E marte, 23.04.2024, 11:38 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Bern: Protestë për lirimin e Hardadinajt, 25.2.17

E premte, 24.02.2017, 09:27 PM


NË BERN TË ZVICRËS, TË SHTUNËN, MË  25 SHKURT 2017, NË ORA 14h00

TË GJITHË NË PROTESTË PËR LIRIMIN E RAMUSH HARADINAJT

Të dashur shqiptarë,

Ditët në vijim autoritetet e drejtësisë së Republikës së Francës do të sjellin vendimin lidhur me kërkesën e shtetit serb për ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi.

Këshilli Organizativ për lirimin e z.Ramush Haradinajt fton të gjithë shqiptarët që ndodhen në Evropën Perëndimore, sidomos mërgimtarët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Zvicër, që të mobilizohen si asnjëherë më parë dhe me pjesëmarrjen masive të dëshmojmë se kur janë në pyetje interesat tona kombëtare SHQIPTARËT JANË NJË!

Ftojmë të gjitha strukturat e organizatave politike, shoqatave, klubeve dhe formave tjera të organizuara të shqiptarëve në Evropën Perëndimore që të bashkuar të kërkojmë që autoritetet e drejtësisë franceze dhe të shteteve tjera demokratike të mos veprojnë sipas urdhrave politik të regjimit të Beogradit.

Është moment historik që shqiptarët e Kosovë, Maqedonisë, Luginës së Preshevës, Malit të Zi dhe të Shqipërisë të dëshmojmë se JEMI NJË!

Lirimi i PAKUSHT dhe i MENJËHERSHËM i z.Ramush Haradinajt është mesazhi që presim nga demokracitë perëndimore.

Protesta do të mbahet në këtë adresë:

HELVETIAPLATZ, 3005 BERN



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora