E enjte, 28.03.2024, 03:39 PM (GMT)

Kulturë

Me Shume Muzike Shqiptare

E marte, 06.06.2006, 06:14 PM


Pas viteve ’90 shoqeria shqiptare ne luften e saj kunder komunizmit u mor me shume me “problemet madhore”qe e mbajten aq shume gjate ate sistem ne kembe.Dhe ishte e natyrshme .Te natyrshme ne nje fare mase quajme dhe rruget e mjetet qe ajo zgjodhi, edhe pse shembulli pozitiv i ndonje vendi te Evropes Lindore nuk mungonte per te minimizuar sadopak pasojat, por klasa politike e asaj kohe nuk kishte eksperience, e sic thote ndonje analist, i mungonte nje deshire e tille.

Sidoqofte, retrospektiva per t’u kthyer ne ato vite do te qe e kote, pasi ato qe ndodhen iken per t’u mos u kthyer me.Por problemi qe deshiroj te trajtoj eshte se, gjate gjithe ketyre viteve tranzicion, ,muzika shqiptare u la thuajse ne harrese. E kam fjalen per muziken e vertete shqiptare, qe se bashku me gjuhen, zakonet, traditat e teritorin, perbejne ne te vertete nje komb qe e dallojne ate nga te tjeret.

Thashe muzika shqiptare u la ne harrese, sepse populli, megjithe vuajtjet e sakrificat qe perjetonte, vazhdonte te kendonte. Per paradoks, duhet thene se edhe pse kengetaret, dirigjentet e kompozitoret me ne ze te asaj kohe heshten, ose moren rruget e mergimit, kenget e kengetaret u shumefishuan me qindra e mijra.

Por c’kenge kendohen?
Nxitje per kete shkrim u be pikerisht trishtimi dhe jo kenaqesia qe te shkaktojne tek sa degjon e sheh disa kenge qe ne fakt vetem kenge nuk mund te quhen. Britma e ulerima po. Jo rastesisht m’u kujtua artistja e madhe helene me fame boterore Melina Merkuri, atehere ne rolin e ministres se kultures qe keshillonte popullin e vet ‘me shume muzike greke…’.

Kujtojme se porosia e saj jepej ne ate kohe kur shoqeria greke ndodhej ne nje tranzicion te ngjashem me kete tonin, por qe muzika greke triumfonte me muziken e huaj ne masen 90 perqind, ndersa per origjinalitetin e saj nuk behej fjale.

Dhe c’porosi duhet theenee e dheenee sot peer muzikeen shqiptare?
Natyrisht qe tranzicioni, shoqerohej ne cdo vend me pasoja negative ne cdo aspekt, dhe ky fakt eshte i pranueshem, por ajo qe ndodh sot me muziken shqiptare eshte per te dhene alarmin. Jo vetem se ndjehet e vulgarizuar dhe e deformuar, por ajo ndjehet edhe teper ne minorance ne krahasim me muziken e huaj.

Ndersa per te bere nje analize sado e sido ketij fakti, le te kujtojme ate lume kengesh e dhjetra kengetaresh, talente te verteta qe te mrekullojne shpirtin me interpretimet e tyre, por edhe ne tabanin ku ata jane mbeshtetur e frymezuar. Kjo do te thote se muzika jone jo vetem s’ka humbur dhe s’ka se si te ndodhi keshtu por edhe kengetaret spikasin talentin e tyre. Sepse, sic dihet, vlerat e verteta te nje kengetari nuk maten duke huazuar kenge e melodi te huaja e duke ia kenduar publikut ne gjuhen e tij.

Neqoftese nuk do te jem i sakte ne analizen qe i bej ketij problemi, kjo ndodh sepse nuk i perkas kesaj fushe, por me lind e drejta qe te shpreh shqetesimin personal, kur shoh e degjoj ritme e te bertitura qe ndodhin sot ne dhe me muziken shqiptare.

Vini re, dhe le te krahasojme llojin e muzikes te zgjedhur apo menyren e interpretimit nga ana e kengetareve B.Qamili, A.Toska, M.Halili, E.Fara, talentet vlonjate Silva Poni, Marjola, I.Qirjako e dhjetra e dhjetra te tjereve, me ata qe cirren e gerthasin duke kujtuar se kendojne. Por te shohesh pastaj DVD te e tyre, veshjet apo xhestet qe ata bejne, te vjen per te qeshur por njekohesisht vertete per te qare. Ne to cfaqen gjokse te hapura femrash, prapanica, gjela deti, pula e kuaj te ngordhur, kafka njerezish, skena te llahtarshme qe te ngjallin frike.

E kuptoj qe shume prej ketyre ‘kengetareve’ nuk synohet interpretim serioz, aq me teper te kenges shqiptare, por nje menyre fitimi, e qe per ta arritur kete jane gati te dalin dhe nudo. Mendoj se eshte heret per shoqerine shqiptare kjo ‘lloj menyre jetese’, sepse na bejne te na injorojne dhe kenget tona. Madje per t’u habitur eshte rasti i nje kengetareje me veshje te ngjajshme me flamurin amerikan (por gjysem e zhveshur), qe shoqerohet me valltare te veshur me veshjen tone kombetare, duke komplikuar shume gjera.

Absolutisht qe nuk mund te jem kunder intrerpretimit lirshem te kenges por, duke qene deshmitare te ‘skandaleve’qe ndodhin sot ne skenat tona, mendoj se duhet t’ju themi stop duke braktisur sallat .
Ndryshimin ne cdo gje do ta deshironim te gjithe, duke respektuar shijet e njerezve, te brezave, duke ecur dhe me ritmin e kohes. Por jam i mendimit se askush nuk ndjen kenaqesi tek degjon e shikon nje kengetar qe imiton majmunin. Kam pershtypjen se edhe majmuni do te trishtohej perballe skenave te tilla. Ne fakt njeriu eshte i lire qe te zgjedhe muziken e preferuar, ate qe i jep me shume kenaqesi.

Per t’i shtuar kete kenaqesi kujtdo, une do t’u sugjeroja muziken shiptare, e cila ka nje sekret te madh. Kur ajo eshte vertete shqiptare, nuk gjen dot bilete…


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora