E premte, 29.03.2024, 08:23 AM (GMT)

Kulturë

Gjon Keka: Gjergj Kastrioti arsyeja e ekzistencës

E premte, 24.03.2017, 09:04 PM


Gjergj Kastrioti arsyeja e ekzistencës dhe udha e rikthimit në Bashkimin Europian

Nga Gjon KEKA

Për të parë se sa vlerësohet një personalitet mbikohor ,apo një mbret i madh siç ishte Gjergj Kastrioti duhet parë se sa ka ndryshuar dashuria ndaj tij në mesin e popullit të tij , se sa shkruajn historianët e atdheut të tij për të dhe a është duke ecë ai popull në udhën e tij të trasuar me sakrifica e djersë të përgjakur.E nisa kështu këtë shkrim duke analizuar këtë se sa shumë është shkruar dhe admiruar figura e Gjergj Kastriotit në botë dhe ende admirohet e shkruhet edhe sot, ndërsa në mesin e kombit tonë ai jo që nuk është në qendër të shtetit,kombit ,në zyrat e qeverisë ,të presidencës ,të cdo institucioni demokratik ,kulturor e arsimor, por ai dhe vizioni i tij janë duke u mohuar, injoruar e madje edhe njollosur nga mbetjet osmane.

Ky yll i madh Europian i rrethuar nga yjet tjera të kombeve të Europës ishte gjatë jetës së tij instrumenti i Zotit për shpëtimin dhe udhëheqjen e arbnorëve në rrugën e natyrshme të tyre, si dhe i mbrojtjes së civilizimit të familjes sonë Europiane, ai sot duhet të jetë referenca jona, ylli ynë që duhet t'i referohemi për t'u rikthyer në familjen europiane, aty ku na ndau pamëshirshëm dhe me dhunë e barbari Perandoria osmane.

Se ky personalitet mbikohor duhet të jetë qëndra ku në mbështetemi si komb për të kuptuar dhe ec me krenari e guxim në rrrugën përpara ,rrugën me sfida ,por me sy të hapur dhe më dritën udhëheqëse në mendje ,pra vizionin dhe gjurmët e Gjergj Kastriotit i cili edhe sot është arsyeja e ekzistencës së kombit tonë, i qenjes sonë nga zhdukja nga barbarët osman. Shumë kronist ,shkrimtar e historian europian e botëror kanë shkruar mbi mbretin e madh të Arbërisë ,kanë marrë shëmbull në shumë shkrime dhe kanë vlerësuar atë dhe veprën e tij deri në qiell,kjo bëhet edhe sot ,por kjo duhet të bëhet akoma më shumë edhe nga ne vetë bijtë e tij ,pasardhësit e tij që jo vetëm ta njohim atë si vlerë të pavdekshme e udhëheqëse brenda nesh ,por edhe si udhrrëfyesin e përjetshëm në rrugën tonë drejtë ardhmes, sepse ai në kohën e tij nuk veproj e luftoj vetëm për kohën e tij ,por luftoj ,punoj e ndërtoj për të ardhmen e brezave ,pra të pasardhësve të tij, të kombit e atdheut të tij për të cilin deri në vdekje luftoj , e mbrojti dhe e udhëhoqi drejtë progresit, drejtësisë dhe ruajtjes e ecjes në atë që kishin lënë si testament paraardhësit e tij.Thjeshtë Gjergj Kastrioti u bë plotësonjësi i testamentit të etërve të tij, i testamentit të babit të tij që kur u detyruar me dhënë si skllavë tek Sulltani i kishte folur më zë shpirti e zemre për atdheun, për vlerat dhe identitetin ,për ruajtjen e tij dhe atë që kanë lënë paraardhësit nga barabrët. Dhe Gjergji të gjitha këto i ruajti në zemër e mendje dhe iu rikthye atdheut të tij për t'ia rikthyer dinjitetin ,lirinë dhe vlerat me të cilat ky popull kishte lindur e rritur dhe ishte ndërtuar në shtratin e tij të lashtë të Gadishullit Ilirik.

Duhet ditur se gjatë tridhjetë e një vjetëve të tij të udhëheqjes së Perandorisë famëkeqe osmane Sulltani bënte pushtim pas pushtimi,nënshtroj dy perandori, disa mbretër dhe dyqind qytete i pushtoj barbarisht,të gjitha këto i bëri pasiqë princët e krishter europian të asaj kohe nuk ishin në unitet.Por ky sulltan vazhdonte pushtimet, barbarit gjerësa i doli një nga trimat më të mëdhenjë që kishte lindur arbëria dhe e ndali, e ndali hovin e barbarit për ta shkatërruar jo vetëm arbërinë ,por edhe tërë kontinentin europian.

Ky mbret i madh i arbërisë rezistoj ,dhe korri fitore të njëpasnjëshme duke mos e lënë të ecë tutje kancerinë(Perandorinë osmane) ,por duke i rezistuar dhe luftuar me gjithë forcën deri në vdekje. Edhe në këtë rast për shkak të mungesës së ndihmës nga princët e krishterë europian Gjergj Kastrioti u bë i vetëm mburoj dhe shpëtimtar i Europës, por pas vdekjes së tij ,arbëria u pushtua barbarisht, ndërsa princët dhe kombet tjera europiane ishin bërë spektator të kësaj fatëkeqësie që kishte përshkruar arbërinë heroike të Gjergj Kastriotit. Europa i ka borxh Gjergj Kastriotit jo vetëm ngritjen e monumenteve të tij,të mirnjohjes por edhe të ndihmës në të gjitha fushat ndaj arbërisë për ta shpëtuar nga ndikimet turko-serbe dhe rikthyer atë në familjen e kombeve europiane ,familje për të cilën sakrifikoj Gjergj Kastrioti i madh i Europës.

Por kjo nduk do të thotë se shqiptarët të rrinë duarkryq, ata duhet t'i hapin sytë ,të njohin udhën e tyre, të mos bëhen vegëla të turqisë armike e cila gjithmonë në kohë vështirësie i ka përdor Shqipërinë dhe Kosovën për të bërë pazare me të tjerët, edhe sot në kohën e ndryshmeve në botën politike globale ajo po tenton të bëhet ura për realizimin e ambicive të saj ideologjike.Populli ynë duhet të mësohet që sytë e tyre të mos pengohen nga rrezet e diellit( dirtës), mos t'ia pengojn shikimin vetes, kombit ,sepse duke jetuar në dritë dhe duke shikuar me sy të pastër të vërtetën e kombit tonë ,udhën tonë ne si komb do të jetojm të lirë, në dritë dhe të bashkuar në familjen tonë europiane aty ku kemi vendin tonë të natyrshëm dhe historik. Prandaj është koha që shqiptarët të kapen për vizionin e Gjergj Kastriotit ,të kërkojn më ngulm nga bashkimi europian që t'i ndhmojnë udhës së tyre të rikthimit në atë familje dhe t'ia rikujtojn atyre se si Europa e djeshme edhe kjo e sotme e ka për detyrë morale dhe historike t'ia rikthej kombit të Gjergj Kastriotit testamentin në vend të vetë(pasi në mesin tonë nuk ka dal ende një njeri që ta udhëheq atdheun e Gjergj Kastriotit në udhën e tij dhe sipas vizionit të tij) ashtu që pasardhësit e tij të bëhen pjesë e familjes së bashkuar europiane.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora