E shtune, 20.04.2024, 04:50 AM (GMT+1)

Kulturë

Lasgush Poradeci në foto të rralla dhe dorëshkrime jubile

E shtune, 30.08.2008, 11:50 AM


Lasgush Poradeci në ditët e fundit të jetës
Poeti në foto dhe dorëshkrime të rralla

Bardhyl Berberi

Në galerinë e arteve të Pallatit të Kulturës “Lasgush Poradeci” u hap dje një ekspozitë e veçantë fotografike dhe biblografike kushtuar poetit Lasgush Poradeci. Ishte organizuar nga shtëpia botuese Argeta –LMG dhe drejtuesi i saj, Mehmet Gëzhilli së bashku me të bijën e poetit, Marie Gusho e kishin menduar dhe si një homazh për Nafije Gushon, gruan e poetit, në 25 vjetorin e vdekjes. Ekspozita ishte një befasi për vizitorët e shumtë që ndoqën afro 150 fotot të poetit që nga vitet e rinisë deri në pleqërinë e thellë. Zinin vend të gjitha botimet e Poradecit në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, përfshirë veprat e përkthyera prej tij. Sheh poetin në Manastir, fare i ri, ku ndoqi kolegjin rumun, dhe më pas në Selanik, në Bukuresht, Vjenë, Grac.

Nën shoqërinë e Fishtës, Asdrenit, Koliqit, Aleks Budës, Tefta Tashkos, Ismail Kadaresë dhe deri kjo foto e rrallë, pak ditë para ikjes pa kthim. Poeti me sy të përmallur. Në ekspozitë gjen gjithçka që ai ka shkruar që është shkruar për të. Gjen konsiderata dhe artikuj kritikë që janë shkruar për veprën e Poradecit. Në një studim të Sabri Hamitit me rastin e botimit të veprës së Lasgush Poradecit në Kosovë, thuhet: “Në poezinë shqipe nuk ka poet që të ketë krijuar një sistem kaq të mëvetësishëm e orgjinal si Lasgush Poradeci...”

Në një kënd shohim poezinë e parë që ka shkruar në vitin e parë të liceut rumun në Manastrir:

Galiçica mal` i thatë

Me dëborë mbushur plot

Qajnë burrat, qajnë gratë

Qajnë vajzat derdhin lot...

“Më poshtë - shprehet Lasgushi - nuk e mbaj mend, por kjo do të jetë poezia e parë që kam bërë.”

Gjen edhe mendime të poetit mbi artin. Në një bashkëbisedim me miq, thotë: “Përpara të gjithave është poezia. Ajo formon shpirtin e kombit… Prandaj duhet shkruar poezi jo të mirë por shumë të mirë, jo të lartë por shumë të lartë, shumë të thellë, shumë të gjërë që t`i vemë shpirtit të kombit themele të shëndosha…”

Piktori Anastas Kostandini që aktualisht drejton galerinë e artit në Pogradec, tepër i impresionuar thotë: “Kjo ekspozitë duhet të konservohet patjetër nga Bashkia dhe nëse premtimi që shtëpia e Lasgushit të kthehej në muze, nuk u mbajt, le të vendoset ky material në një sallë të veçantë dhe për çdo vizitor që vjen në Pogradec dhe kërkon diçka për Lasgush Poradecin e gjen këtu me bollëk pasi këtu është gjithçka për poetin e madh.”

Duke lënë ekspozitën në pallatin e kulturës që mban emrin e poetit që nga viti 1988, të bën përshtypje që aty nuk ka një foto të Poradecit. Të vjen keq kur sheh suvanë e rënë nëpër korridore, xhamin e thyer të derës kryesore, e sa për atë pllakën historike që mbante të shkruar emrin e Lasgush Poradecit, e zbuluar nga Ismail Kadare në dhjetor të vitit 1988, ajo është zhdukur!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora