E marte, 16.04.2024, 11:08 PM (GMT+1)

Kulturë

Xhemaledin Salihu: Mbresa dhe falenderime

E hene, 27.03.2017, 08:00 PM


Mbresa dhe falenderime nga promovimi i librit me kumtesa shkencore:”Shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe të trojeve etnike në ish-Jugosllavi, në mbarim të LDB” në Bujanoc

Nga Xhemaledin Salihu

Të hënën, më 20 mars 2017, në sallën e vogël të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc u perurua libri: ”Shqiptarët ë Luginës së Preshevës dhe te trojeve etnike në ish-Jugosllavi, në mbarim të LDB”  me kumtesa shkencore të Konferencës shkencore, të mbajtur  më 12 e 13 dhjetor të vitit 2014, botim i Shoqatës për Trashëgimi dhe krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës me seli në Preshevë.

Me kërkesën e SHTKK, organizimin e përurimit e mori Shtëpia e Kulturës në Bujanoc, ndërsa financimin e tij e mori përsipër komuna e Bujanocit, me kryetar Z.Shaip Kamberi.

Përgatitjet u bënë në sallën e vogël, perurimi ishte caktuar në ora 13,ishte gati për fillimin e këtij evenimenti të rëndësishëm për Luginën e Preshevës, sidomos për komunën e Bujanocit, sepse në mesin e 25 kumtesave të shumë doktorantave, magjistrave e profesorëve,  në libër kishte edhe kumtesa nga Lugina e Preshevës që trajtonin çështje më rëndësi për këtë trevë, në mbarim të LDB.

Me kohë ishin përcjellur ftesat publike nëpërmjet facebook-ut, portaleve e tjerë, ndërsa Shtëpia e Kulturës në Bujanoc I mori përsipër ftesat për strukturat politike komunale dhe drejtorët e shkollave, SHTKK mori përsipër ftesat e ligjëruesve të kumtesave në Konferencë dhe të botuara në libër.

Nga strukturat politike dhe drejtorët e shkollave nuk e pash të jetë prezent ndonjë prej tyre, pos që arsyetohet mos prezenca e kryetarit të komunës, rast vdekjeje. Bile, para Shtëpisë së Kulturës e takuam Deputetin Popullor, i cili premtoi se do të vij, nuk u duk në promovim të librit.

Aty kah ora 13, filluan të arrijnë dashamirët e librit shkencor nga Medvegja,  nga Bujanoci, në veçanti nga fshati Lluçan, nga Presheva dhe mysafirët nga Maqedonia, Kosova që më befasuan për të mirë me prezencën e tyre.

Dhe filloi evenimenti i promovimit të librit me prezencën e dy mjeteve të informimit: TV Spektri dhe portalit Titulli.com, të cilin e udhëhoqi me invencion moderatorja e re Qëndresa Ebibi. Ajo e hartoi fjalen e fillimit dhe skenarin e promovimit.

Në fjalën përshëndetëse të Xhemaledin Salihut, kryetar i Shoqatës  theksoi rëndësinë dhe peshën e këtij libri, sidomos kumtesat e studiuesve nga Maqedonia, Kosova, Diaspora dhe Lugina e Preshevës, të cilat me një metodologji shkencore trajtuan çështjen e Shqiptarëve të trevave shqiptare në-ish-Jugosllavi, në mbarim të LDB.

Pasi falenderoi donatorët e librit: Këshillin komunal të Preshevës, Qendrën e Solidaritetit dhe Avancimit, Halit Ramadanin nga Presheva, Sabit Musliun nga Tërrnava dhe Sytrim Mirinën nga Ratkoci i Kosovës si dhe kontribuesit të tjerë në daljen e librit, filloi t’i përshendes dhe t’i falendoroj delegacionet e arritura në promovim: delegacionin nga Tetova, të kryesuar nga Dr.sc. Shefki Kasami, delegacionin nga Mitrovica, të kryesuar nga Mr.sc.Hajrullah Mustafa, ku në përbërje të këtij delegacioni ishte edhe ish-kolegu im, aktori dhe regjisori i vyeshëm Xhemal Luta,delegacionin nga Dardania, të kryesuar nga profesor Nexhat Rexha, drejtor i Gjimnazit, ndërsa në delegacion ishin edhe Mr.sc. Refik Hasani, Hysen Këqiku, delegacionin nga Gjilani, të kryesuar nga Qazim Azizi, drejtor i Bibliotekës së Gjilanit “Fan S.Noli” në Gjilan, në delegacion ishte Ismet Tafili nga Muzeu i Gjilanit, Gani Krasniqi  e tjerë, të cilëve i kërkoj falje që nuk ia mësova emrat, delegacionin e Shoqatës së Shkrimtarëve të Luginës “Feniks”, të kryesuar nga Bilall Maliqi, kryetar, nga Medvegja profesor Rexhep Abazi, veprimtar  dhe shumë të tjerë dashamirë të librit.

Promovimin e librit e përshëndetën Dr.sc. Hajrullah Mustafa, i cili në fjalën e vet theksoi se puna e kësaj Shoqate është model edhe për punën e institucioneve tona dhe Rexhep Abazi.

Fjalë për librin dhanë redaktori i librit Jonuz Fetahaj dhe Sevdail Hyseni, i cili e shtoi peshën e promovimit me fjalën e tij.

Në pjesën artistike, recitimet,  profesori Metali Krasniqi kishte zgjedhur tri poezi dhe tre recitues të mirë: Arita Azizi,Artan Ajdini,Ejona Limani, sidomos kjo e fundit pati një recitim inventiv dhe të pëlqyeshëm.

Dreka u sigurua në restorantin “Rozafa” nga komuna e Bujanocit, për të cilën i falenderojmë kryetarit të komunës. Gjatë drekës u bë një bisedë e përzemërt për probleme, çështje shqiptare, në një atmosferë shokësh, miqësh dhe dashamirësh të kahershëm.

Falenderimet nga Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore dhe në emrin tim  personal shkojnë në drejtim të të gjithë atyre që kontribuan që ky eveniment i rëndësishëm kulturor, shkencor, kombëtar të organizohet, të zhvillohet dhe të mbaroj si është më së miri, ndërsa delegacionet nga Tetova, Mitrovica, Dardana, Gjilani dhe të tjerët i dhanë peshë, hijeshi dhe kënaqësi këtij promovimi në Bujanoc. Personalisht do të dëshiroja promovime të këtilla edhe në Preshevë, sepse në Bujanoc ishte një strukturë e zgjedhur intelektuale që nderoi këtë ngjarje kulturore, shkencore e kombëtare.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora