Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kalosh Çeliku: Dukuri teknefese

| E hene, 20.03.2017, 08:18 PM |


DUKURI TEKNEFESE KULTURORE

NË SHTETIN E “PËRBASHKËT”

NGA KALOSH ÇELIKU

Sekretari Shtetëror z. Behixhudin Shehapi, në Ministrinë e Kulturës të Maqedonisë pas 27 viteve të ndryshimeve “demokratike” nëpër të cilën i kanë kaluar në pushtet, opozitë e Qevri gati të gjitha partitë politike shqiptare: PPD, PDSH dhe BDI, sot arrin të “zbulojë” në atë ministri të kulturës se, bëhet diskriminimi i kulturës shqiptare?! Edhe atë, sot e deklaron haptas sekretari shtetëror, sipas Alsat -M: “E ka pranuar edhe atë, sipas një përgjigje të sekretarit shtetëror në  këtë ministri, Behixhudin Shehapi. Në një përgjigje zyrtare për Alsat, ai ka thënë se sa i përket përfaqësimit dhe përbërjes kombëtare në institucionet e kulturës, numri I të punësuarve shqiptarë është shumë i ulët. Sipas tij për t’u arritur përfaqësimi adekuat, duhet më shumë kohë. “Ka vende pune shumë specifike që kërkojnë arsim përkatës, për të cilat vende pune ne nuk kemi pothuajse aspak kuadër të diplomuar në ato drejtime” ka theksuar Shehapi. Ai më tej ka bërë të ditur edhe strukturën e punonjësve në ministrinë e Kulturës, ku nga 160 të punësuar, 52 janë shqiptarë, duke sqaruar se megjithatë, statusi tyre dhe përfshirja e tyre në vendet udhëheqëse është në nivelin më të ulët. “Nga 52 shqiptarë, në vende udhëheqëse janë vetëm tre administratorë dhe mbi 90 për qind e të tjerëve janë me statusin më të ulët të administratës shtetërore, bashkëpunëtorë të rinj dhe nuk avancohen në bazë të mundësive që ofron aspekti ligjor” thuhet në njoftimin e Shehapit.”

Aspak nuk ka të vërtetë në këtë deklaratë teknefese të Shehapit (sekretar shtetëror), përveçse diskriminimit të kulturës shqiptare dhe numrit të të punësuarve vite me radhë në atë Ministri të Kulturës (52): “Ka vende pune shumë specifike që kërkojnë arsim përkatës, për të cilat vende pune ne nuk kemi pothuajse aspak kuadër të diplomuar në ato drejtime”, ka theksuar “guximshëm” Shehapi.

Qesharake, ë?! Shqiptarët, në ditën e sotshme me dy-tri universitete shtetëror e disa privatë, nuk paskan profesionistë për ato vende pune, për atë Ministri të Kulturës të “vëllezërve” të Njerkës?! Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptar në Maqedoni, vite me radhë reagon në Ministrinë e Kulturës dhe mjetet e informacionit për këtë dukuri të diskriminimit të kulturës shqiptare. Herë pas here edhe me shkrim, i ka propozuar si anëtarë komisioni profesionistë këtij institucioni shtetëror: doktorë të letërsisë e shkrimtarë. Përgjigja nga ana e tyre ka qenë, si për inatë: i kanë emëruar si anëtarë komisioni hoxhallarët, tollumbaxhinjtë e pedagogët e edukatës fizike?! Anëtarë komisioni partiak, që jo vetëm nuk e njohin letësisnë shqiptare, por as edhe kanë “haber” për shkrimtarët shqiptar. Mos e them edhe, se: nuk kanë libër në gjuhën shqipe, në shtëpi. E pyes, veten dhe Ministrinë e Kulturës pas kaq viteve: Imzot, vallë Parititë Politike Shqiptare deri më sot, nuk paskan pasur njohuri për këtë dukuri diskriminuese kulturore shqiptare gjatë këtyre viteve në pushtet e opozitë?! Vërtetë, edhe vetë bëj përçudi.

E ngrej zërin mu si dje deri në Qiell, unë autori i këtij shkrimi publicistik: Edhe, sa kohë: vite, ose shekuj duhet të presin shqiptarët për barazi kulturore me “vëllezërit” në këtë shtet të “pabashkët”?! Aspak, nuk është e vëretë deklarata e sekretarit shtetëror në Mimistrinë e Kulturës në R. e Maqedonisë, se ne shqiptarët: “nuk kemi pothuajse aspak kuadër të diplomuar në ato drejtime”. Përsëri, e pyes unë sekreatarin shtetëror, në cilët drejtime: të bananeve apo tollumbave?! Tekefundit, asnjë universitet në botë nuk jep diploma punësimi për shkrimtarët.

Shqiptarët kanë kuadro profesinal, edhe atë: mbi nivelin e maqedonasve, por problem tjetër është ai, se: pse, nëpër ministri të Qeverisë maqedonase, Partitë Politike Shqiptare i nxjerrin në treg këto zarzavate Kopështi me afate të skaduara përdorimi. Përmëtepër, maqedonasit si kuadro “profesionistë”, ulen në një tavolinë me kungujt e Stambollit, që nuk kanë “haber” nga Letërsia Shqiptare, maqedonase e ku më asaj botërore.

Përmëkeq, nuk e njohin gjuhën shqipe. Përkundër kësaj dukurie teknefese, vite me radhë vendosin për vlerat artistike dhe fatin e Letërsisë Shqiptare...