Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gëzim Hoxha: Vdes gruaja me e moshuar amerikane

| E shtune, 11.02.2017, 08:49 AM |


Vdes gruaja me e moshuar amerikane

Nga Gëzim Hoxha

Një grua nga New Jersey e cila ishte njeriu më i vjetër amerikan ka vdekur në moshën 114.

Adele Dunlap vdiq të dielën në një spital pranë Flemingtonit,- thonë për ASSOCIATED PRESS burime të një shërbimi funeralesh.

Ajo ishte bërë personi më i vjetër për Amerkën në korrik 2016 pas vdekjes së 113-vjeçare Goldie Michelson, që jetonte në Worcester, të Massachusetts. Për të gjithë ata që çuditen se si një njeri 113 apo 114 vjeç mund të jetë njeriu më i moshuar në SHBA i themi se disa të dhëna të vjetra të publikuara nga OBSH që në vitin 2011 tregojnë se jetëgjatësia në këtë vend të botës është në rënie.

Por sa mund të rrojë një njeri vallë? Koha ka treguar se mosha ka shënuar reorde të reja. Rekordin e mbante një kinez i cili jetoi plot 256 vjet. Lajmin për vdekjen e këtij kinezi jetëgjatë e publikoi NEW YORK TIMES para 5 vjetësh atherë kur të gjithë prisnin fundin e botës apo apokalipsin.

Por gruaja që sapo vdiq nuk ishte më e vjtra në botë. Një tjetër grua më e vjetër se ajo jetonte para disa ditësh, kështu shkruante një portal, -  në anën tjetër të botës dhe pikërisht në Shqipëri. Ajo hyri në librin e rekordeve GINES për njerëzit që kanë jetuar më gjatë. Hava Ruda 124 vjec nga Elbasani, gruaja më e vjetër në botë, rrezikon vdekjen nga uria, por edhe ajo nuk e ka kaluar ende rekordin e moshës të mbajtur nga nga një grua kazakase e cila jetoi plot 130 vjet.

Një grup që merret me gjurmimin e njerëzve që jetojnë gjatë thotë se personi më i vjetër i njohur që jetonte në SH.B.A. deri tani ishte 113-vjeçarja Delphine Gibson, nga Huntingdon County, Pennsylvania.

Dunlap nuk ka një shpjegim për jetëgjatësinë e saj, dhe as fëmijët e saj. E pyetur në atë kohë se si ndihet tani që është amerikanja më e vjetër, Dunlap tha: "Unë nuk kam si të ndjehen ndryshe."

Dunlap ka lindur në 12 Dhjetor të vitit 1902, në Newark. Familja dhe kujdestarët thanë se ajo shpesh  jepte një moshë më të vogël, kur e pyesnin se sa vjeç ishte.

Dunlap mbaroi shkollën para se të martohej dhe më pas u bë nëna e tre fëmijëve. Burri i saj ka punuar për një kompani sigurimi dhe vdiq në vitin 1963.

"Është e vështirë të thuhet, se si ia doli të bëhet amerikanja më e vjetër" – të thotë djali i saj, Earl Dunlap. "Ajo kurrë nuk dilte për vrap apo për diçka të tillë. Ajo nuk është në të vërtetë e dobët, por ajo kurrë nuk peshonte më shumë se 63 kg. Ajo pinte duhan, dhe kur babai im pësoi sulmin e tij të parë në zemër, ata të dy e lanë atë. Mendoj se ajo hante  atë që donte. "

Earl Dunlap thotë se nëna e tij nuk ishte pijanece, por me raste e kthente një martini me burrin e saj. Zyrtarët në një  Qendër përkujdesjeje në Pittstoën, kur panë se Dunlap mbërriti gati tek të 100 -tat e përshkruan atë si një pjesëmarrëse pasive në aktivitetet e përditshme dhe minimalisht të socializuar. Por ata thanë se ajo mezi priste që Vajzat Skautiste 'të vinin për të kënduar koralet e Krishtlindjeve.

Duket se tipat e shkujdesur dhe që bëjnë një jetë pa shumë kokëçarje dhe kryesorja pa e vrarë shumë mendjen, si kjo zonjë amerikane, jetojnë më gjatë.