Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Beqir Cikaqi: Epopeja e UÇK-së në Treviso

| E shtune, 11.03.2017, 11:29 AM |


DITËT EPOPEJA E UÇK-së NË TREVISO

me Rexhep Selimin dhe Glauk Konjufcën

Nga Beqir M. Cikaqi

Në kuadër të manifestimit të ditëve  EPOPEJA E UÇK-së, të dielën me 5 mars 2017, në Quinto të Trevisos u organizua një aktivitet i veçanet me migracionin shqiptar të këtushëm.  E veçanta e këtij aktiviteti ishte prezenca e dy parlamentarëve  të Kuvendit Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes , zotrinjët  Rexhep Selimi dhe Glauf  Konjufca të shoqëruar nga Xhafer Berisha përfaqësues i komunitetit shqiptar për Itali. Gjithashtu në aktivitet ishin prezent president i provincës Trevisos z. Fluvio Pettena, kryetari i bashkis së Quintos z. Mauro Dal Zilia, koordinatori i karitasit z.Giani Zogga, etj. të cilët shprehen një konsideratë të lartë për deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe fjalë miradije për komunitetin shqiptar, e sidomos për aktivitetin e shkollës shqipe që po zhvillohet.

Aktivitetin e moderoi z. Bajram Desku në pranin e bashkatdhetarëve me prejardhje nga Kosova, Shqipëria, Ilirida dhe Lugina, që jetojnë punojnë jo vetëm nga Treviso, por për këtë aktivitet kishin ardhur edhe nga  Padova,  Venezia , Portogruaro, etj. Në këtë aktivitet të pranishëm ishin edhe disa ish pjesëtar të UÇK-së që pas çlirimit janë demobilizuar dhe nevoja i ka detyruar të migrojnë.

Ishte kënaqësi e vërtet ta dëgjosh luftëtarin e orëve të para të UÇK-së, pjesëmarrësin e treshes së parë publike të paraqitur në  varrimin e mësuesit Halit Geci me 28 nëntor 1997, zotin Rexhep Selimi, i cili evokoi mbresa nga lufta e lavdishme çlirimtare, duke folur me epitet të lartë për Komandantin Legjendar Adem Jashari, për flijimin e familjes Jashari, për bashkëluftëtarët nga të cilët tani shumë i ka dëshmorë e heronj kombëtar. Për dëshmoret u interpretuan edhe poezi nga krijues të emigracionit të këtushëm.

Deputeti Glauf Konjufca pasi shprehu konsideratën e tij për mërgatën dhe migracionin shqiptar, paraqiti disa detaje të aktualitetit të tanishëm në Kosovë,  si demarkacioni, asociacioni i komunave serbe, bisedimet me Serbin në Bruksel,etj. Në këtë debat u inkuadruan edhe deputeti tjetër dhe disa pjesëmarrës të pranishëm, duke e shprehur edhe pa kënaqësinë e të pranishmëve me ndaljen e pa drejtë të ish kryeministrit të Kosovës, z, Ramush Haradinaj në Francë. Të dy deputetët iu përgjigjen pyetjeve dhe shqetësimëve të parashtruara.

Përndryshe  zotrinjët Selimi dhe Konjufca  do të ken takim edhe gjatë ditëve në vazhdim me komunitetin  shqiptar në qytete tjera të Italisë, ku është i përqendruar migracioni shqiptar.

Treviso, 5 mars 2017