Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Luan Kalana: Portreti i intelektualit emigrant

| E hene, 27.03.2017, 07:33 PM |


PORTRETI  I  INTELEKTUALIT  EMIGRANT-Greqi

-Atdhetar i përkushtuar-Dr.Artur Porpollogu

"The best doctors is veterinarian...,he can't ask his patienet is the mater..he'sgot just know.."Will Rogers

Ndjej një debulesë të veçantë,per njeresit inteligjente të aposionuar dhe humanë,për keta vazhdoj te shkruaj ,si te tille jane mjekët veterinarë apo doktoret e kafsheve ne gjuhën popullore.Kam shkruar gjate ne librin"Devoll-Albania-sprove" me nje skice-portret duke permendur shume veterinere te talentuar ne Korçe e Devoll,te vjeter e te rinj,te aposionuar e te dashurar me profesionin dhe me dashuri per kafshset,qe kane lene gjurme ne kujtesen e ne jeten e njersve dhe jane te nderuar dhe sot e kesaj dite.Kesaj here do te ndalem per nje te tille me nje portret modest intelektual atdhetari perkushtuar Dr.Artur Porpollogu,me banim ne Greqi..

JU kujtojme nje curriculum vitale te Arturit,nje Bio portet , duke vijuar me poshte me faktenga jeta dhe obligimi i tiij intelektual e qytetar,atdhetar i shquar,me banim ne Greqi prej vitesh .

Artur Porpollogu u lind me 1970 ne fshatin Koshnice te Devollit.

Mesimet e para i kreu ne fshatin e lindjes , duke vijuar me pas ne shkollen 8 vjecare ne Menkulas. Regjsitrohet ne shkollen e mesme bujqesore te Korces , ku mbaron me rezultate te larta ne vitin 1988. Ky vit do te kurorezohet me hyrjen ne Universitetin Bujqesor te Tiranes ku do te ndjeke me pasion dhe rezultate te shkelqyera Fakultetin e Mjeksise Veterinare. Ne vitin 1993 dipllomohet me titullin Mjek Veterinerie dhe rezultate te shkelqyera,me titullin,Dr.Veteriner. Ne formimin e tij akademik do te rreshtohen edhe njohurite e shkelqyera te gjuhes greke dhe italiane,duke qene keshtu nje intelektual i kompleturar..

Kushtet aktuale te Shqiperise, kushtet ekonomika ,mungesa e shtetit dhe politikes sociale e detyrojne te emigroje ne Greqi ne qytetin e Verias.

Ne Greqi Dr.Artur Porpollogu , pervecse arrin ne poste mjaft ambicioze per pozitat e nje emigranti shqiptar, duke qene nje nga nenpunesit me te dalluar dhe me mjaft peshe ne zonen ne te cilen punoi per shume vjet, themelon edhe shoqaten e Solidaritet Emigranteve ne Greqine e Veriut dhe rezidence ne qytetin e Verias.

Kjo shoqate per shume vite ngriti zerin per problemet e ndryshme te emigranteve ne mbare Greqine dhe Dr.Artur Porpollogu personalisht u perpoq dhe vazhdon akoma edhe sot te perpiqet, per ti dhene zgjidhje temave te shumta te emigranteve duke kontaktuar personalitete politike te pushtetit lokal .

Por ngacmimet e tij politike nuk mbarojne me shoqaten. I ndergjegjshem per situaten e erret politike te Shqiperise, i perballur perdite me problemet e shumta te bashkeatdhetareve te tij ne Greqi dhe i pasionuar ne rrymen politike te majte, Artur Porpollogu si koordinator i sukseshem per Greqine e Veriut , arrin te themeloje dhjetra organizata dhe seksione socialiste ne shume Qytete te Greqise, duke permendur Verian, Kozanin, Kalabaken, Larisen , Amfiloqian, Kavallen , Janica, Katerinin dhe qindra rrethina te vogla.

Ky pasion politik dhe social shperblehet ne 4 Maj me dekoraten morale te nderit qe i jepet Arturit. Propozohet nga qarqet majta te emigranteve te Greqise si kandidat per deputet dhe rendidet ne listat e kandidateve per Deputete te Rrethit te Korces

I teti ne liste Arturi nuk arriti te renditet ne rradhet e deputeteve ne Parlamentin e 23 Qershorit. Nderkohe emerohet Sekretar i Pare ne Konsullaten e Pergjitheshme ne Selanik. Ndjeshmeria e tij ndaj komunitetit shqiptar qe jeton ne Greqi , nuk mbaron ketu. Nje sere kursesh te gjuhes shqipe ne mbare Selanikun , vijojne te hapen nen kujdesin e Arturit. Perpjekje dhe takime behen edhe ne Veria , ku Arturi jetoi per shume vite dhe njeh me hollesi cdo problem dhe teme te emigranteve shqiptare aty.

Pasioni i tij atdhetar ,e shtyn te akoma dhe njehere te kerkoje te kandidoje tashme per zgjedhjet vendore .Kete here ambicia morale e shtyn te kerkoje te kandidoje per Bashkine e Devollit duke mbartur brenda tij moton:

"Dhe ky plis nga hera ish i forte,

shkoi ne Evrope,brodhi ne Greqi,

por kudo ,nga floket gjer ne thonjte,

mbeti devolli."

Si komunitet i emigranteve ketu ne Greqi dhe per me teper si emigrante socialiste , do t'ju kerkonim te miratoni kandidaturen e Arturit duke ju argumentuar me poshte:

-Arturi eshte nje ze i fuqishem dhe ka shume ndikim ne shtersa te ndryshme sociale te emigranteve ketu.

-Gjate fushates elktorale te 23 Qershorit 2013 , qe nje nga organizatoret me te fuqishem te Greqise se Veriut duke derguar mijra emigrante te votojne ne Shqiperi.

-Si perpara aktivitetit te tij politik ashtu dhe me pas , si nenpunes dipllomatik nuk ka reshtur te angazhohet me problemet e emigranteve.

-Pervoja e tij profesionale dhe lidhjet me biznesin agrikultural ne Greqine e Veriut, do te jene nje pervoje me vlere te madhe per bashkine e Devollit.

-Pozita gjeografike e zones ku Arturi deshiron te kandidoje eshte e lidhur ngushte me zonen ku jetoi dhe punoi Arturi per kaq vite ne Devoll. Ambicie dhe plan i tij personal eshte nderlidhja e kesaj zone me simotrat ne Greqi , me qellim binjakezimin, nderrim eksperiencash dhe pse jo sjelljen me afer te biznesit grek ne zonat kufitare shqiptare , te cilat kane shume per te dhene , por ku rendimentet e deri tanishme lene shume per te deshiruar.

-Si aktivist intelektual dhe figure e ardhur nga emigracioni ,eshte nga me te pastrat persa i perket sjelljes se tij dhe maredhenieve ekonomike -shoqerore dhe morale.

Ai me shume se kushdo ,ia ka ngrtur emerin dhe prestigjin Shqiperise ne opinionin ,ne mediat dhe ne shtetin Grek,ne marredhenijet e fqinjesise se mire midis dy popjve duke kundershtuar me force ,pikpamjet politike te qarqeve shoveniste ,duke mbrojtur idelet e indetitetit te kombit dhe te historise autoktone shqiptare si dhe per çeshtjen shiptare Came,te pakundershtuese.

-Si emigrant ,akoma dhe njehere do te donim te kishim nga gjiri yne nje perfaqesues te popullit dhe te emigarnteve ne puhtetin lokal dhe ate parlamentar, dhe shohim tek Arturi figuren qe do te ngrinte lart emrin tone ne zonen ku u lind, u rrit dhe ku deshiron akoma te ofroje me te miren ne Devoll,ne Shqiperi.

Te gjithe ata qe e kene njohur dhe takojne sot ,fasin fjalet me te mira,si mik ,shok e vella ,me te cilin mund t'i qajme e t'i ndajme hallet tona.Per Arturin flasin me shume emigrantet ne Greqi,si njeri ,person dhe intelektual i kompletuar dhe nje vepimtar i shquqr,nje prind edukator familjar shembullor.Devollinjtë e kanë per zemer dhe krenohem me të.Do te ishte ne te miren e vendit,qe njeres te tille,si intelektuali emigrant Dr.Artur Porpollogu, te paster te ndershem ,te devotshem te na nderonin ne Parlamnetin e ri,duke perfaqesuar me perkushtim Devollin dhe devollinjte, kudo qe jane ne bote.

Po e mbyll këte portret modest,te intelktualit te thjeshtë popullor Dr.Artur Porpollogu,me fjalët e poetit lirik Skender Arreza Kodra,i cili e ka njohur nga afer ne jete :

"-Arturi ështe nje vella i dashur me te gjithe ,qe rrallë lindin nënat,nje gojëmbel ,lum kush e bën mik,me bij te tille krenohet Shqiperia! "

Luan Kalana,Florida SHBA.