E enjte, 18.04.2024, 09:19 PM (GMT+1)

Kulturë

Albert Habazaj: Dita Botërore e Poezisë në Vlorë

E shtune, 25.03.2017, 10:00 AM


Albert Habazaj, 21 mars 2017 me poezinë Perla e Gjyshit

Dita Botërore e Poezisë në Vlorë

Nga Albert HABAZAJ

Poezia, princesha e Letërsisë zbukuron pranverën edhe për poetët e Vlorës. Dita Botërore e Poezisë kujtohet me nderim e thjeshtësi edhe nga poetët e Vlorës në Bibliotekën e qytetit. Merrnin pjesë poetë dhe shkrimtarë të qytetit, të organizuar në Shoqatën e Shkrimtarëve dhe Artistëve “Petro Marko”, nxënës të shkollave, dashamirës të poezisë, pjesëtarë dhe të afërm të poetëve me origjinë nga Vlora, të njohur në shkallë kombëtare, por që kanë ndërruar jetë, si dhe intelektualë të qytetit.

Për rëndësinë e Ditës Botërore të Poezisë kanë folur drejtori i Bibliotekës Publike të Vlorës Çlirim Hoxha, Prof. Dr. Bardhosh Gaçe, “Mjeshtër i Madh”, kritiku Eqerem Canaj, studiuesi Albert Habazaj etj, si dhe kanë interpretuar poezitë e tyre poetët e pranishëm Gaçe, Canaj, Habazaj, Liljana Zogaj, Hiqmet Mehmetaj, Astrit Hajdini, Dero Murataj, Fatma Jasini, Ruzhdi Barjami, Shefqet Musaraj, Foto Bixhili, Faslli Koçiu, etj.

Gjithashtu nxënës të shkollave të qytetit interpretuar poezi të zgjedhura nga poetët kombëtar shqiptarë.

Për nxënësit e talentuar të fjalës artistike u shpërndanë çertifikata vlerësimi, libra me poezi dhe stilolapsa nga Këndi Amerikan pranë Bibliotekës.

Për nderim të 21 Marsit, në mjediset e brendshme të Bibliotekës Publike “Shevqet Musaraj” të Bashkisë Vlorë u çel një ekspozitë me botime të autorëve vlonjatë.

Kumtuesit, substancialisht njohën pjesëmarrësit dhe ndanë mendimet me ta për këtë ditë frymëzimtare, që rezonon bukur edhe me ekuinoksin pranveror. U theksua se, që nga viti 1999, data 21 mars është shpallur nga UNESCO Dita Botërore e Poezisë. Vendimi i marrë në Kongresin e 30-të të kësaj agjencie, zhvilluar në Paris, ka si objektiv kryesor mbështetjen e diversitetit linguistik përmes shprehjes poetike.

Në të njëjtën kohë, caktimi i një dite ndërkombëtare për poezinë bëhet edhe me qëllimin për t’i kthyer kësaj gjinie të letërsisë funksionin e saj të parë, traditën gojore. Kjo traditë është ripërtrirë me poezitë murale të Leidenit, si dhe me poezitë e rrugës. Qyteti Leiden, në Holandë është zbukuruar në një masë të madhe të tij me “poezi murale”, qysh nga viti 1992 me poezi të  poetes ruse Marina Tsvetajeva, të poetit spanjoll Garcia Lorca etj. poemat e pikturuara në godinat e Leidenit janë shkruar në gjuhën gjermane, spanjolle, ruse, turke, kineze, marokene etj., duke qenë dëshmi e një diversiteti të madh kulturor, porn ë të njëjtën kohë dhe një bashkëjetesë multilinguistike. Shumëgjuhësia  në penën e shpirtit të bukur njerëzor të poetëve universalë bëhet e bekuar nga dielli. Krahas poezive murale një tendecë e re është shfaqur në shumë qytete amerikane apo australiane viete e fundit me poezitë e shkruara në rrugë. Poeti, nuk i shkruan me laps e letër, por, me ndihmën e grafitit, skalit në trotuar apo asfalt vargjet e poezisë së tij. kështu ka vepruar poeti Robert Adams në një rrugë të Melburnit, duke përshkruar 1 km në këmbë.

Aktiviteti u ndoq dhe u transmentua nga mediat vizive të qytetit. Faleminderit dhe Mirënjohje televizioneve lokale "TV 6+1 Vlora", "Fokus tv", Tv Real", "Vlora channel".

Për Ditën Ndërkombëtare të Poezisë, ndava me miqtë poetë e dashamirës të Princeshës së Letërsisë gëzimin tim të madh që u bëra gjysh, fat, të cilin ma fali mbeskëza ime (Vajza e djalit) dhe unë krijova e interpretova vjershëzën "Perla e gjyshit", në Bibliotekën Publike të Vlorës.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora