E enjte, 25.04.2024, 03:04 AM (GMT+1)

Mendime

Alqi Naqellari: Bankat Tregëtare janë institucione financiare që luajnë rolin e ndërmjetësit, pra nuk janë subjekte prodhuese

E shtune, 30.08.2008, 03:00 PM


Nga Albert Zholi

A janë të garantuara depozitat e kursimit ?

Ka kohë që nëpër biseda apo në media diskutohet për depozitat e kursimit. Pyetjet janë nga më të ndryshmet dhe befasueset. Në fund, të gjitha hamendësitë konvertojnë në një pikë. A janë të garantuara depozitat e kursimit? A duhet të kenë besim depozituesit në to dhe të bëjnë gjumin e qetë? Si po komentohet intervista e Guvernatori të BSH, Fullani që ka dhënë para disa kohe në televizionin Klan, mbi këtë problem? Në lidhje me këtë problem “Telegraf” zhvilloi një intervistë me Dr. Alqi Naqellari

Po flitet shumë në shtyp për depozitat e kursimit dhe sigurinë apo garantimin e kthimit të tyre nga bankat. Çfar mendimi keni për këtë problem?

Garancia e depozitave të kursimit ka qënë vazhdimisht objekt debati. Ka qënë dhe është e tillë sepse është e lidhur drejtpërdrejt me sigurinë e kthimit të kredive, dhe kjo e fundit është e lidhur drejtpërdrejt me subjektet ekonomike, biznesin dhe individët. Nëse këta të fundit janë korrekt me bankat tregëtare në kthimin e tyre atëherë nuk ka problem, në të kundërt lindin premisat e dështimit të tyre. Kështu që të japësh një kosideratë për garancinë e depozitave duhet të njohësh mirë forcën e tyre. Keni parasysh se para disa vitesh kur në Vlorë refugjatët filluan të tërheqin depozitat doli ambasadori amerikan (Limpreht) që deklaroi se paratë janë të sigurta që u frenua ky fenomen në të kundërt ju siguroj se nëse do zgjerohej tërheqja, ajo bankë do kishte falimentuar.

Po si shpjegohet që Guvernatori i BSH, Fullani në një intervistë që ka dhënë para disa kohe në televizionin Klan ka deklaruar publikisht se Bankat e nivelit të dytë janë të sigurta, depozitat janë të sigurta?

E kam ndjekur edhe unë këtë intervistë dhe kam shprehur rezervat e mia për këtë deklaratë publike. Gjykoni sikur këtë deklaratë ta bënte shefi i FEED-it amerikan ose i B.Q.Europiane. Kësaj pyetjeje Fullani mund ti ishte shmangur në përgjigje sepse një deklaratë e tillë mund të bëhet nga politikanët ( si rasti i Limprehtit apo Berishës) por jo nga specialistët në veçanti nga Guvernatori i Bankës Qëndrore.

Ku qëndron nxitimi i tij sipas jush?

Që të japësh garanci për Bankat e nivelit të dytë ose Bankat Tregëtare siç janë është një veprim i pa matur.

Pse?

Bankat Tregëtare janë institucione financiare që luajnë rolin e ndërmjetësit, pra nuk janë subjekte prodhuese. Aktiviteti i tyre varet nga aktiviteti i subjekteve të tjera. Ato thashë, luajnë rolin e ndërmjetësit. Kështu pranojnë para në formë depozitash nga ato subjekte që i kanë përkohësisht të lira dhe ua japin atyre subjekteve në formë kredie që kanë nevojë për to. Pra kalojnë paratë nga një palë duar në një palë duar të tjera. Këtë veprim e bëjnë konform normave të interesit që është edhe burimi i fitimit të tyre. Ky rol i tyre përbën edhe produktin kryesor, depozitë - kredi sepse krahas tyre ato realizojnë edhe një sërë produktesh të tjera. Në këtë aspekt siguria e depozitave është e varur nga siguria e kthimit të kredive. Dhe siguria e kthimit të kredive është e varur nga aktiviteti i bizneseve dhe i individëve që kreditohen prej bankave për blerje banesa apo për asete të tjera apo thjesht për blerje mjete konsumi afatgjatë. Kështu një deklaratë e tillë nënkupton që biznesi do eci normal me kreditë, që qytetarët do jenë korrekt me kthimin e tyre  etj. Pra merr përsipër të japë garanci për aktivitetin normal ekonomik të një vendi. Pikërisht kjo e bën deklaratën e tij të pa vend. Nuk mund të kuptohet kapitalizmi pa recesion, pa falimentime të bizneseve e për pasojë pa falimentime të bankave. Së fundi me krizën e karburanteve dhe të ushqimeve kanë falimentuar banka në Amerikë bile një nga bankat e mëdha të saj. Gjithë sistemi bankar amerikan u vu në lëvizje me kreditë e banesave, u trondit aq sa FEEDI e uli disa herë normën bazë të interesit. Gjykojeni sikur Shefi FEEDIT të deklaronte se bankat janë të sigurta çfarë do ndodhte? Me siguri pas kësaj situate do kish dhënë dorëheqje.

Pra ju mendoni që bankat janë të pa sigurta?

Nuk mund të deklaroj as janë të sigurta dhe as janë të pa sigurta por një gjë e them me siguri se bankat janë institucione besimi. Nëse depozituesit dhe kreditorët humbasin besimin te banka atëhere ajo është e sigurtë që falimenton. Pse e them këtë? Bankat mbajnë vetëm 10% të depozitave në kesh ndërsa pjesën tjetër e kalojnë në qarkullim në disa forma, ose japin kredi, ose blejnë bono thesari, ose blejnë letra të tjera me vlerë ose e depozitojnë në banka të tjera. Kështu ato nuk kanë gjë në dorë. Paratë e subjekteve që i kanë depozituar janë në qarkullim. Nëse ky qarkullim ecën normal ato kthehen në bankë me fitim dhe nuk ka problem. Por kur ekonomia ka fenomene të stanjacionit, pra të ngecjes ekonomike, të inflacionit, të papunësisë, të thellimit të bilancit të pagesave, të thellimit të deficitit buxhetor, në tregun e valuator atëhere bankat tronditen dhe fundi është falimentimi i tyre.
Kështu që kur bie biznesi falimentojnë edhe një pjesë bankash. Në këtë kuptim bankat janë pasqyrë e ekonomisë.

Atëhere si e gjykoni situatën sot në sistemin bankar shqiptar?

Gjykoj se futja e bankave të huaja në ekonominë shqiptare i ka dhënë një impuls të dukshëm kësaj sfere por që ka akoma probleme. Ka probleme të mëdha me transparencën e depozitave dhe në veçanti ka probleme me transparencën e kredive. Ka probleme bile edhe me transparencën e komisioneve bankare. Transparenca e tyre është e lidhur edhe me transparencen e Bankës Qëndrore. Ajo është e detyruar të sqarojë subjektet ekonomike lidhur me to. Sot në Shqipëri kemi një rritje të dukëshme të kredidhënies veçanërisht në euro dhe dollarë ndërsa ka rënë kredia në lekë. Po e njëjta gjë ka ndodhur edhe me depozitat, janë rritur ato në valutë. Ka ndryshuar në vitet e fundit edhe destinacioni i kredive. Ndërsa para disa vitesh nuk jepej kredi për blerje banesa tani kjo ka marrë përmasa të mëdha dhe si e tillë është më pak e garantuar se kredia e biznesit. Ajo bazohet në pagën e kredimarrësit dhe pengun ose garancinë që zakonisht vendoset vetë banesa. Është kjo edhe një nga arsyet që kreditë e këqia në sistemin bankar janë rritur në mënyrë shqetësuese pavarësisht se Guvernatori thotë se ende janë të ulta. Unë gjykoj se me rritmin e rrijes së kredive 20% të GDP është rritur dukshëm në numur dhe sasi kredia e pa kthyer. Nuk janë pak 5-6% kredi të këqia për të mos përbërë shqetësim.

Si qëndron raporti depozitave në valutë - lekë dhe kredi- depozitë?

Kjo është një pyetje interesante. Nëse krahasojmë vitin 2000 me vitin 2007 shikojmë një ndryshim rrënjësor në strukturën e depozitave aq sa mund të thuash se në Shqipëri nuk është leku mbizotërues por euro. Kështu depozitat me afat janë rritur me 82% ndërsa ato në valutë 400% ose 4 herë. Në 2000 kishim 140.5 miliardë lekë depozita ndërsa në valutë vetëm 63 miliardë. Në 2007 kishim 256 miliardë lekë depozitë me afat ndërsa kishim 258 miliarde lekë depozitë në valutë. Gjithsej ka pasë 603 miliardë lekë depozitë. Agregati M1 ka qënë 245 miliardë ndërsa M3, 761 miliardë. Këtu shikohet se sa nga kjo para ka dalë në qarkullim për të mbuluar jo vetëm depozitat por edhe interesat. M1/M3 është 32%. Sa më i lartë të jetë ky raport aq më shumë rritet mundësia e kthimit të kredive dhe e garantimit të depozitave. Kjo treghet edhe në të dhënat e Bankës Italiane.

Si qëndrojnë raportet e depozitave midis Shqipërisë dhe Italisë?

Shkurt ti shikojmë si raporte sepse në shuma nuk bëhet fjalë fare. Siç e tregova më lartë kemi raportin  M1/M3 = 32%. Italianët këtë raport e kanë më të lartë. Në 2006 ka qënë 614/1031 ose afro 60%. Kështu në ekonominë italiane ka një qarkullim gati dy fish të ekonomisë shqiptare. Prandaj garancia është më e madhe. Kjo jo vetëm në raport me M3 por edhe me GDP italiane është shumë më e lartë se në Shqipëri. Kështu M1/GDP në Shjqipëri për 2007 ka qënë 25.2% ndërsa në Itali ka qënë  43.3%. Pra midis dy ekonomive kemi shifra të pa krahasueshme jo vetëm në shifra absolute por edhe në përqindje. Këto raporte shprehin edhe kredinë e dhënë. Sipas BSH kreditë zënë afro 20% të GDP, pra i takon që të jepen rreth 200 miliardë lekë, afërsisht aq sa është edhe baza monetare. Deri në vitin 2000 Bankat kanë mbijetuar me blerjen e Bonove të Thesarit dhe kanë dhënë shumë pak kredi. Kredidhënja ka filluar vetëm vitet e fundit në masë sepse ka qënë tepër e ulët për biznesin, ndërsa për indivitin ishte simbolike për të mos thënë nuk njihej fare. Kjo sepse vitet 1996-1997 bënë që bankat të humbasin besimin te biznesi dhe ti kthehen vetëm blerjes së letrave me vlerë që e kishin riskun zero.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora