E merkure, 24.04.2024, 12:21 PM (GMT+1)

Kulturë

Refik Hasani: Pse vonohet themelimi i një Universiteti publik në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës!?!

E merkure, 27.08.2008, 07:55 PM


Refik Hasani
Pse vonohet themelimi i një Universiteti publik në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës!?!
                                                          
Nga Refik HASANI*
      

Në kohën para fillimit të shtatorit kur duhet të përgatitemi të gjithë për një fillim të mbarë të fillimit  shkollar, opinioni  shtanget me një informatë se: Vendimi i Ministrit të arsimit  Obradoviq për Republikën e Serbisë është tepër shqetësues drejtuar institucioneve lokale të komunës së Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës për mosnjohjen e formularëve dhe diplomave me vulë të UNMIK-ut për punëtorët arsimor dhe të tjerë që i kanë kryer fakultete në Universitetin e Kosovës

Ky vendimi duhet të ngjallë reagime shumë më të fuqishme, jo vetëm të institucioneve të tri komunave të cekur më lartë, por edhe të faktorit relevantë ndërkombëtarë. Kjo është një arsye më shumë që të kërkohet hapja sa më para e një Universiteti publik në gjuhën shqipe në  Luginën e Preshevës. Sa më parë të fillohet për vitin akademik të sivjetmë të startojë me fakultetet e edukimit për mësues në Luginë të Preshevës. Qeveria e Serbisë jo që nuk do të merret me çështjet e popullatës së Luginës, por për shkak të Kosovës edhe po shkel shumë parime e rregulla ndërkombëtare.
Deri më tani  disa herë nëpër tërë shtypin e hapësirave tona shqiptare kemi shkruar që katër vite duke ngritur çështjen dhe argumentuar për nevojën e  themelimit të një Universiteti publik në gjuhën shqipe në Luginën  e Preshevës. Nganjëherë populli duhet të ju prijë proceseve para pushtetit, nëse institucionet nuk i ndiejnë  nevojat jetike për  pjesëtarët  e çdo nacionaliteti  .

Fakulteti i mësuesisë ka më shumë se një  dekadë që kërkohet të filloë punën në Luginën e Preshevës, deri më tash asgjë nuk është ndërmarr  që në vitin akademik 2008 / 09  të fillohet, sepse nuk ka kurrfarë përgatitje, caktim lokacioni  apo stafit  punues, derisa  minoriteti  Serb në  Kosovë posedon Universitet në gjuhën serbe në veri të Kosovës, të mbështetur edhe nga Qeveria e Kosovës, Serbisë dhe Ndërkombëtarët, së paku nuk kundërshtohet , është e drejtë e ligjshme, që edhe në Luginë të Preshevës të themelohet  universiteti publik në  gjuhën  shqipe i mbështetur dhe financuar nga buxheti i qeverisë serbe  .
Sa i përket vonesës së hapjes së një universiteti publik në gjuhën shqipe, nuk duhet kritikuar vetëm pushtetin e qeverisë serbe, ato vërtet nuk kanë kurrfarë projekti për hapjen e një institucioni të tillë, por kësaj here edhe vetë shqiptarët lokalë të komunave të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës janë fajtorë, sepse nuk kanë insistuar me kërkesa, duke këmbëngulur edhe me argumente dhe projekte  bindëse . Kjo do të jetë edhe një ndihmesë, pasi edhe faktori ndërkombëtar vazhdimisht kërkon që popullata shqiptare sa më parë dhe më shpejt duhet të integrohet në rrjedhat e përgjithshme. Subjektet politike në tri komunat e cekura ndoshta ende nuk janë të vetëdijshme dhe nuk po shtrojnë këto kërkesa shumë të domosdoshme të kohës.
 
I

Autori i këtyre rreshtave njëkohësisht  shkroi dhe argumentoi disa herë nëpër tërë shtypin e hapësirave tona shqiptare  për  themelimi i një Universiteti publik gjuhën shqipe  në  Luginën  e Preshevës. Tri komunat e banuara me popullatë shqiptare: Bujanoci , Medvegja dhe Presheva si për nga shtrirja gjeografike ashtu edhe nga numri i banorëve i plotësojnë të gjitha parakushtet e duhura  që ta kenë një Universitet publik në gjuhën shqipe të financuar nga buxheti i Serbisë, pasi vetë lidershipi i tyre me plot gojën kërkon dhe thekson  që janë për respektimin e të drejtave të minoriteteve, kjo do të përkrahet si nga spektri politik dhe organet komunale të tri komunave, por edhe nga përfaqësitë e huaja që janë me ndikim  në Beograd dhe opinioni i  gjerë ndërkombëtar. Deri më sot në këtë pikë nuk kemi asgjë serioze, që së paku do të bëhet fillesa me disa fakultete, si të mësuesisë, mjekësisë dhe atij juridik, e pastaj edhe si Universitet i kompletuar, ku do të ndihmohet dhe plotësohet me kuadro, me kalimin e kohës si nga universiteti i Prishtinës por edhe nga ai i Tiranës dhe Shkupit. Shqiptarët e tri komunave  kanë hequr  të zitë e ullirit për shkollim edhe ato pak të shkolluar në Kosovë e në Shqipëri, paraqitet problem nostrifikimi i diplomave, vetëm e vetëm sa më pak të shkolluar të dalin, deri më sot e kanë pasur shumë vështir të shkollohen në gjuhën e tyre amtare, së pari kanë munguar nismat, projektet e përbashkëta të rëndësisë së veçantë  nga pala e banorëve, duke menduar edhe kërkesat me shkrim drejtuar që nga organet  lokale dhe qendrore të Serbisë, por edhe të instancave Evropiane për realizimin e drejtave të pakicave që Serbia është nënshkruese e të gjithave atyre normave dhe akteve, pasi edhe kërkon me ngulm të zbatohen për serbet e Kosovës;  atëherë pse nuk ndërmerr asgjë prej asgjëje për pakicat e veta që janë në Serbi, si që janë Shqiptarët, Hungarezët, Boshnjakët, Bullgarët e shumë të tjerë!?
                  
II

Të përkujtojmë se po të mos këmbëngulnin dhe themelonin shqiptarët e Maqedonisë një Universitet publik njëherë si ilegal për pushtetin Maqedon dhe sot e kësaj dite nuk do të posedonin dhe nuk do të ishte  i pranuar dhe legjitimuar. Edhe qyteti i Kumanovës në Maqedoni është bërë me një fakultet të universitetit publik në gjuhën shqipe.
Serbët në Kosovë kanë Universitetin e tyre, gati me ato drejtime sa ka edhe Universiteti i Prishtinës, minoriteti Serb në Kosovë ka të drejta si minoritet edhe më tepër se që ju takojnë me konventa ndërkombëtare, kanë administratën në gjuhën e tyre, gjyqësinë, sistemin bankar, kujdesin shëndetësor edhe atë spitalor, kurse Shqiptarët në Luginë të Preshevës nuk i posedojnë asnjërën prej tyre, nëse nuk jemi për një paralelizëm në mes të Serbëve të Kosovës dhe Shqiptarëve të Luginës, atëherë aspak nuk mund të ecim përpara, normal me disa specifika të tyre. Hapja e këtij institucioni të lartë arsimor, mund të këtë një qendër p.sh në Preshevë apo Bujanoc, fakultete duhet të hapen edhe  në qytetin e Medvegjës, sa i përket se a ka nevojë të jetë edhe në ndonjë gjuhë  përveç në atë shqipe, mund të jetë edhe në gjuhën serbe e angleze, ku vetëm kështu do të jetë në hap me kohën dhe me vlera të jashtëzakonshme, jo vetëm për popullatën e këtushme me shumicë Shqiptare, por edhe për të tjerët në Rajon, duke përfshi si Kumanovën dhe Gjilanin, një trekëndëshi kufitar që do të ndihmonte më lehtë në hapësirat integruese të familjes  Evropiane. Nëse tanimë Kosova pavarësohet edhe më tej, do të vështirohet shkollimi i kuadrove të larta prej Luginës, kurse studentët t’ia mësyjnë  Universitetit të Beogradit dhe të Nishit e kanë shumë larg, kurse në anën tjetër për të studiuar në universitetin e  Shkupit, poashtu duhet të kalohet kufiri dhe është shtet tjetër por edhe kostoja e studimeve do të ishte tepër e  lartë dhe e papërballueshme për buxhetin e një familje mesatare të Luginës së Preshevës, pra këto janë vetëm disa arsye nga shumë të tjera, pse duhet të themelohet dhe të fillojë së punuari një universitet në gjuhën shqipe me vendim të organeve gjegjëse të qeverisë së Serbisë, por jo të zvarritet në pafundësi sikur disa nisma të tjera, kjo do të ishte shumë e qartë që vërtet Serbia jo vetëm që kërkon por edhe merr përgjegjësi për trajtimin e drejtë të minoriteteve, kurse Shqiptarët e Luginës së Preshevës do të pajtohen me këtë, nëse faktori ndërkombëtar kërkon vazhdimisht nga Luginasit që shqiptarët e këtushëm të integrohen dhe marrin pjesë në jetën institucionale, atëherë edhe ne pajtohemi, pasi edhe i kryejnë edhe kontributet e këtij shteti, atëherë pse mos të hapët edhe ky universitet publik në gjuhën shqipe, së fundi i fundi edhe këto janë të drejta elementare, themelore për një komunitet të veçantë, si që janë shqiptarët në Luiginë të Preshevës.

*Autori është  nga fshati Zarbicë e Bujanocit, punon profesor i Ekonomisë, nisi dhe ngriti këtë problem, duke shkruar disa herë për arsyen e themelimit të një Universiteti publik në gjuhën shqipe për Luginën e Preshevës,  e -mail adresa: refikhasani@hotmail.com



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora