E enjte, 28.03.2024, 11:41 PM (GMT)

Udhëpërshkrim

Beqir Cikaqi: 17 Shkurti në Treviso

E shtune, 18.02.2017, 10:30 AM


Në Treviso u festua denjësisht, përvjetori i pavarësisë Kosovës :

17 SHKURTI – DITË E PRITUR, POR ME SHUMË SAKRIFICË !

Nga Beqir M. Cikaqi

Manifestimet për festën e pavarësisë së Kosovës, po zhvillohet anembanë  botës ku ka shqiptar. Kështu po ndodh edhe me mërgatën shqiptare në Itali.  Të dielën me 12 shkurt(2017) në organizim të Shoqatës ILIRIA Treviso u zhvillua MEGA KONCER ,  për nder të 17 Shkurtit  në shenjë të  9-të vjetori pavarësisë së Kosovës. Ishte ky organizimi më i madh për nga numri i të pranishmëve në  këto vitet e fundit.

Përveç pranisë së një numri kaq të madh të bashkatdhetarëve nga Treviso e pjesë tjera të Italisë, të pranishëm ishin edhe personalitete tjera shqiptare jo vetëm nga Italia, por edhe shtete tjera, si: nga  Kroacia zonja Ermina Lekaj Përlaskaj - deputete në parlamentin Kroat; nga Austria, zoti Imer Lladrovci – konsull i Kosovës në Vjenë; nga Sllovenia, z. Heset Ahmeti – kryetar i Shoqatës ILIRIA Kopër; e personalitete të ndryshme të mërgatës shqiptare në Itali, si: Ndue Lazri, Miradie Avdullahi, Sami Binakaj, Selim  Musaj, Mardena Kelmendi, Agim Mulosmani, etj.

Ky aktivitet filloi me intonimin e himnit kombëtar shqiptar nga nxënësit e Shkollës Shqipe Treviso dhe himnin shtetëror të Kosovës.  Këtë  aktivitet e drejtoi e mirënjohura Silvana Braçe e cila me zërin e saj karakteristikë e me një elegancë karakteristike i ftonte në podium personalitete dhe këngëtarët e radhës. Fillimisht e ftoi  kryetaren e Shoqatës ILIRIA në cilësinë e organizatorit, zonjushën Ermira Zhuri, e cila i përshëndeti të pranishmit, mysafirët, këngëtarët, nxënësit dhe sponsorët e këtij aktiviteti të rëndësishëm  jo vetëm për shtetin e Kosovës , por edhe gjithë kombit shqiptar. Nga një fjalë rasti patën edhe z. Imer Lladrovci - konsull( Vjenë), Ermina  Lekaj  Përlaskaj - deputete në Kroaci dhe Ndue Lazri - president i Federatës Nacionale të Shoqatave Shqiptare në Itali.

Nga grupi artistik i Shoqatës ILIRIA të Trevisos të drejtuar nga Muamer Murtezani, u inskenua protesta e ndalimit të pa drejt ish kryeministrit të Kosovës në Francë, z. Ramush Haradinaj, për të cilin u kënduan edhe këngë gjatë kësaj pasdite festive. Të pranishmit u argëtuan  nga këngëtarët: Gold AG, Albina Jahjaga, Agron Tefta, Feim Graishta, Agim Morina, etj. Ndërsa gazmor me batuta të pranishmit i argëtoi humoristi Shkokla. Me pika artistike autoriale u paraqiten  krijuesit: Miradie Avdullahi/poete  nga Viçenca dhe  Mexhid Hoxhaj/poet nga Kopri i Sllovenisë. Me poezi u paraqiten edhe dy nxënëset e Shkollës Shqipe Treviso: Shpresa dhe Altina Gashi.

Grupi i valleve të Shoqatës ILIRIA drejtuar nga z. Imri Osmani pati disa paraqitje, ku u dallua vallja e “shpatave të Rugovës”.  Ndërsa, në vazhdën e bashkëpunimit të  dy shoqatave  si motra me të nijetin emër: ILIRIA Treviso(Itali) dhe ILIRIA Kopër (Slloveni), në këtë aktivitet ishin pjesëmarrës miqtë nga Sllovenia, kryetari me një pjesë të drejtuesve dhe grupi i valleve  të drejtuar nga zonjusha Suela Hoxha, që pati një paraqitje të mrekullueshme me vallen e “Shqiponjës”.

Atmosfera në  sallë ndizej, sidomos kur paraqitej në binë  këngëtari Arian Agushi i njohur me  nofkën Gold AG,i preferuari i të rinjve, që secilën secilën këngë e ka bërë hit dhe  i cili shoqërohej vazhdimisht nga masa.

Shoqata Kulturore ILIRIA Treviso në shenj simbolike për 9-të vjetorin e pavarësisë së Kosovës kishte vendosur ti ndajë edhe nëntë MIRËNJOHJE për ata individ a grupe që kanë pasur një bashkëpunim të mirë me shoqatën, ku bëjnë pjesë: familje dëshmorësh, krijues  e aktivistë të mërgatës, nxënës, ish ushtar të UÇK-së dhe shoqata . Mirënjohje iu ndan:  Ermina Lekaj Përlaskaj,  Ndue Lazri, Miradie Avdullahi, Bajram Desku, Mardena Kelmendi, Beqir Cikaqi, Murat Suka, Besnik Murtezani dhe Grupi i Valleve të Shoqatës ILIRIA – Kopër.

Duhet cekur se gjithë këtë veprimtari kulturore artistike,  bashkatdhetarët tan e përcollën pa asnjë cent,  falë  bashkëpunimit të mirë të Shoqatës ILIRIA Treviso me Rrjetin e bizneseve shqiptare në Treviso të cilët ishin sponsor  komplet të këtij aktiviteti, ku vlen të përmenden: Market Kosova, Zeus Pizza/Xhevat Zemaj, Tecno Sicuro, DESY – Ristorant Pizzeria, Carrozeria Ladi, Disco Royal, Impresa Dulaku,  Zeus Pizza/Imer Berisha, Gila Paulin, Zeus Pizza/Noale, Enea srl, Nika Nike dhe Jaha Tours.

Një spektakël i vërtetë, me këngë, valle, interpretime, recitime, fotografime,  ndarje mirënjohje, që përfundoi pa asnjë ekses, ashtu sikur e meriton shteti i më i ri Kosova në përvjetorin e pavarësisë. Kjo ditë nuk ishte e pa pritur,  u desh mund, gjak, duke protestuar, demonstruar e luftuar gjeneratat e popullit ton nëpër vite, deri më 17 Shkurt 2008.  Është vlerësim i pa kontestuar: 17 Shkurti – Ditë e pritur, por me shumë sakrificë!

12 shkurt 2017, Treviso. Itali



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora