Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fritz Radovani: Revolucionari i 1967 ishte terrorist

| E diele, 26.03.2017, 05:55 PM |


Nga Fritz RADOVANI: Pjesa e VIII.

“REVOLUCIONARI  I  1967”

ISHTE  VETEM  TERRORIST

PAPA GJON PALI II ka thanë: “Ajo që ka ngja në Shqipni, të dashtun Vëllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit...”

?Kjo godinë asht THERTORIA e Enver Hoxhës, Nexhmije Hoxhës, Ramiz Alisë...

Dhe, e të gjithë DEPUTETËVE, që “Aprovonin Ligjët e GJENOCIDIT” në Shqipni.

?1967 “Tenxheria me presion revolucionar, kishte gjetë kapakun e vet...”  Ndryshej,

Asnjëherë,  nuk do të kishin kalue 50 vjetë, jo vetem pa u dënue terroristët, po “as mos me ju prekë asnjenit asnjë dekoratë per Gjenocidin e bamë prej tyne, kunder të GJITHË SHQIPTARËVE QË NUK PAJTOHESHIN ME KRIMIN E ORGANIZUEM TË REVOLUCIONIT IDEOLOGJIK E KULTUROR TË ENVER HOXHËS, ME TË GJITHË PASUESIT E TIJ QË RRININ ME KRAH NALT NË KËTE THERTORE !”

***

?Me siguri “Enveri, Ramizi, Mehmeti, Hysniu, dhe dezhurni i Thertores Haxhi Lleshi, nuk dinin asgja, per Ligjët e Gjenocidit” që kishte sjellë bisha gjakpirëse Nexhmija, per

me aprovue me deputetët e “njohur si ateistë” në THERTOREN e Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, ku sot Ligjin e bajnë trashigimtarët e tyne:

?Lexoni këte dokument:

Tiranë, më 26.6.1979  Nr. i dekretit: 5912 Viti 1979...

Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Haxhi Lleshi dhe Sekretari, Telo Mezini firmosin dekretin për internimin dhe dëbimin si masë administrative, propozuar nga Këshilli i Ministrave. 
Në vitin 1979 hyjnë në fuqi disa nene për internimin dhe dëbimin kundër shtetasve shqiptarë e të huaj dhe personave pa shtetësi,që kanë mbushur moshën 14 vjeç.

“Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë

Presidiumi i Kuvendit Popullor

?Dekret Për Internim dhe dëbim si masë administrative në mbështetje të

Nenit 76 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave.

?Presidiumi i Kuvendit Popullor i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë 
Vendosi:

Neni 1.

Internimi dhe dëbimi, si masë administrative, mund të vendoset kundër shtetasve shqiptarë, shtetasve të huaj dhe personave pa shtetësi, që kanë mbushur moshën 14 vjeç, janë të përgjegjshëm dhe paraqesin rrezikshmëri për rendin shoqëror të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. 

            Neni 2.

Internimi dhe dëbimi mund të vendosen edhe kundër pjesëtarëve të familjes së personave të arratisur brenda ose jashtë shtetit.

Quhen pjesëtarë të familjes personat që në çastin e arratisjes, bashkëjetonin me të arratisurin, si bashkëshorti, fëmijët, prindërit, vëllezërit dhe motrat, si dhe persona te tjerë që bashkëjetonin me të dhe kanë qenë në ngarkim të tij. 
?Dhe, mund të vazhdoni me u zgerdhi me nenshkruesit e Ligjit: http://shtetiweb.org/2012/09/28/deputetet-e-kuvendit-popullor-legjislatura-viii-28-10-1974-21-02-1978/

?Ky ligj kur u aplikue në Gjermani u quejt Gjenocid dhe pse perfshinte 5% të popullsisë.

?1979.Në Shqipni ky ligj ka perfshi të gjithë Popullin Shqiptar! Nenshkruesit e këtij GJENOCIDI, vazhdojnë me kenë “heronj” dhe, me u shperblye si të tillë edhe pse njihen si vrasës dhe terroristë të pashpirtë të THERTORES së krimit në Shqipni.

?Sot në Republiken e Shqipnisë, nenshkruesit nderohen të gjallë e të ngordhun!

Po, sa e sa libra mund të shkruhen vetem me kujtime të Fëmijëve të plakun nder kampe? – Po, sa herë kjo kober ka kafshue mija e mija Shqiptarë e lanë jetima rrugash e kampesh interrnimi e shfarosje... Oh, sa e sa fëmijë, ka mbytë e mbytë prap kjo bishë me vendimet e saja, nder kënetat e malet e shkretnueme të Tepelenës e sa e sa fermave mizore, ku Nanat Shqiptare vajtonin Loçkat e Zemres tue i mbulue me baltë?!

?Po, sa gra e nuse të reja kanë lindë nder tortura në birucat e sigurimit shtetit foshnje dhe janë masakrue pa mujtë me i dhanë bebeve të vogla një ditë gjiun e Nanës!

Mija e mija fëmijë nder fshatra... edhe pse Nanat e tyne zgjoheshin pa dalë dielli dhe milnin lopët e kooperativës, nuk kishin të drejtë as me ushqye me qumësht fëmijët e vet, se kështu urdhnonin “heroinat e deputetet” e Thertores...që vetem, mendonin per “jeten e lumtur”... të fëmijëve tanë... E kush na e beson këte sot në Botë?

?Kur në vitin 1974, i duhej gjak fëmijësh të porsa lindun me i “dhurue” Enver Hoxhës...

Sa fëmijë u mbyten në maternitetin e Tiranës, me urdhën të kësaj  “heroinë”, per me i shpetue jeten tiranit Popullit Shqiptar..?! – Askush nuk flet! Vazhdon edhe sot frika!

?Kjo bishë e pangopun me gjak Fëmijësh asnjëherë nuk ishte ndryshej nga shoku i vet terrorist e kriminel, por nuk gaboj kur e them me bindje se, ndoshta, edhe ia kalonte atij barbari anadollak, që edhe pa sy në ballë e pa mend në kokë dinte me vue “firmen” e vet per tradhëti ndaj Atdheut, robni të Popullit Shqiptar, shfarosje inteligjence dhe të disa dhjetra Atdhetarëve, e në “ditë feste” me çue dollinjë “Me gjak Klerikësh Katolik”!

?Me të tillë trashigimtarë vrasës Foshnjesh, Shqipnia sot troket në dyertë e Europës!..

Cila Europë asht ajo që ka nevojë per monstra anadollake e terroriste si ju?

A keni pasqyra me pa surretnit të lamë me gjakun e Popullit tuej?

A e dini se jeni modeli i barbarizmit të pandryshueshem në Europë?

?90 e sa vjeç një prostitutë e Dushan Mugoshës, vazhdon me terrorizue Rininë, tue u deklarue në letra: “Unë nuk besoj në Zotin!”... Po kush nuk të njeh ty moj “heroinë”!?

?E po, mos t’ ishin të tillë nuk do të kerkonin “Rilindjen e THERTORES”...

            Vazhdon Pjesa IX.

Melbourne, 24 Mars 2017