E enjte, 28.03.2024, 08:03 PM (GMT)

Udhëpërshkrim

Florim Zeqa: Atmosferë e zjarrtë festive në Lison

E shtune, 11.02.2017, 10:12 AM


Atmosferë e zjarrtë festive në Lison

Shoqata kulturore humanitare "Nënë Tereza" nga Concordia Sagittaria (Portogruaro-VE), kremtoi 9 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Shkruan Florim Zeqa

Sikurse herave të tjera, edhe kësaj radhe shoqata "Nënë Tereza" voazhdoi me  traditën e mirë, të organizimit të festës së 9 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në një ambient të ngrohtë vëllazëror, manifestimi për 9 vjetorin e Pavarësisë së shtetit të dytë shqiptar në Ballkan-Republikës së Kosovës, filloi me intonimin hymnit shtetëror të Kosovës dhe hymnit kombëtar, kënduar nga gjithë të  pranishmit në sallë.

Moderatorja e shkëlqyer e programit festiv, zonja Shqiponja Mukaj, fillimisht për një fjalë përshendetëse e ftoi kryetarin e shoqatës, zotin Rizah Hykolli, i cili pas urimit për ditën e pavarësisë, i falenderoj të gjithë të pranishmit për pjesmarrje në këtë aktivitet festiv, duke ftuar për një fjalë rasti publicistin dhe gazetarin Florim Zeqa, i cili ndër të tjera u shprehë; "Pavarësia e Republikës së Kosovës që sot po e festojmë,  është rezultat i shumë brezave, i sakrificave të panumërta, e kuorëzuar me luftën e ushtrisë së lavdishme çlirimtare,...andaj të gjithë  e kemi për obligim, ta ndihmojmë, ruajmë dhe forcojmë pavarësinë e shtetit tonë".

Programi artistik filloi me "Vallen e Drenicase", ekzektutuar në mënyrë briliante nga vallëtarët e grupit artistik Drenica.

Ekzekutimet e valleve me motive nga të gjitha trevat shqiptare nga valltarët e grupit artistik "Drenica"; Arbesa, Linda, Dardan dhe Valentina Kurti nxitën emocione dhe dhuruan kënaqësi shpirtëore tek të pranishmit e shumt në palestrën sportive në Lison.

Shije të bukur dhe vlerë të lartë artistike këtij manifestimi i dha grupi i pavarur artistik "Drenica", të ardhur enkas për këtë aktivitet nga  Altottingu i Landit të Bavarisë  (Gjermani), i udhëhequr nga mjeshtri i muzikës dhe vallëzimit, njiherit edhe koreograf i grupit Imer Kurti.

Këngëtari i mirënjohur Gjin Shani, kësaj radhe u paraqit me këngën e tij autoriale "Kosova është e lirë", shoqëruar nga grupi artistik Drenica.

Pjesa e parë e programit artistik përfundoj me këngën "Liridona", të kënduar nga këngëtari i ri, por shumë i talentuar Dardan Kurti.

Pjesa e dytë e programit artistik vazhdoi me zërin e embël të këngetares Shemsie Gashi, me një potpuri të këngëve popullore me motive nga treva të ndryshme të trojeve etnike.

Si zakonisht, embëlsia mbetët për fund. Hyrja në sallë e yllit të estradës shqiptare MEDA u pritë me ovacione dhe duartrokitje të gjata. Zëri i bukur i këngëtarit dhe muzika ritmike e orkestrës Dukagjini krijoj një atmosferë të zjarrt në podium, ku kishin zbrituar pothuajse të gjithë pjesëmarrësit në vallëzim dhe këndim të përbashkët me yllin e estrades shqiptare.

Gjatë përformancës së Medës, ishin krijuar radhë të gjata të bashkatdhetarëve për t'u fotografuar me idhullin e tyre të preferuar.

Shoqata shqiptare nga Concordia Sagittaria (Portogruaro-VE), është shoqata më e organizuar dhe më unike në pjesën veriore të Italisë, e cila me nderë dhe krenari bartë emrin e Nobelistës dhe Shënjëtëreshës së parë shqiptare "Nënë Tereza".

Shoqata "Nënë Tereza" është e shquar për kontributin e çmuar në organizimin e mërgatës, ruajtjes dhe kultivimit  të traditave kombëtare, pa lënë anash as ndihmat e vazhdueshme humanitare për bashkombasit në trojet etnike.

Shoqata atdhetare "Nënë Tereza", funksionon kryesisht në baza vullnetare, pa mbështetje financiare nga shteti italian dhe as ai i Kosovës, i cili në mënyrë selektive dhe të pandershme favorizon disa nga shoqatat satelite të pushtetarëve në Prishtinë dhe Tiranë.

Shoqata atdhetare "Nënë Tereza" është një spektër i gjërë vlerash, duke filluar nga intelektual të profileve të ndryshme, si;  gazetar, afarist, student të dalluar në universitetet më presigjioze italiane, aktivist dhe veprimtar të devotshëm të çështjes kombëtare e deri të grupi i shkëlqyer artistik i këngëve dhe valleve shqipe.

Shoqata "Nënë Tereza" në radhët e veta ka edhe afaristin e suksesshëm shqiptar në Itali, pronarin e firmës "Fratelli KOLGECI S.N.C.", me një traditë të gjatë veprimi, me pronar Lirim Kolgeci, një personalitet i rrallë, me shpirtë human dhe atdhetar. Sukseset dhe profesionalizmi i lartë në punë e bëjnë firmën e vllëzërve Kolgeci "Fratelli KOLGECI S.N.C.", të kërkuar në tregun e gjerë të punës jo vetëm në pjesën veriore, por edhe në nivel të shtetit italian.

Lirim Kolgeci me shpirtin e tij human, përveqse sponzor gjeneral i aktiviteteve të shoqatës "Nënë Tereza", u gjendet gjithmonë pranë bashkatdhetarëve të vet në zgjidhjen e problemeve të ndryshme . Në pyetjen time; nga ju vjen gjithë kjo energji pozitive dhe ky vullnet për të ndihmuar?, Lirimi u përgjigj shkurt, e bëjë nga thellësia e shpirtit për dashurinë që kam për bashkatdhetarët dhe vendin tim të shenjtë-Kosovën.

Sukseset e shumta te shoqates "Nene Tereza" ne Concordia Sagittaria jane  merite e kryetarit Rizah Hykolli dhe antarëve të kryesisë së shoqatës; Shqiponja Mukaj, Besnik Elshani, Ruhi Ramadani, Shemsi Gashi dhe Hamit Kurti.

Në fund vlenë për të theksuar, se mysafir nderi të këtij aktiviteti festiv ishin Imer Kurti, kryetar i Shoqatës humanitare shqiptaro-gjermane "Shen Tereza" nga Altottingu (Landi i Bavarisë-Gjermani) dhe publicisti Florim Zeqa.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora