E premte, 19.04.2024, 02:29 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Politikanë! Qëroni qepën!

E hene, 13.02.2017, 10:24 AM


Politikanë! "Qëroni qepën!"

 

Cikël me poezi

 

Nga Përparim Hysi

 

Politikanë! "Qëroni qepën!"

"Të qërosh qepën!"

GUNTER   GRASS- nobelist gjerman

 

Politikanë! Qëroni qepën siç e qëroi GUNTER GRASSI

Dhe tregoni të vërtetën, se tani s'mban më ujë pilafi!

Si e vutë pasurinë, shpejt e shpejt si në përralla

Katandisët SHqipërinë që me ju t'i dhëmbë dhëmballa.

 

As mos lozni kungulleshkash, siç bëni në kuvend

Mos na merrni si sylesha (  e dimë mirë:kush çmënd këtë vend)

Ju u majmët si mamutha: për pak kohë(hap e mbyll sytë)

Gati që të gjithë hajduta, me"lincencë" për pasuritë.

 

Për të drejtën logorisni dhe i poshtër kundërshtari

Ne, poshtë, s'na llogarisni (ku ka mendje qytetari?!)

I pandershmi zë bërtet:- Pa shikoni këtë "pisin?!"

Sa të vimë në pushtet(para jush do t'i bëjmë gjyqin).

 

Hidh e  prit me batuta: - Dale, dale se do shihni

(Një hajdut mbi hajduta:-Ja, pas pak,e do më "njihni")

Ne të njohim shumë mirë, s'ke fytyrë, po ke surrat

Popullit s'i vë dot brirë (sado mbrohesh me gjykatë)

 

Një nga një shkoni në filtër (ndahet shapi nga sheqeri)

Se "Ventigu" për ju dimër (sa nga ju është gati "FERRI")

Ferri nuk është metaforë,por e vërtetë që s'e luan topi

Kur do vijë e fundmjaorë, të gëzohet vërtet populli.

12 shkurt 2017

 

J U R I S T Ë!

"Kadiut po t'i  japësh paranë,

Ters e vërtit sherjanë"

HASAN   ZYKO   KAMBERI

 

Ligjin e bëtë llastik  ( e tërhiqnit me sa mund)

Dhe për ca "metelikë", kirminelin latë pa burg.

Varfanjaku? Shkeli ligjin? Pa ma mbyllni në qeli!

Dhe shkërbyet dhe "MALIQIN", duke dhënë "palodrejtësi".

 

Me shtëpi e me vila,  dhe ndokush edhe pallate

(Dhe liruat sa "xhahila", me vendim të"çmuar"gjykate)

E shoh listën; sa e gjatë! Kur thotë turku:-Aferim!

Që këtu e në Berat... ( sa i humbur,Përparim!)

 

Tash ja mbrriti "VENTIGU" ( ju në kor:- Mos na përçmoni!)

Preu gojën "meteliku"(ç'kini vjedhur, do dorëzoni)

Vetëm kështu ka drejtësi (  ndryshe? Jo. Nuk ka ndryshe)

Veç kështu, moj Shqipëri, do shpëtosh , pa si e qyshe?!

10 shkurt  2017

 

Kush e prishi SHQIPËRINË?

 

Shqipërinë nuk e prishën njerëzit e ligj

(Njerëzit e ligj në Shqipëri numërohen me gishta)

Ç'shkruaj, si KRISHTI pranoj të vihem në kryq

Dhe mos  e merrni se, kur shkrova, i lajthitur isha!

 

Shqipërinë e prishi "HESHTJA E NJERËZVE TË MIRË"

Po "NJERËZIT E MIRË" a nuk janë shumica?

Sytë dhe gojën mbajtën mbyllur, veshët zënë me dyllë

Dhe në SHQIPËRI ende vazhdon "ngrica".

 

Se njerëzve  të ligj nuk u thanë:-Ndal!

Por secili ,prej të mirëve, tha:-Larg nga unë!

Ky qëndrim i shumicës, me të vërtetë, që ma shpall

Dhe punët në Shqipëri, shkojnë  lum e për lum.

 

E keqja është se kështu është dhe sot e kësaj dite

Na ka gjetur si ariu që bën gjumë dimëror

Kocka që të bien nga  qielli, po prite,

Do mbetesh tërë jetës "p u t h a d o r ë".

Tiranë, 12 shkurt 2017



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora