E enjte, 28.03.2024, 03:53 PM (GMT)

Mendime

Florim Zeqa: O sot o kurrë për Kosovën

E marte, 28.02.2017, 07:00 PM


O sot o kurrë për Kosovën

Shkruan Florim Zeqa

Situata në të cilën e ka sjellë vendin kjo klasë e e korruptuar politike, përveqse e rënduar dhe e pa shpresë, me tendenca të përkeqësimit të mëtutjeshëm, kërkon vetëdije të lartë dhe ndërgjegjësim kombëtar.

Ndalja e trendit të degradimit të mëtutjeshëm socio-ekonomik, kulturor dhe politik të vendit, e mbrojtjes së asaj çka ka mbetë të mbrohet është detyrë dhe obligim i të gjithë qytetarëve qofshin brenda vendit ashtu edhe në diasporë.

Si pasojë e thyerjes së shpresave për një të nesërme më të mirë, fatkeqësisht gjithnjë e më tepër janë duke u zvogluar edhe zërat kundërshtues ndaj kësaj klase politike, sa të kriminalizuar po aq kuislinge në shërbim të interesave grabitëçare të fqinjëve tonë.

Kjo situatë nuk është e rsatësishme, për këtë me vite kanë kontribuar çarçet e caktuara ndërkombëtare që nga rishpallja e pavarësisë e këndej, fillimisht me sjelljen në pushtet të injorantëve politik, për të vazhduar me korruptimin dhe shantazhimin e tyre, për t'i shndrruar më pas në "vegla pune" të administratës ndërkombëtare të instaluar në Kosovë, e cila kryesisht është duke punuar për realizimin e interesave serbo-sllave ndaj Kosovës.

Janë shumë faktor që e vërtetojnë një gjë të tillë, siq janë izolimi ndërkombëtar, mosliberalizimi i vizave dhe mbajtja peng e themelimit të ushtrisë, e forcës mbrojtëse të vendit, si përmbushje e njërit prej aspekteve më kruciale që e determinon pavarësinë e vendit tonë.

Pengesat artificiale të vendosura kohëve të fundit nga bashkësia ndërkombëtare gjoja për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, siq është Demarkacioni me Malin e Zi dhe Asociacioni i komunave serbe në veri, s'janë gjë tjetër pos një farsë politike dhe mashtrim i qytetarëve për gllabërimin  e territorit të vendit tonë, për t'iu dhënë dhuratë fqinjëve tonë, ashtu siq ju kanë dhënë disa herë përgjatë historisë.

Parandalimin e këtyre dy të këqiave të mëdha, para të cilave ndodhet vendi, skeptikët e shofin si të pamundur, përderisa të pashpresët e shofin si punë të kryer nga bashkësia ndërkombëtare, nën arsyetimin e trajtës së një nënshtruari, duke thënë; "ata na çliruan, ata na kanë në dorë, ne nuk mundemi të bëjmë asgjë..."!!!

Përgjigjën ndaj këtij dëshprimi nën nënshtrim, do ua thoja publikisht të gjithë  bashkombasve të mi, të rreshtuar pas pushtetit dhe opozitës, mos u ligështoni para një presioni monstruoz të politikës ditore, të udhëhequr nga një klasë kusarësh politik, të cilët, për të mbrojtur pasuritë  e tyre të paligjshme janë të gatshëm të sheshin gjithçka që është e përgjithshme, madje edhe nderin dhe moralin e tyre familjar.

Lansimi i propagandës së pushtetarëve ndaj zërave kundërshtues, duke i trajtuar si "armiq" të pavarësisë dhe shtetit të Kosovës, është loja më e ndytë dhe e pandershme, e cila për qëllim ka neutralizimin e opinionit të lodhur publik në prag të vendimeve skandaloze në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Zërat kundërshtues ndaj qeverisë kuislinge të Kosovës, janë zëra të inspiruar nga dashuria për atdhe, nga dëshira për të mbrojtur të drejtat legjitime të popullit, vullnetin e qytetarëve për një shtet vërtetë sovran me integritet të plotë territorial, për një shtet ligjor dhe demokratik.

Rreziqet nga tkurrja territoriale dhe humbja e sovranitetit të shtetit janë alarmante. Mirëpo kjo nuk do të thotë që janë shtjerrur të gjitha mundësitë për evitimin e rreziqeve para të cilave ndodhet vendi.

Mundësia e evitimit të humbjes së territorit nga demarkimi i kufirit sot me Malin e Zi, e nesër edhe me Serbinë është i mundur, sikurse që është i mundur parandalimi i humbjes së sovranitetit shtetëror në veri të vendit me themelimin e të ashtuquajturit Asociacion i komunave serbe në veri ("Zajednicën"), e cila është në kundërshtim me Kushtetën dhe vullnetin e qytetarëve të vendit.

Këtë e ka vërtetuar edhe Gjykata Kushtetuese e Republikë së Kosovës, e cila i ka identifiku hiq më pak se 33 shkelje të neneve të kushtetutës me rastin e nënshkrimit të marrëveshjeve politke të Brukselit nga ana e liderëve tonë shtetëror,...prandaj e gjithë kjo "odiseadë" shkeljesh kushtetuese nuk guxon të mbetët pa u ndëshkuar, në mos nga drejtësia e kapur, gjithsesi duhet të ndëshkohet dhe dënohet nga qytetarët e vendit.

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, nëse nuk janë të gatshëm të ballafaqohen me vështirësitë dhe presionin politik të liderëve të shantazhuar partiak, bëjnë mirë që të hapin rrugë me inicimin e ndryshimeve kushtetuese për  kthimin e Referendumit popullor si instrumentin më demokratik që shprehë vullnetin dhe verdiktin e popullatës për çështje fundamentale për të ardhmen e vendit, gjë e cila vështirë që mund të ndodhë nga kjo legjislaturë e kapur e kuvendit.

Në asnjë rrethanë, fati i së ardhmes së vendit nuk guxon të lihet në dorën e një klase politike të korruptuar dhe kriminalizuar dhe as në dorën e një legjislature të shantazhuar nga ekzekutivi dhe liderët partiak.

Qeveritë shkojnë e vijnë, deputetët poashtu, ndërsa ajo pjesë e teritorit që i shkëputet vendit me një votim të thjeshtë në kuvend nuk mund të kthehet asnjëherë në hartën gjeopolitike të Kosovës.

Andaj, më mirë është thejë qafën kjo qeveri kuislinge, një president i kontrabanduar dhe një nga legjislaturat më të këqija që ka pasur Kosova në historinë e saj të para dhe pasluftës.

Të ngrihemi të gjithë në protesta mbarëpopullore, në trajtën e një referendumi popullor: "O sot o kurrë për Kosovën", për të parandaluar votimin në kuvend të kontrabandimit të territorit të vendit për interesa personale të liderëve të korruptuar shtetëror dhe partiak.

Nëse e jelojmë sot të ndodhë e keqja e madhe, nesër mallkimi i brezave .do të bie mbi të gjithë ne, pavarësisht pozicionimit politik (pozitë-opozitë), përkatësisë partiake, fetare dhe shtrirjes gjeografike (troje etnike dhe diasporë).

Ngase secili me takatin tonë, nga pozicioni që ndodhemi e kemi për obligim të bëjmë të mundurën për shtetin e Kosovës, për të ardhmen e fëmijëve, nipave dhe shumë gjenerateve që do vijnë pas nesh.

Bashkimi i popullit rreth kauzës shtetërore dhe kombëtare, kundër interesave partiake, grupore dhe personale, jo vetëm që do ta shpëtonte vendin nga humbja  e territorit dhe ndarja e sovranitetit të shtetit në dysh, do të hapte një kapitull të ri në politikën kosovare, do të njerrte alternativën e shëndoshë politike dhe kthente besimin e humbur të qytetarëve për jetë në shtetin për të cilin u prit gjatë dhe u sakrifikua shumë.

Të bashkuar, e pamundshmja na bëhet e mundur, ndërsa kështu siq jemi të ndarë,  jemi duke e rrezikuar Republikën e Kosovës, të arriturën më të madhe të shekullit, rrezikojmë të shkelim mbi mundin e sakrificën e shumë gjeneratave dhe gjakun e derdhur për lirinë e vendit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora