E enjte, 28.03.2024, 11:18 AM (GMT)

Mendime

Faton Mehmeti: Jemi të parët

E enjte, 23.02.2017, 09:00 PM


JEMI TË PARËT

Nga Faton MEHMETI

Pothuaje ska mbetur asgjë pa u thënë, është shkruar dhe vazhdon të shkruhet shumë.  Vlerësohet se është rregull i pashkruar, aty ku nuk lexohet  shkruhet shumë, mbase për  të mbushur boshëllekun e leximit. Sdo mend se për kokë banori jemi të parët në shumë fusha, kryesisht në ato që sduhej të ishim . Të parët në korrupsion, krim të organizuar, të parët për nga optimizmi, ndonëse punët i kemi më keq se çdo popull tjetër. Jemi të parët dhe mbase të vetmit që festojmë 1 majin, atë ditë kur bota proteston, si për ironi populli  me numrin më të lartë të të papunëve, ne festojmë ditën e punëtorëve. Festojmë çdo festë që përmendet, edhe pse disa nuk i kuptojmë, ska rendësi përmbajtja, me rëndësi të kemi arsyje për të festuar.  Satisfaksioni i të qenit i varfur është lumturia, sa më i varfur aq me i gëzuar është shqiptari, kjo shpikej e popullit tone ska pse mos të konkuroj për kuriozitetin e shekullit. Festojmë 14 shkurtin, jo për ndonjë gjë por për t’iu versul moteleve, duke anashkaluar  motivin e saj të vërtetë për dashuri, e shtrtati me dashurinë nuk janë edhe aq të përafërtë. Mjafton një trëndafil, një përfqafim për të bërë të lumtur dike, pa qenë nevoja e motelit.

Nuk harrojmë rutinën e përditshme : të zgjohemi në ora 12 të drekës, të iu vëruslemi kafeneve, të përgojojmë të gjithë nga i madhi e më i vogli, e në mbrëmje duke shar politikën . Jo që politika është e mirë, por  asnjë kontribut nuk e jep askush që këta ( politikanët) të shporrën nga pushteti. Më kujtohet kur  dikush doli në protestë kundër varfërisë, dhe askush nuk iu bashkangjit, të tjerët bënin sehir dhe shtremëronin lugën e makiafove nën tymin helumes të cigareve.

Pas kafeneve destinacion i dytë mbetet fakulteti,  kryesish  privatë, aty ku  është dendur rinia, sa për të thënë se  po kryejmë dicka. Duke mbartur mbi vete  mëkatin e politikës së gabuar shtetërore, të rinjtë ashtu sic hyjnë edhe mbarojnë fakultetin, dhe në fund marrin një diplomë sikur legjitimon analfabetizim e tyre. Pataj ata zën vende pune ( ata që japin lekë ose kanë të njohur ),marrin paga,  sikur i shpërblejmë për padijen e tyre,  pastaj PISA na nxjerr në vendin e parë për cilësi të dobët. Sikur jemi të betuar që vendin e parë mos ta lëshojm ë dot, sikur ngrehim kokën lartë e themi : shikoni kush jemi.

Mos dhashte Zoti të sëmurësh, pasi duhet ta kesh xhepin me para ndryshe do vdesësh nëpër korridore të  spitaleve. Mantilbardhët më parë të sjellin vdekjen së të shpëtojnë jetën, disa nga padituria e disa nga mosngopësia me korrupsion. Edhe këtu jemi të parët për nga cilësia e dobët, vendi i parë në Evropë për vdekje të foshnjeve, dhe të rritureve nga mungesa e shërimit.

Po i them edhe nja dy fjalë për art, aty ku padyshim jemi të parët. Jo për ndonjë cilësi, por për kokë banori jemi të parë në Evropë ( mbase edhe ne botë ) që 10 % e popullësisë janë artista, VIPA, njerëz që skenën e gjeten si vatër strehimi . Njerëz qe smunden të gjejne veten askund, e shkolla “ nuk iu eci ”  u përplasën në skenë, me fjalë banale dhe me veshje skandaloze prodhojne “art ”.

Në këtë vend tallava, ska rëndesi që jemi të varfur, të izoluar e të mjerë,  mjafton që po kënaqemi që jemi të parët.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora