Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fritz Radovani: 11 mars 1948 – 2017

| E diele, 12.03.2017, 11:00 AM |


Nga Fritz RADOVANI:

11  MARS  1948 – 2017

DOSJA  NR. 1302/II-A

1946 VITI MA FATZI PER POPULLIN SHQIPTAR !

?Fillon me mbylljen e vatrave arsimore dhe kulturore të Shkodres dhe me Gjyqin e disa grupeve të montueme nga Sigurimi i shtetit komunist, i cili, drejtohet dhe kontrollohet nder të gjitha hallkat nga agjentët e pranishem sllavokomunistë jugosllavë.

Mbas pushkatimeve të Grupeve të “tradhtarëve të Popullit”, vazhdohet me Grupin e Organizatës “Bashkimi Shqiptar”, per me shfarosë pak ma vonë disa qinda fshatarë, të akuzuem me “Lëvizjen e Postribës” me 9 Shtator.., tek fusha e aviacionit dhe tek një kanal mbas fabrikës së venës, që lidhej me kanalin mbas Vorrezave të Rrëmajit...

?Të gjitha kanalet e mbetuna të hapun nga Lufta... U mbushen nga të vramit tanë!

SHKODRA KISHTE 26 BURGJE...

TË MBUSHUNA ME BURRA E GRA PA VARREZA !..

?Me 15 Nandor 1946 Kuvendi i Fretenve në Shkoder, këthehet në Burg, ku torturohen, hetohen, masakrohen e gjykohen mbi 800 të burgosun, shumica pa dijtë “Pse”?!

Hetimet në zyret e Sigurimit baheshin me praninë e “shefave” jugosllav deri në 1948.

Nga viti 1945 që filluen arrestimet e Klerikëve Katolik dhe deri në Janar të 1948, kishte disa Klerikë që ishin të arrestuem dhe vazhdonin me u torturue se nuk pranonin akuzat.

?Grupi ma i madh ishte Ai i Fretenve, i akuzuem per “futjen e armëve në Kishën e Tyne” e, që duhet theksue se organizatorët e kësaj tragjedije Zoji Thëmeli, Hulusi Hako e Dilaver Sadikaj, të derguem në Shkoder nga Enver Hoxha vahdojnë me kenë “heronj”!

Kuvendi i Françeskanëve në Gjuhadol vertetë u kthye në burg dhe thirrej Burgu i Kishës së Fretënve, por ky burg ishte ma i mnershëm i komunizmit në Shqipni, e pse jo, i krejt Lindjës komuniste.            Porosia jugosllave ishte: “Të shkatrroni kulm e thëmel çerdhën e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye FRANÇESKANËT!” ...

?Mbas 16 muejsh tortura Gjyqi kunder Klerikëve Katolik filloi në vitin 1948...

“Pretenca e Prokurorit u dha me 8 janar 1948, ditë e enjte, në ora  9.00 para dreke u sollën të pandehurit nga burgu, u formua trupi gjykues si më parë duke qenë gati: Prokurori Kapiten Namik Qemali dhe sekretari Shaban Dautaj (deri këtu kemi një frazë fallco, se gjyqi u zhvillue në mensen e kuvendit dhe jo me praninë e popullit, pra krejt i mbyllun).

?Prokurori bëri pretencën me shkrim dhe përfundimisht kërkoi që të pandehurit të cilësohën fajtor si mbas nenit 2, 3 të pikës 1, 2, 7, 8, 14, të ligjës Nr. 372, dhe në bazë të  nenit 4 po të kësaj ligje kërkoi dënimin e të pandehurve. Po atë ditë vazhdoi gjyqi:

NË EMËR TË POPULLIT SHQIPTAR:

Këshilli i Gjykatës Ushtarake të Zonës Ushtarake të Shkodrës i formuar me:

?Kryetar Kapiten i I-rë  Misto Bllaci, Anëtar  N/Toger Anastas Koroveshi,

Anëtar  N/Toger Xhemal Bejtja. Duke qenë gati Prokurori, Kapiten Namik Qemali dhe Sekretari, Shaban Qamil Dautaj.

Në audiencën publike me datën 8 janar 1948, ka dhënë këtë:

?V E N D I M

Në çështjen penale të rregjistruar nën Nr. 17 të Radhorit Themelor për vitin 1948, kundra: 1. Për të pandehurit: Monsinjor Frano Gjini, Padër Mati Prennushi dhe Don Nikoll Deda nga Shkodra me Vdekje, dhe me humbjen e të drejtave politike dhe civile përgjithmonë dhe, me konfiskimin e pasurisë së tundëshme dhe të patundëshme.

2. Për të pandehurin: Don Tom Laca nga Shkodra me privim lirije e punë të detyruar për jetë, dhe me humbjen e të drejtave politike dhe civile përgjithmonë, dhe me konfiskimin e pasurisë së tundëshme dhe të patundëshme.

3. Për të pandehurit: Padër Gjon Karma e Don Ndoc Sahatçija me 15 vjet privim lirije e punë të detyruar, dhe me humbjen e të drejtave politike e civile për 5 vjet kohë, dhe me konfiskimin e pasurisë së tundëshme dhe të patundëshme.

4. Për të pandehurin: Padër Mëhill Miraj me 7 vjet privim lirije e punë të detyruar, dhe me humbjen e të drejtave politike dhe civile për 5 vjet kohë, dhe me konfiskimin e pasurisë së tundëshme dhe të patundëshme.

5. Për të pandehurin: Zef  Haxhija nga Shkodra me 5 vjet privim lirije e punë të detyruar.

6. Për të pandehurit: Don Nikoll Shelqeti dhe Zef Gjeto Pëllumbi nga 3 vjet privim lirije dhe punë të detyruar.Të dënuarve u ngarkohen 162 lekë shpenzime gjyqi.

?Ky vëndim i referohët Gjykatës Naltë Ushtarake për aprovim përsa u përket të dënuarve me vdekje, kurse për të tjerët mundet të bëhet ankim po në Gjykatën e Naltë Ushtarake, mbrenda tetë ditëve nga datë 8 janar 1948 që u çpall vendimi.

Shkodër, më 8 janar 1948.

Sekretari d.v.    Antari d.v.     Antari d.v.    Kryetari d.v.  (Vetëm firmat)”

?Përballë të arrestuemve do të shënoj disa nga bishat hetues të Sigurimit:

Imzot Frano Gjini ishte përballë kasap kap. Lilo Zenelit e aspirant Ali Xhungës, At Mati Prennushi, përballë kap. Nesti Kopalit, At Çiprian Nika përballë kap. Nesti Kopalit, Don Nikoll Deda përballë kap. Fadil Kapisyzit, Don Tom Laca përballë aspirant Ali Xhungës e kap. Fadil Kapisyzit, At Donat Kurti përballë kap. Zoi Shkurtit, At Frano Kiri përballë major Zoi Themelit e kap. Zoi Shkurtit, Don Nikoll Shelqeti përballë kap. Zoi Shkurtit, At Gjon Karma S.J. përballë aspirant Pjerin Kçirës, Don Ndoc Sahatçija përballë toger Bilo Bregut, xhakoni Zef Pëllumbi përballë kap. N. Kopalit, At Mëhill Miraj përballë aspirant Pjerin Kçirës (nëpunës në Sigurim, që mbante rrjetin e spijunëve ), dhe Ali Xhungës etj. etj. Tek libri At Konrrad Gjolaj “Çinarët”, do të gjeni edhe detaje që ka tregue bashkvuejtësi i Fretenve të Shqipnisë per hetuesitë e burgjet e tyne.

?Dhe... porosia e mësuesëve jugosllavë po zbatohej perpikmënisht nga nxanësit e tyne...

11 MARS 1948, ora 5.00 e mengjesit, në Zallin e Kirit... Mbas Pendës së Kirit, në token e Zef SYL?S, drejtë me çinarin e dytë të Rrëmajit...

U ekzekutue Grupi i Drejtuesve të Klerit Katolik: Imzot Frano Gjini, At Mati Prennushi, Imz. Nikollë Deda, At Çiprian Nikaj. Po atë ditë u pushkatuen edhe disa të dënuem...

?Për Lëvizjen e Postribës së 9 shtatorit 1946, Ata ishin Martirët e Nderuem : Cin Serreqi, Dulo Kali, Caf Dragusha, Rasim Gjyrezi, Guljelm Suma, Ing. Fahri Rusi, Murat Hysen Haxhija, Bilbil Hajmi, Abdullah Kazazi, Pjetër P. Pali, Gaspër Simon Gaspri, Xhelal Hardolli që, edhe sot nuk dij a figurojnë apo jo në rregjistrin e të pushkatuemëve...

***

?I vetmi njeri i penduem që kam njohtë në vitin 1982, pjesëmarrës i Sigurimit të Shtetit në këtë vepër të shemtueme asht kenë Zef Bardhoku, i cili më ka tregue krejt mënyrën si kanë hy në Kishë me armë dhe, si i kanë vendosë arkat aty. Tregonte se Fra Ndue Vila, nuk i kishte dhanë çelsat dhe ishte torturue mizorisht. Ai pohonte se dyshohej për armë përsonale ndër fretën, mbasi kishin informata nga xhakoni Ndoc Vasili. Në fund të bisedës, thonte: “Nuk dij sesi, Zoti nuk ka premtue për të gjithë ne që kemi futë armët në Kishë, me na varë populli katolik në traun e sipërm të derës së Kishës së Shna Ndout, për atë vepër të ultë që kemi ba, tue çue në plumb At Mati Prennushin e At Çiprian Nikën krejt të pafajshëm, e sa të tjerë, me vite të tana në kampet e burgjet e mnershme të shfarosjës ku edhe kanë vdekë. Kur rashë në burg vetë, kishte edhe priftën që më njifnin mirë, e dinin se shka i kam ba klerit dhe më jepnin cingare e bukë që ma shumë më mungonin, pa ua kërkue ...” (Dishmi gojore 1982)

***

?Në ekzekutimin e këtij grupi, asht thirrë mjek ligjor Doktor Papavrami, i cili kur ishte në Shkoder, në vitin 1993... Më ka tregue:

Dr. Papavrami shpjegonte se, atë ditë më 11 mars, rreth orës 04.30 të mëngjezit, kur po i lidhnin në Zallin e Kirit për t’ i pushkatuar, në mes të At Matisë dhe At Çiprianit kanë lidhur ingj. Fahri Rusin, 28 vjeç djalë. At Matia, i thotë Fahriut: “Fahri, je më i riu, qëndro si burrat dhe mos i turpëro të Parët e familjës sate!” - Fahriu i përgjigjet: “Nuk besoj se kush nga fisi em ka pasë këtë fat, me dhenë jetën mjedis dy shejtënve, për çfarë me u tremb?” Burrërisht u ngjitën tek stomi i një gropës 4 X 2 ml. E hapur mbas Pendës së Kirit, drejt me çinarin e dytë, vërtikalisht me Pendën, në drejtim Lindje-Përëndim. Mbasi i lidhën edhe ndër brryla me vargonj me drynjë aty maje atij stomi, i kërkuan “fjalën e fundit”. Nuk më harrohet kurrë, edhe pse kanë kaluar 50 vjet qëndrimi burrëror i klerikëve katholikë. Atyre nuk iu trembej syri nga vdekja, sëpse mbi jetën e këtueshme kishte triumfuar ideali i lartë i fitorës së Parajsës me vuajtjet e tyre që nuk mund të tregohën, madje, ato vuajtje nuk krahasohen as me Kalvarin.

?Shtinë me armë mbi ato gjokse burrash që dukeshin si lisa ... Ranë andej stomit ... kur u afrova për të vërtetuar vdekjën... nuk arrijta dot të vizitoj asnjërin, kishin rënë në gropë dhe ishin mbuluar nga gjaku i tyre. Nuk dukëj se jetonte ndonjëri ... asnjë lëvizje në atë pellg gjaku. Mbas gjysëm ore i mbuluan me dhé. Atëherë, nuk dija me kuptuar si falët gjykatësi dhe toga e pushkatimit kur je i pafajshëm ...

Krishti, Papa dhe Shqipëria ishin Ideali i tyre! ...” (Shpjegim gojor në vitin 1993).

***

?Kur u interesova me gjetë këte Gropë “pa Emna”... Një fshatar i ardhun nga Lezha, me emnin Nikoll... që kishte ndertue shtëpinë dikund aty siper vendit ku pushkatoheshin Martirët e Shkodres, më tha: “Na prishe hardhijat...Po erdhe neser, do të vras!”...

Edhe pse ishte viti 1993... Ata kishin prap “të drejten” me vra... si sot!

?DERI KUR K?SHTU PLOT ME VARRE PA EMNA, O SHQIPTAR?... !?

Melbourne, 10 Mars 2017.