E premte, 29.03.2024, 07:12 AM (GMT)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Baladë nga diaspora

E shtune, 04.03.2017, 09:04 AM


BALADË NGA DIASPORA

Nga Ramiz DËRMAKU

Kur hyra në oborr ecja po si të isha ndonjë i huaj

Në mërgim ne jemi të trishtuar, të përbuzuar, të nënçmuar dhe të shkelur e të ofenduarë  ne heshtje dhe të harruar duke shetitur metropoleve të europës. Pa e njoftë kend  e pa ju njohur as kushi..,  në lokomativën zë e madhe të Europës.. As malli as loti s’do të na  lërë të vdesim, as shtëpia e huaj s’do të na shpreh ngushllime dhe nuk do të ngrohemi kurrë.

Ne pasditën e mesit të qershorit te vitit 1999, pas një përgaditje të vogël,u nisëm me djalin tim Valonin,nga Gjermania për në Kosovë. Duhët  kalonim disa shtete (Zvicrren, Italinë, Shqipërinë), për të arritur deri në vendlindjën tonë të dashurë në Shipashnicën e Epërme Komuna e Dardanës, Kosovë.

Rrugëtimi ishte i gjatë por edhe shumë i bukur sepse e kishte një qëllim të përmallshem shenjëtak, zogjët me cicërrimet e tyre të bukura ia shtonin gjallërinë fshatit tim te lindjës Shipashnicë e Epërme  komuna e Dardanës.Gjelbrimi dhe cicërima e zogjëve e thenin monotoninë e heshtjes së përmallshme…..,. Kur u ofrova afër vorrezave të fshatit ndala veturën u drejtova nga varrezat dhe me një minutë heshtje i nderova të vdekurit. Varrin e nënës e kisha harruar.., sepse e kishim vorrosur në orët e vona të mbrëmjes pasi mua  më kërkonte policia serbe. E varrosëm nënën dhe u kthyem në shtëpi, u përshëndeta me familjen time, miqë  e shokë, dhe disa minuta qëndrova me familjen time. Aty nga ora 3°° të mëngjesit, unë u përgatita të shkoj në Shkup për të ateruar me aeroplan për Zvicër. Posa unë arrita në Zvicër- Cyrih,u lajmërova në familje, e ata më treguan se pasi unë isha larguar nga shtëpia, organet e sigurimit shtetëror me dy vetura - niva, e dy picgauer të mbushura me polic ia kishin mësyer  shtëpisë sime. Po atë mëngjes policia serbe e udhëhequr nga punëtori i sigurimit shtetëror nga Dardana , me nofkën“ Moma“, ishin hyrë në shtëpi dhe kishin demoluar tërë shtëpin, duke më kërkuar mua.Derisa vëllau im më rrëfente për sjelljet e policisë serbe, unë thoja po më mirë unë ishte të vdisja se sa për cdo ditë të maltretohet familja ime…Lulet e Pranverës, kishin dalë mbi dhe. Jo largë varrezave të fshatit ndodhej lumi i fshatit.Kur hymë në oborrë me Valonin, shkelnim mbi fijet e barit si margaritarë që ishin rritur në oborr. Isha i lodhur dhe i rraskapitur nga rruga dhe ndarja e gjatë malli e mërgimi në diasporë. Dhe kur hyra në oborr ecja po si të isha ndonjë i huaj apo edhe si mysafir i pa ftuar. Pra thënë shkurt ata që ma kishin robëruar, plaçkitur gllabëruar dhe vrarë vendlindjen , ma kishin ndaluar shumë vjet edhe kthimin. Derisa malli dhe dhembja përsëri më shtyen që unë sot të këthehem sërish në Kosovë. Po, përsëri isha i pasur,pas një lodhje të këndëshme i rraskapitur rrethë barit të rritur në oborrë dhe para pragut të shtëpisë.

Njëqind metra lagrë shtëpisë sime ndodhej përroi freskues i cili dikur kishte gurgulluar çdo pranverë.. ,pasuri fshati, lajdhitë dhe shkozat ishin  rritur e kishin filluar të lulëzonin. Më dukej sikur në atë heshtje të madhe e të dhembshme të muzgut të gjitha gjërat që na rrethonin,orvateshin të na preknin na pëçafonin dhe të na uron mirëseardhjën në vatrën tonë.

Shtëpia që dikur shëndriste dhe gumëzhonte nga zërat e embël të fëmijëve, tani ishte mbështjellur me pluhurin e boshatisjes,ndjekjeve,ikjës. Po, përsëri u bëra fëmijë ,fëmijë i vogël, ai fëmija që dikur luaja me lodra në oborr, tani e kuptova se tërë jetën isha i përbuzuar dhe i nënçmuar ( jo vetëm unë.., por të gjithë shqipëtarët që mendonin ndryshe). Tani orvatesha ta gjejë atë ngushllimin e vjetër. Po nuk di çka gjeta, dhe çka pashë. Shtëpitë ishin të shkatrruara , ndersa populli mendonte të ikte nga Kosova-të emigronte që kafshatën e bukës familjes t’ia siguronte. Njerëzit në Kosovë pandeheshin të lodhur dhe të rraskapitur nga jeta e vështirë, dhuna e presioni që kishte ushtruar shkau.., regjimi barbarë serbë. Populli i Kosovës jetën e për fytyronin si një dardhë, që vetëm duhet zgjatur dorën dhe ta kapim.

Kështu kishte ndodhur me bashkëfshatarët e mij, ndersa mue ne mënyrë shumë mizore ma kishin mbyllur këtë udhë. Kështu po mendoja atë mbrëmje përrallore përpara gërmadhave të shtëpisë shekullore e prindërore, kur dikur në oborrë dëgjoja zërin e njeriut , e sot .., e sot.., heshtje mordi. Prita një kohë të gjatë .., të më ofrohej dikush , pra të më ofrohet njeriu i pikëlluar .., por përveq ndienjave të zjarrta e të rrahurave të zemrës sime nuk dëgjoja asgjë.

Mendja më thonte.., se dikush po më therret:..,i thashë afrohu kushdo që të jesh! – dëgjova zërin tim ,psheretim shpirti, kam shumë mallë e dhembje dhe do ta pranoja bisedën kushdo që të më paraqitet, dhe kushdo që të më tregoj se çka ka ndodhur në fshatin tim ;dhe në Kosovën Dardane. Nga shtëpia tingllonte embël një zë: A pronon ti të flasësh me njerëz të vdekur ? E Heeej. Pakë çaste mbeta i stepur i hutuar .., dhe ca dridhje ma kapluan trupin e nga balli më pikonin djersët.., mendoja se kush po më fliste tani.., me kend po bisedoja.! ? Ndoshta ishte zëri i babait tim.., apo nënës babait dhe dy vëllezërve që kishin vdekur.., vite më parë.. Dhe pas ca minutave unë thirra: Nëna ime e dashur .., a jeni ju ?-

Ajo sikur mu përgjegjë:

-Përse s’beson kur më njeh, - sikur ajo tha: nuk jamë e vdekur ?!

Por kufijt në mes të vdekurve dhe të gjallëve nuk janë gjithënjë të pa kalueshëm.

A e mban mend verën time të fundit, djali im  ? kur unë isha e sëmurë e pa aftë të lëvizja , e ti më merrje për dore dhe më shetitje, në oborrë.., uleshim bashkë  nen hijën e Arrës, dilnin edhe fushë..,  ku unë kisha derdhur shumë energji, shumë djersë dhe shumë mundë ,e shumë .., A të kujtohet kur ti vije prej shkolle e unë punoja punët e përditshme të shtëpisë … Dhe kur unë kaloja pragun e shtëpisë ti më thoje .., nënë ti.., po sheh.. ..,.

por.., - Ju ikët pa e kupëtuar se bota e huaj nuk do t’ju pranojë nuk do të bëhej kurrë e juaja.  Nënë ti mendon edhe për mua kështu? –Sdo të të flisja fare ne këto çaste përmallimi sikur se të pandehja vet-vehtën mëkatar. Nënë,  oj  nënë…,  unë po jetojë .., Mua ma rrëmbyen dashurinë ndaj vajzës, dhe dashurinë ndaj atdheut varreve të te parëve dhe vendlindjës së shtrenjët.

Një ditë do të vijë.., por kur ?  Se dij..,  nuk mund të ju themë asgjë..,

Por një  ditë kur do të vishë Ti,  unë nuk do të jemë.

Punuam me 17.o2.2017

Weingarten - Gjermani



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora