E premte, 29.03.2024, 02:49 PM (GMT)

Kulturë

Hasan Kaleshi: Në Qindvjetorin e Faik Konicës 1876 –1976 (II)

E shtune, 30.08.2008, 07:00 PM


Faik Konica
Në Qindvjetorin e Faik Konicës 1876 –1976

Pjesa II

FAIK KONICA DHE MARRËDHËNIET ME AUSTRO-HUNGARINË


Zgjimi i ndnjenjës kombëtare – ngritja kulturore përmes gjuhës shqipe

“Punëtor metodik dhe i shpejtë që punën e sotme nuk e linte për nesër. Faiku s’ishte veçse 21 vjeç kur u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Austrohungarisë dhe pasi pat folur me të mbi problemet shqiptare me një thellësi të çuditëshme për atë moshë, të nesërmen më 26 Nëndor 1897, ia shtron në kartë ato që një ditë më parë i pat trajtuar gojarisht. Letra ka rëndësi të veçantë për ata që duan të njohin Faik Konicën - Zgjimi i ndnjenjës kombëtare përsipër dallimeve fetare; ngritja kulturore përmes mësimit të gjuhës shqipe, dhe krijimi i një kulture kombëtare kanë qenë brenga kryesore e Faikut”

Nga Prof. Dr. Hasan Kaleshi

Konica i shkruan letër Ministrit të Jashtëm të Austrohungarisë

“Zotri Baron,
Kam nderin t’i paraqesë Shkëlqesisë Suaj, në formë të një letre, dua të bëj një përmbledhje të shkurtër të bashkëfjalimit që kemi patur dje.
Si të gjitha çështjet, ajo që na shqetëson duket të shqyrtohet nga tri pikëpamje: I) qëllimi që duhet ndjekur; II) mjetet për ta arritur; III) pengesat që dalin përpara dhe që duhen kapërcyer.
E para – Qëllimi që duhet ndjekur dhe arritur është:
1) Zhvillimi i ndnjenjës kombëtare shqiptare, duke i bërë Shqiptarët me një vetëdijshmëri të përsosur dhe me një ndryshim rrënjësor që ata kanë me turqit;
2) Të mbledhin gjithë fuqitë rreth një qendre të vetme që kështu të bëhet i mundshëm një veprim; një veprim i përbashkët, i çfarëdo natyre që të jetë;
3) Të punojnë në mënyrë efektive që të gjithë Shqiptarët, duke qënë kurdoherë mbrënda kufive të ligjit dhe të respektit për autoritetet e vendit, ta kuptojnë vetvetiu se ku duhet t’i drejtojnë aspiratat e tyre për interesat ekonomike dhe intelektuale, nëse ngjarje të papritura që do të shpjetonin shthurrjen e Çështjes së Orientit.

E dyta – Mjetet që duhen përdorur:
a) gazeta, e cila, e redaktuar toskërisht, gegërisht dhe frëngjisht, do të botojnë këngë popullore, kronika historike, poezi patriotike, probleme ekonomike, shënime politike të paraqitura në trajtë të lajmeve të ndryshme në mënyrë që as të zgjojë mosbesimin e Portës me komente armiqësore, as edhe t’i shtyjë Shqiptarët, me komente lavdëruese, drejtë një qëndrimi të favorshëm ndaj Portës së Lartë; gazeta duhet gjithashtu të botojë lajme e korrespondenca nga të gjitha anët e Shqipërisë, në mënyrë që të vendosen lidhje të qëndrueshme dhe të rregullta midis të gjitha qyteteve shqiptare; letra nga Sërbia, Bullgaria, Greqia, Bosnja, shpjegim i reformave të nevojshme; në çdo numër dhe një kronikë dashamirëse mbi të gjitha besimet fetare në Shqipëri, me qëllim që të dërmohet paragjykimi i përhapur tek shumica e Shqiptarërvet se feja ua ndalon të merren me gjuhën e tyre kombëtare, etj., etj.

b) Botimi, dy ose tri herë në vit, i broshurave të vogla të shumëzuara në mijëra egzemplarë në të dy dialektet, në trajtë të thjeshtë, në të cilat ndnjenja kombëtare do të zhvillohej me anë të pyetjeve dhe përgjigjeve dhe në të cilat do të lihej më nj’anë politika direkte;
c) Themelimi i një shoqërie të përgjithshme “Rilindja Shqiptare” (Konica e quan “Përlindja Shqiptare” – H. K.), anëtarët e së cilës do të kryenin me anën e fjalës atë punë që gazeta do të kryente me anën e shkrimit, dhe nyjet e së cilës janë duke u përpunuar dhe do t’u bëhen të njohura Shqiptarërve vetëm pasi që t’i nënshtrohen gjykimit të Shkëlqesisë Suaj;
d) Korrespondenca: duhet të vendosen marrëdhënie të rregullta e të vazhdueshme me gjithë Shqiptarët, të cilët mund të ushtrojnë një ndikim çfarëdo që të jetë në kuptimim e dëshiruar;
e) Dërgimi i kohëpaskohëshëm i një korrespondenti të aftë në Sërbi dhe kudo që të ketë Shqiptarë, të cilët kalojnë në Shqipëri gjysmë viti, me qëllim që të organizojë atje degë të shoqërsisë, t’i mësojnë njerëzit të lexojnë, të shpërndajnë broshura dhe në rast nevoje të mbajnë edhe konferenca;
f) Shkollat; këto duhet të jenë objekt i interesimit tonë të gjallë, aq më tepër sepse Shqiptarët dëshirojnë me gjithë shpirt hapjen e tyre; mirëpo, mungon nisjativa e nevojshme edhe nga ana tjetër, profesorët. Do të nevojitej, pra, t’i dërgohen peticione Qeverisë osmane nga të gjitha anët ku janë të nevojshme këto shkolla. Përveç gjuhës shqipe, e cila do të ishte baza e mësimit, do të nevojitej edhe një kurs i turqishtes për ta qetësuar Portën, si edhe një kurs i frëngjishtes dhe i gjermanishtes, për shkak se kjo gjë e re, jam i sigurt, do t’i entuziasmonte gjithë Shqiptarët. Shkollat do ta pranonin udhëheqjen nga “Rilindja Shqiptare” (Renaissance Albanaise) e themeluar në Shqipëri, kështu që të mos përhapet ndonjë ndikim tjetër nga profesorët tek nxanësit e familjet e tyre;
g) Besimet fetare; do të duhej të vendosin marrëdhënie miqësore me të gjithë krerët fetarë e posaqërisht Bektashinjtë, ndikimi i të cilëve tash për tash mund të jetë i dobishëm; si edhe për çdo rast që mund të paraqitet në të ardhmen do të jetë mirë të zhvillohen në mënyrë të matur prirjet për një autonomi fetare.
E treta – Midis pengesave që duhen kapëcyer janë:
a) Pengesa më serjoze është mosbesimi tradicional dhe gjithnjë më i madh i Portës së Lartë. Duhet të lihet më një anë kulti i lajkave për Qeverinë turke, sepse një gjë e tillë mund të ketë një ndikim të padëshirueshëm në shpirtin e Shqiptarërve; duhet të lihet më një anë çdo kritikë, të merret një qëndrim korrekt; pothuaj miqësor, dhe të detyrohet ajo (Qeveria turke – H. K.), me anë të një politike të aftë, të besojë se është fjala për lëvizje paqësore, thjeshtësisht intelektuale, pa qëllime politike;
b) Një pengesë tjetër është urrejtja e krijuar midis Shqiptarëve për shkak të ndryshimeve fetare; mirëpo kjo pengesë do të zhduket, sepse vetë ne do ta bëjmë për vehte miqësinë e krenëve fetarë;
c) Propogandat e huaja: veprimtaria e propogandave të huaja do të zhduket nëse ne, vazhdimisht, me vendosmëri dhe pa pasione, do t’ua shtrojmë Shqiptarëvet para syve faktet që rrëzojnë këto intriga, si edhe nëse do t’ua tregojmë pasojat që do të vijnë në qoftëse ua lemë shtegun hapur intrigave;
d) Shqiptarët e jashtëm: është mëse e dobishme që autoriteti i tyre moral mbi Shqiptarët të zhduket. Ne do ta arrijmë këtë pikësynim duke provuar, me fakte e dokumenta, se një palë punon për Italinë, një palë tjetër për Bullgarinë apo Greqinë, dhe të tjerë për vetvehte. Kështu, ne do të sigurojmë vullnetin e mirë të Portës, e cila – dhe unë kam arësye të forta të besoj – i jep një rëndësi të tepruar propogandës së Bukureshtit. Një nevojë tjetër e këti veprimi kundër Shqiptaro-italianëve dhe Shqiptaro-rumunëve është se shtypi dhe si pasojë edhe opinioni publik europian, mësohet dalngadalë t’i konsiderojë këta si përfaqësues të Shqiptarërvet, gjë që është e gabuar për shkak se vetëm disa Ortodoksë dhe disa Katolikë kanë mundësi që t’u dëgjohet zëri me anë të Bukureshtit dhe Romës, ndërsa Muslimanët – shumica dërmuese e vëndit – kanë dhënë prova se aprovojnë vetëm “Albania”. Mi! rëpo, ky gabim i shtypit mund të jetë i dëmshëm në çastin e duhur dhe prandaj është me rëndësi që një gabim i tillë të eleminohet.
Më në fund, duhet thënë si në një formë përfundimi, se të gjitha punët tona, të gjitha përpjekjet tona duhet të udhëhiqen nga këto dy ide tonat:
1) Të mos krijohet një parti, por të grumbullohen të gjithë (nënvizuar nga F. K.) Shqiptarët rreth të njëjtit qëllim;
2) Gazeta, shoqëria, shkollat, propaganda – të tëra këto duhet të kenë vulën e një lëvizjeje spontane, ku përkrahjet, miqësitë apo simpatitë duk duhet të ndikojnë aspak për inkurajimin tonë.
Ja, Zotëri Baron, kjo është, në vija të përgjithëshme, përmbajtja e bisedimeve që patëm dje. Unë kam menduar mbi të gjitha pikat dhe i kam thelluar të gjitha hollësisht.
Një raport i kohëpaskohshëm mbi punën që do të kryejmë do t’i dërgohet Shkëlqesisë Suaj me anën e Legatës Imperiale e mbretërore të Brukselit.
I lutem Shkëlqesisë Suaj, Zoti Baron, të pranojë shprehjet e homazheve të mia plot respekt,
Faik Beu i Konicës (Trang Spiro Beg) – Vjenë, më 26 Nëndor 1897

Qëndrimi pozitiv i Ministrit të Jashtëm të Austrohungarisë–Goluchowskit

Nuk dimë me siguri se çfarë ka qenë qëndrimi i Goluchowskit; po pa dyshim do të ketë qënë pozitiv, se nga letrat e mëvonshme shihet qartë se çështjen e financimit të gazetvs si dhe të disa botimeve të tjera Konica i ka zgjidhur si më mirë dhe tashti i ka mbetur të mendojë vetëm për revistën, përmbajtjen e saj, bashkëpuntorët e kanë marrë mbi vehte organet austriake; sepse në letrat e më vonshme gjejmë një varg lajmesh se revista në fjalë shpërndahet me anë të postave austrohungareze.
Për temën tonë, është me rëndësi edhe një letër që Konica i ka dërguar Goluchowskit më datët 1 Janar 1898, në të cilën flet hollësisht se çfarë masash ka marrë pas kthimit nga Vjena, çfarë ndryshimesh ka bërë në fizionominë e gazetës.

“Zotri Baron,
Kam nderin t’i paraqesë Shkëlqesisë Suaj, njëkohësisht me këtë letër, edhe përkthimin ad litteram dhe të plotë të numrit të VIII të revistës “Albania”, nga e cila u kam dërguar dje 25 ekzemplarë me anë të postës. Revista ka dalë pakëz më vonë se sa mendoja unë; kjo ka ndodhur për shkak se gjatë festave të Krishtlindjes shqypshkronja nuk punonte e kjo që mu në çastin ku botimi ishte në mbarim e sipër. Ashtu sikurse kam pasur nderin t’i them Shkëlqesisë Suaj, redaktimi i këti numëri – numër tranzitor për sa i përket politikës së që duhet ndjekur kundrejt Qeverisë turke–paraqiste pengesa; unë mendoj se këto i kam kapërcyer. Megjithatë, nëse në Numërin VIII ka rrëshqitur diçka që nuk është në përputhje me pikëpamjet e Shkëlqesisë Suaj, u lutem Zotëri Baron, të keni mirësinë të më nderoni me këshillat Tuaja, në mënyrë që kjo të evitohet në numërat e ardhshëm.
Në të kthyer nga Vjena, i kam shkruar menjëherë korespondentit tim në Stamboll dhe kam kërkuar nga ai të më informojë se çka mendon mbi suksesin e ndërmarrjes së një propogande aktive në Shqipëri, me qëllim të një zgjimi të shpejtë të ndnjenjës kombëtare. Korespondenti im më ka dërguar -bashkë me një letër shumë interesante -një listë të personave që do t’ishin të lumtur sikur të merrnin rregullisht revistën “Albania” dhe se deri tani kanë marrë vetëm disa copë të prera të revistës nëpërmjet të miqve të Stambollit. Aty në listën e tij unë kam vënë ré, me habi e gëzim, emnat e shumë pashallarëve dhe bejlerëve me influencë, atë të Myftiut të Prishtinës, të Kadiut të Elbasanit dhe të Peshkopit ortodoks po të këti qyteti. Mirëpo, korespondenti im mendon se shpresa që të dërgohet revista me anë të postës turke është një iluzion dhe sikur këto gazeta të ishin, nga fillimi në mbarim, një elozh ! sulltanit. Në të vërtetë “personat me pak influencë, të cilëve do t’u dërgohej, do të futeshin në burg dhe do të mbeteshin aty deri sa këto gazeta, të dërguara në Stamboll, do të përktheheshin dhe të shpalleshin të parrezikshme; dhe, simbas sistemit turk, kjo don të thotë të mbetesh në burg gjashtë muaj; dhe né nuk do të arrinim gjë tjetër veçse t’i largonim njerëzit e dobishëm nga propoganda e jonë. Për sa u përket personave me influencë, atyre ndoshta nuk do t’u ndodhte kurgjë e papëlqyeshme; mirëpo, sidoqë, të jetë, gazetat do të ndaleshin nga ana e Valiut”. Prandaj, nevoja e domosdoshme është të gjendet një patriot intelegjent dhe guximtar, i cili do të pranonte të bëhet shpërndarësi ynë postar: ai do të shkonte të kërkojë një pako të madhe me gazeta në Durrës [Dyrrahe – Kepidamun [Q. Rr], dhe, duke kaluar nëpër qytete e fshatra ku do të nevojitej t’i linte ekzemplarët, do të arrinte në fund! të pesëmbëdhjetë ditëve në Prevezë ku do ta priste num! ëri i a rdhshëm i gazetes: ai atëherë do të nisej rrugës në drejtim të Durrësit, dhe kështu vazhdimisht. Vështërisa nuk është aq shumë të gjëndet një kurier postar, se sa që të gjendet një person i përshtatshëm për punën tonë, dmth një njeri që ta dijë toskërishten dhe gegërishten, që të dijë të lexojë dhe të shkruajë shqip, të jetë i aftë, i mençëm dhe patriot. Unë i kam futur në punë të gjithë korespondentët e mij dhe kam shpresë se njeriu i përshtatshëm do të gjendet.
Por, një e vërtetë, se unë nuk kam harruar aspak të merrem në mënyrë direkte me shkollat. Një ngjarje që ka ndodhur këto ditët e fundit në Stamboll duket mjaft shpresëdhënse. Shqiptarët e Bukureshtit, të cilët, përveç dy a tre vetave, të gjithë janë kafexhinj, si për zbavitje i kanë drejtuar një notë kërcënuese sulltanit. Sami bej Frashëri – drejtor i së përditshmes turke “Sabah” i cili zen edhe detyra të larta në punët e shtetit dhe bashkë me vëllanë e tij shkruan shumicën e librave shqipe të botuara në Stamboll të nënshkruara “N.H.F” dhe që konsiderohet nga ana e turqve si kryetar i çdo lëvizjeje kombëtare – u thirr në Jilldiz Qoshk [në Qoshkun Yllgshish] ku e pyetën se ç’do të thoshte një notë e tillë. Ai është përgjigjur se nuk dinte gjë, se nuk kishte kurrfarë dijenije mbi të. Nga ana tjetër, nëse Shqiptarët kërkojnë shkolla, kjo mund të ndodhë vetëm për ta penguar sllavizimin dhe heleni! zmin.
Sekretari i përgjithshëm i sulltanit iu përgjegj se Shqiptarët kanë të drejtë të kërkojnë shkolla në gjuhën e tyre, por nuk duhet t’i kërkojnë me këto mënyra. Duket se kjo frazë lejon të shpresohet se Porta nuk do të bëjë edhe shumë kohë kundërshtime për krijimin e shkollave shqipe.
Por, duke qënë se ky kundërshtim mund të zgjasë edhe tri katër vjet, do të duhej që ai të thyhet duke themeluar disa shkolla pa leje, atje ku ka mundësi të hapen. Në lidhje me këtë, i kam shkruar një korespondetit tim të shkolluar, i cili është krejtësisht i gatshëm të shkojë në Dibër dhe të krijojë një frymë të favorshme për shkollat kombëtare dhe me lejen e parësisë dhe të “pleqëve” të vendit, ta hapi një shkollë shqipe.
Ky njeri ka një cilësi më vehte dhe të vlefshme: përveç që është patriot, i sinqertë, ai mban një turban mbi kokë, dmth ai është hoxhë. Dhe, në një krahinë si Dibra, ku të gjithë Shqiptarët janë Muslimanë dhe ku pasionet fetare sundojnë me ashpërsi të madhe, vetëm një Shqiptar me çallmë në kokë do të mund të kishte sukses. Më në fund, korrespondenti im më flet për një Toskë të moçëm, të mençëm dhe të aftë, patriot i shkëlqyeshëm dhe shumë guximtar, është nënpunës shteti në një qytet afër Stambollit, i cili gjithashtu është gati t’i kushtohet krijimit të shkollave kombëtare. Tash unë kam kërkuar të hyj në korrespondencë drejt për drejt me ata dy persona, me qëllim që të vihem në gjendje unë vetë të kuptoj se ç’mund të bëjnë këta dhe nëse mendimet tona mbi disa çështje përputhen midis tyre.
Unë besoj se kam aq më tepër të drejtë të mendoj se është më e dobishme të krijohen shkollat pa autorizim, se sa të mendojmë që Qeveria turke ndoshta do t’na japë prova të një vullneti të keq.
Një nga miqt e mij, Shahin Teki bej Kolonja, drejtor i gjimnazit turk në Dedeagaç, duke qënë se ka marrë një lejë gjashtë muajshe, ka shkuar në Stamboll ku ka kërkuar autorizimin të themelojë një gazetë, gjysëm turqisht, gjysëm shqip “për të luftëtuar kundër tendencave seperatiste të disa Shqiptarërve që banojnë përjashta” (dhe ne jemi marrë vesh se qëllimi i vërtetë i gazetës do të jetë që së pari të krijohen lexues në Shqipëri, të cilët, mbasi të mësojnë të lexojnë dhe të fitojnë një shije për të lexuar, do të merrnin më në fund edhe gazetën “Albania”). Porta nuk di gjë për këtë marrëveshje tonën dhe kështu është një gjë e sigurtë se kërkesa e Shahin Teki Beut do t’i duket e dobishme për Turqinë. Mirëpo ministri i arësimit publik e bëri të presë gjashtë muaj, dhe atëherë i dha kjo është një kërkesë e kotë”.
Më në fund, unë besoj se mund të them që kjo anqetë preliminare mbi ç’mund të bëhet është mjaft shpresëdhënse: e pritmja do të na mësojë këtë përgjigje: “Unë s’e kam transmetuar kërkesën Tuaj, sepse e dij që mbi rezultatin e përpjekjes sonë të parë.
I lutem Shkëlqesisë Suaj, Zotri Baron, të pranoni homazhet e ndnjenjave të mia të respektit dhe të besnikërisë.
Bruksel, më 1 Janar 1898 -Faïk beg Konitza
P.S.
Një “Monografi” e pambaruar e Dr. Hasan Kaleshit; vdiq në Prishtinë (1976) kur festonim qindvjetorin e F. Konicës.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora