E enjte, 28.03.2024, 05:31 PM (GMT)

Kulturë

Gëzim Llojdia: Ali Asllani dhe fshati Vajzë

E hene, 27.03.2017, 06:33 PM


Ali Asllani dhe fshati Vajzë

Nga Gëzim Llojdia

Aktualisht fshati i sotëm Vajzë me shtëpi një pjesë të reja ,me punë të mëdha. Nikoqiret kanë zbukuruar oborret kanë fshirë baltërat anës avllive dhe duket se ndrinë fshati nga një pamje e tillë. Duke lënë pas Vajzën për të shkuar tek shpella , një baxho në katin e dytë dhe poshtë është shpellë me gurë të kuqe.Një pjesë e saj është bërë murri dhe oxhaku e bruxi, i zi i ftohtë i heshtur,qëndron gjithashtu varur.

Një poezi e Ali Asllanit për fshatin Vajze:

”Ne krye te fshatit ka një deli krua/ujë i tija akull derdhet në përrua/dhe në krahun tjetër varet nga një mal/një përrua i rreptë me uturimë e valë/Mu në mes të tyre bregu Allatoj/dhe shtëpitë e fshatit si fole fajkoj/fshati i babagjyshit fshati më i mirë/nga ata që thuhen Labëri e lirë?/Aty ndën shkallë blegërin shelegu/aty përmbi shkallë po gjëmon dybeku/rreth e rrotull lëmit djemtë heqin valle/nën rrap,në hije pleqtë qajnë halle/Lahure qëndisur bedene-bedene/seç i paska hije asaj protoene/asaj protoene me një furk në sqetull/që e ther e që e gris me sy e me vetull/andej disa koce shkojnë në krua/këtej bagëtia varet në përrua/me kërrabë në dorë një djalosh/përmbi sy kësulën,vërshëllim përposh.....

Ali Asllani të mrekullon në atë radhitje fjalësh,figurash e strofash që vazhdon magjepsjen me rinin e përhershme të vargut,me finesën estetike e sensualitetin e thellë.Intuita e tij poetike i kapërcen kufijtë e një përpunimi të zakonshëm të ligjërimit artistik,ku shfaqet shfaqet një harmonizim i rrallë për tingëllimin kuptimor,i ngritur mbi themelet e atij leksikor e fonetik. Ai hyri në thellësinë e labirinteve të gjuhës,duke nxjerr në dritë muzikalitetin e ëmbëlsinë e vargut.Me një dorë prej qilimtari endi në tezgjahun e Labërisë duke thurur e bashkuar harmoninë e tingujve,ekspresivitetin e fjalës e vargut,të strofave,e të krejt poezive të veta.Ali Asllani lindi dhe jetoi me poezinë,atë poezi plotë dritë e hije,plot kontraste e antiteza .Kontrastet dhe krahasimet zbulojnë kulmet ideore,që lexuesi të shikojë përmes dritares së mendjes atë forcë që:sikur një gur stërrall/në gji zjarrin e ka ngjall/qoftë në lum e qoft në det/zjarr i tija nuk humbet!Ky është vargu i tij,me rrezatim drithëronjës që ,sa të bën për vete,aq edhe të degdis tutje,atje ku përqafohet me jetën,puthet me pëllumbeshën,shullëhet me guguftunë...nusëron me stil të vjetër,po të ndjek me zjarr të ri”,duke u stacionuar në gjirin e poezisë popullore të ngritur mbi themelet e vendlindjes .Këtu morri nektarin e poezisë,përthithi e beri të vetin mençurin e vargëzimit,ndjeshmërinë e mendimit poetik,psikologjinë,si dhe reflekset e botës shpirtërore,të shfaqura në një sintezë të thellë të urtësisë dhe filozofisë popullore,e kështu duke krijuar atë që Ali Asllani e quan :Poezi e një poeti,jo,jo këng ‘eterniteti.....

-Po ku ka lindur poeti lirik,diplomati i shquar dhe kryetari i bashkisë së Vlorës Ali Asllani?

Poeti Ali Asllani në përshkrimin e tij ndoshta e ka patur fjalën për shpellën e bletës:” Në katundin Vajzë të Vlorës,më tej bregut Allatoj/kur nise për në Plocë,më të djathtë,rrëzë përrojt,ka pas qen një shpellë e madhe/dhe mbi sup të saj Beuni,rreth me pyje plot sorkadhe/shpella quhej shpellë e bletës,me një maj si thikë e prehur,ledhe- ledhe,hoje-hoje mjalti kish në gjinë e saj fshehur.....



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora