E premte, 19.04.2024, 11:35 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Dushi & Zeqiraj: LDK në Starnberg festoi pavarësinë

E shtune, 11.03.2017, 02:39 PM


AKTIVI I LDK-SË NË STARNBERG FESTOI PAVARËSINË E KOSOVËS

NGA SABEDIN DUSHI, sekretar i Aktivit LDK-së në Starnberg

IDRIZ ZEQIRAJ, kryetar i Nëndegës të LDK-së në Bavari

Ansambli Artistik i Shoqatës Shqiptaro-Gjermane nga Ingolstadt-i

Aktivi i LDK-së në Starnbeg shquhet me veprimtaritë e tij, në vijimësi. Ësht një aktiv shumë simpatik, i cili i ka qëndruar besnik parimeve dhe frymës rugoviane. Ajo që e veçon, nga aktivat sivëllezër të tij, është anëtarësia mirë e organizuar, pa ndërprerë kurrë pagesën e kuotës të anëtarësisë si dhe pjesëmarrja aktive në të gjitha aksionet vullnetare dhe ato obligative, siç ka qenë Fondi shtetëror i 3 %-it-

Kësaj radhe, Aktivi i Starnbergut festoi 9 (nëntë) vjetorin e Pavarësisë të Kosovës dhe 24 vjetorin e themelimit të këtij Aktivi. Pjesëmarrja e mërgimtarëve ishte e madhe, salla sportive e mbushur plot e përplotë. Mbizotëronin familjarët: burra, gra, të rinj dhe të reja, shkollarë dhe fëmijë të bollshëm. Ara vinin nga qyteti i Starnbegut dhe fshatrat e qytezat përrreth; nga Mynihu, Ingolstadi, Rosenheimi dhe qendra të tjera të Bavarisë gjermane.

Kryesia e vyeshme e Aktivit të LDK-së të Starnbergut, e prirë nga drenicaku Musa Hamzaj, kryetar, veterani i LDK-së, Fazli Gashi, Kryetar Nderi i Aktivit, Gani Batatina, ish-kryetar i Aktivit, tani veprimtar i devotshëm, Adem Lushaku, këshilltar, Sabedin Dushi, sekretar, Ibrahim Potoku, Liridon Behrami, arkatar, është një ekip për lakmi, që di të punojë dhe të organizojë mërgimtarët e shumtë të kësaj zone dhe më gjerë në Bavari.

Sekretari i Aktivit Sabedin Dushi dhe moderatori Maksim Gjokaj

Risia, por edhe cilësia e shtuar e këtij programi festiv, ishte moderatori Maksim Gjokaj, i ardhur enkas nga Prishtina. Moderimi i tij, me mjeshtri e shkathtësi, i dha sharm e hijeshi të gjithë programit, edhe ashtu të begatë festiv. Ai përshëndeti, me përzemërsi dhe çiltëri, mërgimtarët, duke ua sjellur një Kosovë në miniaturë, me përmalljen dhe çmalljen e njëkohshme.

Organizatori i përshëndeti Qendrën Kulturore Shqiptare "Rilindja", në Mynih, me kryetar Bekim Gërvalla; Shoqatën Shqiptaro - Gjermane, në Ingolstadt, e përfaqësuar nga Haki Zeka; Shoqatën "Shqiponja" nga Rosenheimi.

Me pjesëmarrjen e tyre nderuan elita e LDK-së, që jeton dhe vepron në Bavari: Nikollë Skelaj, nënkryetar i Nëndegës të LDK-së në Bavari; Mehmet Kokaj, sekretar i Nëndegës të LDK-së: Mehmet Zymeri, ish-kryetar i kësaj Nëndege; Agim Osmani, ish-kryetar i Aktivit të Starnbergut; veprimtarët e hershëm dhe të zellshëm të LDK-së në Bavari: Demë Çetaj, ish-anëtrë i Kryesisë të Degës të LDK-së, në Gjermani, Brahim Gërvalla, ish-arkatar i Aktivit në Mynih, Hysen Bicaj, ish-kryetar i Aktivit, veprimtar i shquar në Nyrenberg, i pamungueshëm në të gjitha aktivitetet në Bavari dhe në tej në Gjermani; Ahmet Kolgeci, Shaip Shala. Ramadan Shema, Rexhep Kajtazi, Shyqyri Terezia, Isuf Çetaj, luftëtar i Kosharës, anëtar i Kryesisë në Degë dhe Nëndegë, aktivist i ri dhe me perspektivë në LDK-e dhe të tjerë.

E reja Ermira Dushi dhe kryetari i Aktivit të LDK-së, Musa Hamzaj, ua dorëzuan - Mirënjohjet - disa veprimtarëve më të dalluar, në emër të Kryesisë të Aktivit, në Starnberg:

Shaip Shala, Ridvan Gashi, Alban Kajtazi, Sabedin Dushi - nga Starnberg-u; Agim Osmani, Bekim Gërvalla, Isuf Qetaj, nga Mynihu; Shyqyei Terzia, nga Nürnberg-u.

Kryetari i Aktivit Musa Hamzaj ua dorzon  - MIRËNJOHJET - veprimtarëve të Mërgatës në Bavari

Moderatori Maksim Gjokaj fton në skenë sekretarin e Aktivit të LDK-së në Strnberg, Sabedin Dushin, i cili bëri një rrëfim kronologjik të historisë tonë më të re, deri ke shpallja e Pavarësisë të Kosovës, më 17 shkurt 2008. "Shpallja e Pavarësisë të Shqipërisë më 1912 dhe mbetja e Kosovës dhe e trevave shqiptare jashtë kufinjëve të shtetit shqiptar, ishte një padrejtësi e madhe, që i bëhej popullit shqiptar. Tashmë, pushtimin turk, do ta zëvendësonte një pushtues edhe më i egër, siç ishte ai serbo-sllav. Lëngata një shekullore do të shoqërohej me vuajtje, maltretime, deportime dhe vrasje masive të shqiptarëve, të mbetur nën sundimin e Mbretërisë serbe-kroate-sllovene, në fillim dhe më vonë në Federatën sllavo-komuniste të Jugosllavisë.

Politika "përçaj e sundo", e aplikuar lehtësisht ndaj një populli të paarsimuar, ishte e gjatë në kohë. Fund-vitet `60-a një zgjim i pritshëm erdhi. Brezi i ri shkollarë e studentorë do të ngrihej në protesta e demonstrime masive, në kërkim të barazisë sociale e politike. Regjimi u detyrua të bëj disa lëshime, por mjaft të kamufluara me hamendësime e retushime tipike komuniste. Demonstratat e vitit 1981 ishin një stopim, ndalim i proceseve zhviillimore të Kosovës, sepse në organizimin e tyre kishin rënë në ujdi, marrëveshje konspirative, të dy regjimet komuniste satanike dhe qeveritë e tyre jugosllave e shqiptare.

Nisma e lëvizjeve demokratike në Evropën Lindore, shëmbja e Murit të Berlinit, pluralizmi politik post komunist edhe në Ballkan, paraprinë krijimin e partisë së parë pluraliste, LIdhja Demokratike e Kosovës, e prirë nga intelektuali atdhetar Dr. Ibrahim Rugova. Me mençuri dhe trimëri, gjeniu Rugovë, krijoi institucionet paralele, duke përgaditur stukturën dhe infrastrukturën për luftë të armatosur, në bashkëpunim të ngushtë me oficerët atdhetarë të karrierës.

Raporti i luftës ishte krejt i pabarabartë. Sikur nuk mjaftonte kjo, Serbia aktivizoi agjentët e saj, të vjetër dhe të rinj, në Mërgatën shqiptare. Ata sabotuan Marrëveshjen e Osllos dhe në koordinim me UDB-ë dhe mbeturinat e Sigurimit të Enver Hoxhës, përçan faktorin ushtrak, ekzekutuan Ministrin e Mbrojtjes, Kolonel Ahmet Krasniqin, shkarkuan oficerët e karrierës, duke i zëvendësuar me "komandantë" të pashkolluar dhe mosnjohës të asnjë lloj taktike apo strategjie luftarake, duke i dhënë mundësi armikut të masakrojë popullatën e pambrojtur shqiptare. Ishin këta "komandantë", më vonë të vetë-graduar si "gjeneralë", me shkollë fillore, të cilët vranë, në pusira e prapa shpine, ushtarakët luftë-bërës të formacioneve institucionale të FARK-ut dhe të veprimtarëve të LDK-së të Ibrahim Rugovës.

Megjithatë, populli, edhepse pa komandë, u mundua, dëshprueshëm, të rezistojë, në mjediset ku ai jetonte. Lufta e Kosharës, Beteja e Loxhës, me disa fshatra përrreth, përpjekjet në Pashtrik, të organizuara dhe të realizuara nga Forcat e Armatosura të Republikës të Kosovës (FARK), legjitimuan luftën çlirimtare të Kosovës. Përballja e pabarabartë në fushë-beteja, me një armik të koracuar në armatim dhe ushtri e polici profesionale, bëri të pamundur realizimin e çlirimit të Kosovës me forca vetanake.

Presidenti Historik, Dr. Ibrahim Rugova e kishte parashikuar edhe këtë, andaj kishte punuar shumë, për të zënë miq të fortë dhe besnikë në botë. Në këtë miqësi printe Amerika e madhe, e pasuar nga Anglia, Gjermania, Austria me aleatët e tyre. Konferenca e Rambujesë dështoi për zgjidhjen paqësore të problemit, të degjeneruar në luftë të armatosur. Kosova u mund të fushë-betejë dhe ekzodi masiv i shqiptarëve të Kosovës, i vlerësuar si "biblik", ishte numerikë dhe masiv. Për ta shpëtuar një popull, të rrezikuar të mbetët pa atdhe, ndërhyri NATO-pakti, duke mposhtur agresorin serbo-sllav, në një kohë rekorde, ngeshëm dhe pa humbje të palës sulmuese. Për rrjedhojë, Forcat Ndërkombëtare çlituan Kosovën, më 12 qershor 1999. Dhe, institucionet civile ndërkombëtare, shpallën Pavarësinë e Kosovës, më 17 shkurt 2008.

Në emër të Nëndegës të LDK-së në Bavari, përshëndeti veprimtari veteran, nënkryetari Nikollë Skelaj, i cili, edhepse i ka kaluar 80 vite jetë, ai është gjithnjë aktiv në veprimaritë e larmishme të Mërgatës shqiptare.

Kryesia e Aktivit të LDK-së në Starnberg me Ansamblin Artistik dhe drejtuesit Fatime Muriqi-Zeka dhe Haki Zeka

Për larminë e programit festiv, ishte ftuar edhe Shoqata Shqiptao-Gjermane, nga Ingolstadt-i, me kryetar Kemajl Çallaku. Kjo Shoqatë zhvillon një veprimtari të begatë, në bashkëpunim me palën gjermane. Mërgimtarët e Ingolstadt-it me rrethinë festojnë së bashku, me gjermanët vendorë, festat shqiptare dhe gjermane. Shoqata ka Ansamblin Folklorik Artistik, me një përgaditje solide. Ansambi numëron 35 anëtarë, me dominim vajzash shkollare, studente, por edhe të punësuara. Trupa artistike udhëhiqet nga çifti Fatime Muriqi - Zeka dhe Haki Zeka, përkatësisht, me origjinë nga Rugova dhe Drenica, por, të njohur, të dashuruar dhe të martuar në qytetin e Pejës, ku edhe jetojnë. Ata kanë karër fëmijë: Dardani, Jehona, Valona, Gentiana. Vajza sugare, Gentiana, është e dashurar në kërcim dhe këtë sikur e ka trashëguar nga prindërit valltarë.

Paraqitja e Ansamblit Artistik, nga Shoqata e Igolstadt-it, ishte e shkëlqyer dhe profesionale. Çifti Zeka punon me këta të rinj dhe të reja për 11 vjet radhaz, madje vullnetarisht. Ushtrimi i tyre, me recitime, këngë e valle ka filluar si fëmijë dhe ka vazhduar përgjatë gjithë shkollimit. Këta djemë e vajza ndjehen të shpenguar në skenë dhe shumë resistentë në kohë-zgjatje. Reportuari i valleve të tyre është i begatë dhe gjithëpërfshirës i trevave shqiptare. Ndërkohë që nusja Fatime merret me artistët e rinj valltarë, me dhëndrrin e  Rugovës, Haki drenicakun, bisedojmë në një kënd të sallës sportive e festive - njëherësh. Hakiu është i çiltër dhe i lezetshëm në bisedë. "Mungesën e Shkollës Shqipe po e kompensojmë, me këro organizime artistike, duke ruajtur traditat dhe folklorin burimor shqiptar.. Fjalë të mira kemi dëgjuar për Kryekonsullin e Bavarisë, Naser Idrizin dhe stafin e tij, andaj shpresojmë se do ta përçojë në Prishtinë, kërkesën tonë ngulmuse për hapjen e Shkollës shqipe në Ingolstadt. Kuadrin dhe lokalin i kemi të gatshme, sepse komunikimi ynë me palën gjermane është i mrë  dhe i sinqertë. Asnjëherë nuk mungon mirëkuptimi me vendorët gjermanë", - thotë mërgimtari veprimtar, Haki Zeka.

I pyetur nëse ka emra të veçantë nga anëtarët e Ansamblit Artistik, ai heziton dhe don ta kalojë, "ja shif e shkruaj", si "fluturojnë" në skenë. Dhe, unë ngulmoj se veçime admituese ka edhe në mesin e të mirëve. Dhe, buzagas, Hakiu përmend vajzën 4 vjeçare - Alisa, 20 vjeçarën Valenrina Ramadani, e cila ka filluar kërcimin në moshën 8-vjeçare, Jeta Dobruna nga Drenica, e cila i falë 5 vakte "namaz", aktiviste artistike dhe nxënëse e zgjuar, e shkëlqyer në mësime dhe sjellje shumë korrekte qytetare, - vlerëson veprimtari vullnetar Haki Zeka, i cili së bashku me nusen Fatime, udhëheqin Ansamblin Artistik të Shoqatës Shqiptaro-Gjermane të Ingolstadt-It, duke i relaksuar mërgimtarët e Bavarisë dhe më tej, me shfaqjet e tyre artistike.

Në vijim, mërgimtarët i argëtuan grupi i këngëtarëve: Emine Hajzeri nga Mitrovica, Florim Gega nga Prizreni si dhe u shqua për dirigjimin e Sintit Florian Krasniqi, nga Stanovci i Ulët i Vushtërisë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora