E enjte, 25.04.2024, 11:19 AM (GMT+1)

Mendime

Zenel Çeliku: Agron Duka, apel për Ilir Metën

E diele, 26.02.2017, 12:14 PM


Agron Duka, apel publik për Ilir Metën

Nga Zenel Çeliku

Dy ditë më parë lideri i PAA-Agron Duka i bëri një thirje publike liderit të LSI-Ilir Meta, duke I parashtruar ftesën e tij se është koha tani më shumë se kurrë që LSI të bashkohet me protesten e opozites. Ftesa e aleatit të PD-së është e sinqertë duke i kërkuar Z. Meta që të dalë nga koalicioni dhe të krijohet një qeveri teknike deri në zgjedhjet e ardhshme të 18 Qershorit. Z, Duka është një figurë shumë e njohur, e dashur dhe e vlerësuar nga publiku shqiptar si figurë shumë pozitive me një formim të pëlqyer në rangun e liderëve të tjerë. Duka ka qënë disa herë deputet, ka qënë ministër dhe tashmë është lideri më I ri në spektrin politik shqiptar por me përvojë të gjatë politike. Ai për pak kohe që është në krye të PAA, ka krijuar një profil shumë interesant për publikun duke e quajtur si politikani më fjalëmbajtur, është shumë energjik, mjaft aktiv dhe faktor I rëndësishëm në politikën shqiptare. Si I tillë, Duka duke analizuar dhe e konsideruar situatën politike mjaft delikate në vënd, mori iniciativën dhe përgjegjësinë duke i bëri një thirje-ftese publike Ilir Metës, “Simbolikisht, këtë 20 shkurt, po ju drejtohem Ju Z. Meta si kryetar i LSI, për të filluar një histori të re të zgjedhjeve politike shqiptare. E ardhmja e vendit nuk mund të jetë vetëm çështje numrash. Nuk dua të bëj këtu një bilanc për katër vitet e kaluara, gjykoj se më të rëndësishëm do të jenë katër muajt e ardhshëm. Këto katër muaj që na ndajnë nga zgjedhjet, mund të shënojnë një fillim të ri për politkën tonë. Jam i vetëdijshëm që në botëkuptimin tuaj stabiliteti është kryefjala e politikbërjes. Thënë kjo, për stabilitetin e vendit dhe për të mos ndalur procesin e rregullt demokratik dhe integrimin evropian, ju kërkoj të reflektojmë së bashku mbi alternativat për të arritur një proces zgjedhor në të cilin shqiptarët të shprehin vullnetin e tyre të lirë dhe fituesit e zgjedhjeve të jenë të legjitimuar nga kjo sipërmarrje e përbashkët. Qeveria teknike është një instrument politik që Ju Z.Meta e keni artikuluar publikisht. Qeveria teknike është një garanci për zgjedhjet e lira dhe të ndershme”-perfundon Duka. Gjykoj se ftetsa mjaft interesante e Dukës në drejtim të liderit të LSI, është pritur shumë mirë në opinion sepse kjo ftesë u bë në një kohë kur opozita ku edhe PAA eshte pjesë e saj, ka marrë një nismë të vendosur për të larguar  Qeverinë Rama dhe për të shkuar në zgjedhje me një qeveri teknike e cila do të garantojë zgjedhje të ndershme sipas kritereve dhe kërkesave të ndërkombëtarëve. Momentalisht roli I LSI është shumë i rëndësishme, sepse PS pa LSI nuk ka mandatet për të qeverisur më tej. Por ky koment nuk është I thjeshtë për Ilir Metën I cili ka qënë për afro 4 vjet në kualicion me PS. Dje pranë çadres së opozitës, Z.Duka u prononcua se, e takova Z.Meta në zyrën e tij ku diskutuam rreth situatës politike në vënd. Dje unë I bëra ftesë Z.Meta në mënyrë institucionale që ai ti bashkohet qëllimit të opozitës që të shkojmë në zgjedhje me qeveri teknike, tani le të presim përgjigjen e Metës-deklaroi Duka. Duke analizuar situatën politike ku është sot Shqipëria, mendoj se Z.Meta duhet të marrë të gjitha përgjegjësitë institucionale dhe të deklarohet qaertë.Para dy ditesh zëdhënësja e Komisionit Europian-Maja Koçijançiç u shpreh se, KE mbështet debatin politik në Parlament dhe jo atë jashtë tij që vetëm përkeqëson klimën politike, dje edhe eurodeputeti europian-Fleckenstein që është raporteri për Shqipërinë, zhvilloi një takim me Ambasadorët e BE-Romana Vlahutin  dhe me ambasadorin e SHBA-ve-Donald Lu, ku me siguri është diskutuar nisma e opozitës për të rrëzuar  qeverinë dhe për të shkuar në zgjedhje me qeveri teknike por pa u prononcuar publikisht. Kjo na bën të mendojmë se ndërkombëtarët e konsiderojnë mjaft delikate situatën politike në vënd. Në një prononcim të shkurtër për mediat lidhur me protestën e opozitës, Fleckenstein tha se vendi i çdo force politike është në parlament, protesta duket e qetë.Vendi i çdo force politike është në parlament. Do takoj Z. Basha dhe do diskutojmë, por nuk do negocioj-tha raporteri Fleckenstein. Në këto rretha, mendoj se letra e liderit të PAA-Agron Duka, do të trokasë në formimin politik të Z. Mata, I cili pritet të prononcohet jo me dy fjalë si dy dite më parë, por cila është axhenda e Metës dhe e partisë së tij në këto kushte. Gjithsei, qëndrimi I ndërkombëtarëve ka shumë rëndësi për publikun, e në vaçanti për simpatizantët e opozitës të cilët kane 4 ditë që sakrifikojnë duke protestuar për kërkesat e tyre legjitime. Le të presim me besimin dhe shpresën se kjo situatë do të gjej zgjidhje politike duke ë dhënë prioritet opozitës.



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora