Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Shpresa Patterer: Humaniteti i grave shqiptare

| E diele, 12.02.2017, 01:50 PM |


Nga aktivitetet e shoqatës së Gruas "Kuq e Zi" në Villach-Austri

Humaniteti në vepër i grave shqiptare

Lirisht mund të themi se Shoqata e Gruas "Kuq e Zi"është një ndër shoqatat më të organizuara në shtetin austriak përgjatë këtyre dy viteve të fundit.

Ideja ime dhe e anetareve të Shoqatës së Gruas "Kuq e Zi", ishte që të ngrisim zërin tonë kombëtar dhe familjar, për t'u bashkuar si në trup i vetëm në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave tona kombëtare.

Ishte e festa e marsit 2015 që na bashkoi afro 200 veta në kantonin (Kärnten) ku jetojmë e veprojmë në Austri. Në këtë aktivitet kishin ardhur nëna e motra nga të gjitha anët e Austrisë, për të festuar së bashku 8 Marsin, ditën ndërkombëtare të gruas, gjegjësisht Diten e Nënës.

Pas organizimit të parë, vazhdojë rrita e jonë, u bëmë si një familje e madhe shqiptare, të cilën e e pagëzuam me ngjyrat e simbolit kombëtarë "Kuq e Zi".

Në shoqatën tonë, të gjitha ndjehemi të barabarta, me mirëkuptim e respekt të ndërsjellë ndaj njëra-tjetrës, si motra të një gjaku dhe ashti dardan.

Për këto dy vite të aktivitetit tonë, përveq organizimeve të shumta, kemi arritë të krijojmë bashkëpunim të ngushtë me shoqata të ndryshme në; Austri, Itali, Slloveni , Kroaci dhe më gjërë, duke krijuar kështu një simpati të jashtëzakonshme nga shoqatat me të cilat bashkëpunojmë dhe ato që ndjekin veprimtarinë tonë atdhetare.

Vlenë të theksoj si shumë të rendësishme themelimin e shkollës shqipe në Villach, të cilën e pagëzuam me emrin „ Vendelindja“.

Fillimisht, të gjitha nënat që janë pjesë e shoqatës i sollën fëmijet e tyre në shkollen shqipe,...shembullin e të cilave e ndjeken edhe shumë të tjera, ku sot numri i nxënësve është shtuar dukshëm, nga 10 sa ishin në fillim, tani i kemi 24 nxënës të rregullt të mësimit plotësues të gjuhës shqipe. Në këtë aspekt kemi pasur edhe ndihmën e Ministrisë së Diasporës, e cila na pajisi me tekste shkollore dhe material tjetër përcjellës për nevojat e shkollës.

Mesuesja, pedagoge e diplomuar znj. Florije Bajrami vullnetarisht u inkuadrua në mësimdhënje, duke qendruar gjithmonë pranë nxënësve, edhe jasht orarit mësimor.

Në aktivitetet e shoqatës "Kuq e Zi", kemi pasur pjesmarrës nga shumë shoqata nga Diaspora dhe personalitete të shtetit të Kosovës, Shqiperise, Austrisë, Kroacisë, etj.

Për punën  e palodhshme të nënave dhe motrave shqiptare dhe punen vullnetare të gjertanishme të tyre, u jam shumë mirënjohëse dhe falenderuese ndaj stafit të shoqatës.

Aktualisht shoqatën  udheheq kryetarja zonja Hida Musaj e cila me përkushtimin e saj ka bërë që të shohen aktivitetet dhe numri i antareve të reja, pa anashkaluar as mbretëreshat e shoqatës, zonjat ; Mihrije, Mirvete, Shemsije, Shkurte, Xufe, Hate, Nurije, Lendita, Xheve, Dona, Nifa, Sanije, dhe të gjitha gocat që janë aktive, i falenderoj nga zemra për punën atedhetare që e bëjnë krejtësisht në baza vullnetare.

Nuk u ndalem me kaq, ditë më parë në bashkëpunim me zonjen Adriana Sherifi themeluam një degë tjetër, që mbanë emrin "Unioni i Femres Shqiptare në Diasporë" (UFSHD)

Qëllimi im dhe zonjës Adriana është, që të ndihmojmë nënat dhe motrat tona në Kosovë të cilat kanë nevojë urgjente për ndihmen tonë.

Motoja jonë është ; femra shqipetare nga Diaspora ndihmon femren shqiptare në trojet etnike. Pra, kjo është Shoqatë Humanitare Austriako-Kosovare në  Partnerschaft,  ku synim kemi t'i dalim zot vendlindjes sonë.

Shkrimin tim dëshiroj ta përmbyll me një thënje sa kuptimplote, po aq domethënëse; "Nëse do ngritje për vete, ndihmoje të ngritet ai që është para teje".

Shpresa Kameraj Patterer

Kryetare-  e Unionit të Femres Shqiptare në Diasporë

Austri, 10 Shkurt 2017