E enjte, 25.04.2024, 02:34 AM (GMT+1)

Kulturë

Ismail Iljasi: Ndriçime mbi të shenjtërit tanë dhe shpërnguljen e shqiptarëve në drejtim të Italisë

E enjte, 28.08.2008, 06:06 PM


Ismail Iljasi
Ismail Iljasi
Ndriçime
Mbi të shenjtërit tanë dhe shpërnguljen e shqiptarëve në drejtim të Italisë

Shkruan Ismail Iljasi (Potenza Picena)

Për shpërnguljen e shqiptarëve ne Itali ekziston një literaturë e pasur. Megjithate, ne që kemi fatin të sigurojme ekzistencën tejmatane ujërave të Adriatikut, ditë e përditë ndeshemi me risi që ta përkujtojnë të shkuarën e lavdishme të arberësheve. Janë këto porsi era kur trazon pluhurin e shtigjeve të paasfaltuara, që të gudulis e trazon emocione. Po lidhemi me këtë rast me prezencën e shqiptarëve në bregdetin italian, përkatësisht në regjionin e Marches: në Potenza Piçena , provincë e Maçerates. Motivi që na nxit për këto shënime është gjetja e dy freskave, nga te cilat na ringjallet historia e shpërnguljes së shqiptarëve, traditat e tyre të lashta, ngrohtësia e mirefilltë e festërimit të Krishtlindjes dhe Pashkëve në do kohëra të lashta. Fjala është për dy figura të moçme fetare, që ndërlidhen me të shenjtërit tanë: Shën Venera (Santa Venera) dhe Shën Nikolla (San Nicolo), që deëhmojnë për prezencën fizike dhe shpirtërore të shqiptarëve në atë kohë. Na ra fati që të punojmë në këtë zonë për të siguruar ekzistencën e familjeve tona. Duke bërë një kërkesë në arkivin e bibliotekes komunale të Potenza Picenës, hasëm edhe emrat  e  shqiptarëve të cilët kishin paguar tatimin e tokës në bazë të kërkesave legjitime komunale të periudhës paramesjetare.
      Pra, ky ishte motivi që na shtyri për t’u thelluar në gjurmime,  me shpresë se ndoshta diçka do të kishte mbetur në ndonjë skaj të këtyre mureve të lashta, romake, që edhe sot e kësaj dite, po t’i shikosh, të duket se flasin për historinë e ndërtimit. Kështu, këta dy freska, falë përgjegjesit të Bibliotekës dhe Arkivit, si dhe të priftit Don Karlo, i gjetëm në kishën katolike San Francesco, në brendësi të së cilës kishte qenëe Altari Santa Venera, padrone e shqipetarëve. Punimet janë te dëmtuara gjatë kohërave të renovimeve, përgjatë shekujve. Por, ajo që është më kryesorja, që neve na nevojitet, ka të bëjë me mrekullinë e këtyre punimeve. Në kishën San Francesco (emri i më parshëm ishte San Nicolo), në brendësi të saj, pra, gjendej altari i shqiptarëve që quhej Santa Venera. Aty bëhej pagëzimi i femijëve, shugurimet dhe kurorëzimet fetare të çifteve shqiptare, festat dhe ritet fetare që i bënin që nga vendlinja e braktisur. Njëra nga këto dy freskat, për të cilen sypozohet se mund të jete Santa Venera, figurë e shenjtë, prane altarit të shqiptarëve, që mban të njëjtin emër: santa Venera.
Potenza Piçena për ne mbetet si një pikënisje e hulumtimeve të metejshme, sidomos për ata që merren shkencërisht me këto çështje madhore të një periudhe të motshme, të asaj kohe kur gjallëronte shpirti shqiptar edhe në këto troje, tejmatanë ujerave të qeta të Adriatikut. Në periodikun e arkivit të regjionit të Marches (numer 1-2, te vitit 1907), ceken përafersisht renovimet e kishave françescane në përgjithësi. Në këte regjion, poashtu gjejmë edhe emërtimin e drjejtëperdrejtë të altarit të shqiptarëve. Po citojmë fjalët e shkruara origjinale të revistës: Coi documenti inediti,che qui appresso publichiamo sugli affreschi, eseguiti nel 1491 dall Urbani nella capella di Santa Venera, patrona degli Albanesi, gia esistente nella chiesa di San Francesco di Potenza Picena. Viti 1491 na tregon se Altari i shqipëtarëve ekzistonte edhe më parë, duke u bazuar në kontratën e asaj kohe të bërë ndërmjet Anconës dhe Zarës, në vitin1288. Kjo kontratë ishte komerciale. Përmes saj shkëmbeheshin lëkura me krypën dhe shumë artikuj të tjerë qe u përshtatej të dy brigjeve te Adriatikut, kështu që gradualisht, tregtarët fillonin të mbeten edhe tejmatanë brigjeve të atdheut, në bregdetin italian, duke kultivuar tokën e mrekullueshme e të begatshme, për te kryer punët e bujqësisë dhe blegtorisë, duke qenë që nga rrënjët e arëbërësve (arbereshë), si bujq e punëtore të vyeshëm.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora