E marte, 19.03.2024, 11:56 AM (GMT)

Përjetësi » Lushaj

Zeqir Lushaj: Marsi i bacë Bajramit

E marte, 28.03.2017, 07:37 PM


MARSI I BACE BAJRAMIT

 

-Cikel poetik nga libri "Hija e Vendlindjes"-

 

Nga Zeqir Lushaj

 

KAM NDERIN

 

Kam nderin,

Që qyteti im,

Mban emrin e Atij burri.

 

Kam nderin,

Kur them:

- Jam nga Bajram Curri!

 

(Maturant në Shkoder, 1967)

------------

 

GËSHTENJA E BAJRAM CURRIT

 

- Në fshatin tim, në Gri të rrethit të Tropojës,

u ruejt rreth një shekull, “Monument

kulture”, gështenja e Bajram Currit. I qëndroi

një shekulli, por jo tranzicionit anarkodemokratik

të viteve ‘90 -

 

Gështenja “mollë sherri” qëlloi atë ditë,

Njëri “është imja”, tjetri “s’është jotja”,

Kokrrat e pjekura binin në lëndinë,

Në mes vllëzërve po binte mortja!

 

Fjala nxjerr fjalën, pushka do kërciste,

Me gjak do të skuqej uji e lëndinat,

Fati e solli atë çast, si udhëtar,

Bacë Bajramin, së bashku me trimat.

 

Fjala e Bacës, e ambël si mjalti,

(Ndërmjetësia e trimit, është e denjë!)

Dy fise shpëtoj nga vllavrasja e tmerrshme,

– Ooo burra! –A ma falni mua këtë gështenjë?!

 

Mendueshëm malsorët u shikuan ndërsy,

(Për një gështenjë nuk turprohet burri!),

Dhe folën prerazi, përnjëherë:

– Të qoftë falë o Bajram Curri!!

 

Tytat e armëve u ulën ngadalë,

Duart shtërnguan burrat e Grisë,

Lëshoi shtat gështenja ndan rrugës,

Me emrin e Dragoit të Dragobisë!

 

---------------

 

BALADË PËR BACË BAJRAMIN

 

- Dragobi, fundmarsi, 1976 -

 

Mallkonte nëna vehten,

Për fatin e zi,

Tek luftonte me jetën,

Atë nate që t’lindi Ty.

 

Të lindi në udhëtim,

Rrugës në karrocë,

Në vargun e mjerimit,

Që s’kishte të sosë.

 

Ah moj nënë e dashur,

Me zemrën ngrirë –borë,

Ta dije se ç’kreshnik,

Atë natë, ti mbaje n’dorë?!

 

Si shqipet krahëhapur,

Që në shkëmb bëjnë foletë,

Gjithnjë, në gji të popullit,

More krah dhe jetë.

 

Ti s’pranove rrogat,

As kolltuqet e Turqisë,

E ndershme buka e popullit,

E butë postiq-ja e dhisë.

 

Prijës në shumë luftëra,

Të njofti Shqipëria,

Janë shkruar me gjak,

Dëshmon historia.

 

Dhe ne që jemi të rinj,

E kurrë s’të kemi parë,

Na duket se bashkë rrijmë,

Dhe s’kemi për t’u ndarë.

 

Çdo mars vijmë te Shpella,

Të shohim me kobure,

Dragua mbi këto male

Që kurrë su përkule.

 

Vepra jote Bacë,

Nuk harrohet kurrë,

E ruan gjithë malësia,

Çdo lis e çdo gur .

 

Emri yt mbeti,

Si simbol i burrit,

Ta ruan përjetsisht,

Qyteti i Bajram Currit!

---------------

-Nga libri "Hija e vendlindjes", Kristalina KH, Tiranë 2009-

(Per ZemraShqiptare, nga Shqiperia 28 Mars 2017)



(Vota: 20 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora