E merkure, 24.04.2024, 06:37 PM (GMT+1)

Kulturë

Safet Hyseni: Monument i tri dashurive

E shtune, 25.03.2017, 08:35 AM


Një poezi “Monument i tri dashurive”

Të dashurosh Tokën, Lirin dhe Dashurinë i gjen tek poetja Kaltrina VB Hoti

Nga Safet Hyseni

Poezia “Të gjeta” është një histori e vërtetë kur luftëtari i lirisë në Kosovë gjen kufomën e foshnjës dhe të gruas së vetë të cilët ia kishin vrarë kriminelët serb. Poezia “Të gjeta” është një monument lirie, mund të thuhet dhe monument atdhedashurie apo sakrifice, ku autorja me artin e saj na bënë të ndjehemi të mallshëm, të dhimbshëm, krenar e dinjitoz. Mbi të gjitha nëpërmjet luftëtarit baba e bashkëshort ajo na dëshmon për një qëndrim trimëror e fisnik, për një luftëtar që për ideal ka lirin, e atdheun i cili së fundi aq bukur dialogun me dheun e kuq (të përgjakur) ku na e bënë me dije se sakrifica për liri është e pafund. Fëmija është një pjesë e shkëputur nga trupi i prindërit andaj dhe luftëtari pasi i gjen më të dashurit e vetë, së pari puthë vajzën e tij foshnjë dhe dialogun (bënë monologun) me shpirtin e saj duke shtrënguar trupin e gjakosur me dheun e kuq. Përse është “poezi monument”, jo pse ka një histori të dhimbshme e tragjike por përse ka dashuri aq të kthjelltë e të pastër, aq dinjitoze e të thjesht, aq mall e sakrificë, sepse është një roman dashurie për dheun, atdheun, lirinë. Është monument se ruhet nga fjalët që pështirosin, ruhet nga urrejtja dhe i gjithë subjekti zhvillohet në një dialog (monolog) të luftëtarit me dheun.

Strofa e parë:

Toka të kishte puthur papritmas

Vajtonte për Ty

Para kohe të mbështjelli me rrënjët e saj

Frymën e fundit në ëndërr ta shndërroj

Flejë foshnja ime!

Të gjeta;

Por nuk mundem të të zgjoj nga gjumi.

Babai i drejtohet në një mënyrë tejet dinjitoze të bijës foshnjë duke e ditë se çka sjell okupatori, ndërsa autorja me shumë përgjegjësi ndaj ngjarjes dhe së ardhmes. Toka vajtonte për ty, është një varg i bukur që shpreh pafajin dhe e njëjta tokë po me aq dashuri; “Frymën e fundit në ëndërr ta shndërroj” që do të thotë se me gjithë tragjiken e ngjarjes e ka mbështjell në vete me ëndrrat që ka një foshnjë. Malli për të dëgjuar edhe njëherë zërin e foshnjës bije aq bukur në vargun e fundit që poezinë e shndërron në art të vërtetë. “Por nuk mundem të të zgjoj nga gjumi”.

Në strofën e dytë autorja na sjell vargje tejet të gdhendura ku rrëfehet malli i një dashuri të oxhakut familjar përmes harmonisë që ruhet nga vargu në varg. “Me mallin tim sytë i kishe të hapur/ Edhe një puthje të përgjakur të dhuroj?... për ta përfunduar me madhështinë e “Hija e lisit bëhet shtati yt/ Aty do ta pushoj shpirtin time/.

 

Të gjeta!

Me mallin tim sytë i kishe të hapur

Edhe një puthje të përgjakur ta dhuroj

Pusho e dashur!

Hija e lisit bëhet shtati yt

Aty do ta pushoj shpirtin tim.

Për të na e bërë që ta duam lirinë autorja në mënyrë të tërthortë na e sjell dialogun (monologun) e luftëtarit me tokën ku do duhet të pushojnë dy dashurit e tij. Ai jo që i kërkon tokës në strofën e tretë por dhe i premton “gurin e bardh” në strofën e katërt si simbol lirie. Kërkesat e  luftëtarit janë tejet humane dhe me vlerë për të trokitur në ndërgjegjen njerëzore se toka dhe liria janë si motra binjake që plotësojnë njëra tjetrën. Atje ku mungon liria toka ndjen dhimbje, kur toka ndjen dhimbje mbështjell ëndrra e dëshira të pafajshme se mungon liria.

“Mos e zgjo bijën time

Nuk e di çka është errësira

Ledhatoje dashurin që ma morën

Me duvakun e nusërisë mbuloja fytyrën

Puthja ime e fundit mos të kalbet.”

Dy vargjet e para tregojnë se fëmija nuk është në gjendje të ballafaqohet me errësirën, me frikën andaj autorja kërkon nga toka që të mos e zgjoj, ndërsa sa i përket ta dashurës kemi vargjet që poezinë ë shndërrojnë në një perlë të vërtetë. Vargu i fundit “Puthja e ime e fundit të mos kalbet” është një goditje metaforike që mund të thuhet varg antologjik. Për të mos e lënë luftëtarin që vetëm të kërkoj nga toka ai i premton në strofën e fundit se do ia sjell “Gurin e bardh” simbolin e lirisë. Poezia “Të gjeta” është një nga poezitë më të bukura në letërsinë shqipe ku autorja ka arrit që me artin e fjalës të na ushqej çdo herë ta duam tokën e cila ruan me të dashurit tonë, ta çmojmë e ushqejmë çdo ditë lirinë si ideal individual e kombëtar e mbi të gjitha ku gjen e shtrin shpatulla e atdheu i një kombi. Në fund më duhet të them se në poezinë e Kaltriva VB Hoti vijnë dhe të ulen në zemër e të zbresin në shpirt tre dashuri ndër më të bukurat që e ruajnë dhe e ushqejnë njëra tjetrën për të ngadhënjye jeta! Është dashuria për Tokën, Lirin dhe Dashurinë.

 

Të gjeta!

 

Toka të kishte puthur papritmas

Vajtonte për Ty

Para kohe të mbështjelli me rrënjët e saj

Frymën e fundit në ëndërr ta shndërroj

Flejë foshnja ime!

Të gjeta;

Por nuk mundem të të zgjoj nga gjumi.

 

Të gjeta!

Me mallin tim sytë i kishe të hapur

Edhe një puthje të përgjakur ta dhuroj

Pusho e dashur!

Hija e lisit bëhet shtati yt

Aty do ta pushoj shpirtin tim.

 

(Grushtin e mbushi me tokë të kuqe

Në plis të bardhë e pikoj)

 

Mos e zgjo bijën time

Nuk e di çka është errësira

Ledhatoje dashurin që ma morën

Me duvakun e nusërisë mbuloja fytyrën

Puthja ime e fundit mos të kalbet.

 

Unë do ta ruaj shkëmbin tënd

Derisa këmba ime shkel  përmbi ty

Vajto për plagën time

Tokë e kuqe

Gurin e bardhë ta sjelli

Kur të takohem me ty. |Kaltrina VB Hoti|

 

|Kaltrina VB Hoti|

 

Fjala që rrinë gjithmonë e mrroltë është “lufta”. Ajo e merr anën njerëzore nga bukuria e jetës. Poezia është përkushtim i një nga të gjithë shpirtrat e plagosur që e humbi oxhakun e shtëpisë; foshnjën dhe gruan. I betuar për Atdhe nuk vajton me zë, vazhdon luftën kurse nga Toka kërkon të jet i vajtuar. |Kaltrina VB Hoti|



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora