E shtune, 20.04.2024, 05:18 AM (GMT+1)

Editorial » Mehmetaj

Gani Mehmetaj: Xhamitë – rekrutues të terroristëve

E premte, 14.04.2017, 09:28 PM


Xhamitë – rekrutues të terroristëve

Është pamje rrëqethëse kur sheh vehabistë me leshra të zeza, kryekëput aziatik, të gjithë të majmur se si parakalojnë nëpër lagjen Dardania, dikur qendrën më urbane të Prishtinës. Është tronditëse kur në pikun e ditës, apo herët në mëngjes i dëgjon britmat e ezanit të hoxhës nga xhamitë ilegale vehabiste, ish- depo mallrash. Dikur kjo lagje, ku jetoi edhe presidenti Rugova, ishte ndër qendrat më të qytetëruara të Gadishullit Ilirik, sot të duket si lagje e Kandaharit. Të mbërthen vaji se si e kanë katandisur islamikët nga Arabia Saudite, Kuvajti e Pakistani.

Nga Gani MEHMETAJ

Kur pastori skandinav në një predikim paska fyer komunitetin gei (pederast), gjyqi lokal e dënoi me tre muaj burg. Sikur gjyqet tona të ishin aq të rrepta, të pakët janë ata hoxhallarë që do të shpëtonin pa u ndëshkuar rëndë: burgjet do të mbusheshin me qindra, të mos themi me mijëra imamë gojështhurur, nxitës të luftës civile, ndotës të historisë kombëtare, mbjellës të urrejtjes e rekrutues të terroristëve. Imamëve tonë u duket lojë fëmijësh të thonë si pastori protestantë ungjillor se pederastët veprojnë kundër vullnetit të zotit.

Hoxhallarët e mjerë shqipfolës lavdërojnë deri në qiell vrasësit e arbërorëve-shqiptarëve, gjenocidin turk e quajnë bashkëqeverisje; pushtimin- çlirim; errësirën anadollake- arabe, ndriçim; primitivizmin e konsiderojnë qytetërim; egërsinë islamike-humanizëm, ndërsa luftojnë si bisha kundër  qenies kombëtare shqiptare, si të ishin bijë bastard (kopila) të Milosheviqit e Çubrilloviqit. Nuk janë vetëm hoxhallarët që e kultivojnë urrejtjen fetare, është edhe ndonjë shkrimtar i rremë e dështak, ndonjë analist mjeran, shitës mendsh që nuk i di të gjitha shkronjat e gjuhës shqipe, ndërsa shtihen kinse janë historian a njohës periudhash të caktuara.

Kjo lukuni hoxhallarësh, analistësh e dështakësh morën tezat e shovinistëve serb, që e nxiten gjenocidin ndaj shqiptarëve, i përkthyen shqip pa fije turpi shkrimet e "shkencëtarëve" serb, duke i bërë teza të vetat, ndërkaq, i përsërisin si papagaj tezat  antishqiptare. Si nuk kanë turp as frikë hoxhallarët dhe ndonjë shkrimtar a analist dështak të përtypin ato që i ka vjell Akademia Serbe e Beogradit.

Por qendra e së keqes, kanceri i shoqërisë sonë janë xhamitë. Xhamitë në Dardani, Shqipëri e Maqedoninë shqiptare ka kohë që janë bërë kazerma ushtarake islamike, minaret- raketa shpërthyese kundër qytetërimit, ndërsa hoxhallarët oficerë zbulimi turko -arab e rekrutues të terroristëve për luftë kundër të gjithëve, sepse islami është në luftë kundër të gjithëve, por edhe në luftë me vetën. Nga predikimet e hoxhallarëve sekti i shitëve ua masakrojnë gratë e fëmijët sunitëve, ndërkaq, sunitët ua kthejnë me të njëjtën hakmarrje. Vëllazëria myslimane e ISS-i masakrojnë të krishterët në Egjipt, ndërsa mbjellin terror e tmerr në Evropën Perëndimore.

Në xhami imamët rekrutuan njerëz që shkuan në Siri e Irak, ku e lanë kokën, ose pritet të takohen me 72 hyria të parajsës. Në shumicën e xhamive tona predikohet për shkëputjen e çdo marrëdhënie me bashkëkombës të fesë tjetër. Në vend të afrisë ata predikojnë ndarjen, në vend të integrimit ata nxisin përçarjen.

Është pamje rrëqethëse kur sheh vehabistë me leshra të zeza, kryekëput aziatik, të gjithë të majmur se si parakalojnë nëpër lagjen Dardania, qendrën më urbane të Prishtinës. Është tronditëse kur në pikun e ditës, apo herët në mëngjes, i dëgjon britmat e ezanit të hoxhës nga xhamitë ilegale vehabiste, ish- depo mallrash. Dikur kjo lagje, ku jetoi edhe presidenti Rugova, ishte ndër qendrat më të qytetëruara të Gadishullit Ilirik, sot të duket si lagje e Kandaharit. Të mbërthen vaji se si e kanë katandisur islamikët nga Arabia Saudite, Kuvajti e Pakistani.

Nga hoxhallarët nëpër xhami u frymëzuan edhe tre xhihadistët që bisedonin si ta rrënonin urën e Venedikut. Nga xhamitë dolën edhe terroristët që bënë akte të shëmtuara, në disa qytete evropiane. Disa bashkëkombësve tonë ua kanë shpërlarë trurin edhe në Perëndim. Në vend të qendrave kulturore, ku mund të frymëzohen më kulturë, humanizëm e qytetërim, ata shkojnë në xhami, ku i frymëzojnë për vrasje e mos durim, urrejtje ndaj qytetërimit perëndimor e fesë jo myslimane. Dardania e Shqipëria në vend të artistëve shqiptarë, Diasporës i dërguan qindra hoxhallarë antishqiptarë që ua shpërlanë trurin, i nxitën kundër qytetërimit perëndimor, duke e përhap propagandën e Beogradit.

Hoxhallarët gjysmë analfabet e primitiv, u sheshin primitivizëm shkretinor diasporistëve të mjerë, ndërsa u zhvatin franga zvicerane, stoli të shtrenjta dhe ua gapërrojnë sytë lapërdharë grave të reja e vajzave shqiptare. Hoxhallarët tanë zhvatin miliona euro nga besimtarët tru shpërlarë në tërë Perëndimin. Dhe ato para i fusin në xhepat e tyre të pafund. Dëmet që po i shkaktojnë këta imamë, të nxitur nga shtetet arabe, Turqia e Serbia janë të pariparueshme: i kanë penguar qindra shqiptarë të integrohen në qytetërimin evropian, i izolojnë si beduinët në shkretëtirë, i armiqësojnë me ata që ua kanë hapur dyert dhe që u kanë ofruar mirëqenie, i mësojnë t'i përbuzin të tjerët, ndërsa në aspektin kulturor, arsimor e të njerëzisë janë fundërrina sociale.

Pjesa dërmuese e këtyre fatkeqeve tru shpërlarë jetojnë në kurrizin e zviceranëve e gjermanëve, nga ngathtësia e paaftësia janë dështak, prandaj ishin pre e lehtë për gjuetarët islamik, që viktima të tilla kërkonin. Pjesa tjetër e tru shpërlarëve janë raste sociale.

Pjellë e këtyre hoxhallarëve jeniçerë turko-serb janë edhe disa lojtarë me tru të shpërlarë të kombëtares së Dardanisë, po edhe të kombëtares së Shqipërisë, që për turp ua kthejnë të prapmet publikut, kinse falen në fushë të futbollit.  Pjellë e këtyre hoxhallarëve të myslimanizmit politik janë lojtarët, që kur duhet t'u japin këmbëve,  bëjnë "self" në xhami, megjithëse sipas fesë myslimane loja me top është e ndaluar, madje është mëkat i rëndë, sepse sipas hoxhallarëve armiqtë e islamit luajtën top këmbe më kokat e pejgamëreve. Por kur u duhet për propagandë të politikës islame turke në Gadishullin ilirik, lojtarët pa tru janë objekt i mirë manipulimi, ndërsa, dy-tre hoxhallarë u shkojnë prapa duke i nxitur të bëjnë cirk islamik. Një hoxhë me pamje prej djalli zgërdhihet në aparatin e këtyre lojtarëve, një tjetër hoxhë i djallëzuar i thërret në takime. Me cirkun islamik në xhami këta lojtarë me tru të shpërlarë ia nxijnë fytyrën shtetit të ri të Dardanisë që e bënë gazi i botës, e turpërojnë shtetin shqiptar, të cilin e rëndojnë mjaft turpet e korrupsionit, kanabisit e grindjeve të pafundme ndër shqiptare.

Natyrisht as lojtarët cirkusantë nuk e bëjnë këtë cirk pa lekë. Pastaj kur e shohin piskë si puna e lojtarit Lila, i përgjërohen priftit grek ta fal, jo pse e ndjenë fajin, por sepse ka frikë që do ta dëbojnë nga ekipi grek.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora