E marte, 23.04.2024, 03:32 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Gëzim Hoxha: Keni parë berbere thuajse nudo?

E enjte, 09.03.2017, 08:00 PM


Keni parë ndonjëherë një berbere thuajse nudo?

Nga Gëzim Hoxha

Një berberhanë ka gjetur një mënyrë të re shumë origjinale për të tërhequr klientët – shkruan THE MIRROR në një shkrim me titull “Një berberhanë me personel striptiste gjysëm të zhveshura eksiton klientët e tij”. Kjo gjë ka ndodhur në sallon Old Bay në Oskemen, Kazakistan.

Burrat u dyndën aty, pasi morrën vesh se pronari i këtij salloni kishte rekrutuar stiliste flokësh të bukura dhe të rinj që ishin gati të punonin pothuajse tërësisht e zhveshur.

Gratë që punojnë atje i lënë shumë pak vend imagjinatës - një brune kishte nuk kishte veshur pothuajse  asgjë, por vetëm një përparëse të vogël të zezë. Dy vajzat e tjera kishin veshur sandale me një gisht dhe  taka të vetëm të larta, tanga si dhe përparëse.

Fotot e shpërndara në rrjetet sociale nuk i ndaluan meshkujt të shkonin për tu qethur në këtë sallon përkundrazi ato i bënë ata edhe më kurreshtar të vizitonin këtë sallon meshkushjsh të zbukuruar nga gra të veshur në një mënyrë të zhveshur.

Shkrimi në fjalë duket se është pëlqyer pasi është shpërndarë nga plot 2106 përdorues rrjetesh të ndryshme sociale. Lexuesit e tij kanë bërë edhe shumë komente. Njëri prej tyre ndoshta më pikanti thotë: "Vetëm pyes veten nëse ka ndonjë gjë të ngjashme për grate. Vë bast se do të jetë një radhë e madhe për këtë lloj shërbimi apo jo?".

Por ideja e dhënies së një shërbimi joshës nëpërmjet një femre të zhveshur është aplikuar edhe nga televizione për dhënien e lajmeve, ajo është aplikuar me sukses edhe shërbimin e pastrimit. S’ka më shumë se disqa javë kur një portal publikoi intervistën e një pastruese e cila pastronte shtëpitë e tëra lakuriq.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora