E enjte, 25.04.2024, 11:30 AM (GMT+1)

Kulturë

Rrustem Geci: Heroika

E hene, 13.03.2017, 02:00 PM


Rrustem Geci

 

H E R O I K A

 

Poemë për Kryengritjen e vitit 1981

 

Tek po pija  kafenë e mëngjesit

një zë  shumëzohej  nga  qyteti

lashë kafenë, dhe dola në rrugë

  Prishtinë  kudo  kryengritje

 

Ajo këngë e zëshme e Kosovës

ai zemërim gjigand i studentëve

bekimin  e  kishte  nga  populli

nga vuajtja e tij dhe padrejtësia

 

O sa heroik ishte  himn i rinisë

O sa e bukur mu duk Prishtina

Me tëra ato duar të bëra grusht

E pashë urtësinë e një vullkani

 

Unë, më i vogli poet i Kosovës

një qytetar i thjesht dhe pa tituj

mblodha vet disa pika të gjakut

që ai Marsh i lirisë  të shkruhet!..

2

Studentët, loçkat  e  shpirtit

më të mirët  e kombit, më të

dashurit; më të patremburit

thyen xhama, pasqyra, orendi

goditën figurën e pushtuesit

për  ta  nxjerrë    shesh 

vërtetën, dhe atë ferr të bërë

Në kryengritjet 1968 – 2000

mbi rininë trime të Kosovës

u sul e gjithë ushtria e serbit

individ të muzgut, karkalecë

polic me medaljone krimesh

njerëz me urejtje të pëtejme

specialistë    ndëshkimeve

titistë  me  babë  dhe me  bir

udbëistë të çajtoreve, berberë

miq të armiqve të sofistikuar

drejtorë bankash, komunistë

gjykatës me  pozita    shtet

iu vërsulën rinisë së Kosovës

moshës  sonë     trimërore...

3

Në ato vite të kryengritjeve

dhe të urtësisë së  vullkanit

Një  natë    Prishtinë ; në

Tavnik e në Ferizaj; në Pejë

e Prizren ; në Gjilan dhe në

Gjakovë; në Tetovë e Ulqin;

në Prizren e Skënderaj, në

Preshevë e Kumanovë; në

Mitrovicë dhe në Medvegje

edhe ëndërrat kullonin gjak...

Pra, prej se njihen të mbjellat

dhe prej se njihen të korrat

Kosova të bukurën e saj e ka

në gjuhë, në armë, në luftë

flisnin gjyshet dhe gjyshërit...

  traktet   e  viteve  1981

të çdoditshme ishin thirrjet;

vullneti popullit nuk shkilet

vullneti i popullit nuk jepet

vullneti popullit nuk shuhet

as me tanke, e as me burgje!..

4

Në ato vite    pushtimit  serb

shqiptarët ishim të  kërcënuar

natën, ditën, në rrugë, në punë

sulmoheshin  shkollat  shqipe

sulmohej mielli  dhe buka, uji

dhe pemët, mësuesi  dhe  libri

emri dhe mbiemri, prejardhja

sulmoheshin  veshjet, dasmat

kostumi dhe  veturat, punët  e

ditës, ndenjat  e vona, njerëzit

e zakonshëm, të  mbjellat dhe

bujku, të drejtat e festave, dhe

fëmijët tanë arrestoheshin, sa

herë festonim festat e betejave...

Në ato  vite    pushtimit serb

serbët pakicë  na gjenociduan

  përkrahur   nga   Beogradi

shtienin në çdo  gjë  shqiptare

vrisnin që  të shpërnguleshim

nga  tokat  tona   stërgjyshore

Në ato vite të  gjenocidit  serb

në sofër të familjes  shqiptare

mungonin  fëmijët, shija  dhe

ngjyra, e  një  Kosove    lirë!

5

  Kosovën   e  atyre  viteve

Prishtina,  kryengritësja  jonë

u ngrit lotët  t´i kthejë në gurë

në grushta, në armë, në beteja

Zullumi këputet  prej  s´trashi

shkruan    librin  e  urtësisë

Prishtina , trimja   e  Kosovës

ajo pështynë ekranin e televizorit

natën e  zezë  pis, dhe  ngritet

shtypjen me  grusht  ta  mbys!..

Vlimeve të mëdha të Kosovës

Kryengritja kudo na  thërriste

të bëhemi me  më shumë duar

të bëhemi më me shumë zemra..

Preshevë, Shkup, Ulqin, Tetovë

të mblidhemi në sheshet tona

që Kosovën  ta  bëjmë  të lirë

të bukur  dhe    përbashkuar!..

6

Kosovë, bëje  dorën  zemër

është  çasti  i  sprovës  sonë

mbaje sqimën, mos u tremb

Prishtina  sonte s´ ka gjumë

ajo na do të jemi    betejë

dhe kudo ku ka  një  prangë

  shtjejmë mbi pushtuesin...

Unë, më  i  vogli  poet i Kosovës,

më i vockli, një qytetar i zemëruar

i mblodha  ca pika të gjakut

që kjo poemë t´mos humbet...

Kosovë, sonte nuk jam shkrimtar

sonte jam i njëjtë si gjithë të

tjerët, kam  aq  gjak  në trup

që të jem    bashku  me  ju...

Prishtinë, e bukura e atdheut

këngën mos  e  le      ikë

mbaje  fort,  dhe  shtrëngoje

është gjakja  jonë  e  shpirtit...

7

Liri, tek  ti  jam   afër ajrit

Më afër frymës dhe  ujit  tënd

Më afër betejave dhe flamurit

  afër   dheut  dhe  atdheut!..

Këngë të jetës, këngë të luftës

Më mbani tani s´e po ju mbaj

Në shesh janë bijtë e Kosovës

Bijtë e Ilirisë së lashtë, bijtë e

Çamërisë,  labeatët  e  Ulqinit

Këtu kemi Janinë dhe Prevezën

këtu kemi Preshevën dhe Medvegjën...

Prishtina  sonte nuk ka gjumë

Ajo është e tëra në  sheshet  e

saj, populli ynë është atdhetar

Tokat e  tij  ai  nuk  di  ti  falë!..

Armik, kot qahesh për fitoren

tonë,  zullumi   këputet   prej

S´trashi, e  thotë  populli ynë

Se  ti  preke  atë    s´preket...

8

Se ti shkele atë    s´shkilet

me forcë u bëre "zot" i tokave

tona, prandaj, këtu e këtej o

serb,  unë  do    jem  zot  i

tokave të  mia, dhe i  qiellit  tim

nën pushtetin tënd  o  armik

kur dhunonin një grua a vajzë

policët t´u gajaseshin tiiiiiiiiiiii!

armik, ti preke barkun  e butë të

grave   tona,  pikën     

ndjeshme të    bukurës, s´e

zullumi këputet prej s´trashi,

populli ynë  nuk  e  thotë  kot

Liria  është   e      gjithëve!..

Kosova     rënët  i  këndon

dhe e  ruan  kujtimin  për  ta

në himnin kuqezi  të këngës

  himini  kuqezi    luftës

në himnin kuqezi    fitores!..

9

Të tëra kohërave  gjak  u  dhamë

Në beteja të luftës e me të rënë

në Trojën e parë  Ilirinë e ndanë

në Trojën e dytë  Trojën e vranë

në Trojën e tretë  turqit  na  ranë

Të gjitha kohërav gjak u dhamë

të lirë të rrojmë    vendin tonë

gjak dhamë për tokë  e  për qiell

gjak dhamë që të  rrojmë të lirë!..

Të tëra kohërave  gjak u dhamë

që të jem vet zot të atdheut tonë

që diellit t´i themi mirëmëngjes

dhe lirisë t´i  themi  këtu të kem!...

Prishtinë – mars-prill, 1981 - 2017



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora