E premte, 29.03.2024, 07:34 AM (GMT)

Udhëpërshkrim

Tahir Bezhani: Pas 4 muajve në Tropojë

E shtune, 25.02.2017, 08:44 AM


PAS KATËR MUAJVE NË TROPOJË

Reportazh nga Tahir Bezhani

Që nga  fundi i tetorit 2016-të nuk pata rast të shkoj në Tropojë. Ndodhë ndonjëherë, të bëhen punët të tilla që të pengojnë të shkosh atje ku dëshiron. Ka kohë të gjatë,mbi dy decenie që shkoj vazhdimisht në Tropojë,në Bytyq (Zogaj),i kam dajë ,te farefisi im  atje, por edhe në Bajram Curri e fshatra përreth. Kaluan katër muaj,sa katër vite pa shkuar në Tropojë. Më kishte marrë malli,çdo ditë që vinte mendoja të shkoja,por pengesat dilnin të pa parashikuara. Sëmundja e mikut tim,Gjonit,ishte njëra nga ato pengesa që më ndali hovin, hapin. Mendoja se do të kthehej më shpejtë nga shërimi në Tiranë. Ai ngeli atje për një kohë të pa parashikuar,si arsyetim te kushteve klimatike dimërore. Dimrat në Malësi të Gjakovës janë të ashpër...

Tani malli më ngufaste çdo ditë e më shumë. Pasi iki “dimri i madh”,mblodha forcat që të shkoj në Tropojë,t’i vizitoj miqtë tjerë të shumtë, Luli, Hakiun, Shabanin  etj. Për këtë qëllim u zgjova herët dhe u bëra gati të shkoj në Tropojë, këtë të shtune që shkoi. Edhe makinën time thuaje se e kishte marrë malli!... Sapo jam drejtuar kah Qafë  Morinë, cte më shpejtë se mendoja unë. Kisha mbetur duke shikuar mjegullën qe ishte veshur shpateve te bokave,ndërsa Shkëlzeni nuk shihej. Fshati Kasaj më dukej më i bukur se në vjeshtë,ndoshta ia rrudhte syrin marsi, pranvera qe po ecën shpejtë drejt nesh. Më bëhej se buzëqeshte, ai liqeni i vogël,mes dy kodrave,në Kasaj. Më ra ndërmend vendlindja e dy krijuesve të spikatur,Hamit Alija,me gjurmë të thella në poezinë shqipe dhe Hasan Selimi që me shpejtësi po i zë  hapat e ikur të kohës.

Duke shikuar bukuritë e natyrës alpine, të mbështjella me tufa mjegullash të dendura,mbërrina në Sopot, karshi Bajram Currit, nga ku mund të numëroje të gjitha shtëpitë. Dukej bukur edhe lagja Partizani,pjesa që e quajnë Nimnaj. E di,aty banon poeti rebel, Asllan Osmani,autori i “Makthit”e shume librave të tjerë . Kishte kaluar viti që nuk e kisha takuar.

I zhytur në mendime,duke përfytyruar miqtë e mi të shumtë në Bajram Curri,mbërrina te dera e apartamentit të poetit e mikut tim të respektuar nga zemra, z.Lulzim Logu .  I befasuar, hapi krahët dhe më përqafoj. Në dhomën e ngrohtë e plot bujari e dashuri prej miku të sinqertë,tryeza u mbush me pije të dëshiruar dhe gjera tjera të shijshme që mund t’i ofrosh një miku që e do fort. Aty filluam edhe bisedat me mikun Lulzim Logun,me te cilin bashkëpunojmë që mbi një dekadë. Në thumb bisede ,si zakonisht,ishte bashkëpunimi dhe krijimtaria jone e përbashkët,si Malësi e Gjakovës,pastaj mungesa që ndienim  për mikun Gjon Neçaj. Shpresojmë shumë të na bashkëngjitet këtë pranverë miku jonë!....

Koha  ecte shpejte,si për inatin tim ,të përmalluar.

Binte shi pa ndërprerë, bënte edhe ftoftë. Nuk më epej të shikoja orën sa ka vajtur, për t’u kthyer me kohë në Gjakovë. Më bëhej se dikush m’i  “vjedh” minutat...

Pa pritur,në dhomë hyri Asllani. Si zakonisht, me atë pamje të vrazhdë, por i buzëqeshur, me humorin e tij te çuditshëm, duke më shtrënguar nga malli, u ulë në tryezën e drekës dhe filluam t’i cakërrojmë gotat. Më bëhej se shiu sillte  terrin para kohe dhe ora trokiste të iki për në Gjakovë. Sapo u bëra gati që miqve t’u them se” koha për të ikur për në Gjakovë”,

Asllani,sikur  të kishte lexuar mendimin tim,foli:”nuk do ikësh i gjallë pa pirë kafenë time,qe gati pas një vit”!....

Nuk kishte dilemë tjetër,pos asaj që thoshte Asllan Osmani. Mbi një kilometër këmbë,vajtëm te shtëpia e tij,në  Nimnaj . Me gjithë motin me shi,e gjithë familja dolën para për të na pritur me “mirë se erdhët”! Një bujari e paparë e rregullit dhe  traditës në familjen e Asllan Osmanit. Na gostiten me gjitha të mirat e shtëpisë që secilit familjarë i dilnin nga zemra.

Bisedat ishin nga spektër i gjerë mendimesh ,gjithnjë në brendësinë e jetës sonë krijuese,përfshi Malësinë e Gjakovës,po edhe  me hallet e peripecitë e politikës aktuale në të dy vendet tona....

Në buze mbrëmje u ndamë me Asllan Osmanin,i cili na përcolli sipas traditës,deri në dalje të lagjes Nimnaj,duke u përqafuar njëri me tjetrin me kërkesa që “mos të hyjnë më katër muaj mes nesh”!....

Një ditë në Tropojë pas katër muajsh,shkoi  sa qele mbyll sytë. Mbeten edhe shumë gjëra pa i thënë,mbeten edhe shumë miq pa i takuar. Nuk e takova Urtakun e Bajram Currit,siç e quaj unë, Haki Zllamin,të moshuarin  e ri, plot elan. Nuk e takova as Bacin e shumë të tjerë. Ndërsa,në secilin kënd rruge,më bëhej se shihja Gjon Neçaj,mikun që kurrë nuk e kam anashkaluar pa e takuar.....

Kur më zgjati dorën miku im i zemrës,Lulzim Logu,pakës e tradhtuan dy pika lot e me pëshpëritje buzësh,foli të vogël,” A do na vjen Gjoni në Pranverë,kur moti ngohet”?!..

Makina ime qëndronte afër banesës së Lulit. Nëpër muzgmbrëmje u ndamë me njëri tjetrin. Mbërrina në Gjakovë shpejtë,me kujtimet e një dite të mbushur dashuri e bujari tropojane,si gjithëmonë....

Lagja Partizani që quhet Nimnaj, ku banon poeti Asllan Osmani



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora