Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Blerim në moshë të tretë

| E hene, 27.03.2017, 07:33 PM |


"Blerim" në moshë të tretë

Tregim

Nga Përparim Hysi

Ai e shihte vazhdimisht. Ajo vinte tek i njëjti klub dhe,reciprokisht, shkëmbenin buzëqeshje. Tek e kundronte nga larg, me flokët  pis të zinj që, kur frynte era, mbi kokë sikur shkaktohej kaos: sikur nuk ishte më ajo e para, por një  Meduzë që ngrefoset dhe nisej diku për të marrë hak. Trupin e kishte si një bredh alpin, sa që dhe pleqtë (ai pranonte që  kish hyrë në moshë të pleqërisë), kur e shihnin, harronin jo vetëm moshën, por dhe flaknin tej nga trupi të gjitha sëmundjet për shkak moshe apo dhe të mbartura nga gene të trashëguara.

Ajo qe e ndërgjegjshme për bukurinë e saj dhe, sado që kish kohë që ishte përcjell me rininë e saj të plotë, ende  e ruante dhe freskinë, por dhe sharmin e saj femëror. Veç këtyre tipareve gati gjenetike , të trashëguara nga prindërit, ajo tregonte një kujdes të tepruar për veshjen e saj. Vishej thjesht, por me gusto.

Ai, tek e kundronte nga larg, zinte e lëpinte gjuhën dhe aq e kish humbur pusullën pas saj, sa, kur dilte ajo nga klubi, i dukej se, tanimë, edhe ai duhej të ngrihej. Jo vetëm ngrihej, por vihej dhe në përgjim  (veprim  prej tuhafi, pa dyshim) dhe, kur nga ajo nuk kishte mbetur asnjë gjurmë, vihej, përsëri, në hamendësime krejt të kota.

*     *    *

Po ku kishte shkuar, vallë, me këtë shpejtësi prej ere? Se ai, në pamundësi që të dilte njëherësh me të, dilte dhe ndiqte, paksa nga larg, të njëjtën rrugë që bënte ajo. Siç mendonte, duhet të ishte ende në punë. Po,edhe në se ishte, kurrë nuk nxitonte si sot. Ku vinte dhe ç'e ndillte në atë nxitim aq me galop? Këtyre pyetjeve asnjëherë nuk u jepte përgjigje të saktë, por as që i bëhej vonë,se sos se ishte para një testimi nga një "panelë" që gjykojnë përgjigjet. Vet pyeste e vet përgjigjej. Largohej për një çast nga pyetjet dhe u fut në"çahire" të tjera për "kullotë". I dukej krejt e pamundur që  të pushtonte qoftë dhe për pak çaste atë krijesë që, me  sa kish vënë re, ngjasonte me një ylle që,sa këputet nga qielli, humbet në pafundësi. Humbiste, vërtet, në pafundësi, por ai priste me durim. Hapat, për t'u afruar drejt saj, i hidhte ngadalë- ngadalë. Qe përcjell me ngutjet dhe, nga përvoja që kishte, e dinte mirë: kush ecën ngadalë, mbrrin më shpejt. Tek i bënte qefin vetes, risillte në kujtesë atë fabulën e breshkës me lepurin. Sado që"breshka" s'kishte ndonjë kontonacion të pëlqyeshëm, por në analogjinë që i lipsej, pranonte të vishte çfarëdo lëkurë dhe çfarëdo paronom, vetëm e vetëm që të arrinte aty ku duhej.

Kushdo tjetër, sidomos në moshën e tij,  do qe lodhur me këtë "gjueti të ndaluar", por, kokëmushkë siç ishte, ai jo vetëm nuk "lodhej", por i dukej vetja sikur ishte po ai i disa vjeteve më parë, kur, siç pohonte, nuk kishte humbur ndonjëherë. E matte veten me hijen e mëngjesit dhe kujtonte se kjo "lloj hijeje" do zgjaste dhe në"moshën gri" të tij.

*    *    *

Sot e kishte ballë për ballë. I kishin shkëmbyer përshëndetjet dhe u bë entuziast. Ajo erdhi pas tij dhe, para se të ulej, pa ia bërë syri tërr nga banakieri e kamerieri dhe, veç tyre,edhe nga dy klientë të tjerë, pa u ulur, i tha:

- Të kam parë në ëndërr dhe dua të përqafoj.

Ai, mend pati atë gazin e Arkimedit që bërtiti:"Eureka", u ngrit dhe, kur ajo i vuri duarët kular mbi qafën e tij, donte që ky çast të zgjaste  pambarim. E përqafoi dhe, tek zuri vend atje përballë, pa që ai sikur po "mbytej" mbi filxhanin e kafesë. Por ç'donte më shumë se sa kaq?

Donte ta pyeste se si e kish parë në ëndërr dhe pse, pikërisht, atë. Por kish frikë se prishte një tabu që, gjithsesi, fliste veç për mirë. Tek e shpinte mendjen atje ku i rrihte çekani, iu ravijëzua një sentencë arabe që i shkonte si"rrobë prerë me porosi" kësaj ëndrre dhe këtij përqafimi kaq të papritur. Arabët thonë:- Mos e kërko aventurën, por mos iu shmang asaj, në të daltë në rrugë. Tanimë ëndrra qe bërë zgjëndërr. I kalmendur si një fëmijë që ka gjetur atë lodër që i pëlqen, tek  e shpinte ujtë në mullirin e tij, zuri të merrte veten me të mirë:- Unë,- thoshte,- jam ende në gjendje që ta bëjë atë që të ndihet mirë; se gjalloj ende. Unë e adhuroj atë dhe, siç shoh, ajo është në të  njëjtën "gjatësi vale" me mua. Adhurimi  është dhurata më e bukur që i bëhet një femre. NJë  femre, siodomos, në moshë të saj. Nuk është as e re, por as  edhe e vjetër. Donte të qe i saktë në çmimin që i vinte dhe tek e quajti"stuhi mëngjesi", tak dhe u ngrefos; stuhi mëngjesi, por unë di se si qetësohet një"stuhi" e tillë. Tek unë,- thoshte ai,- çdo femër gjen "stacionin e relaksimit".

*   *  *

Ndodhi ashtu siç thotë ajo thënia: me inat i fola, me inat iu përgjigja. Jo vetëm ai ia nguli sytë, por, si  shkëmbim reciprok, ajo sikur e ndolli që ta ndiqte. Ai qe i ndërgjegjshëm që një thirrje apo një apel i tillë është sa i frikshëm, por, në të njjëtën kohë, i mbushur  me mistere. Por cili vallë ruan gjakftohtësinë dhe kthjellësinë e mendimit kur mbi zemrën e tij fryn fuqishëm një erë apo murlan? Dhe i ra pas: mes frikës e misterit. Sado që çapitej pak tinëzisht (kujtonte se kushdo qe vënë pas tij), i erdhën në mend dy vargje të një poezie të Lermotovit që thotë:"... dhe ,ajo  e mara,sikur kërkon stuhinë?!!!  Ndoshta,Lermotovi nuk ka thënë pikëprisht kështu, por,sidoqoftë, vargu qe si aperativ për t'i freskuar gurmazin që gati po i thahej. I shmangën rrugët kryesore dhe, kur hynë në një nga rrugicat, prapë i erdhi një imazh nga një film sosrealist: "Rrugicat që kërkonin diell". Saj këtyre asocasionesh, sikur mbushej me emocione pozitive. Në fund të fundit,- arsyentonte ai,- e mira apo e paarritshmja, arrihet përmjet mundimeve dhe privacioneve. Por ka ndodhur (në moshën e tij është pothuaj prezente), që nisesh për lesh dhe kthehesh kokëqethur. Dibranët që shpotitë i kanë si në majë të gojës për këto raste, thonë:- Vajti shyta për brina dhe la edhe veshët në ta.

Ndërkaq, pa që ngjiti shkallët e një pallati  tri-katësh dhe e ndoqi, pothuaj, qorraz drejt kiametit. Hyri pas saj dhe, i pushtuar nga emocione gjithfarësh, hoqi këpucët në korridor dhe zuri vend mbi divan. Ajo,  pasi e mbylli me çelës derën, rendi si me vrap drejt tij. Zgjati qafën drejt tij dhe krejt hapësira e gjirit iu rrëfye si i plotë para tij. Ai e rroku me të dy duarët,e shtrëngoi fort,sikur do ta shtrydhte  dhe, ndërsa buzët ishin mbërthyer mbi njëra-tjetrën, ndërkaq vendosën të zhvisheshin kollopan. Ajo e mori prej dore siç merr një fëmijë që ke frikë mos rrëzohet dhe, tek e tërhoqi pas vetes, bashkë me të u rrokullisën në krevat. Aty, mbi krevat, ai nuk kish më nevojë për udhëheqje. E dinte mirë se si kryhej ajo lloj "detyre": ia vuri duarët mbi shpatulla dhe, tek e tërhoqi nga vetja, nisi atë rit që ishte i vjetër sa vet njeriu.

*    *   *

Pas kësaj "beteje" që ai e mbaroi me sukses, tek relaksoheshin, ai i tha:

- Ti më do,- sigurisht.

-Një fshat që duket, nuk do  kallaus.

Dhe, ndërsa i dha përgjigje, me buzët e tendosura e puthi gjatë dhe nxhetësisht. Hë,- i tha,- ende nuk je i bindur?

-Jo vetëm jam i bindur, por dhe i këndelllur. Më duket vetja si fëmijë i përkëdhelur që do të arrijë gjithçka. Dhe tani, moj mikja ime e bukur dhe e dashur, unë po kthehem në shtëpi.

-Kaq shpejt?

-Për ty është shpejt, po për mua është vonë,- tha ai.

-Jo.Jo,- ngulmoi ajo. Nuk të lë.

-Por jo, moj mike e dashur, është e kotë që të qëndroj më gjatë.

Pastaj, pa i lënë kohë asaj, i dha dhe një puthje të gjatë dhe, pasi doli tek dhoma tjetër, u vesh nxitimthi.

-Do më falësh,- i tha ai duke qeshur se jam në atë pozitën shpotitëse të NAPOLEONIT që u thoshte, ndonjëherë shërbyesëve:" Më vishni me ngadalë, se kam një punë me nxitim".

E puthi përsëri dhe, nxitimthi, zbriti shkallët e u nis për në shtëpi.