| E marte, 14.02.2017, 09:37 PM |
DRITA LUSHI
oJnA DaShNie
pEr SheN VaLeNtIn
NJË DASHURIE
Nëse të kam dashur,
S’ kam menduar se ke qenë më i miri,
sepse Dashuria nuk përzgjedh.
është aq naive dashuria ime;
Di të dojë si rrjedhë maji e qetë,
edhe një qiell me re, në rrugën time
*.
Nëse të kam dashur,
S’kam menduar fustan nusërie,
as altar,
as salla e duartrokitje,
teksa ti betoheshim sho-shoqit
përjetë, në gëzime e hidhërime.
E ç’duhen betimet në dashuri,
kur ato veç në luftë vlejnë?
Dy zemra s’mund t’i mbajnë bashkë,
vetëm ca betime unaza e fjalë.
Nëse të kam dashur,
s’kam menduar të lindja me ty fëmijë.
S’janë pasardhësit,
që mbajnë në këmbë një dashuri.
E nëse duke të dashur ditë pas dite,
pa kuptuar të kam dashuruar,
duke i vënë emrin tënd Dashurisë sime,
E di(ja) fort mirë,
Se gjërat e vërteta,ndodhin kaq rrallë,
e vështirë të jetojnë gjatë…
E kur duket, se ato shpejt ( s)mbarojnë,
ringjallen, për të jetuar brenda nesh përgjithmon
TË DUASH NJË GRUA
S’është lehtë të duash një grua,
T’i falësh fjalë sysh dhe puthjesh;
Ledha hëne, kometash e diej
t’i ulësh në duar.
Duhet të dish të duash një grua!
Të marrësh një oaz mes shkretëtire,
Nje oaz që kaltëron (veç për ty)
tokë dashurie.
Duhet guxim të duash një grua!
Të gjesh rrugë e shtigje (të pashkelura)
që të pushtosh
të artat brigje.
Duhet të dish të mbash një grua
pasi zemrën të ka vënë në duar,
Më shumë se atë - dashurinë e saj.
Duhet të dish, të dish pra
SYTË E MIJ
Sytë e mi,
Kanë ngjyrën e zemrës,
Prandaj, Zoti e krijoi atë
e mori në pëllëmbë,
e vuri në kraharor,
në një vend të fshehtë,
Aty, ku asnjeri s’mund ta shohë
Ku, jo ?do njeri mund ta ketë.
Por, nëse do të dish ngjyrën e syve të mij,
Dil dhe shih lëndinat, sidomos në prill,
Ose,
Kaltërsine që merr deti,
në thellësi.
Nëse do të dish si ndjehen sytë e mij
Dil të shohësh ?astin,
kur Dielli prek me gishtërinj,
Supet dhe flokët
e Tokës
PAS NJË ZËNKE
Te henen e humben,
Ndersa te marte,
U preken me veshtrime.
Te merkure takuan duart u puthen.
Te enjte, trupat ndjene njeri-tjetrin, shume.
Te premte, bene dashuri
U bashkuan ne nje;
Te shtune,
Ai ish Ajo,
Ajo, Ai.
Te djele s’paten unaza ne ar’
Thjesht kembyen zemrat ne altar…
Pas Teje
AsKush s’e di, kush fshihet pas teje…
Në të vërtetë,
të gjithë të njohin,
Pamjen,
Njohin emrin
Por askush zemrën;
Askush s’e di, që pas një burri të fortë si Ti,
Rrjedh një shpirt i butë,
Që unë e prek me fjalën time;
Askush s’e di, që pas një burri të fortë
Fshihet një zemër e brishtë
Që e ushqej me poezinë time…
KurrKush s’e di…
Asnjë…!
Njëqind(e një)
100 herë
Jemi
Dashur,
Puthur,
e nga malli
edhe kemi qarë.
100 herë
Jemi sharë,
s’kemi folur,
jemi grindur,
e shpinëkthyer,
ikur kemi në pole,
per të mos u parë.
Veç dashuria
gjeti 101 shtigje
te shkrinte,
male mërish
e te na vinte përballë
QËKUR TË KAM NJOHUR
Qëkur të kam njohur
ndihem çuditshëm…
E ndërsa kam nisur të të dua,
Ndihem herë circe
e herë grua.
Shpesh, bëhem e padukshme
dhe si D(r)itë,futem fshehtas brenda teje;
Të zgjoj fjalët,
të ngatërroj mendimet,
u jap udhë fantazive,
të largoj gjumin tutje,
dhe ëndrrat t’i çel me puthje.
Ndërsa ti qesh
(kushedi ç’ëndërr sheh!)
Unë, nga d(r)itë kthehem në lumë,
E vërshoj për në zemën tënde,
Duke rrjedhur lehtë, pa zhurmë.
Pastaj,lë ca petale prilli në dhomëzat e saj,
nga ato që s’thahen kurrë,
qoftë dimër,vjeshtë, apo maj…
Ashtu e padukshme
Bëj sikur iki…
E sa herë,që ti mendon se jam larguar,
të kam mashtruar…
Fshehur jam,po aty
Tek Ty…
BRISHTËSI GRUAJE
Jam kaq e brisht?,
P?r t? t? th?n?,” ja, ky ?sht? fundi”
Por jam kaq grua, sa s’mund
T? luaj pafund?sisht lojrat e tua.
Nuk di sa dashuri mund t? ket?
ende, brenda teje…
Brenda meje, asnj? pik? urrejtje…
KUR GRINDEMI
Sa herë ne grindemi,
Ti me ngulm më kërkon paqe.
E, me puth vrulltas në buzë
Ndesa unë, veç lehtë në faqe
“Më kurre s’do ketë sherre” vazhdon ti
Unë qesh…dhe t'them ne sy:
“Qe të ketë puthje në faqe,
Duhet me pare,të ketë zënka,
Dhe që të ketë puthje në buzë
Duhet më pare, së paku luftë”
KUR QESH…
Të kam thënë që është e rrezikshme
Të më bësh për të qeshur?
Të kam thënë, e di (dhe ti).
Sepse,
sa herë ti flet dhe unë qesh
Nis të të dua nga fillimi përsëri.
Por…
U bënë kaq shumë.
E unë, s’kam në plan të bie në dashuri
sepse,s’mund
sepse, s’di
sepse, s’dua
***
Ja, pse është e rrezikëshme
Ta bësh të qeshë një grua.
Ta pata thënë këtë.
Mos thuaj ‘’Jo”
DHE PRAPË TË DUA
Se përqafova asnjëherë,
…dhe e desha
Se putha kurrë,
…dhe e desha
kurrë s’i thashë që e doja
…dhe e desha
Ai, më donte gjithashtu njësoj;
veç me sy;
pa fjalë,
pa përqafime,
pa puthje…
Për gjith’ fjalët që s’ia thashë
…më shumë më donte.
Për gjith’përqafimet,
e puthjet e padhëna,
e desha më shumë…
…dhe prapë e dua.
Ta dish…
Mbrëmjeve,
se ç’më përshpërit ca fjalë magjike,
e me yjet, shpesh bën edhe ujdi,
qetsisht më bën që të besoj,
se mi këndojnë ata ninullat , dhe jo ti.
Mëngjeseve,
kur endé gjumi si pushtues mbi sy më rri,
Vjen më lë mbi supe, ca puthje prilli
e ikën, bën si i paditur,
hutueshëm më thua: “ti paska lënë dielli”
Ta dish,
po të betohem, që ndonjë natë,
s’do flé nga fjalë, as nga ninulla,
tërë natën zgjuar do të rrija,
veç sytë si shejtankë, kot do ti mbyllja.
Hah…
E qepallat, rrufeshëm një çast do t’i hap,
Kur lehtë të më qasesh ti me hapa fryme.
e s’ke ku shkon pastaj, s’ka lojra më,
rob do të ngelesh brenda tyre
KINSE
Ti luan shpesh me gërshetat e mi.
Ndonjëherë, ndalesh, qesh,
e ballin rrudh,si lashtësi:
“Tani je grua, dhe jo vajzë,
Ç’të duhen gërshetat vallë?”
Ti, (s)e di që mua m’pëlqen kjo lojë,
e kinse i thur veç për ty.
Përtej gërshetave,
një grua frymon me zemër.
Një grua-(pakëz)fëmi
PUTHJE
Sonte mos më fol fjalë dashurie.
As puhizë përshpërimash rrëzë veshit mos më thuaj.
Sonte shuaji të gjitha dritat, por jo ato të zemrës tënde.
Të llamburisë mbi ne dashuria - kështu më duaj.
S’dua të më mbash duart e mia në të tuat,
e përqafimet e gjata, sonte hidhi tutje,
sonte e dua natën time me puthje,
si burim dashurie të rrjedhin, të qeta e pa ngutje.
E në më zëntë gjumi nga dashuria,
me burimin e puthjeve freskom’ përsëri,
mos u lodh, mëngjesi vjen shpejt,
i dua pafundësisht – zjarr dhe ëmbëlsi