E enjte, 25.04.2024, 12:44 PM (GMT+1)

Kulturë

Kiço Fotjadhi: Jam quajtur spikeri i Kosovës

E shtune, 30.08.2008, 07:20 PM


Kiço  Fotjadhi: Kam lexuar edhe nekrologjinë e Naserit  dhe të Ho Shi Minit,njoftimin për vrasjen e  Mehmet Shehut dhe nekrologjinë  e Enver Hoxhës në radio

Jam quajtur spikeri i Kosovës

Nga Albert Zholi

Folësi dhe spikeri është një profesion i vështirë. Profesion shumë dimesnional. Spikeri nuk është një lexues i  thjeshtë.Kur një njeri lexon  lajmet, quhet  lexues  i lajmeve.Folësi  është interpretues. Anon dhe nga aktori. Folësi mund të lexojë  edhe një poezi shumë bukur, edhe një skicë letrare, edhe një  reportash dhe  të tjera.Mund  të lexojë të gjitha  gjinitë  që përmban media, letërsia.Ndërsa sot ka një shabllonizën ku folësat imitojnë njëri-tjetrin.Si flet njëri mundohet të flasi edhe tjetri. Folësi duhet të flas me temporitëm. Ku folësi të jetë i gjallë, plot jetë, emocion. Nuk ka një uniform të  lexuari.Mikrofoni përpara ishte i shenjtë, nuk  ishte diçka  që mund ta merrte  kushdo.Ky wshtw mendimi i Kicco Fotjadhit, ikonws sw televizionit shqiptar pwr folwsit nw pwrgjithwsi. I rritur bashkw me TVSH-nw, ai i tregon mes lotwsh impresionet e jetws nw kwtw godinw  tw shenjtw tw pwrhapjes sw lajmit shqiptar. Njw jetw plot ngjarje, lajme sensacionale, ankthe, pritje, debate. Kico Fotjadhi mbetet njw pej ikonave tw RTSH-sw. I qetw, i qeshur, optimist, kaiera e tij ka kaluar nwpwr labirinthe qw nuk i kishte menduar, por qw e kanw kalitur nw jetw dhe i kanw dhwnw sadisfaksionin e njeriut qw kudo ku kalon merr pwrshwndetjet e njerwzve. Pika kulmore e karrirews sw tij pwrkon me ngjarjet e Kosovws, ku leximi i qindra  artikujve pwr tw e ktheu nw njeriun mw tw dashur tw vwllezwrve tanw qw po vuanin represionin e paparw serb.

Z. Kiço ju keni patur  babanë mësues, na thoni diçka punën e tij si si mësues, dhe jetën  juaj  shkollore?

Babai im ka mbaruar gjimnazin në Korfuz, pastaj u kthye në Shqipëri sepse i vdiq nëna. Gjyshi im paskëtaj shkoi në Vlorë  bashkë  me  familjen vet. Babai im ishte djalë i vetëm dhe kishte dy motra. Babai më vonë mbaroi kursin e Janininës për gjuhën shqipe.Ai ishte njeri shumë i kujdesëshëm dhe shumë i apasionuar pas  gjuhës. Mbasi  mbaroi  kursin e Janininës, u emërua  mësues  në  shumë shkolla të vendit.Ai pothuajse i  ka  prekur  të  gjitha  fshatrat e Shqipërisë. Ka shkuar në Tepelenë, Dropull, Dukat të Vlorës, Dhërmi.

Po pas çlirimt ku e emëruan?

Në vitet  mbas çlirimit  në vitet  1945, atë e çuan Drejtor të Shkollë së  Dukatit, Vlorë.  Mbas Dukatit në  1944-1945 u emërua  Shef i Seksionit të Arsimit në Himarë.Në vitin 1946 transferohet dhe shkon kryeinspektor i arsimit në zonën e Kurbinit në Lezhë, dhe drejtor i parë i shkollës  “Idajet Lezha”.Transferimi i tijë ishte tërësisht i padrejtë. Ne ikëm me anije, fjetëm një natë në ishullin e Sazanit dhe mbas kësajë  zbritëm në Shëngjin.Në Shëngjin na pritën autoritetet e zonës, na hipën në një makinë të madhe dhe na vunë në një shtëpi të vjetër afër  një xhamie. Afër qendrës ku ishte  momeriali i Skëndërbeut.

Pra ju shkollën fillore e bëtë në Lezhë ?

Unë  fillova  klasën e parë në  shkollën  “Idajet Lezha”. Mësuesi im i parë ka qenë Gjergj Lacaj, prift katolik i  cili më  jepte  piano.Mbaj  mend  që në atë  kohë  Lezha  ishte një vend  tërësisht i prapambetur, i varfër. Në  ato vite  filloi të ndërtohej  gjimnazi i  Lezhës që është edhe sot.Në qershor të 49-ës, babai pati një operacion të stomakut, por në mungesë të antibiotikëve ku u operiua në Shkodër ai kaloi në infeksion dhe vdiq. E sollën në Lezhë  në  Shkollën Idajet Lezha  ku  u  bë një varrim madhështor.Kishin  zbritur të gjithë fshatarët e Lezhës  të  gjithë  krahinës rreth e  qark .Mu  dukte  i gjithë ai  oborr i  shkollës  dhe kodrat  përrreth sikur  ishin të lulëzuara nga gjithë njerëzit që ishin atje për babain tim. Pastaj na shoqëruan deri në Himarë (Dhërmi) ku e varrosëm  babanë. Ai vdiq në krye të punës dhe ishte një nga mësuesit më të shkëlqyer.

Sa fëmjë ishit ?

Ne ishim 6 fëmijë. Për meritat  që kishte bërë babai në fushën e arsimit dy nga ne djemtë, qeveria na mori dhe na çoi në shtëpinë  e fëmijës në Vlorë sepse mundësitë ekonomike të familjes ishin tepër të pakta.Në shtator  të vitit 1949 unë dhe  vëllai  im më i  madh Dhimitri  u vendosëm në  shtëpinë e fëmijës  të Vlorës.

E keni ndjerë mungesën e babait ?

Mua  më ka munguar  shumë babai edhe si baba por edhe si njeri që të orienton në jetë. Kam kaluar shumë probleme në jetën time dhe e kam dashur  babaë  të   më ndihmonte, të konsultohesha me të. Atë që kam arritur me forcat e mia, nga pas  kam pasur  uratën e  babait që më shoqëronte. Ne fëmijët ishim  të vegjël më i madhi ishte16 vjeç  dhe unë isha 9 vjeç.

Ku e mbaruat shkollimin dhe kur trokitët për herë të parë në Radio Tirana?

Unë edhe kur  isha i vogël e kam pasur pasion  teatrin. Në Vlorë merrja pjesë në rrethet teatrale të Shtëpisë së Pionierëve të Vlorës. Isha një bashkëpunëtor i Shtëpisë së Kulturës së Vlorës. Doja të studioja për dramaturgji. Konkurova në vitin 1957dhe nuk fitova. Konkurova përsëri në vitin 1958 dhe fitova. Fillova Liceun Artistik..Kam pasur pedagog Sandër Prosin, Naim Frashërin, Kadri Roshin, Prokop Mimën, Mihallaq Luarasin etj. Kam pasur  fatin që letërsinë  dhe teatrin grek e kam bërë  katër  vjet rresht në dy segmente, me Profesorin e madh Myzafer Xhaxhiu (na jepte letërsinë antike greke) dhe Xhemal Broja  profesor  (na jepte teatrin e lashtë grek). Jemi ushqyer me nivelet shkencore pedagogjike kulturore më të bukura që kishte ai brez pedagogësh.Në bazat tona hodhëm parimet më të shenjta të artit shqiptar  dhe të artit botëror  në përgjithësi. Këto vlera  që ne  moreëm nga profesorët  tanë i përcollëm me bashkëpunëtorët tanë  që kishim.Mbas Liceut që e mbarova me rezultate shumë të larta, unë  kam mbaruar  Institutin e  Lartë Dramaturgjik “Aleksandër Moisiu”. Akademia e Arteve fillimisht  ishte Instituti i Lartë  Dramaturgjik “Aleksandër Moisiu”. Rezidenca e tijë ishte në Teatrin Popullor. Aty ishin studiot, klasat dhe kjo u krijua  në vitin 1958.Mbas  disa vitesh u zgjerua, përveç teatrit dramatik  filloi dhe u krijua edhe muzika, piktura  dhe kështu u  krijua Akademia. Akademia u krijua në vitet 1970. Studentët e parë  të  atij Instituti janë Sarefin Fanko, Piro Sava etj. Në  vitin 1966, kur  mbarova Institutin u emërova  direkt spiker  kryesor  në Radio Televizionin Shqiptar.

Si u realizua  kjo?

Në vitin 1959 funksiononte Radio Difuzioni Shqiptar i cili transmetonte me orë  të reduktuara  nga ora 06-08 e mëngjesit dhe 12-18-00,  dhe  nga ora  20-22  e darkës. Kërkonin elementë, spikera dhe kishin shumë emisione, të gjalla, të dramatizuara dhe jo të dramatizuara, të gjitha ishin me krijimtari letrare. Bazën e spikerave ato e kërkonin tek shkollat artistike. Profesori ynë Prokop Mima  punonte në mënyrë tepër serioze, për të mësuar se si të flasësh bukur, si të dublosh bukur, si të recitosh  bukur etj. Ata erdhën një ditë në Lice dhe incizuan zërat më të bukur. Midis tyre konkurova  edhe unë. Më  dhanë një gazetë dhe lexova  diçka. Atyre u pëlqeu zëri, tingulli, shqiptimi etj, dhe mbas  20 ditësh   u kthyen  përsëri në Lice. Ai që na incizoi më tha  se mund  të  bashkëpunosh me ne në emisione të ndryshme në radio, kjo i përket vitit 1959.Unë e kisha zërin më të pjekur se sa  të tjerët  dhe më caktuan në emisionin e fëmijëve. Në atë kohë folësat nuk i vinin në mikrofon menjëherë. Mua më jepnin skica letrare dhe tregime të ndryshme. Atëherë ishte krijuar  një  personazh në emisionin e  fëmijëve që quhej “xhaxhi korespondenti”.Ky ishte një figurë i cili korespondonte me të gjithë Shqipërinë për të  gjithë problemet që kishin fëmijët. Kështu e kshin përgatitur redaktorët. Këtu mbaj mend një redaktor të mirë që nuk është sot, Konstandin Leli.

Kë gjetët tjetër në radio?

Kur  shkova për  herë të parë në vitin 1959 në Radio Difuzion që ishte në Rrugën e Kavajës gjeta Alfons Gurashin. Ai i kishte kaluar këto faza  dhe në atë kohë bënte Enciklopedinë e Radios.Ai ishte një emision që transmetohej çdo të dielë në orën 10. Nga emisionet e  fëmijëve, unë vazhdova në emisionet e kulturës, me emisione letrare.Kisha emisionin “Universiteti Popullor”  në  radio. Kisha emisionin për  figura të shquara të muzikës klasike botërore, rubrika e prindit, tryeza familjare. Një emision në vitin 1964 që titullohej “Shqiptarët  në  mërgim”, ku ne komunikonim me mërgimtarët tanë etj.

Kur filloi të funksionojë Televizioni Shqiptar?

Në vitin 1960, filloi televizioni eksperimental Shqiptar. Stoli Beli ishte redaktore e emisioneve të fëmijëve dhe të rinisë.Ajoka bërë prezantimin e parë duke u drejtuar nga studio “të dashur  teleshikues  televizioni   eksperimental Shqiptar  fillon  emisionin e tijë të parë”.Në fillim  ky televizion  jepte emisione dy herë në javë nga një orë  dhe pastaj  3 herë në  javë nga një orë me një kapacitet të vogël dhe vetëm për Tiranën.Unë nuk kisha pikësynime për televizion dhe për radio. Po studioja për aktor. Mendoja  se në cilin teatër  profesionist do të emërohesha  dhe çfarë roli do të bëja, por  edhe televizioni bënte punën e vet.Ne kishim një drejtor shumë të nderuar, i cili ka hedhur themelet e televizionit, Petro Kito. Në  vitin 1963, Stoli Beli më  propozon mua për të dhënë lajmet në televizion.Unë shkova dhe fillova të punoja me kameran. Bëra një javë praktik.
Studioja ishte një sallë  e thjeshtë 5x6m,  një  tavolinë  e thjeshtë  dhe një stol i vogël. U formua stafi parë teknik me inxhinier Saliun, Lulzim Tomçiun, Jani Mele, Gëzim Hoxha. Ishin djem të përkryer, atdhetar.Ata janë themelet e atijë televizioni që ne përjetojmë sot.

Nqs do flasim për teknikën e asaj kohe?

Ishte një kamer  e thjeshtë gjermane  me katër  objektiva.Nuk ishin këto sisteme kompozimi që janë sot.Në atë kohë as  tavolina  nuk duhej të dukej. Nga ana trupore duhej të dukej gjysma e duarve (jo duart e plota), nuk duhet  të dukej  mikrofoni, letrat. Meqenëse edhe muret  nuk  ishin të veshura  duhej të flisje  me zë më të lartë nga  ç’flet një  folës sot. Nuk kishim sistem komunikimi me regjinë. Aty regjinë e bënte Stolia, ajo ishte edhe redaktore edhe  regjisore. Lajmet ishin 6-8 minuta.

Kur  ka qenë dita  që ke dhënë  lajmine  parë në Televizion?

Jo, nuk e mbaj mend.Për mua ka  qenë dita më e çuditëshme dhe më e shenjtë në konceptin   sepse  nuk ishte krijuar imazhi  që unë po flisja në televizion. Në  atë kohë e gjithë Tirana  mund  të kishte 15 copë  televizorë, bëhet fjalë për vitin 1963.Ata që kishin ardhur nga Bashkimi Sovjetik nga studimet kishin sjellë  ndonjë televizor bardhezi.

Kur  keni filluar  të  jepni emisione të rregullta?

Ka qenë viti 1970. Kur u bë godina e re e RTSH. Godina e radios nga ana  funksionale e  brendëshme ka qenë e mrekullueshme. Të gjithë delegacionet që vinin (dhe gazetarë) mahniteshin. Ishte godina më e kompletuar nga ana funksionale në Europë.Ajo ka  qenë një  dhomë   ku regjia  me  kameramanin  i ndate një mur  prej  xhami me  ajër  të kondicionuar, ku vinin specialistë që masnin lagështinë çdo dy orë. Sepse prapa  radios ishte një  shatërvan i madh dhe aty kalonin të gjithë tubacionet e  ajrit të filtruar.Nuk kishte të drejtë as drejtori i përgjithshëm të vinte në studio pa lajmëruar dhe pa leje. Studiot tona ishin hermetike. Asnjë zë nuk u dëgjonte nga  jashtë.Kishim roja të sigurt që rrinte tek dera. Televizionin e ruante  sigurimi i shtetit shqiptar. Nga  vitet  ’70-të  e mori policia, dhe Ministria  e Brendëshme. Ai  spiker që i binte ora për  lajme duhet të paraqiste letër 
hyrjen për  në studio. Kjo ishte  fletëhyrje  e veçantë për në  studio. Ndryshe as Zoti nuk të linte të hyje në studio.

Ç’përfaqësonte (on) një folës në Televizionin Shqiptar sipas këndvështrimit tuaj?

Ajo ka të bëjë me përgjegjësitë personale  që ndjen secili vetë, dhe me nivelin  kulturor që ka  ai. Pashë një  kronikë një ditë ku një televizion privat tregonte që Athina Onasi mbesa e miliarderit  të madh Aristotelit të madh,  hapi një ekspozitë në Britani me  antikuaret  e nënës  së  saj Kristina Onasit. Spikeri nuk dinte të thoshte Onasis por thoshte o Isis, O Isi, O Isi.Kjo ka të bëjë me sedrën profesionale dhe me përkushtimin që  ka  secili. Ne si folësa (unë dhe kolegët e mi) nuk përfaqsonim më një grup njerëzish, përfaqsonim një popull  të  tërë. Kështu na edukonin drejtuesit. Ishim përfaqësues  të 4 milionë shqiptarëve. Përgjegjësia  ishte e madhe dhe pregatitja që duhej të bëja unë duhej të ishte e tillë, duhet  të isha i saktë. Këtë nuk e arrita vetëm në sajë përpjekjeve të mia profesionale, por arrita nëpërmjet vërejtjeve, sugjerimeve që më bënin vetë njerëzit e  thjeshtë, shokët, etj. Folësi komunikon me të gjithë kategoritë njerëzore, jo vetëm me analfabetin por edhe me akademikun.Mënyra  që duhet  të flasi folësi duhet të jetë aq e kapëshme, saqë duhet ta kuptojë edhe analfabeti por edhe  akademiku.

Ju në fillimet tuaja nuk keni bërë gabime të tilla ?

As që bëhet fjalë. Athere kaloje në vrimë të gjëlpërës. Unë hyra si spiker shumë i ri. Isha i pari spiker me arësim të lartë  që u emërova.Spikerat që gjeta  unë aty nuk e  kishin arsimin e  lartë, por ishin njerëz me talent, të përgjegjshëm, studiues, të dashuruar me punën. Unë  gjeta atje mjeshtërat e folësve  shqipe, si Vera Zheji, Feride  Konomin etj. Me këtë grup u  përgatita unë si folës.Unë erdha nga një shkollë artistike. Kërkesat për materialet që lexoheshin në lajme, qoftë lajme politike, letrare, kishin kërkesa  artistike ishin maksimale. Në  këtë rrugë  hyri  e folura në radio-televizion.. Më vonë Virgjil Kule, Tefta Radi, 

Kur  filloi   emërtimi “ Revista Televizive” si emision?

Në vitin ‘70-të,  ka filluar  emisioni i  lajmeve “ Revista Televizive”. Që në këtë vit kam qenë drejtues kryesor i lajmeve.

A organizonit konkurse apo seminare për folësa në atë kohë?

Ne  organizonim kurse për folësa që në vitet  1968 në radio, me  vendim drejtorie, me program  të caktuar. Nga këto kurse kanë dalë që nga Çlirim Poro, Ismail Shara, Zerina, Vjollca Vokshi . Kam qenë mësimdhënës i tyre.

-Ka  pasur  shumë kërkesa  në  drejtim të folësave?

-Po ka  pasur  shumë kërkesa.

Përse ju larguan nga Televizioni shqiptar ?

Populli shqiptar  nuk  ka ecur sa duhet përpara sepse ne  meremi  me probleme që kanë të bëjnë me fiset me zakonet, inatet, mëritë, dhe me gjëra koti. Më  erdhi një letër anonim nga fshati im.Në letër thuehej se nëna ime kishte  kushërirë të parë, të dytë,të tretë të arratisur në Greqi. Këto ishin  në vitet 40-45-së. Ndërsa babanë e akuzonin si anëtar të Partisë Fashiste. Anëtar i partisë fashiste në atë kohë ishte kushdo, që punonte në adminsitratë. Pra ishte një urdhër që kushdo që punontë në adminsitratë automatikisht ishte antar i Partsë fashiste. Babai duke qenë mësues, rregulli e përcaktonte të tillë. Donte s’donte ai. Pra kjo ishte arsyeja

More mundimin ta sqaroje këtë problem ?

I shkova  disa  shokëve të  babait tim që ishin anëtarë të Byrosë Politike  dhe as  nuk më morën në konsideratë  fare  kërkesën time.

Po ju vetë keni qenë antar i Partisë së Punës?

Unë nuk kam dashur kurrë të bëhem anëtarë partie sepse e dija se në përbërje të organizatës  bazë të partisë ishin njerëzit më të paaftë.Ato mbaheshin  vetëm me ato teserën e kuqe, ata e shkatërruan atë parti.Unë edhe në rrugë të shkoja, edhe në televizion njerëzit më thonin profesor.Të gjithë dështakët i sollënm drejtues në Radio Televizion.Nga klasa punëtore sollën shefa kuadri.

Mund të na veçoni ndonjë nga drejtuesit e RTSH ?

Kanë qenë shumë. Profesionistë. Por Festivali i 11-të solli katrahurën në televizion. Larguan Todi Lubonjën, iku dhe  Nefo Myftiu  që ishte  Drejtoreshë e  Brendshme e Radios.Ajo që në 70-tën, u bë  drejtoresha e informacionit të televizionit shqiptar dhe  mblodhi të gjithë ajkën e profesionistëve. Ajo mblodhi Alfons  Gurashin, Agron Cobanin,Tomor Toporen etj.

Rehabilitimi

Më hoqën më 1 korrik 1974 dhe më çuan  punëtorë në fermë me gjithë gruan.Mbas  dy vjetësh më thirri Simon Stefani  që ishte sekretar i Parë i Tiranës  dhe më çoi Drejtor të Kulturës  në zonën e Lurës për dy vjet.Më vonë drejtor në Pallatin e Kulturës Ali Kelmendi. Në  vitin 1980 fillova bashkëpunimin me Radio Televizionin. Atëherë filloi restaurimi im biografik. Në vitin  1981  filluan ngjarjet në Kosovë që kërkonin  pavarësinë  dhe Shqipëria mbajti qëndrimin e saj  me  disa artikuj shumë të fuqishëm. Një prej atyre artikujve  ka qenë i marsit i vitit 1981. Artikulli  e kishte titullin “Kush e  nxiti armiqësinë midis popullit të Jugosllavisë”. Ishte historik-shkencor-politik-ideologjik. Dikush e lexoi nga spikeret në radio e lexoi por udhëheqja  dhe nuk e pëlqeu. Dhe i thanë se i vetmi që mund ta lexojë mirë është Kiço Fatjari. Më morën dhe më dhanë tekstin. E lexova disa herë vetëm. Pastaj në radio. Kisha emocione të jashtzakonshme pasi ishte një artikull bombë , patriotik. Të jepte zjarr. Aty ishte shkëlqimi im atë ditë që u  transmetua ajo. Ngjarja  për të cilën unë flisja më ngacmoi shumë..Unë bëra një lexim artistik të përkryer të gjithë  që e dëgjuan  e pëlqyen shumë. Ngjarjet e jashtëzakonëshme kanë lexime të jashtëzakonëshme. Ajo ishte ngjarje kombëtare. Isha shumë i zhytur në ato materiale.Unë lexoja dhe dridhesha i tëri dhe më rëngjethej mishi. Pas atij momenti të gjithë materialet që ishin për Kosovën kalonin nëpërmjet meje.Unë dashje pa dashje jam quajtur spikeri i Kosovës. Më vinin urime nga populli i Kosovës, disa mendonin  se isha  kosovar, pastaj morën vesh që unë isha himarjot.

Përveç folësit çfarë emisionesh keni bërë  në RTSH?

Emisionet

-Në radio kam bërë në emisione speciale  të gjithë letërsinë e viteve ’30-të  të Nonda  Bulkës,Qemal Stafës, Migjenit, Petro Markos e të tjerë. Këto i kishim të gjithë të regjistruara në radio. Kur ika unë në vitin 1974, dy nga redaktorët e redaksisë së kulturës komunista i hoqën nga arkiva këto emisione vetëm se ishte zëri im. Por nuk më dëmtuan mua  por arkivën.Nuk ka më Nonda Bulka  të regjistruar.Hoqën nga televizioni kronikat  e mia.Në televizion pastaj kam bërë cikle emisionesh muzikore.Me Albert Mingën kam bërë 2-3 cikle emisionesh. Në vitin 1972 kemi  bërë festivalin e 8-të të këngës në radio Televizion. Në vitin 1972  kemi bërë edhe një emision në studiot e Televizionit Shqiptar me një regji absolute, me një transparencë figure dhe me një komunikim skenari, me një tekst të improvizuar të thjeshtë.Kam bërë edhe  emisione muzikore si ai “Për ty atdhe” në të gjithë Shqipërinë  me këngëtartë më të mirë të asaj kohe,me  Justina  Alia, Ema Qazimi që janë në arkivën e televizionit Shqiptar. Pastaj në vitin 1984-1985, u dha si orientim për të bërë një emision për  etnogjenezën shqiptare, ku u formuluan disa skenare  dhe  do të bëheshin 26 emisione me metrazh të gjatë nga 3 orë secili për të gjitha  rrethet e Shqipërisë. U mblodh një grup specialistësh, arkeologë, historianë, bënë skenarin dhe iu ngarkua regjisorit Dhimitër  Pecani, me Fatmir Lelën operator, kështu u krijua një grup dhe u dha një orientim që atë emision ta bëja unë.Ky emision u realizua në këmbë dhe jo ulur dhe ishte i pari në historinë e televizionit Shqiptar. Ai emision u bë i thjeshtë pa tekst, unë vetëm flisja pa  letra.Kam bërë 26 emisione  të cilat janë në  arkivë. Ky emision ishte mujor, dhe zgjati tre vjet. Kemi shkuar deri tek shpella e Trenit në Prespë, në 
Bitickë atje ku janë  pesë  varret  ilire  dhe kemi xhiruar.

Ky është emisioni më i bukur i juaji?

Është emisioni më i bukur dhe më i arrirë profesional, më i kompletuar  më i përgjegjëshëm.Ky emision i kishte brenda të gjitha elementë e tijë si historik  kulturor, shkencor. Ky emision ishte edhe intim sepse ne hynim edhe nëpër  familje.

A keni marrë ndonjë vlerësim nga Enver  Hoxha?

Kur lexoja artikujt për ngjarjet e Kosovës më vëzhgonte shumë drejtori i radios Agim Papaproko që ishte gazetar dhe drejtor i radios në atë kohë. Në studio, jo përballë  meje por  anash, rrinte  Çajup Rusmaili.Unë tregoja artin tim të të folurit. Kam lexuar edhe nekrologjinë e Naserit  dhe të Ho Shi Minit, dhe njoftimin për vrasjen e  Mehmet Shehut dhe nekrologjinë  e Enver Hoxhës në radio. Por leximet për Kosovën ngelen ndër më të dashurat dhe ato me më përgjegjësi për mua. Kur dal një ditë nga studio i  lodhur Çajupi më thotë se më ke bërë një nder  shumë të madhe se një herë në tre  ditë më  merr Enver  Hoxha në telefon  dhe më thotë se “bravo ju  qoftë për  ato artikuj, ai djalë lexon shmë bukur dhe përgëzojeni atë djalë. Ai djalë nuk  lexon por  këndon këngë patriotike”.

Ti e  ke  dhënë  lajmin e  vdekjes  së Enver  Hoxhës?

Lajmin e kam dhënë në radio (në TV vetëm në mëngjes). U kërkua  që lajmi të  lexohej  çdo dy orë Vonë kam takuar  të burgosur  politik,  personalitete, që më kanë  thënë se ti na ke bërë të qajmë neve në burg.Ai neve na ka futur në burg padrejtësisht  por  ti me  mënyrën tënde të leximit na detyrove të qajmë.Unë e trajtova si një poemë poetike lajmin.Një ngjarje e jashtëzakonëshme ka lexime të jashtëzakonëshme. I kundërt  ishte njoftimi i vrasjes për Mehmet Shehun. Ajo nuk ishte nekrologji, nuk kërkonte atë impulsitet, nuk kërkonte atë ndjenjë, emocion por kërkonte  indiferencë, ftohtësi dhe vetëm llogjikë. Llogjika  duhet, sepse është llogjika e  frazës.

Po me Ramiz Alinë çfarë do të veçoni ndonjë rast  interesant?

-Nuk kam ndonjë  mbresë të  veçantë.Por në ngjarjet e  Kosovës në vitet  1985-1986, unë  pata  një polip në grykë në  kordën e  krahut të  djathtë  dhe  ishte një operacion i cili nuk mund të bëhej këtu nga specialistë  tanë. Specialistët   mbas  vizitës  aritën konkluzionin që  më  mirë të bëhej  jashtë sepse është profesionist dhe mund ti ikte zëri.Iu referua ky problem shokut Ramiz. Në atë kohë ai ishte President. Kjo ishte në vitin  ’87-të. Ai dha  urdhër  që unë  të  dilja  me një grup të televizionit.  Ky urdhër u vonua dhe  mw pas ai e pwrswriti nw mwnyrw tw prerw se duhet të shkojë  patjetër  jashtë shtetit të operohet  sepse zëri i spikerit i radio –televizionit  është më i domosdoshëm se  i Presidentit të Repuplikës.

Çfarë të veçantash kishte në emisionet për Kosovën?

Ne si individ kishin kërkesa profesionale por kishin dhe thjeshtësinë dhe modestinë që të pyesnim për gjëra që nuk i dinim dhe nuk i kuptonim.Unë konsultohesha shpesh me Robert Zhvarcin, ky ishte një mik i imi, shkrimtar, përkthyes.Jam konsultuar edhe me të tjerë.Në  ngjarjet në Kosovë në atë kohë   ishte shprehja lëvizje  iridentare, që  akuzonin serbët për Kosovën.Dhe  për  këtë  unë  pyesja Robertin.Ai më tha se kjo lëvizje ishte e shekullit e 11-të në  Itali që u quajt lëvizje  brenda e  qyteteve dhe e shteteve. Todi Lubonja

Mbani mend ndonjë gabim teknik gjatë leximit që të ka lënë shije të hidhur më vonë?

Kjo nuk ishte një kërkesë luks i një njeriu  por  ishte një kërkesë që ke një përgjegjësi përpara. Në vitin  1972 më 28 nëntor unë kisha të gjithë revistën televizive. Atë  natë meqë  ishte 28-29 Nëndori kishte shumë veprimtari  kulturore-artistike-ceremoniale nëpër ambasada..Më kujtohet që lajmi i  fundit i asaj  reviste televizive  ishte një pritje që kishte bërë ambasada shqiptare në Romë. Ambasadori Ksenofon Nushi një miku im dhe bashkëfshatar imi dhe i afërt  familjar i imi,kur  unë e transmetoj lajmin mua nuk më del Nushi  por e  shqiptoj Nusi.Unë  në atë  kohë nuk e ktheva e të thoja më falni  dhe është Nushi por e lashë ashtu siç  ishte. Todi Lubonja drejtor i Përgjithëshëm më merr  në telefon sa  mbaroj buletinin e lajmeve dhe më thotë se  eja  pak në zyrë. Kur u futa në  zyrë Todi më tha din të thuash “SH”, dhe më spjegoi se kisha thënë Nusi dhe jo Nushi.
Eshtë një mungesë vëmendje më bërtiti dhe i ra tavolinës. Jo se  është mungesë artikulimi i them unë, por fola 45 minuta dhe studioja nuk ka  ajër të lagështuar, u tha   pështyma  dhe gjuha  nuk  arrin ta  thotë Sh.

-Po më  vonë  si vazhdoi  jeta juaj  nga TVSH-ja?

-Nuk u shkëputa nga TVSH-ja, por më shkëputën në vitin 1992. Kur  u ndërrua  sistemi u mblodhj aty një këshill drejtues  dhe  morën një vendim dhe një analizë të gjithë  punonjësit e televizionit  dhe thanë se ky (për mua) i ka  shërbyer monizmit. Po ashtu për Alfons Gurashi dhe Virgjil Kulen, folësit më të mëdhenj të ekranit shqiptar !!!

-Ke  ndonjë peng në jetë duke qenë nismëtar i shumë gjërave në Radio-Televizionin shqiptar?

-Në qoftëse nuk do të kisha probleme me  rënien  e refleksit  të  të  parit sot, do të kisha bashkëpunuar me ndonjë televizion privat dhe do të hapja  një shkollë, ose një kurs  për të pregatitur spikera dhe jo lexues lajmesh .

-Si mendoni ju s e sot ka vetëm lexues  lajmesh?

-Po.

Unë u befasova  se unë kurbën time morale  e kam ngritur, por  paradoksi i njerëzve që janë rritur me mua dhe  kanë  studiuar.Unë nuk kam  qenë kurrë komunist, as anëtarë i byrosë,as anëtar i Komitetit Qendror, as anëtarë Pleniumi, as anëtarë i thjeshtë partie.Kam qenë një specialisti mirëfilltë, i të folurës  shqipe  dhe e kam për nder që gjuhën time amëtare e kam ditur ta përdor dhe e përdor  në mënyrën më të përkryer, dhe për këtë kam marrë vlerësimet më të mëdha të gjuhëtarëve  më të mëdhenj shqiptarë.Ata  thonin  se folësit e radio-televizionit janë përdoruesit më të shkëlqyer të gjuhë shqipe. Ne jemi hulumtuesit e gjuhës shqipe, kërkuesit por  përdoruesit janë ata.

-Kush ishte motivacioni që  ju larguan nga Tvsh-ja?

-Motivacioni ishte se i kisha shërbyer  me besnikëri monizmit.

-Kush ka ikur  njëkohësisht me ju  në atë kohë?

-Kam ikur unë, Alfons Gurashi dhe nuk e mbaj mend  tjetër. Unë I kam  shërbyer  publicistikës shqiptare, televizionit  shqiptar, kulturës  kombëtare shqiptare dhe do tishërbej. Njerëz të tillë edhe për moshën edhe për aftësitë profesionalistike  mbahen në  institucione.Nuk  zhduket nga institucionet. Mbas  meje  ikën të gjithë  si Virgjili, Tefta.I vetmi njeri që mbahet është vetëm Dhimitër Gjoka.Ajo ishte një shkollë që ne e krijuam sepse nuk ekzistonte asgjë  në Shqipëri.Unë që  isha I kësaj pune unë shikoja RAI-n dhe spikerin kryesor,unë shikoja se çfarë elementi mund të marr nga ky dhe ta përshtas me veten time.Kjo ishte shkollë  për të tjerët.Ishte edhe radio Korça, Radio Shkodra, radio Gjirokastra,radio Kukësi ku të  gjithë  flisnin në dialektin e  vet, ndërsa ne e unifikuam të folurën. E folura zyrtare është një dhe flitet  një.Spikerat dhe folësat duhet të flasin gjuhën amëtare në mënyrë të  përsosur.

-Po ju pastaj shkuat direkt në emigracion?

-Jo nuk shkova në emigracion.Unë isha Drejtori I Pallatit të Kulturës Ali Kelmendi.Ai I Pallatit vazhdoi punë deri në vitin 1994-1995 dhe pastaj me një vendim ky pallat kulture u shkri dhe u sekuestrua dhe unë ngela pa punë. Bashkëpunova me dy privatë që merreshin  me tregti dhe unë punova si përkthime.Shkova për një kohë në Greqi tek fëmijët dhe rrija pa punë tek ata.Erdha kërkova punë përsëri në vitin 1997 fillova si bashkëpunëtor ku më ndihmoi Albert  M inga. Televizionin Shqiptar e njeh Ylli Pepo dhe Albert Minga, Ëngjëll Ndocaj,Dhimitër Pecani këta e njohin televizionin shqiptare ndërsa të tjerët janë kalimtar. Fillova të merrem me televizionin e Vefës ku ishte në organizim e sipër.Ky kishte një aparaturë të shkëlqyer dhe thamë të bëjmë një television model, ai punonte me dixhital.ishte një kryeinxhinier shumë të mirë.studiot ishin nga më të mirat  dhe kamerat  nga më të mirat e Evropës dhe mendova të krijoj një staf të përkryer por pas disa muajsh dolën problemet që kishte ai me shtetin shqiptar dhe e sekuestruan. Më thirën në dy televizione private.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora