E shtune, 20.04.2024, 10:15 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Dibrani: Pavarësia nga Serbia u shënua në Shtutgart

E shtune, 18.02.2017, 11:29 AM


Pavarësia e Kosovës nga Serbia u shënua edhe në Shtutgart

Shkruan Asllan Dibrani

Për të nderuar vlerat e kësaj dite historike të pavarësisë nga Serbia , fillimisht u kënduan  dy himenet, kombëtare  i Republikës së Shqipërisë dhe ai Republikës  së Kosovës .

Madhështia  e heronjve  dhe  të rënve,  për  çlirimin e  atdheut  u nderuan   me një minutë heshtje për  të gjitha kohërat  që ranë në altarin e lirisë në mbrojtjen e tokave shqiptare.

Të përcjellur me një duartrokitje  nga publiku  u prezantua Ansambli Pavarësia  me “Vallen e Shotës”.

Për një fjalë rasti nga nikoqirët i kësaj mbrëmje nga moderatori Blerim Aliu u   ftua  Beqir Sopi. Manifestimi i pavarësisë së Kosovës ne Shtutgart , u shoqërua  edhe nga fjalimi  i konsullit të Republikës se Kosovës në Stuttgart zoti, Blerim Canaj

“Moj Serbi moj Shtrig e zezë”,ishte  kënga që entuziazmoj publikun nga  Besnik Bekteshi dhe Arlinda Krasniqi.

Sot u festua  Pavarësinë, për te cilën Pavarësi, sakrifikuan shumë gjenerata” Vallja e Pavarësisë prapë ne skenë  nga Ansambli Pavarësia një grup i përgatitur mjaft mirë qe i dha shpirt  takimit .

Mbrëmja u kurorëzua me këngët e mrekullueshme të këngëtarja  Aferdita Demaku .

Ky aktivitet është zhvilluar për të kremtuar ,Pavarësinë e Kosovës organizuar nga  Shoqata Pavarësia  e Shtutgardit,në vazhdim të traditës së saj, kjo qendër edhe këtë vit vazhdoi me traditën duke iu bashkëngjitur komuniteteve shqiptare në  gjithë Gjermaninë  dhe me gjere.

Por aty nuk mungoi as prezantimi i kulturës shqiptare me anë të këngës e valleve, veshjeve tradicionale, por edhe ushqimeve nga kuzhina shqiptare. Për bashkatdhetarët në Gjermani ky  takim,ishte mundësi e rrallë për të shfaqur krenarinë e të qenit shqiptarë. Takimet  e tilla  i kontribuojnë   synimeve tona   për tu  përforcuar dhe bashkuar në   Platformën e  “Bashkimit Kombëtar”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora