Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Selim Hasanaj: Për herë të parë në tokën e shejt

| E shtune, 30.08.2008, 07:55 PM |


PER HERË TË PARË NË TOKEN E SHEJT

Nga Selim Hasanaj

Të thamë të verteten unë isha dy herë ma parë gjatë jetes time në Shqipni, dhe hera e parë ishte vera e vitit 1969 kur unë posa kisha mbarue shkollimin fillor dhe per të vazhdue ate të mesmin ika nga bjeshka e ROSHKODOLIT tue kalue kambë Gjeravicen dhe mbaj mend se pata arrijt në Tropojë. As atëherë as tani nuk e dij se kah kam kalue saktsisht sepse ishte ky teren i panjoftun per mue , por edhe isha vetem katermbdhjetvjeqar, pra isha fëmijë. Më paten vendos në Tropojë disa ditë dhe nga aty më derguen në Kukes, por vetem pas tri javëve me këthyen mbrapa në Dardani ku në të ashtuquajtunin SUP i Pejes në prezencen e babë Mustafes mi pat dhanë dy shpulla shefi i atëhershem i SUP-it Adem Lluka. Pata shpetue me kaq dhe kjo punë nga vet Adem Lluka nuk u ba e madhe. Ai kishte nji borq të vjeter që nga koha e luftës per babën tim dhe ja këtheu me këtë rast.
Hera e dytë ishte këtë vit në qershor ku unë shkova si percjellës vetem deri në aeroportin e Tiranës me nji mik norvegjez dhe aty pasi piva nji kafe pa dal fare nga aeroporti u këtheva per Oslo në Norvegji.
Ndersa andrra ime e jetes që ta vizitojë Token e Shejt, Nanen Shqipni u realizue me 24.07.2008 kur unë me makinen time u nisa heret në oren 03 të mengjesit dhe  kalova trup e trup Dardanisë që nga Istogu dhe permes grykes së Kaqanikut vazhdova tutje per Shkup, Tetovë, Gostivar, Kerqovë, Strugë dhe dola në Qafthanë.
Qellimi i këtij udhtimi per mue ishte vetem të vizitojë SHQIPNINË, nuk shkova per plazhë as per det. Të dyja këto i kamë shumë afer edhe në Norvegji.
Vendkalimi kufitar në Qafthanë. Kolone e gjatë makinash. Mezi pritja ta kalojë kufinin dhe të prek token e Shqipnisë. Më  bani pershtypje nji dukuni e keqe dhe per mendimin tim i pakuptimt. Makinat me targa të Maqedonisë kalonin kolonen dhe futeshin direkt në Shqipni. Neve të tjeret duhej të pritshim ! Më erdhi edhe mue radha. Nji polic trupmadh më tha ta marr pashaporten dhe të lajmrohem në sportel. Aty ishte nji polic tjeter i cili më pyeti se ku do shkojë. Në Shqipni ju pergjigja. E mori vesh se jamë per herë të parë. Po të duesh të shkosh nga Vlora , mund ta preferojë nji mikun tim që të të ndihmojë per vendvendosje. Mirë i thash. Ai me dha nji nr. telefoni dhe nji emen, më tha se ishte kunati i tij. Më erdhi mirë per këtë kujdes të tij sado që në dukje i ngjante paksa rrolit menagjerial per kunatin, por në fund ky e prishi kur më pyeti se a do e qeras me nji kafe. I dhash pesë euro. Vazhdova rrugen. Isha vetem, syt mu ndeshen në bunkeret e robnisë gjysemshekullore të monizmit stalinist. Ishin shumë dhe të madhësive të ndryshme. Vertetë ishte trishtuese ti shikoje. Nuk e dij pse nuk i rrenon dhe zhduk shteti tani! Cka na duhen ata? U ndala të ha mengjes në nji hotel që ishte jo fort larg nga kufini. Hangra nji omlet dhe piva nji birrë Shqipnie. Hoteli ishte i mrekullueshem. Kamarjeri më tha se pronari asht konsul në Ukrainë. Kishte aty  në nji vitrinë edhe kostume kombëtare ukrainase. Vazhdova rrugen drejt e në Vlorë. Sa madhshtore mu duk Vlora. Mu duk se aty te sheshi i Mvetsisë shifja plakun e Vlores derisa shpallte mvetsinë, mu duk se edhe Luigj Gurakuqi më buzqeshte nga dikund dhe më thoshte mirseerdhe or vëlla dardan në token e nanës Shqipni, kisha emocione. Gjeta nji vendparkimi per makinen dhe shetita per plot dy orë sheshit të qytetit. Dola edhe nga plazha. Nuk e thirra at kunatin e policit  kufitar. Doja të këthehem per në Kavajë , pastaj Durrës dhe aty kisha ba plan ta bajë naten ose ndoshta edhe të stacionohem per disa ditë. U këtheva mbrapa të njejtes rrugë dhe arrijta në Librazhd. Ishte qytet i bukur dhe më bani pershtypje. Erdha në Elbasan, këtu shifej e reja dhe e vjetra. E reja ta kënaqte synin ndersa e vjetra të trishtonte. I vjen radha Kavajes. Ndjek drejtimin e Durrsit, por per nji cast  kamë frikë se kam gabue rrugen. Shof nji djalë diku rreth të 16-17 vjec dhe ndalem ta pyes. Jo axhë mirë je por të lutem a banë të vijë me ty deri në Durrës. E kamë baben të sëmuet dhe asht atje i shtrim në spital. Po i thash pa u hamend. U fut mbrend. Shifej si ishte i vuejtun. Por megjithate unë baja kujdes sepse në kokë mu suellen prrallat e të tjerve se atje ka bandit dhe hajna. Jo ky djalosh i mirë vertet ishte i varfen por ishte bujar. Ai më tha se ka disa lek që i mjaftojnë per të më qeras me nji kafe andaj me kambngulje insistojë të ndalemi dhe ta pim nga nji kafe në rastin e parë. I vinte mirë që e mora në makinë sepse kishte prit gjatë në at vapë pelcitse. I erdhi mirë që u freskue në aircondisjon të makines time. U ndalem per ti plotsue deshiren. Pim kafen dhe unë tani e luta që te ma tregon rrugen sepse doja ta shpie deri te baba i sëmut në spital. Nuk deshti por unë i thash se do më mbetet hatri nese nuk ma plotson ketë deshirë. Shkuem në spitalin e Durrsit. U futem në nji dhomë ku ishin të shtrim disa të sëmut. Sejcili kishte pran vetes edhe ndonji familjar per ta ndihmue. Baba i këtij djaloshi kishte psue sulm në tru dhe mezi fliste. Aty ishte edhe nana e tij e cila kujdesej per burrin. U ndjeva keq sepse mu dhimsen këta të smut që ishin të shtrim në nji spital ku kushtet ishin per të deshrue. Nuk ndejta shumë dhe kur dola i lash disa dhjetra euro babes së këtij djaloshit. Syt ju mbushen me lotë dhe më falenderojë dhe  më perqafojë dhimbshem. Nuk mujta ti mbaj lotet dhe ika me të shpejt.
Shkova në Malin e Robit. Aty u stacionova. Tani ma ishte ba vonë dhe pasi hangra darkë ika të shtrihem dhe baj gjumin e parë në naten e parë të jetes time në Shqipni.
 
PERSHTYPJET E MIA NGA SHQIPNIA

Diten e neserme pasi hangra mengjesin dhe piva nji kafe me nji raki rrushi dola të vizitojë plazhin dhe të lahem e rrezitem. Kishte shumcka që mu duk jo mirë. Së pari u qudita se si kishin ndertue shtepia dhe hotele pothuej në mes të plazhit!!! Nuk më pelqej as ambienti per rreth shtepive dhe hoteleve të mrekullueshme të cilat ishin të rrethueme me mbeturina dhe qen endacak. Pamje kjo tipike e popujve të Gadishullit Ilirik. As plazhi nuk mu duk ashtu sikur duket në TV . Mungonte zalli, ishte ma teper baltë se sa zall, andaj edhe uji ishte paksa i turbullt.
Ndejta tan paraditen tue u la dhe rrezitë. Askush nuk më nifte dhe unë masi isha vetem lexova librin e Gani Mehmetaj " UDHKRYQET PAS RUGOVËS". Pasi hangra dreken vendosa të iku per ta vizitue Krujen, qytetin dhe KALANË  e Gjergjit , Legjendes dhe Kryeherojit të Shqiptarisë. Vozitja me kujdes sepse atje vozitsit ishin paksa të furishem dhe krijova pershtypjen se nuk ja venin veshin fort shenjave dhe rregullave. Kjo më la mbresë të keqe. Pas pak kalova në autostraden Durres - Tiranë. Erdha në Fushë Krujë dhe me ra në mend vizita Historike e Presidentit Gjorgj Bush dhe pritja madhshtore që i paten ba shqiptaret aty. Lash pas Fushë Krujen dhe u ngjita rruges gjarpnore perpjetzes së nji mali që mue mu duk si park i drujve halor dhe arrijta në portat e Kështjellës së Gjergj Kastriotit. Gjeta nji parking per makinen dhe u nisa drejt e per në mbrendi të Kështjellës. Cfarë pamje madhështore ta shikjoje Krujen nga kjo Kështjellë. Bana disa fotografi të qarshisë së Krujes. Në derë ishte nji njeri që kishte para vetes nji grumbull librash. Ishte shkrimtari vendas  Baki Dollma që shiste librin " VENDE DHE NGJARJE HISTORIKE TË KRUJES DHE KURBINIT" , titull ky domethanes , por që nuk e arsyeton mbrendia e tij. Per këtë do shkruej enkas në ditet që do vijnë.
U futa mbrend në oborrin e Kështjellës. Cfarë ndjenje, cfarë krenarie, syt mu hapen katras. Mendja më shkojë tek vitet e rrethimit të Kështjelles nga sulltanet e lindjes. Mu duk se shifja Vrana Kontin tek mbronte Kështjellen. Posht në log të fushes shifja vet Gjergjin që me shpaten e vet prente koka bastardesh dhe gjarpinjesh. Ky asht vend i shqiponjave dhe bijve të saj bertisnin trimat.Më kapluen emocione, isha njeriu ma krenar i planetit. Isha krenar se jamë SHQIPTARË.
 Papritmas veshet më degjojnë nji gjuhë të urryer të cilen edhe e njof dhe flasë mirë. Ishte nji grup serbesh nga Beogradi të cilet kishin nji ciceron që u spjegonte per gjithcka kishte në Muzeun Kombëtarë, ishte korrekt por kur erdhi radha tu spjegojë ( turistve që si duket ishin studjues të historisë) per nji llojë shigjete që ishte aty e varur dhe shifej se ka funksionue me nji far llojë spiraleje, ky ju tha atyne se shqiptaret e teprojnë kur pretendojnë se janë të paret që kanë zbulue spiralen dhe permendi nji zbulues të shkences botnore që unë ja harrova emnin, por sipas tij spiralen e kishte zbulue shum vjet ma vonë ky njeri e jo shqiptaret. Mue si shqiptarë mu ngrit gjaku nga ky koment dhe shpejt u gjinda që të ja baj me dije shkive se ka shqiptarë këtu që i kuptojnë se cka flasin. E luta njanin nga ta të ma bajë nji foto me kameren time sepse unë jamë vetem i thash. Të gjithë u skuqen dhe pasi ai që e luta më bani foton iken të gjithë ngadal. U ndjeva per së tepermi krenar ato caste.

Selim Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji