Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dibran Demaku: Poezi e shkruar me dashuri

| E shtune, 25.03.2017, 10:11 AM |


POEZI E SHKRUAR ME DASHURI DHE ME PASION

Drita Kosumi-Syla: “Mos ma kërko ikjen“, Shëpia botuese“Atunis“ Prishtinë 2016

Nga Dibran Demaku

Ngrehina e quajtur Poetikë apo Poezi,  mbase e vjetër mbase sa vetë njerëzimi, është sot ngrehina më e lartë dhe më e përsosur e mendjes njerëzore. Është ngrehinë e nisur kur e kur dhe e cila nuk përfundon asnjëherë së ndërtuari. Gjenerata e gjenerata njerëzore kanë vënë gur e tulla ndërtimi(vargje poetike) në këtë ngrehinë dhe ajo vazhdon të lartësohet ashtu e bukur, ashtu krenare…Dhe kështu shtati i saj do të rritet e rritet sa të ketë jetë njerëzore në planetin me emrin Tokë…Poetika apo Poezia më shumë se ngrehinë me kate është një ngrehinë shumështresore si ato metalet e çmuara, te shtresuara e të paluara nën sipërfaqen tokës…të cilat i ka zbuluar mendja njerëzore dhe nga atje i nxjerr për nevojat e veta jetësore…Edhe Poetikën apo Poezinë mendja njerëzore e ka zbuluar të shtresuar e të paluar të fshehur në labirinthet e shumta të shpirtit, për ta nxjerrë nga atje që ta shijojnë të gjithë pjesëtarët e shoqerisë njerëzore…

Se cili ishte i pari njeri që bëri apo krijoi vargun e parë poetik, ne nuk e dijmë,  ashtu siç nuk e dijmë edhe të dhënën tjetër se ai varg i parë ishte i atij që e tha apo e interpretoi i pari, apo edhe ai e kishte dëgjuar nga ndonjë tjetër…Sepse sot dihet botërisht se vargjet e para poetike,  ne fillimet e tyre janë krijuar dhe interpretuar apo bartur nga njëri poerson tek tjetri në mënyrë gojore, sepse atëherë nuk kishte as germa të alfabetit e as mjete për shkrimin e tyre…Poezitë dhe shkrimet apo të themi këndimet e para të shoqërisë njerëzore janë krijuar dhe bartur tek njëri-tjeri në formë gojore…Pastaj me zbulimin e shkrimit, ato krijime qe u kishin rrezistuar shekujve kishin filluar që të shkruheshin…Për këte arsye sot shumë „Perla poetike“ të mendjes njerëzore,  nuk u dihen autorët, por në fund të tyre shkruhet „autori anonim“…

Me zbulimin e shkrimit dhe të mjeteve të tjera, shoqëria njerëzore do të fillonte që t`i shkruante të gjitha ato vargje poetike që u kishin rrezistuar kohërave. Dhe ne sot kur i lexojmë ato krijime të dalura nga mendjet e ndritura të „krijuesëve anonim“ fascinohemi nga bukuria e persosur e atyre vargjeve…Dhe domosdo na shkon mendja se mbase ato krijime në fillimet e tyre mbase nuk kanë qene aq të bukura dhe të përsosura, por meqë derisa kanë ardhur tek ne kanë kaluar nëpër mijëra e mijëra gojë të bartësve apo interpretuesëve dhe secili nga ata e kanë shtuar ndonjë simbol apo metaforë të tyren…Prandaj ato, pra krijimet e „autorëve anonim“ vijnë tek ne aq të bukura dhe te persosura…

Në ngrehinën shpirtërore të shoqërisë njerëzore, edhepse vonë, tmerrësisht vonë e kanë dhënë kontributin e tyre edhe krijuesit shqiptarë…Themi vonë, tmerrësisht vonë, për shkakun e thjeshtë, pasiqe sipas zbulimeve të fundit thuhet se Gjuha shqipe, pra gjuha e kombit shqiptar është Gjuha e tretë e njerëzimit. Para Gjuhes së shqiptarëve qenkan vetëm Gjuha armene dhe Gjuha greke. Dhe siç thonë shkencëtarët Gjuha shqipe, pra Gjuha e kombit shqiptar qenka ndër tri Gjuhët më të vjetra të shoqërisë njerëzore…Por, edhepse vonë, tmerrësisht vonë, Gjuha shqipe dhe krijuesit shqiptarë në ngrehinën njerëzore shpirtërore të quajtur Krijimtari, në përgjithësi dhe në Poetikë apo Poezi, zënë vend të lartë, në krahasim me numrin e tyre…

Në pjesën shqiptare të ngrehinës botërore të Poetikës apo Poezisë, sot e këtu kemi krijues me të cilët krenohemi dhe do të krenohemi gjithnjë…

Drita Kosumi-Syla, në botën letrare në përgjithësi, apo në botën poetike shqiptare, hyri siç thuhet në popull“ me këmbë të mbarë“…Edhepse relativisht vonë, ajo hyri në botën poetike me stilin e vetë, pothuajse krejt të veçantë. Një përshtypje të tillë fitohet sapo të kesh lexuar poezitë e saj të para. Drita poezitë e veta i shkruan me dashuri dhe me pasion…Andaj ky fakt atë e bën krejt të veçantë. Ajo, pra Drita, para se ta publikoje vargun e saj e shkruan dhe e rishkruan shumëherë, derisa të jetë e bindur se vargu i saj eshtë i pjekur dhe bërë për publikun. Dhe domosdo që kur vargu shkruhet e rishkruhet shumëherë para se të publikohet, ai do të dali i pjekur artistikisht dhe i këndshëm për lexuesin:“Vetëm sonte dua të jam poete/e këngës së shpirtit tënd/për t`i kënduar ninullat tona të lumturisë/ dhr botës tënde magjike t`ia hap shtigjet/ në kroin e dashurisë“ –thotë Drita në këto vargje nga poazia me titull:Emri yt, në vargun tim…

Drita Kosumi-Syla deri më tash ka botuar dy libra poetik;“Falma këngën varg“ dhe „Mos ma kërko ikjen“. Në të dy këto përmbledhje poetike, Drita ka shkrirë tërë mundin dhe talentin e vet krijues. Në të dy librat e saj Gjejmë poezi të shkruara me dashuri dhe pasion, me motive nga më të ndryshme. Por, në këtë vështrim ne do të ndalemi tek libri i dytë poetik i Dritës me titull mjaft poetik dhe asociativ:“Mos ma kërko ikjen“. Edhe në këtë libër poetik, sic e cekëm edhe më lartë, Drita, në krijimet e veta poetike i ka me motive të ndryshme si:motivin e dashurise, motivin social, motivin përkushtues etj. I ndarë në katër cikle:Pranverë në shpirtin tim; Liria me diell në sy; Kur flet zemra dhe Emri yt në vargun tim, libri në fjalë si t tillë është konceptuar në mënyrë do të thoshim perfekte, edhepse disa nga poezitë e shpërndara në ciklet e tjera do të mund të renditeshin tek cikli i parë me motivin e dashurisë-Pranverë në shpirtin tim…Por edhe i konceptuar dhe i ndarë në mënyrën si është do të thoshim se libri nuk humbë asgjë në vlerat e tij ideo-artistike…Përkundrazi…Duke lexuar poezi me motivin e dashurisë edhe nëpër ciklet tjera të librit, lexuesi do të gjejë atë flladin e zemrës që sjellin me vete gjithëherë poezite e motivin në fjalë…

Tek Poezia e Dritës siç e cekëm edhe më lartë, mbizotëron motivi i dashurisë, por nuk mbetën prapa as motivet tjera si:motivi social, motivi i lirisë, ai përkushtues etj. Nëse do të bënim numërimin e poezive sipas motiveve, pothuajse gjysma e tyre është m emotiv të dashurisë, kësaj ndjenje shpirtërore dhe sublime të shoqërisë njerëzore, të cilës i kanë kënduar poetë e poete nga të gjitha meridianet e paralelet e Globit, andaj edhe Drita si krijuese nuk ka përse të mos i këndojë kësaj ndjenje. Përkundrazi ne do të thoshim se Drita poezitë e saj me këtë motiv i kam ë të realizuarat:“Mos me quaj poet/ nëse dashurisë së përflakur/ ia shkëpus krahët në fluturim.  Mos më quaj poete/nëse nektarin e shpirtit/ nuk e naaj me të gjithë. “ Apo:“ U pamë në pranverën e njomë/ me yllin polar hapëm shtigje të reja/ drejt botës së mbushur plot ëmbëlsirë. Notonim në liqenin valë-valë/ mbi krah të pulëbrdhave/ dhe shtrëngonim zingjirin e besës“…

Në poezitë me motivin e lirisë Drita u ka kënduar atyre që me pushke e penë u bënë flamurtar të lirisë së atdheut. U ka kënduar edhe të rënëve në luftën e fundit për lirinë e Kosovës:“Gjaku i krenarisë jehon në këngë/ në vendlindjen tënde plot bardhësi/ gaca e guximit shkrep shkëndija drite/se Kulla që të rriti s`duron plagë-shkruan Drita në poezinë e saj për Ylfete Humollin me titull:Lulenjomë gjaku…Apo:“Atdheut i dhurove/fjolla lirie/ dhe mbete ne histori/ trimereshë Dardanie-shkruan Drita per Heroinën e kombit-Xhevë Lladrovci tek poezia me titull:“Atdheut idhurove fjolla lirie…

Dhe kështu poezi pas poezie lexuesi do të gjejë prehje tek krijimet e Dritës të shkruara me dashuri e pasion. Poezitë e Dritës janë të kapshme dhe dhe të kendshme për secilin lexues, sepse ajo shkruan poezi pothuajse me të gjitha motivet e mundshme…