E enjte, 28.03.2024, 11:36 PM (GMT)

Mendime

Ilir Muharremi: Profetët dhe shkrimtari i sulmuar

E marte, 28.02.2017, 07:29 PM


Profetët dhe shkrimtari i sulmuar

Nga Ilir Muharremi

Institucionet shtetërore dhe organizatat që shpesh herë reagojnë në rastet e cenimit të drejtave të njeriut dhe dhunës fizike, kësaj herë kanë heshtur ndaj sulmit fizik të ashtuquajturit shkrimtar Azem Deliut, i cili ditë më parë u sulmua fizikisht nga tre persona. Ai u sulmua për shkak një shkrimi që ka shkruar për profetin Muhamed. Ja shkrimi i plotë i tij: “I nderuar hoxhë Bedri Syla. Nuk doja të shkruaja një përgjigje, ngaqë e dija që do të provokoja të tjera shfryerje mllefi ngaqë nga të gjitha reagimet që kam marrë, vetëm i juaji ka qenë paqësor. Megjithatë, duke qenë i tillë reagimi juaj për të cilin ju përgëzoj, nuk mund të rri pa u përgjigjur me pak fjalë. I nderuar, unë konsideroj që figurat publike e historike, e së këndejmi edhe Muhamedi, nuk janë pronë e askujt dhe i nënshtrohen debatit publik ku mendimet natyrisht që janë të ndryshme, përndryshe nuk ka kuptim debati. Duke qenë kështu, nga opinionet për të nuk duhet ndier i fyer askush. Kush të dojë le të flasë mirë për të. Natyrisht, edhe e kundërta është e drejtë. E para, ju më dhatë referencë për La Martinin, jo edhe për Gëten e Tolstoin. Për këta të dy, anipse vazhdon të pretendohet që kanë folur mirë për profetin, ende nuk janë dhënë referencat. Edhe nêse jepen, kjo nuk do të thotë kurrë që jemi të detyruar të mendojmë si ata, dhe askush s’ka pse ndihet i fyer (aq më pak arsyetohen sharjet e kërcënimet). Ndërkaq, më lejoni t’ju sqaroj se thëniet tjera që kanë qarkulluar (si për shembull që Dostojevski ka folur për profetin Muhamed), janë, megjithë respektin, shpifje të pabazuara me qëllim propagandues. E dyta, tre poetët që keni përmendur në shkrimin tuaj për shërbimin që i kanë bërë profetit Muhamed, janë shembulli i keq i vendosjes së letërsisë në shërbim të ideologjisë dhe, përjashto shkollat ideologjike religjioze, nuk zënë kurrfarë vendi të rëndësishëm në Letërsinë e Lindjes. Për kompromisin më të mirë që mund të bëj me ju, mund t’ju them që ata së shumti zënë vend periferik në këtë letërsi. Zor se janë shkrimtarë për t’u marrë shembull, bile edhe për t’u përmendur. Në anën tjetër, Muhamedi ka urdhëruar të vriten poetë. Asnjë njeri i letërsisë nuk mund ta miratojë këtë. Sa për moshën e Aishes, referencat janë të shumta. Libri i Christopher Hitchens, është vetëm një prej tyre. Ju përshëndes shumë, Azem Deliu.”

Çdo njëri mund të merr të drejtën të jap opinion ndaj Zotit, profetëve, njerëzimit, politikës.... Ndalohet sulmi fizik ndaj tij dhe ndoshta kjo për mediat është një top lajm, sepse mediat rrinë si ujqit, ushqehen me skandale dhunë dhe pornografi. Po kalojmë në temë. Çdo person që sulmon shkrimtarin, ka mendim të keq për letërsinë e mirëfilltë, sepse së pari duhet dialogu, polemika dhe në fund konkluzioni. Këtu nuk humbi shkrimtari, por sulmuesit, sepse u quajtën terroristë. Edhe mund të cilësohen ashtu. E tërë polemika filloj nga shkrimi, Zoti dhe Muhamedi dhe këta  nuk janë pronë e askujt, secilit i lejohet të jap mendim për ta.

Çfarë vërteton prova e Kuranit për moshën e martesës?

Mosha e martesës arrihet kur njeriu është i pjekur dhe me arsyetim mendor të shëndoshë. Martesa fillon me pjekuri, intelekt dhe gjykim. Atëherë, cili fëmijë i moshës 9 vjeçare posedon pjekuri, intelekt dhe gjykim. Ai është si kafsha, harron dhe është i lumtur nga kënaqësitë. Ose një 13 vjeçar-e ka një nivel të shëndoshë pjekurie të menaxhojë pasuritë dhe burrin. Kjo moshë më shumë rrëfen për një pafajësi fëmijërore, ndërsa njerëzit e sotëm referohen në atë se profeti u martua me një 13 vjeçare ose 6 vjeçare. Disa referenca thonë se Aisha bint Ebu Bekr ishte 6 ose 7 vjeçe në moshën kur u fejua dhe 10 kur u martua. Ndërsa, disa kanë këmbëngulur se mosha e lartpërmendur është e saktë, të tjerë janë të mendimit se Aisha  ishte më e madhe. Myslimanët arsyetojnë se çdokush konsiderohet fëmijë sipas traditave dhe kontekstit kulturor në të cilin jeton. Fëmijëria e hershme, fëmijëria, pjekuria, pleqëria dhe vdekja janë gjithkund të njëjta biologjike, sepse njeriu së pari i përket natyrës e pastaj thurjes së dogmave, Zotit dhe religjionit. “Mos u martoni me paganet, gjersa të (siguroheni) se besojnë. Skllavja besimtare është më e mirë se pagania, edhe nëse kjo e fundit mund t’ju pëlqejë. Mos i martoni myslimanet me paganë,gjersa ata të bëhen besimtarë. Skllavi besimtar është më i mirë se pagani, edhe nëse ky i fundit mund t’ju pëlqejë. Ata ju thërrasin në zjarr, kurse Allahu, me mirësinë e Tij, ju thërret në Xhenet e falje (të gjynaheve). Ai ua shpjegon njerëzve shpalljet e Veta, që ata të mendojnë duke u bazuar në to.” (Kuran, 2:221) Edhe nëse je skllav dhe besimtar, je më i mirë se rrënjët origjinale – paganizmi. Andaj, ndonëse pëlqimi i martesave më fëmijët, është më i dukshëm, sepse kërkohet të skllavërohen, tu nënshtrohen dhe të shumohen. Fëmijët besojnë tek prindërit verbazi, këtë të gjithë e dimë. Zoti nëse ekziston nuk do ta bënte një gjë të tillë. Në Kuran, martesa është betim solemn dhe serioz. Njeriu sipas fesë jepet me shpirt ndaj gruas, ose gruaja ndaj burrit. Atëherë, profeti i bëri lojë fëmijës, kurse libri i shenjtë kërkon ndryshe. Ndoshta profeti e anashkaloj këtë udhëzim të shenjtë dhe u martua sepse besoj në instinktin njerëzor të ekzistencës, doli nga kthetra e ligjit fetar. Njeriu i sotëm shpesh e bënë këtë. Feja e ndalon martesën e robit me detyrim. Por, një fëmijë si mund të gjykoj për martesën pa ja imponuar i rrituri, ose shpesh përdorin edhe forcën. Transmetimin e moshës së martesës se Aishes e gjejmë në 5 hadithe të Buhariut. Interesantja këtu është se ne gjejmë një emër që përsëritet në të gjitha transmetimet. Ky emër është HISHAM, dhe tek ky njeri qëndron problemi. Besueshmëria e Hishamit ështe shumë e dyshimtë sepse pasi ky shkoi në Irak transmetimet e tija të haditheve, dukshëm ishin jo-konsistente dhe të parregullta.

Kalojmë tek priftërinjtë dhe hoxhallarët të cilët thirren në emër të Zotit

“Kundër mërzisë luftojnë më kot edhe zotat. Ç’bën ai? Shpik njeriun”, shkruan Nietzsche. Porse e kundërta njeriu shpik Zotin.

Edhe njeriu ndjenë mërzinë. Mendohet se Zoti tejkaloj kufirin, shpiku edhe kafshët, u gabua sepse instaloj një çikë pushtet te njeriu, dhe njeriu filloj t’i sundonte. Pastaj e krijoj gruan e parë Evën e cila sipas Nietzsches qe gjarpër. Ai fsheh këtu kënaqësinë e jetës për të vazhduar njeriu, frenon epshin, por prapë ja dedikon kuptimin e këtij epshi “të poshtër” priftërinjve. Nga femra lindi kënaqësia, kënaqësia e të shijuarit natyrën dhe frutat. “Zotin e vjetër e kapi një frikë e tmerrshme”, thoshte me qejf Nietzsche duke i dhënë pushtet njeriut. Këtu Zoti bëhet rivalë me njeriun, dhe ky njeri i cili nuk e vret sepse e kupton mos ekzistimin e tij është shkencor. Zoti merr fund aty ku është e pranishme shkenca. “Shkenca është mëkati i parë, fara e gjithë mëkateve, mëkati origjinal”, shkruan ky filozof. Priftërinjtë dhe Hoxhallarët kanë frikë nga shkenca, sepse ajo i qet në pah dobësitë e besimeve të tyre. Ajo beson vetëm në vërtetimin dhe faktet dhe Zoti ikën nga shkenca. Fetarët tok më Zotat e tyre përpiqen të mbrohen nga shkenca dhe si është e mundur kjo? Ky pikërisht është problemi kryesor. Të përjashtohet mendimi për parajsën dhe ferrin, të dilet nga jo shpikje dhe njeriu nuk duhet të mendojë, ai duhet të ndjenë nevojë të jetojë, ngaqë aty ku qe nevoja bie mendimi, dhe Priftërinjtë dhe Hoxhallarët shpikin nevojën. P.sh pleqërinë dhe vdekjen, iu kundërvihen shkencës. Jeta nga shikimi i drejtë i saj nuk e lejon njeriun të mendojë. Këtu errësohen zotat, Zoti më nuk është i denjë të shpik luftërat, ndasinë ndaj njerëzve, dhe luftërat marrin fund. (Priftërinjtë dhe Hoxhallarët gjithnjë i kanë dashur luftërat.) “Lufta punëprishëse e madhe e shkencës”, vazhdon Nietzsche mes të tjerash. Vërtetë kjo është e pabesueshme se si Priftërinjtë dhe Hoxhallarët shpërndajnë diturinë dhe emancipimin tok me luftën. Zoti këtë duhet ta dijë sepse nëse kishte qëllim paqen duhet asgjësuar Priftërinjtë dhe Hoxhallarët. Mirëpo, erdh koha kur njeriu u bë shkencor dhe nuk i mbetet gjë tjetër veç të vras kryeshefin e tyre – Zotin, ose (Zoti nuk ka vdekur sepse s’ka jetuar kurrë.) “Ndërmjetësuesit” e Zotit, Jezusi dhe Muhamedi, pastaj këlyshët Priftërinjtë dhe Hoxhallarët do të dorëzohen dhe njeriu i kopesë do të bëhet vetë Zot. Nuk e dijë a më kuptuat, por Priftërinjtë dhe Hoxhallarët kanë një armik të vetëm: shkencën, vërtetimin më të shëndoshë të vlerave. Këtë e pohonte edhe Nietzsche te “Antikrishti” dhe vetë ai qe dyshues në tekstet e tija në momentin kur e vret Zotin, sepse kjo vrasje ndodh pa shkencë, veç në ide, dhe ishte vrasje e tepërt. Nietzsche-ja nuk e anashkaloj Zotin pa e vërejtur, këtu ai duhej ta kuptonte “ekzistencën e tij”, pastaj ta vriste. Kjo i bie sikur ta sfidosh absurdin. Absurdin dhe Zotin nuk mund ta sfidosh, por t’i anashkalosh pa i vërejtur. Atëherë, vdekja ndodh vetvetiu.Po e përmend edhe një gjë të cilën e përdorin Priftërinjtë dhe Hoxhallarët: E sjellën në botë mëkatin, pastaj sajuan ndëshkimin, këto janë kundër shkencës. Këtu plot vuajtje ulërinë Nietzsche:”Kundër çlirimit të njeriut nga prifti”, unë do ta shtoja edhe Hoxhën. Nietzsche-ja nevojën për priftin e shpallë në momentin kur njeriu vuan tepër. Edhe nga vuajtja e tepërt njeriu bashkë me vetveten gjen kurimin. Prifti prapë qëndron jashtë tij. Mjaftë me Priftërinjtë dhe Hoxhallarët, shpëtimtari është brenda njeriut. Ndëshkimi, faji, mëshira, më vonë kinse shpërblimi dhe falja. “Gënjeshtra nga koka tek këmbët, pa asnjë realitet psikologjik”. Këta atentator kundër vërtetësisë dhe shkakut kanë filluar me grushte me gurë dhe me vrasje të dominojnë. Krishterët e përdoren mesjetën, Myslimanët po e bëjnë të njëjtën tash. Atentator, parazit, vampirë, shushunja, vrasës të nëntokës janë të gjithë ata në krye të feve që thirren në emër të Zotit. Edhe Zoti ka dorë në këto vrasje sepse emri i tij përdoret. Fuqia e tij e pafajshme do na bind nëse i ndalon dhe asgjëson këta kriminel. Zoti vazhdon ta lejoj krimin në tokë. Nëse Zoti për dikë kuptohet e për dikë keqinterpretohet, atëherë pse duhet shpikur ai, kur mendja e njerëzve qe e ndryshme nga perceptimi real për të? Nëse mendohet një Zot, ai është edhe për njerëz të pasur, të varfër, psikopat, maniakë, të sëmurë mendor… Që nga mesjeta dhe asnjëherë më shumë se tash nuk kanë ndodh vrasje në emër të Zotit. I bie se Zoti u keqkuptua. A është një Zot i njëjtë për të gjitha fetë? Kjo më shumë vërteton se secili në veten e tij ka Zotin e tij. Nëse kërkohet jashtë tij, ai keqkuptohet, keqpërdoret dhe bëhet politikë në emër të tij. Pra, vetë njeriu është fajtor për krimin, çoroditjen në tokë. Atëherë Zotin nuk duhet vrarë, duhet të mos kemi mendim për të dhe vetvetiu do eliminohet. Krimi do ndaloj. Ndonëse luftërat kolektive do zvogëlohen edhe pse njeriu do tentoj të shprehë interesin e pushtetit dhe instinktin e tij të vrasjes, por këtë do ta bënte më pak sepse do i mungoj shkaku global (keqinterpretimi i Zotit.) Vendi dhe koha e Zotit nuk ekziston, ashtu sikur për njeriun, por ekziston momenti për të.Fetë e shumta duhet t’i gërshetojmë dhe nga ato të nxjerrim vetëm një fe ose rregull. Njëjtë si me ngjyrat, kur përzihen shumë ngjyra fitojmë një ngjyrë. Tek fetë siç kamë dëgjuar veçanërisht te krishterët, njëjtë edhe te myslimanët: “Feja të bënë të lumtur”, kështu njeriu duhet t’i besoj kësaj “të vërtete”. Lumturia nuk tregohet, por premtohet, kjo lumturi vjen si kusht i të besuarit. Qëllimi është se njeriu duhet të besoj pastaj të jetë i lumtur. Në këtë rast, përjetësia është zhgënjyese sepse është e paarritshme dhe në ç’mënyrë besimtarët na bindin për këtë? Në thelb ata përdorin vetëm besimin dhe asgjë tjetër.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora