E premte, 23.04.2021, 03:20 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Dita Ndërkombëtare e Grave

E diele, 26.03.2017, 12:00 PM


DITA NDËRKOMBËTARE E GRAVE

 

Ja erdhi 8 Marsi , kjo ditë  Ndërkombëtare  ,

Që në  botë festohet , si  Dita  e Grave !

Kjo festë për ne është ditë shumë e rëndësishme ,

Se në te kujtohen sukseset e arritshme !

 

Kujtohen arritjet e kushteve sociale ,

Kushtet politike , ekonomike , morale ...

Kushtet dhe trajtimet e grave në botë ,

Dhuna , abuzimet nga gjinia e fortë !...

 

Festën  e 8 Marsit s’e  harrojmë për jetë –

Ajo daton n’ vitin 1908 !

Kjo datë na e kujton tmerrin e vërtetë –

Një ngjarje tragjike , jo aspak të lehtë !

 

Ditën e 8 Marsit , sa herë e  festojmë –

Tragjedinë e  tmerrshme n’ Nju Jork  e  kujtojmë !

Kur n’ fabrikë t’ tekstilit , një  grup gra prej dhunës –

Kishin hy në greva kundër kushteve t’ punës !

 

Më 8 Mars , u mbyll fabrika nga kushtet e rënda –

Punëtoret greviste mbetën  mbyllur  brenda !

Pa pritë  shpërtheu  zjarri  n’ atë  fabrikë mizore –

N’ atë zjarr humben jetën 129 punëtore !...

 

Për t’ kujtuar gratë që u dogjën në zjarre –

8 Marsi festohet si Ditë Ndërkombëtare !

Kjo festë pikësynime ka shumë aspirata –

Që edhe gratë të gëzojnë të drejta t’ barabarta !

 

Për Ditën e Gruas kur duam me e festua –

Është lulja Mimozë – simbol për t’ia urua !

Buqeta mimozash grave  ua  dhurojmë –

Gëzuar 8 Marsin nga zemra ua  urojmë !

 

Gjilan, më 08.03. 2017.      Demir KRASNIQI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora