E enjte, 28.03.2024, 03:44 PM (GMT)

Udhëpërshkrim

Nue Oroshi: Marjan Sebaj Sopi - 50 vjetori i lindjes

E diele, 12.03.2017, 11:02 AM


U kremtua në mënyrë madhështore pesëdhjetë vjetori i lindjes së shkrimtarit e studiuesit Marjan Sebaj Sopi

Nga Nue Oroshi

Te hënën e kaluar qyteti i vogel i Bargteheides në afersi të Hamburgut ishte i vershuar nga shumë shqiptarë . Në këtë qytet kishin ardhur shqiptarët nga Gjermania , Italia dhe Zvicrra për të kremtuar një aktivitet të vëçantë. Pra, për të kremtuar pesëdhjetë vjetorin e shkrimtarit, publicistit e studiuesit Marjan Sebaj Sopi.

Ky organizim ishte bërë nga vëllëzërit,familjarët dhe rrethi i gjërë i miqve dhe dashamirve të studiuesit Marjan Sebaj Sopi . Fillimisht nga të rinjët dhe të rejat e shumta iu bë një befasi e këndshme. Posa hyri në sallë ata e uruan në mënyrë te veçantë që ngriti emocione të papershkruara. Më pas ky aktivitet fiilloi edhe me anën programore ku u egzekutua hymni i flamurit kombëtar shqiptar. Kisha fatin që me një fjalë rasti ta pershendës këtë festë të veçantë duke iu spjeguar të pranishmeve të shumtë në sallë se forca e studiusit Marjan Sebaj Sopi i cili pas një aksidenti të rënd ka tri dekada që është në karrocë. Vjen nga 200 Martirët e Karadakut të cilët pasi që në kohën e Perandorisë Osmane kishin deklaruar veten se nuk duan të ndërrojnë gjuhen dhe fenë ata u maltretuan dhe vdiqën në internime të ndryshme nëpër shkretirat e Anadollit se bashku me fratin e tyre trim qe nuk i la besimtaret e tij vetëm.

Me pas u lexuan shkrime nga stduimet e Dr.Don Mikel Sopi i cili duke shkruar për veprën e studiueist Marjan Sebaj Sopi ndër te tjera veqon: z. Marjan Sebaj Sopi njihet si njeri komunikativ, i dashur për të gjithë dhe sidomos stimulus i energjive pozitive mes të rinjve. Veprimtaria e tij kulturore dhe atëdhetare është mjaft e gjerë. Kurse aktiviteti i tij letrar pasqyrohet në faqet e revistave, si: “Shpresa” (Prishtinë), në revistën e ipeshkvisë sonë, “Drita”, në shumë faqe të revistës “Rrezja” (Bishtazhin), atë ”(Këmbana), “Bashkësia jonë” (Gjakovë), revista ‘Shën Antoni i Padovës’ (Ad usum internum) etj. është edhe bashkëpunëtor i shumë revistave dhe portaleve tjera të shumtë shqiptare si ’’Zemra Shqiptare’’, pastaj ’’Gazeta Ora’’,’’ Gazeta ditore’’, ’’Dielli Demokristian’’, ’’Gazeta Kritika’’ e shumë gezetave tjera. Një kohë të gjatë ishte edhe kryeredaktor dhe përgjegjës i portalit ‘’Famullia e Binçës’. Z. Sopi herë pas here suksesshëm mirret edhe me pikturë e skulpturë...

Sa i përket botimeve, puna e Sebaj-Sopit shquhet sidomos në fushën meditative dhe monografike. Në vitin 2006, ai ka botuar librin me titull: “Flijimi ngadhnjyes”, memoare (Shënime nga Lufta e fundit në Kosovë), Ferizaj 2006; Më 2010, ka botuar librin: “Migrimi-plagë shumëshekullore”, Prishtinë; Në vitin 2012, dritën e botimit e sheh libri i tretë i tij: “Jeta ka kuptim”, Drita, Prishtinë; Në vitin 2013, autori boton librin: Djalosh-vajzë, kujdes, kujdes”, Pastaj “Jehona e folesë I” – Ferizaj 2015. Vitin 2015 na gëzoi me librin: „Dhuroju Hyjit me tërë qenien tënde – Kjo është Krishtlinda!“, (Rostock-Bukuresht’2015).

Autori shquhet edhe si dramaturg. Ka shfaqur dramën: “Për fe dhe atëdhe” (e cila trajton vrasjen politike të P. Luigj Palaj-t më 1913 nga serbo-malazezët), si dhe dramën mbi jetën dhe veprimtarinë e m. Otilia Krämer BDH: “Një jetë në shërbim të të tjerëve”, etj. Z. Sebaj Sopi ka edhe shumë materiale të larmishme në dorëshkrim dhe të gatshëm që priten ta shohin dritën e botimit si librin, kurse vitin që shkoi, pra vitin 2016, z. Sebaj Sopi botoi tre libra të radhës; ’’Jehona e Folesë II’’, pastaj: ’’Njeriu mes lirisë dhe përgjegjësisë’’, si dhe librin me poezi: ’’Dritë Shprese’’ etj…Këto libra siç cekëm më parë dolën nga botimi pikërisht vitin që lamë dmth 2016 cilat bënë që Marjan të jetë laurat i vitit 2016, pra të shpallët njeriu më i mirë dhe më

frytëdhënës në lëminë e kulturës në Komunën e Vitisë, pra „FALENDERIMIN“ për kontribut ia ndau Drejtoria për Kulturë, rini e sport… Ndërkohë në fjalën e lexuar nga studimet e monsinjor dr.Don Lush Gjergjit ai ndër te tjera do të shkruan: Leximi i dorëshkrimit të Marjan Sebaj-Sopi “Jeta ka kuptim”, si një rrëfim personal i jetës dhe përvojës së tij, sidomos i pësimit në fatkeqësi të qarkullimit, që i shkaktoi dhembje, vuajtje, pësime të rënda fizike dhe psikike, që sot e atë ditë e detyroi të “lidhet me djepin e dytë” – karrocën për invalid, Kryqin e Jezu Krishtit, ishte për mua e dhembshme dhe ngushëlluese.

E dhembshme, sepse mësova dhe përjetova dramën e një të riut, i cili ishte në hovin e rinisë, plot vullnet, vrull, dëshirë, entuziazëm për jetë, për studime, për thirrje meshtarake, për sport, veçmas për futboll, ku dallohej si lojtar i mirë dhe me shumë perspektivë. Mirëpo të gjitha këto synime dhe ëndërrime rinore për disa sekonda ndërpriten në një fatkeqësi të qarkullit me automjet, pothuaj se gjithçka është në pikëpyetje, bile rrezikohej edhe jeta. Marjanin e kam njohur qysh si fëmijë, sidomos gjatë rinisë dhe përvojës së tij në seminar në Suboticë e më vonë në Rijekë. Ishte pa dyshim një i ri i dalluar dhe me shumë premtues.

E dhimbshme, sepse ai ishte nisur për një udhëtim të shpresës, për të njohur njerëz dhe vende të reja, traditën dhe kulturën evropiane, për të punuar në një spital me njerëz të cunguar dhe të hendikepuar, së pari kuptohet, për t’iu ndihmuar dhe shërbyer, për të pasur një përvojë pune dhe jete me ata, pastaj edhe për të fituar diçka për vete dhe për studime.E dhimbshme, sepse fijet e jetës dhe të vdekjes nuk janë në dorë të njeriut, të shkencës, të mjekësisë, të planifikimit tonë, por vetëm në dorë të fatit, rrethanave të jetës dhe të punës, për ne të krishterët, për çdo besimtar, në dorë të Zotit.

Ngushëlluese, sepse Marjani jo vetëm që mbijetoi këtë fatkeqësi, mbeti në karrocë, por u bë një njeri shumë më i “lëvizshëm” se ne të lëvizshmit, me guxim të pashoq për përballimin e stilit të ri të jetës. Humbi këmbët për ecje dhe lëvizje, por fitoi “krahët” për fluturim, nëpërmjet fesë dhe dashurisë. Ai tashmë ishte aftësuar nëpërmjet “artit të vuajtjes” për t’u angazhuar në jetën shpirtërore dhe kulturore, për të qenë një shembull bindës për rininë tonë se me vlera dhe me virtyte njeriu jeton, dëshmon, flijohet dhe dhurohet gjithnjë. Këtë përvojë e bashkëndava me të vitë të tëra në Binçë. Dhe thënë të vërtetën, pas largimit të tij nga Kosova, ai më mungon shumë, sepse për mua vazhdimisht ishte dhe mbetet një shembull dhe dëshmi e fortë e jetës shpirtërore dhe kulturore, njeriu i cili jeton me të tjerët dhe për të tjerët dhe pa asnjë fjalë na mëson dhe qorton për vlerën e jetës, flijimit dhe dhurimit, për mundësinë e komunikimit ndërnjerëzor, për shoqërimin gjatë shtegtimit tonë tokësor kah Amshimi.

Me pas u lexuan edhe shumë përshendetje nga studiuesit dhe miqtë e shkrimtarit Marjan Sebaj Sopi, nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe Diaspora e madhe atdhetare.

Ne fund edhe shkrimtari ,studiuesi dhe poeti Marjan Sebaj Sopi në një fjalë të rastit falenderoj të gjithë pjesmarrësit për këtë befasi që ia bën, duke deklamuar disa vargje mjaftë me vlerë dhe me peshë intelektuale nga librat e tij te fundit. Ajo që ishte mbreslënse dhe qe i dha shije dhe sharm kësaj ditlindje te veçantë ishte prezentimi i dy motrave valltare Karolina dhe Albirita Koliqi që i takoninë grupitë të valltareve  ‘’Zëri i Stubllës’’ në Leko të Italisë.Këto dy mesa te publicistit Engjell Koliqit me talentin e tyre te shkelqyshëm kenaqën të pranishmit prezent. Në fund të këtij programi madhështor u informuan të pranishmit e shumtë se këto dite në Hamburg të Gjermanisë u themelua Shoqata e re Kultrurore Shqiptare me emrin ‘’Ulpiana’’, dhe se çdo mergimtar në Hamburg dhe rrethin është i mirseardhur që të jep kontributin e tij.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora