Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Lush Palokaj: Tajar Zavalani i harruar

| E diele, 12.03.2017, 11:02 AM |


NGA ESHTE TAJAR ZAVALANI I "HARRUAR!"

Nga Lush Palokaj

Tajar Zavalani mendje fort e mençur ka lindë në qytetin e alfabetit të Fishtës, në Manastir me 1903, sot i braktisur prej shqiptarëve. As më parë, as sot nuk kemi pasur intelektual me një horizont dijesh aq të thella në letersinë dhe kulturën tonë të nivelit me Konicën.

Historisë së letersisë shqipe nuk i falët nëse në analët e saj nuk gjendet ky intelektual. Jo që është mendim i imi por është meritë e tij, testament i zgjimit të vetdijës për të qenë pinjoll i racës ilire, djalosh, nderi i kombit. Kishte përmasat e njeriut sa të zokonshme aq edhe të jashtzakonshme që punoi e shkroi jo vetëm për kohën e tij, por për të gjitha kohët. Dyshoj së është lënë me qellim jasht saj, shkaku ka qenë evropian në kuptimin e plotë të fjalës. Eshtë kethyër në fenë e stergjusherve të tij, në katolik për hirë të kombit ashtu siç kishte vepruar Dominik Konica para tij. Ëshë Mburrje, krenari e kenaqësi më e madhja për terë atë teritor shqiptar ku ka lindë, ai i cili e di se sa rëndë peshon ky personalitet në letersinë dhe kulturën tonë.

I lindur në Manastir barrën më të madhe e bartin mbi supët e tyre shkrimtarët shqiptar të Maqedonisë. Por mendja ma thot së aty një kulturë tjetër të cilën ai ashper e ka kundershtuar, dhe e kanë lënë në harresë. Deshmija është së nuk me kujtohët ndonjë kritikë për veprimtarinë e tij as në Kosovë as në Maqedoni. Ose mungesa fatale në mosnjohjën e kësaj shembelltyre në letersinë dhe kulturën tonë nuk i falët asnjë intelektuali. Edhe në Shqiperi shum pak shkrime lidhur për këtë vigan. Tajari ka qenë dhe mbetët pendë e artë si në gazetari ashtu edhe në perkthime të veprave të ndryshme me një diapazon të gjerë dijesh në letersinë botrore. Edhe sot në terë trojët shqiptare pa fije dyshimi nuk ja gjejmë shoqin nga Manastiri apo diku tjetër në trojët shqiptare. Zotri në kuptimin e plotë në artin e të shkruarit e të perkthyesit i nivelit të Theofan Stilian Nolit. Edhe Feim Zavalani i ati i tij, edukatori i Tajarit, atë botë kryeredaktor i gazetës "Bashkimi i Kombit"ka qenë delegat në Kongresin e Manastirit përkrahës i fuqishëm i Homerit shqiptar, At Gjergj Fishtës për alfabetin latin me 1908. Pra terë familja e tij në nivel të lartë të edukimit.

Në vitin 1922 shkon në Tiranë për të punuar në Ministrinë e Jashtme dhe caktohët sekretar për çeshtje të kufijve dhe disa punë të tjera në Ministrinë e Jashtme. Me 1925 shkon në Rusi për arsimim më të lartë në ekonominë politike bashk me të vëllain Hysenin i cili pushkatoht por mëmzi vet e shpeton kokën dhe me terë qenjën e tij kundër komunizmit, i trirshtuar nga Stalini. Me 1930 shkon në Zvicerr dhe atje me punë të ndryshme për tre vite. Kthehet në Shqiperi kuptohët në profesionin e gazetarit dhe të perkthyesit. Kur shqiperinë e okupn Italija fashiste me 1939 iku në Angli duke e urryer atë sistem dhe qendron plot 26 vite. Jehonte zëri i tij në profesionin e gazetarit në valët e radio BBC në gjuhën shqipe dhe apeli tij kundër fashizmit, ndihmë për Shqiperinë, por bota e shurdher dhe nuk degjonte. Por keqkuptim. Sundimit i Italisë fashiste solli në gjiun e Tokës Mëmë trojët e okupuar. Ishte krijuar Shqiperia Etnike dhe anë e mbanë është folur e shkruar shqip. Flamuri kuq e zi valonte në çdo cep të saj. Meritë vigajve të kombit Ernest Koloqit, Anton Harapit, Kol Bib Mirakajt  dhe Mustafa Krujës. Por komunizmi nuk kishte të ndalur me 1944 i cili ka qenë sistem fatal. Kësaj radhe vitët më të trishtueshme plot 50 vite dhe i arsyeshëm zëri i tij lartë i ngritur kunder një murtaje shkatrruese për atë popull.Terë viteve të komunizmit i anatemuar dhe i harruar, kurrë kush nuk ka guxuar t'ja permend emrin ashtu siç ka ndodhur me At Gjergj Fishtën. Në Angli janë vitët e tij më të frytshme në veprimarinë e artit letrar. Aty e ka shkrua "Historonë e Shqipnisë"që tani e kam në duar dhe më e sakta ndër të gjitha.

E dinte së në çfar gjendje e kishte lënë atë popull të mjerë. Shumica të zhytur në një kultrë të çoroditur. Kulturë turko arabe dhe i pari në atë rrethinë kishte hequr dorë prej saj ashtu siç kishte bërë Omar Kahajami  tash e tetqind vjet para tij në Iranin musliman. Fuqishem jehonte zeri i tij neper gazeta të ndryshme shqiptare. Për zhdukjën pesqindvjeqare të pasojave që kishte lënë ajo bishë aziatike në një popullatë të racës më të vjetër në truallin europian. Fatkeqesi, edhe sot shum e theksuar sikurse gjatë atyre viteve në rrethinën ku jetonte. Zëri i tij më së i nevojshem edhe sot për shqiptarë aty ku ka lindë. Shumicën e shkrimeve i ka pasë me permbajtje të tillë, madje disa me pseudonim tjeter. Një botë prapanike kunder botës se re. Kundershtime të ashpra me fanatikët dhe kulturën e tyre të trasheguar me pasoja të medha për një kulturë europiane. Bashkpunim me intelektual me ide të rëndësishme për ndryshimin e Shqiperisë. Filozofija e tij e të menduarit  e paster si loti për një shtet të mirfillet me elemente të kulturës perendimore. Shkrimët dhe mendimet e tij në gazeta të ndryshme të permbledhur në një vepër pa dyshim me një vlerë të madhe për gjeneratat e reja. Gjithmonë demokrat në shpirtë dhe i sinçert me një zgjuaresi të pa shoqe. Mendimtar dhe atdhetar i madh, shqiptar me një horizont të gjerë dijesh të mprehta në shprehje dhe gazetari.  Sa kenaqesi, nderë e mburrje nese ndonjë instuticion apo rruge të bartë  emrin e tij. Perkrahës i ideve të reja  perparimtarë në atë ambient të ndotur trasheguar nga sundimi turk. Synimi i tij për një Atdhe europian dhe mentalitet të kulturës pro-perendimore. Thjeshtë luftë e dy botrave, ajo e reja pa horizont veprimi. Brezi i vjetër shumica e edukuar në kalifatizëm e sheriat në shtetin e mykur osman. Veshtersi për gjeneratën e re për një shteti të mirefillet. Ishin shkrimet e tij neper gazeta të ndryshme. Në gjendje jo të ndryshonte zëri i tij mbet zë në shkretirë. Iku në Londër ashtu siç kishte veprue Faik Konica. Nuk ka la prblem shoqeror pa e shtjelluar. Shembull në qendrimin e tij në artin e gazetarisë, një medimtar modern siç ka qenë dashtë ta ketë bota shqiptare e asaj kohe. Shkrime me tematikë të ndryshme, gjendja e gruas, kriza e familjës shqiptare, rinia, muzika dhe permend emra te dalluar kengtaresh të asaj kohe. Ai si gazetar, shka une kam lexuar prej tij,  shum pak, kënaqesi kurrë më të madhe nuk kam ndij. Të shkruesh për të do të thot të shkruash për një shembelltyrë të madhe, shumë të madhe. Për një atdhetar me ndjenja të forta kombetare. Nga zemrimi, zemerthyer jeton jasht atdheut. Deshprim i imi në këtë momen kur e perfundoj këtë rresht me rrjedhin lotët, ka vdekë në moshen 63 vjeqare. Edhe sot mungesë e madhe vendit ku ka lindë si keshilltar që të jehoj zëri i tij i kendshem per atdheun i rënë në kthetrat e aziatikut qe ka lënë pasoja të medha.

Në letersi si perkthyes i mrekullueshem. Sigurisht i ka njohur tre kater gjuhë të huaja . E ka perkthyer "Ana Kareninën" dhe dishka prej Çehovit dhe sigurisht e ka njohur rusishtën. "Fajdexhiu Gobzek" dhe "Zonja me Kamelie"të Dumës dhe e ka njohur frengjishtën. "Ishullin e Thesarit" te Stivensonit dhe e ka njohur anglishtën. Ka perktyer "Nenën" e Maksim Gorkit dhe për jetën e Napoleonit dhe disa tjera. Shume keq e ndiej veten dhe apel për ndonjerin që i ka shkrimet e tij në terësi, të me njoftoj ku mund t'i gjej sepse nuk dij shum për këtë personalitet të permasave të jashtzakonshme -  shqiptar shume i madh.

Bronx me 11-03-2017