivin e tij, ditën ti thoshin ‘’Ndal’’ sëmundjeve të pacienteve! Ata ishin ditë e natë në shërbim të njerëzve, u shërbenin me kulturë  njerëzve dhe me dije shkencore mjeksore gjithë pacienteve. Si rezultat i rritjes së banorëve të qytetit, në vitin 1972 u vu në shfrytëzim për shërbim  ndaj qytetarëve spitali i ri me drejtor dr. Vrenoz Kuçi. Në krah të Vrenozit ishte edhe dr. Isuf Guri që i kishte hequr një pjesë të ngarkesës së punës në shërbim të qytetarëve të atij qyteti. Të dy këta doktorë kanë mbajtur peshën kryesore ndaj shërbimit mjekësor të qytetarëve në përgjithësi e në veçanti të pacientëve me sëmundje kronke.

-  Kronikë nëpër kohë...!

Ç’mund të na thoni z. Dake nga kronikat e kovëve të shkuar për punën që bënin mjekët në përgjithësi ndaj shërbimit mjekësor të qytetarëve, e në veçanti të dr. Vrenozit?

Ato janë të shumta në kujtimet e mija. Por unë do theksoj në këtë inervistën tuaj ato kujtime të bukura që kanë lënë doktorët tanë kudo në Shqipëri e në veçanti dr. Vrenozi në qytetin e Poliçanit.  Ishte  fund i vitit  1969 dhe fillimi i vitit 1970. Një epidemi e rëndë u shfaq në Shqipëri me emërtimin  Hong-Kong. Një sëmundje gripale që përfshiu gjithë shtresat e popullit. Duheshin medikamente, por më shumë duhej përkushtim njerëzor e profesional. Situata sa vinte e vështirësohej edhe në qytetin e poliçanit e rrethinat e tij. Mjekët ishin të paktë në numër. Gripi kishte pllakosur ngado; në shkolla, sektorët e punës, çerdhe , kopshte fëmijësh, deri në çdo familje. Në qendrën abulante të qytetit kishte dyndaj të madhe pacientësh të grupmoshave të ndryshme. Dr. Vrenozi me ekipin e tj gjendej i gatshëm në çdo kohë në shërbim të qytetarëve. Për tu ardhur në ndihmë, nga Çorovoda vinin herë pas here mjek , ngaqë  gripi ishte tepër masiv deri në sektorët e puntorëve të uzinës. Dr, Vrenozi ishte gjithmonë i pari te qytetari për ti shërbyer atj. Kjo situat u finalizua me rezultat të shkëlqyer, ku s’pati asnjë vdekje!

-Unë e bashkëmoshatarët e mi kujtojmë ato vite përkushtimi  e akt heroik që bënin mjekët tanë, na thotë Dake Tusha . Akti heroik quhet kur një person hidhet me trup mbi mitroloz si  Met Hasa, por edhe akti i dy mjekëve dr. Vrenoz Kuç e Isuf Guri do ta quaja një hakt përsëri heroik, sepse  mbrojtën me proefonin e tyre si mjek shëndetin e qytetarëve. Faktet janë të shumta, por ne sollëm këtë episod të kohës që ka kaluar, dhe përkushtimin e mjekëve ndaj shëndetit të popullit të cilët iu kushtuan gjithë jetën e tyre. Nadaj edhe sot këzojnë respektin e të gjithëve. Dr Vrenoz Kuçi, përveç detyrës si mjek është marrë edhe me detyra shoqërore. Për  tetë vite drejtoj punën e mjekëve të spitalit. Puna e përkushtimi ndaj shërbimit qytetar si mjek, emri i dr. Vrenozit ka mbetur si një monoment në memorien e çdo qytetar në qytetin e Poliçanit.  Për 4 vjet ka qënë zv, Kryetar i Frontit Demokratik të Rrethit. Në vitin 2000 – 2003 zgjidhet zv. President i Këshillit rajonal të ‘’Urdhrit të mjekut’’ për Qarkun Berat. Në vitin 1986 dekurohet me medaljen ‘’Për shërbim ndaj popullit’’. Ndërsa në vitin 2002 Këshilli Bashkiak i bashkisë Poliçan  i ka dhënë titullin ‘’Qytetar nderi’’, një titull i lartë e i merituar për këtë njeri shembullor e mjek i përkushtuar me shërbimin  ndaj popullit.

Isuf Guri, mjeku që i tha kohës ndal!

Në fund të vitit 1969 në Poliçan emërohet dr. Isuf Guri, i cili kishte mbaruar shkollën e mesme mjekësore. Për 4 vjet kishte punuar si ndihmës mjek në Tiranë. Më pas vazhdon Fakultetin e Mjekësisë dhe diplomohet mjek i përgjithshëm. Spitali Poliçan kishte nevojë për specialist të profesioneve  të ndryshme mjekësore. Si rrjedhojë e kësaj, në spital emërohet si kirurg e radiolog edhe mjeku Isuf Guri. Ai kryen edhe dy specializime 6 muajore në Tiranë e Berat. Filloi punën si mjek në uzinë. Në vitin 1972 u vu në punë qëndra shëndetësore e uzinës për të qenë shërbimi shëndetësor sa më afër puntorëve. Dr. Isuf Guri emërohet përgjegjës i kësaj qendre, i cili mbulonte mjekimet mikrokirurgjikale.

-  Çfar përshtypjesh  mund të na thoni për dr. Isuf Gurin?

Isufi punj gjatë në uzinë , na thotë Bardhi Xhamallati. Ai gjithmonë ishte në krye të detyrës, një njeri që se bënte kurrë fjalën dysh, gjithmon e gjeje te pacienti duke i shërbyer atij. Ai diti të përballonte me përkushtim e profesionalizëm si mjek çdo vështirësi të kohës kur shërbeu si mjek. Kemi shumë për të thënë për këtë njeri e mjek. Puna e tij ka lënë gjurmët e veta nëpër kohë, ndaj edhe kohës ai i tha ndal! Përveç vizitave dhe mjekimeve Isufi njohu edhe vendet e punës së uzinës që ishin shumë të vështira. Ai kërkonte masa të rrepta në ruajtjen e shëndetit të punëtorëve.

Në cilët sektorë kërkonte disiplinën e rreptë shëndetësore?

Bardhi Xhamallati na shprehet plot entuziazëm dhe vazhdon rrëfimin etj....!

Ato ishin të shumta, por te sektori i  kimikateve, pra te baruti, ai kujdesohej për këta katigori puntorësh, që  kontrolli shëndetësor të bëhej një herë në vit vizitat e thelluara në spitalin ushtarak në Tiranë. Përveç punës në uzinë si mjek i përgjithshëm e si mikrokirurg, ai kryente edhe shërbimin e radiologut në spital, mbulonte mjekimet e pacienteve të shtruar në spitalin e Poliçanit, shërbete në ambulancën e qytetit, u shërbente pacientëve në familje e gjithë kush kishte nevojën e shërbimit mjekësor për gjithë qytetarët. Ai se njihnte orarin e punës, e gjeje në çdo kohë në shërbim të qytearit. Kishte lidhje të forta me njerëzit, i respektonte, ndaj edhe e respektonin.   Pra, qysh me krijimin e qëndrës shëndetësore deri më fund të viteve 1980. Në kohën kur Vrenozi shkoi me detyrën mjek në uzinë, Isuf Guri kreu detyrën e drejtorit të spitalit, dhe me largimin e Vrenozit nga uzina u kthye prap mjek po në uzinë. Dr. Vrenozi ka lënë gjurmë të mira te banorët e Poliçanit si njeri e si mjek shëmbullor, - na thonë Dake  Tusha e Bardhi Xhamallati.

Po sot ku banon dr. Isuf Guri!?

Ah, sa për këtë pyetje, na ngacmova plagët e shpirtit, na përgjigjet Bardhi Xhamallati. Edhe ai la qytetin e Poliçanit e sot banon në Tiranë. Takohemi shpesh në Tiranë e Durrës, por sot  zemrën e kemi atje në qytetin rrëzë tomorrit , në Poliçn. Lidhjet me njerëzit e qytetin e Poliçanit Isuf Guri e gjithë ne të largurit si kemi shkëputur. Dr. Isufi ka punuar 40 vjet rresht në atë qytet të vogël, por të bukur nën këmbët e lumit Osum. Për këto sa thamë e shkrove more djalë për dr. Isuf Guri; edhe Këshilli Bashkiak i qytetit Poliçan e ka vlerësuar me titullin e lartë ’’Qytetar nderi’’ , një vlerësim të cilin e ka fituar me punë e përkushtim, respekt qytetarie.

Fjalë pak e punë shumë dr. Pëllumb Dollani!

Si mjek i përgjithshëm dr. Pëllumb Dollani  dipllomohet në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, viti 1973. Më pas , ai vazhdoj specializimin 2 djeçar për pediatër. Spitali i qytetit Poliçan kishte shumë nevojë për një doktor të specializua për pediatër, sepse numri i fëmijëve rritej nga viti në vit, ngaqë lindjet ishin të kënaqëshme në këtë qytet të ri, me banorë të rinj. Vetëm në vitin 1979 numri i fëmijëve të lindur arriti në shifrën rekord me 278 lindje. Si rezultat i lindjeve të reja numerike të fëmijëve, lindi nevoja e hapjeve të çerdheve e kopshteve  në këtë qytet. Para kësaj, në këtë zonë , ishte shqetësuese vdekshmëria e foshnjeve, dhe shifra kalonte mbi mesataren e rrethit.

Ç’mund të na thoni për dr. Pëllumb Dollanin ?

Kësaj pyetje iu përgjgjën me dashamirësi Dake Tusha e Bardhi Xhamallati dhe shtojnë se:

-Me  emërimin e dr. Pëllumb Dollani si pedatër në spitalin e Poliçanit gjendja ndryshoj si me thikë, siç thotë një shprehjeje e urtë e popullit. Puna filoi me themel që ngangritja e konsultorit të nënës e fëmijës, në spital, në lagjet e qytetit e deri në qëndrën e ambulancës të uzinës. Kjo u bë brenda një kohe të shkurtër dhe dha rezultatet e saj nën organizimin e dr. Pediatër Pëllumb Dollani. Dr. Pëllumbi ishte fare i ri në atë kohë, por me vullnet e dashuri për profesionin si mjek , ai fitoi reputacionin e njerëzve ku shërbeu për gjithë jetën me aq përkushtim. Kjo i jepte krahët si pëllumbat në fluturim, sepse ishte në mbrojtje të jetës së foshnjëve  të fëmijëve. Ai bënte konsula në çdo ambulancë të përkujdesit të nënës e fëmijës; fjalën e kishte të ngrohtë e dinte të komunikonte me njerëzit në përgjithësi e me pacintët në veçanti. Me vendosjen e specialistit pediatër të dr. Pëllumb Dollani, ndikoj edhe në lehtësimin e shërbimeve të jera te pacientët e tjerë, sepse kështu do operosh më mirë vizitat e shërbimit për te pacientët nga dr. Vrenozi e Isuf Guri.

-Sa ishte numri i banorëve të qytetit në atë kohë?

Bëre mirë që na u drejtove me këtë pyetje, na thotë Dake Tusha  e Bardhi Xhamallati. Si të themi, pak si e çuditshme, por e vërtet për këtë qytet të ri industrial: numri i banorëve arriti në 10 mijë banorë! Është pak si e çuditshme kur flit sot për këta njerës të punës, por edhe si mjek, dr. Pëllumbi edhe kur u vendos drejtor i spitalit të qytetit, nuk hoqi dorë nga vizitat e fëmijëve, por e gjeje aty atë, te konsultori i vizitave të fëmijëve.

- Po me punë shkencore a merrej dr. Pëllumbi?!

Sigurisht që po. Në vitin 1976 ka referuar me temën ‘’Distrofija në qytetin e Poliçanit dhe influenca  e saj në vdekshmërinë e fëmijëve’’ Ndërsa në vitin 1986 referoj me temën  ‘’Epilepsija në fëmijët e qytetit të Poliçanit, të dhëna epidmiologjike’’.  Fatkeqsisht një sëmundje e rëndë i pret në besë punën shkencore mjekut dr. Pëllumb Dollanit, duke i marrë  edhe jetën në moshë fare të re. Edhe gurët e qanë atë ditë mjekun e talentuar Pëllumb Dollani!? Këshilli Bashkiak i qytetit Poliçan i jep titullin ‘’Qytetar nderi i Poliçanit’’ edhe dr. Pëllumb Dollani.

Njerëz të tillë do nderohen në breza, sepse këta mjekë portretin e tyre e gëdhendën me punën e tyre nëpër kohë, e koha do i kujtojë gjithmonë!

Durrës, 25 / 03 / 2017