E premte, 29.03.2024, 08:27 AM (GMT)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: 100 vjetori i lindjes së Presidentit Kenedi

E marte, 28.02.2017, 06:59 PM


100- VJETORI I LINDJES SË PRESIDENTIT XHON F. KENEDI

“Mos pyet se çka mund të bëjë vendi yt për ty, por pyet se çfarë mund të bëjshë ti për vendin tëndë”

Nga Frank Shkreli

Ky vit shënon 100-vjetorin e lindjes të Presidentit të 35-të të Shteteve të Bashkuara, Xhon F. Kenedi (Maj 29, 1917 – Nëntor 22, 1963).  Ky përvjetor po   shënohet me aktivitete të shumëta gjatë gjithë këtij viti, të cilat kanë filluar tanimë anë e mbanë Shteteve të Bashkuara, përfshirë shtetin Massaçusets prej ku rrjedhë familja Kenedi, e deri tek nivelet e enteve të qeverisë federale, me qëllim për të kujtuar jetën dhe veprimtarinë e presidentit më të ri që është zgjedhur ndonjëherë në Shëpinë e Bardhë.  Aktivitetet mbarë kombëtare synojnë kujtimin e jetës dhe të trashëgimisë që ka lënë pas Presidenti Kenedi, si një rast edhe për të frymëzuar brezat e rinjë, ashtu që ata të zbulojnë rëndësinë dhe të frymëzohen nga trashëgimia dhe nga vlerat politike dhe morale, gjithnjë bashkohore të mandatit të shkurtër të presidencës së tij.

Ndër aktivitetet e para në kujtim të këtij përvjetori, Posta Amerikane lëshoi në qarkullim, një pullë postare të përhershme me fotografinë e Presidentit Kenedi gjatë një ceremonie në “Librarinë dhe Muzeun Xhon F. Kenedi”, në qytetin Boston.  Me këtë rast, në emër të familjes, foli njëri prej nipave të presidentit Kenendi, Xhek Shlosberg, i cili shprehu falënderimet e familjes duke thënë se, “Shpresojmë që kjo pullë postare të jetë një simbol i përhershëm i thirrjes së Presidentit Kenedi, “Për shërbim, inovacion dhe gjithpërfshirje, por edhe si një simbol i besimit të tij të palëkundshëm se si individë, secili prej nesh ka aftësi dhe mundësi për ta bërë këtë botë më të mirë për të gjithë ne.”

Presidenti Kenedi, i admiruar gjithnjë edhe sot, jo vetëm nga amerikanët por edhe nga popujt anë e mbanë botës,e që është inauguruar President i Shteteve të Bashkuara më 20 Janar, 1961 -- konsiderohet si një udhëheqës i dalluar i cili punoi në mbështetje të idealeve më të larta të këtij kombi duke frymëzuar rininë amerikane që të angazhohej në jetën politike, duke marrë pjesë në shërbime të ndryshme publike.  Në fjalimin e tij me rastin e inaugurimit për president, Xhon F. Kenedi u ka bërë thirrje amerikanëve, e sidomos të rinjve dhe rejave, që shërbimin public të mos e shikojnë si një përfitim personal, duke përdorur frazën tanimë të  famshme anë e mbanë botës, “Mos pyet se çka mund të bëjë vendi yt për ty, por pyetë se çfarë mund të bëjshë ti për vendin tënd”.

Megjithse mandati i tij u shkurtua nga plumbi i një vrasësi me 22 nëntor, 1963, administrata e tij, mbernda një kohe të shkurtë, shënoi arrijte të dukëshme për periudhën që ishte në pushtet.  Presidenti Kenedi themeloi “Korpusin e Paqës” një ent ky që edhe sot vazhdon misionin e tij duke ndihmuar njerëzit në nevojë, në shumë vende të botës së tretë.  Ai gjithashtu u angazhua në vitin 1961 se Amerika do të zbriste në Hënë para mbarimit të asaj dekade, gjë që u realizua, duke hapur kështu rrugën e sukseseve të mëdha të programit amerikan në hapësirë, përfshirë edhe uljen historike të astronautëve amerikanë në Hënë, në vitin 1969.

Si president i Shteteve të Bashkuara në kulmin e luftës së ftohët,  në arenën  ndërkombëatre, Presdienti Xhon Kenedi u përball me një numër konfliktesh me ish-Bashkimin Sovjetik, konflikte këto të cilat, sipas historianëve mund të kishin përfunduar në një luftë botërore.  Por falë diplomacisë dhe gjakftohësisë së Presidentit Kenedi, lufta u mënjanua, megjithse ai nuk hoqi dorë nga parimet e tija, përfshirë mbrojtjen e status-it të Berlinit Perëndimor, një oazë lirie kjo në ish-Gjermaninë Lindore komuniste që kërcënohej vazhdimisht nga ish-udhëheqsi komunist sovjetik, Nikita Kurshçov.  Përsëri në vjeshtën e vitit 1962, Presidenti Kenedi kundërshtoi vendosmërisht vendosjen e raketave bërthamore sovjetike në Kubë.  Por me gjakftohësinë e tij që e dallonte në momente krizash –  madje edhe kundër këshillave të bashkpuntorëve të tij të ngushtë për të bombarduar bazën e raketave në Kubë – në vend të kësaj, ai vendosi të impononte një bllokim të armatimeve të mëtejshme sovjetike në Kubë.  Pas disa ditëve ballafaqimesh tepër të rrezikshme, kur dukej se bota ishte në prak të një lufte shkatërruese bërthamore – anijet sovjetike që ishin nisur për në Kubë u këthyen mbrapa dhe Kurshçovi më në fund ra dakort që të tërhiqte raketat bërthamore nga territori i Kubës komuniste.

Ndërsa në fushën e politikës së mbrendshme, Xhon Kenedi mbahet mend, ndër të tjera, për fjalimin e flakët të 11 qershorit të viti 1963 mbi të drejtat civile, fjalim i cili karakterizoi trajtimin jo të barabartë të afrikano-amerikanëve në Shtetet e Bashkuara, si një krizë morale të këtij vendi.  Ai pastaj paraqiti një projekt ligj për t’u dhënë fund ndasive raciale, projekt ligj ky i cili u miratuar përfundimisht nga Kongresi amerikan pas vdekjes së tij, i njohur  si “Akti i të Drejtave Civile i vitit 1964”.

Presidenti Kenedi është vrarë më 22 nëntor, 1963 në Dallas të shtetit Texas, në moshën e re 46-vjeçare, një vrasje kjo që ndërpreu realizimin e potencialeve të mundëshme të një mandati të plotë presidencial.  Por njëkohsisht ai ka lënë pas – megjith kohën tepër të shkurtë në krye të Shtëpisë së Bardhë -- një trashëgimi të pasur politike dhe morale, jo vetëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe për mbarë botën vullnet mirë.

Me qëllim për të bashkrenduar aktivitetet mbarë kombëtare në kujtim të 100-vjetorit ë lindjes së presidentit Xhon F. Kenedi gjatë viti 2017, Kongresi Amerikan ka vendosur të krijojë “Komisionin për 100-vjetorin e lindjes së Xhon F Kenedi”, një nismë kjo e mbështetur nga Partia Demokrate dhe nga Partia Republikane.  Senator demokrat i ishtetit Massaçustes dhe anëtarë i këtij Komisioni, Ed Marki, u shpreh me këtë rast se, “Presidenti Kenedi gjithmonë do të përfaqësojë një vizion të guximshëm për të ardhmen e vendit tonë, një idealizëm pa iluzione, një angazhim të vendosur për shërbim publik, si dhe një energji të pashterrshme dhe të pafrenueshme, që i tregojnë botës se Amerikanët besojnë gjithnjë se ditët më të mira për vendin tonë janë gjithmonë në të ardhmen.”   Ndërsa, Senatori republikan i shtetit Utah, Orrin Hatç theksoi se ky komision, që është i ngjashëm me komisionin  e krijuar me rastin e 100-vjetorit të presidentit Ronald Reagan më 2009, është i rëndësishëm sepse, “Të gjithë Amerikanët, pa marrë parasyshë bindjet e tyre politike, e kujtojnë Presidentin Kenedi si një udhëheqës frymëzues dhe si një ikonë e shekullit 20-të.   100-vjetori i lindjes së tij, na ofron një rast të mire për të frymëzuar një brez të ri Amerikanësh, që të gjithë së bashku, të riangazhohemi përsëri për t’i shërbyer kombit tonë.”   Ndërkohë, Senatori veteran i republikanëve, Xhon Mëkejn u shpreh se kujtimi i 100-vjetorit të lindjes së Presidentit Kenedi, “Do të sigurojë që trashëgimia e tij të jetojë për të gjithë brezat e ardhëshëm.”

Më në fund, Kongresisti i shtetit Masaçusets, Xho Kenedi i III, dhe nip i Presidentit Kenedi ka thënë me rastin e fillimit të aktiviteteve të këtij 100-vjetori se, “Presidenti Kenedi besonte me pasion se kapacitet e përbashkëta të popullit Amerikan nuk kishin kufij. Se nëqoftse jemi të bashkuar për një kauzë të përbashkët, ai ishte i vetdijshëm se zbritja në Hënë ishte e afërt, se barazia midis njerëzve ishte e mundëshme dhe se paqa do mbizotëronte në botë.   Në këtë 100-vjetor të lindjes, ne nuk kujtojmë vetëm babanë, vëllain dhe presidentin tonë, por kujtojmë edhe idealet dhe vlerat që ai la pas për kombin e vet”, është shprehur kongresisti Xho Kenedi.

 

Megjithse kanë kaluar më shumë se 60-vjetë nga vdekja e Presidentit Xhon Kenedi, ai gjithnjë mbahet mend në radhët e shumë Amerikanëve por edhe më gjërë si një udhëheqës gjakftohët i cili, gjatë luftës së ftohtë, mënjanoi një luftë  të mundëshme botërore bërthamore, si një personalitet politik i shquar kombëtar dhe ndërkombëtar, me shumë arrijtje.  Ai kujtohet edhe për aftësinë e tij të njohur për të frymëzuar njerëzit me fjalimet e tija elokuente.  Shumë historian janë të mendimit se pot ë kishte jetuar Presidenti Kenedi dhe po të kishte patur mundësi të zbatonte idetë dhe programet e tija -- jo vetëm Amerika -- por edhe bota mund të ishin ndryshe, nga ç’janë sot.  Natyrisht se Presidenti Kenedi, si çdo udhëheqës tjetër amerikan ose botëror, i kishte edhe ai të metat e veta si njeri dhe si udhëheqës politik, por ndryshe nga shumë të tjerë, ai dallohej për optimizimin e tij të pashterrshëm për të ardhmen, për një të ardhme më të mirë, jo vetëm për Shtetet e Bashkuara por edhe për botën.  Presidenti Kenedi besonte se njerëzit mund të zgjidhin vet problemet e tyre të përbashkëta, nëqoftse mbi interesat personale e partiake, vendosin -- interesat e vendit të vet dhe nëqoftse punojnë së bashku për zgjidhjen e tyre.  Nëqoftse për asgjë tjetër, atëherë le të kujtojmë në këtë 100-vjetor, trashëgiminë e frymëzimit të këtij burri të madh, se me vullnet të mirë dhe me bashkpunim me njëri tjetrin, çdo problem mund të zgjidhet dhe çdo gjë është e mundur.

Presidenti Xhon Kenedi kishte lidhje të ngushta edhe me komunitetin shqiptaro-amerikan të Bostonit dhe më gjërë. Në këtë foto ai është me të ndjerin Anthony Athanas, patriotin e shquar dhe njërin prej bashkpuntorëve më të ngushtë të Fan Nolit, ish-biznismenin e njohur shqiptaro-amerikan dhe aktivistin e dalluar të  organizatës pan-shqiptare Vatra dhe të çështjes shqiptare në përgjithësi prej shumë dekadash, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora