E shtune, 20.04.2024, 08:03 AM (GMT+1)

Kulturë

Muzika dhe ndjesite e shpirtrave tane

E shtune, 10.06.2006, 07:12 PM


Persiatje per nje kohe te paperseriteshme, qe nuk kthehet kurre me.Vitet gjashtedhjete, ai qe nuk i mban mend nuk duhet t'i kete jetuar.

"O embelsi, o bote, o muzike! Atje, trajtat, djerset, floket dhe syte, pluskojne"
Artur Rembo (1854 1891)

Sa shume vallezohej e kendohej ne Tirane ne ato vite! Kishte shume lokale me orkestra te mira, qe vetem per t'i degjuar shkeputeshim nga Broduej dhe kenaqeshim te mrekulluar mga magjia e tingujve. Mbi te gjitha pelqehej orkestra e "Vollges"("Drini" i sotem) ku spikatnin dy vellezerit Shkoza dhe sidomos kitaristi i njohur Mehdi Prodani, i vellai i kompozitorit te famshem Agim Prodanit bashke me saksofonistin e njohur Sazanin. Here pas here ne kete orkester luante edhe nje kitarist i ri, te cilin ne e pelqenim te gjithe dhe ne me te shumten e rasteve enkas per te e linim Broduejn.

Qe vertet virtuoz dhe premtonte shume ne te ardhmen, cka u vertetua ne vitet e mevonshme. Besoj. se ata qe i kane jetuar ato kohe me siguri, qe do te jene kujtuar, behet fjale per te mirenjohurin Alfons Ballici, kompozitor e instrumentist. Me aq leke sa kishim i benim llogarite perpara se te zinim vend, sigurisht perfshi nga nje ramstek (i famshmi ramstek i "Vollges", qe si aty nuk gatuhej ne asnje vend tjeter) dhe nje krikell birre. Perpara se te futeshim ne salle kontrollonim veten ne ate pasqyren madheshtore prej kristali.

Zakonisht shkonim heret kesisoj qe edhe tavolina jone qe kthyer ne te preferuar, ne ate qoshen paksa te erret tej ne fund nga krahu u guzhines. Ciftet vallezonin, ne u vinim "nota", nxirrnim edhe klasifikimin perfundimtar, madje te shtunave, shpesh bile te dielave, natyrisht vetem midis nesh caktonim edhe miset. Kurrsesi nuk ma merr mendja qe t'i kete shkuar ndokujt ne mendje, qe ne salle ekzistonte ate mbremje nje "juri" e padukshme, qe merrte vendime per mise, qe jo vetem nuk i deklaronte si te tille, por edhe as u jepte cmimet qe meritonin (!).

Te "Vollga" kendonin cdo nate dy kengetar te mire e serioze, Ylber Gimjani dhe Reshat Karrapici. Repertori i tyre qe kryesisht nga muzika jone e lehte, ku spikatnin krijimet e Agim Prodanit, Abdulla Grimcit, Pjeter Dungut etj. Pastaj ne raste te vecanta sipas atmosferes qe krijohej kendonin edhe kansoneta italiane, sidomos kenget e Luciano Tajolit, qe ne patem fatin t'i shijonim ne ate kohe ne filmin "Kenge neper rruge". Vertet ishte kenaqesi per ne, por ne fakt me shume entuziazmoheshim nga ndonje detaj virtuoziteti ne kitare, qe kryente mjeshtrisht Alfons Ballici.

Ky mjeshter i kitares vite me vone ne festivalin e njembedhjete te kenges, do te na kushtonte ne djemve te Broduejit kengen "Rruga e Dibres" kenduar mga i madhi Sherif Merdani, qe e pagoi keqas pas festivalit. Madje, edhe Alfons Ballici nuk shpetoi pa e lagur nga katrahura e pleniumit te kater (te zi) te KQPPSH. Megjithate, te dy artistet e medhenj ne ate kohe per krijimin e tyre te bukur paten marre mirenjohjen vellazerore te te gjithe bashkemoshatareve te tyre tiranas, qe gjallonin Broduejn, "Rrugen e Dibres", te ciles ata i kishin kushtuar ate kendge te bukur.

Te birrari "Partizani" luante orkestra e Ferdinand Dedes, qe na magjepste me mjeshterine e larte te ekzekutimit ne fizarmonike, kurse ne bateri qe fantastiku Genc Cara nga Durresi, student ne institutin e fiskultures, qe shperthimet e para ne ia kishim pare qe tek kampigu i "gjermaneve" ne plazhin e Durresit.

Ne kete orkester simpatike kendonte nje bukuroshe interesante Brixhida Hakani, e cila cuditerisht qe ne ate kohe si nje sozie e te madhes Brixhit Bardo, qe ishte ne kulmin e formes, te fames e suksesit. Enkas per te qe kompozuar kenga "Brixhid Bardo" dhe pikerisht ne ate kohe artistja, qe e para qe denoncoi ne shtyp kercenimet e organizates famekeqe terroriste OAS, c'ka ia rriti edhe me shume autoritetin ne mbare boten, duke gjetur perkrahjen e mbeshtetjen e menjehereshme te gjigandit te kinemase franceze, Zhan Mare.

Orkester te mire kishte edhe tek "Rinia" (ish "Kursal") ku luante ne saks nje instrumentist i shkelqyer Bahiri. Po per fat te keq jeta e saj qe shume e shkurter. Ne orkestren e restorantit "Donika" (ku sot eshte Banka e Tiranes) luante nje pianist me syze te erreta, emri i te cilit mos qofsha i gabuar qe Franc. Gishterinjt e tij vallezonin mrekullisht mbi tastjere, duke leshuar tinguj qe na emociononin se tepermi.

Tek parku "Rinia" (Tajvani i sotem), vetem gjate stines se veres, kendonte nje kengetar tejet romantik Lin Sylaj, qe i kendonte me shpirt kenget e Renato Rashelit, sidomos e qante "Tu sei romantica", me te cilen Rasheli pati fituar San Remon.
Orkestra e "Dajtit" per ne qe nje tabu, dihej qe aty luanin muzikante potente si Koreco, Kote etj, kurse kengetar qe Pjeter Gjergji.

Ne vija te trasha kjo qe ekspozeja e orkestrave te Tiranes se asaj kohe, te cilave gjate stines se veres u shtoheshin edhe ato te Bar lulishteve: "Sahati", "Shen Prokopi", "Donika" e "1 Maji". Nderkohe qe muzika e lehte denjesisht interpretohej ne skenen e Estrades se Shtetit, keshtu quhej ne ate kohe trupa e varietes se Tiranes ku kendonin Xhavit Xhepa, Pavlina Nikaj, Anita Take, Pjeter Gjergji shpesh ne skenen e saj ngjiteshin edhe kengetare te operas si Luiza Papa, Kristaq Paspali dhe trioja e njohur e asaj kohe Mula, Tikici, Athanas.

Ne repertorin e ketyre kengetareve benin pjese kryesisht krijime te kompzitoreve tane, ku shquhej mbi te gjithe Agim Prodani. Nuk kishte premiere te estrdes ku te mos kendoheshin tre ose kater kenge, te gjitha kompozime te reja te tij. Te fresketa tingellojne ende ne kujtesen tone edhe sot kenge si; "Te dashuroj", "Kujtimet e nje studenti", "Me do apo s'me do", "Unaza", "Vajza me tredafil" , "Fustani i nuserise" etj.

Po keshtu te kendshme ishin edhe krijimet e Grimcit, Avrazit, Ucit, Xhedikut, Daiut, Kongolit, Daise etj. Kenget e huaja zinin pak vend gjate shfaqjes, po duhet thene se ishin me te mirepriturat. Duartrokitjet per to nuk rreshtnin dhe "bizet" qene te vazhdueshem. Madje, duhet theksuar se disa nga ato kenge inskenoheshin (duhet te me kuptoje drejt lexuesi, nese mund te shprehem keshtu dua te them pra qe ato inskenime kishin dicka nga keto vidoeklipet e sotem)

Keshtu p.sh. kur kendonin duet kenge nga filmat e famshem indiane "Vagabondi" dhe "Zoteria 420" interpretuesit ne rastin konkret P. Nikaj e Xh. Hafizi dilnin e kendonin ne nje dekor tipik me palma indiane dhe te veshur si heronjt e famshem Rita e Raxhi, te atyre filmave indiane, qe jo vetem ne Shqiperi, por kudo ne bote paten jehone, qe interpretoheshin nga artistet e famshem indiane: Raxh Kapur dhe Nargis. Kur kendonte Pavlina Nikaj "Shalli im i holle", nje kenge e njohur franceze e atyre viteve, shfaqej para shikuesve, ne nje dekor parizien prane kulles Eifel.

Perpara prishjes me ruset ne skenen e estrades sukses te madh korrte sa here qe vinte me pushime tek prinderit balerina e njohur shqiptare Mellania Terca (martuar prej vitesh me nje ushtarak rus) qe kercente ne teatrin "Balshoj" te Moskes. Vallja indiane ne interpretimin e saj, te ngerthente me egzibicionin e levizjeve. Kurse me pas kete tradite ne skenen e estrades e vazhdoi balerina rumune Mariolis Ktona me vallet "Tumbalele" dhe "Aja negro!".

Krahas Estrades se shtetit me interes ndiqej edhe estrada e ushtarit, qe i jepte shfaqjet ne godinen ku sot gjendet Dhoma e tregtise. Orkestra e saj drejtohej nga nje instrumentist i zoti sic qe Rudolf Camuku dhe ku spikatnin kengetaret: Nikolin Gjergji, Sabahete Fida e Violeta Simoni. Fama e kesaj trupe do pushtonte gjithe territorin e Shqiperise, kur ne skenen e saj do te kendonte me e madhja kengetare shqipetare, Vace Zela. Shfaqjet vazhdonin te ipeshin per dite e jave me rradhe. Dyert e salles edhe pse ruheshin rrepte nga policia, rralle here i shpetonin shperthimit nga kerkesat e shumta te shikuesve per te pare e degjuar Vace Zelen. Me pas me kalimin e Vaces ne estraden e shtetit ne kete skene shpertheu talenti i te njohurit Tonin Tershana.

Te mirepritura ne Tirane ishin edhe estradat e rretheve sic ishte ajo e Durresit me orkestren nen drejtimin e trompistit Enver Mara, ku luanin muzikante te tille si P. Dhamo ne firzamonike, S. Mushketa ne piano, Bebeku ne xhaz etj. Estrada e Shkodres perpos humoristeve shquhej per formacionin orkestral shume serioz nen drejtimin e Mark Kaftallit, i cili luante edhe vete ne violine. Emocione te vecanta te krijonte loja ne fizarmonike e virtuozit Barbullushi, nderkohe qe nga kengetaret vecohesh dueti Gjergji (Florinda dhe Ndreka).

Tundej Tirana ato dite kur jepte shfaqje estrada e Pogradecit, (e vlen te permendet ketu spektakli "Kartoline nga Pogradeci") dhe e gjitha kjo mdodhte sepse ajo trupe e re kishte nje formacion orkestral te shkelqyer te perbere nga vellezerit Darova, qe mes nesh i quanim "Bitellsat e Pogradecit" midis te cileve shquhej si kengetar Agimi, krahas Elvira Dacos e Roza Dhamos.

"Variete 63" titullohej spektakli i estrades se Beratit me regji te Astrit Sojlit, konceptuar krejtesisht ne nje kendveshtrim te ri regjizorial, origjinal e pse jo modern per kohen, ne unison padyshim me orkestren drejtuar nga Sokrat Saraci dhe trupen e baletit nen drejtimin e Xheni Kadena. Kengetare te mire kishte edhe ne estradat e tjera si ne Korce, Aferdita Tringovski, Spanja Pipa e Guri Napoloni. Ne Fier Sofika Hodo, ne Vlore Meliha Doda, Reshat Osmeni e Kostandin Thana, pa harruar dibranen Melita Shehu ne Peshkopi etj.

Per ne djemte e Broduejit gjithcka e bukur dhe e avancuar qe gjithnje e pelqyeshme. Ndaj turreshim gjithnje nder te paret per t'i mdjekur dhe i pershedetnim me gjithe shpirt. Por megjithate ushqimi jone i pashtershem muzikor mbetej "e dashura radio", une keshtu do ta quaj pangurim. Edhe sot e kesaj dite me gjithe efikasitetin e larte komunikativ, TV une nuk e ve para radios. Stacionet italiane ishin nga me te degjuarit nder ne, krahas stacioneve te rinj e te fuqishem, qe nisen jeten e tyre ne ato vite, sic qe RADIO MONTE KARLO apo famozi "Llaks", keshtu i thonin, stacionit radiofonik RADIO LUXEMBURG LONDON W.I.

Ne shkeputeshim mga trotuaret e Broduejit dhe rendnin ne shtepine me te afert te ndonjerit per te degjuar "Xhuboksin" apo "Bandiera giala" e Xhani Bonkompanji dhe ktheheshim duke diskutuar tejet entuziazte per kenget e reja, qe sapo kishim degjuar. Debatet ndizeshin ngaqe preferencat padyshim ishin te ndryshme, derisa erdhen "Hit Parade" et, pas degjimit te te cilit ndjeheshim te tjetersuar, i kendonim kenget ashtu nen ze, tek kthenim nje krikell birre te "Tymi" Xha Andonit, shkruanim tekstet ne copa letre dhe i hidhnim naten neper blloqet personale te kengeve.

Lluks ne kuptimin e plote te fjales qe per ne, kur nje nga shoket tane, u be (ne fakt keshtu duhet thene se megjithe mend sepse per ne ai fakt qe nje eveniment) me radio dore, tranzistor. Kesisoj nuk qe me e nevojshme te prishnim ritualin e pernatshem, madje rrinim deri vone aty rreze dyqanit te mishit te Lik Demnerit, ku nuk na kapte era e sqota e dimrit, ose ku te mundnim ne vendet me te pershtatshem.

Nuk ngopeshim se degjuari "Llaksin", i cili perpos muzikes cdo nje ore jepte informacione nga me te rejat ne fushen e sportit, artit, muzikes, piktures e kinematografise. Dua te bej nje paranteze te shkurter me kete rast, duke i kerkuar ndjese lexuesit te nderuar.

Pikerisht me kete tranzistor ne vesh, tek vitrinat e Farmacise nr, 3 (hotel "Miniri" sot), nje mbremje te ftohte dhjetori 1963 degjuam te flitet per here te pare per suksesin jashtezakonisht te madh te arritur ne Hamburg te Gjermanise, sukses qe nuk do te reshte per vite me rradhe, e pse jo deri me sot i djemve liverpulas, "Bitellsave" te magjishem; Xhon Lenon, Pol Makarten, Xhorxh Herrison e Ringo Star, te cilet shume shpejt do elektrizonin boten mbare.

Qe hera e pare qe degjonim te flitej per to, qe hera e pare qe degjonim muziken e tyre, kishim shtangur si te perhumbur, askush nuk fliste, gjithesecili ma merr mendja perfytyronte ne imgjinaten e tij, rrugen ne ngjitje, qe do te kishte kjo lloj muzike, pas te ciles ne do te dashuroheshim cmendurisht. Qe kohe ndryshimesh, imazhi i botes po tjetersohej, njeriu po pushtonte hapesirat kozmike, cka do te pasqyrohej ndjeshem edhe ne muziken e "Bitellsave".

Me padurim rrinim e prisnim oren 21.20 per te ndjekur Cobi Cikerin, gjysma e "Twist Again", kenges se tij te famshme hit me i madh ei paperseritshem i viteve gjashtedhjete, jepej ne siglen e hapjes dhe gjysma tjeter ne siglen e mbylljes, pas 30', pra ne oren 21:50 ta atij programi te pernatshem te "Llaksit".

Melodite e reja te kengeve na vlonin ne shpirt, ashtu entuziaste mbeshtjelle me mjergullen e nates tiranse, ndaheshim si nje tufe pellumbash duke "gugatur" melodite me vargjet e kengeve te sapo degjuara, se madje qe edhe si nje fare konkursi i pashpallur mes nesh, te nesermen mburrej para te gjitheve ai, qe kishte arritur te perftonte e te regjistronte me shume vargje.

Ishte koha e lindjes se komplekseve vokale e instrumentale ne te kater anet e botes. Emrat e "Bi Xhi" s (ndoshta me i vjetri ne bote) krahas "Bitellsave", "Rolling Stonsave", "Beach Boys" , "Shedells", "Hedells", "Animals" etj, bashke me ato italiane si "Nomadi", "I giganti", "Pooh", "Ricki e poveri" etj, benin per vete cdo dite mijra admirues, sidomos te rinj. Vetem ne vendin tone, nuk mund te behej fjale per komplekse te ketij lloji, perpos qe nuk e di kush guxoi ta quaj "Kompleksi Krajka" ate kompleks instrumental te drejtuar nga kompozitori dhe instrumentisti Agim Krajka ne perberja te te cilit luanin ne kitare solo: Alfons Ballici, kitare bas Pirro Misja, ne saks Platon Mezini dhe ne bateri Genc Cara.

Ne repertorin e tij ky kompleks fillimisht regjistroi muzike instrumentale, me pas fama e tij u rrit me shume kur shoqeroi kengetare te tille potente si Vace Zela, Qemal Kertusha etj.
Ne ate pak kohe te lire qe na tepronte pas mesimeve, ose pas orarit te punes e mbeshtesnim veshin pas altoparlantit te radios per te degjuar jo vetem kenget italiane, amerikane, angleze apo franceze por edhe kenget tona.

Nderkohe qe jetes lluksoze neper vila nen shandanet vezullonjes te bllokmeneve, u qe shtuar edhe i domosdoshmi televizor. Per ne qe shkonim ne mbremjet e vallezimit ne gjimnaz apo ne mbremjet shoqerore klandestine neper shtepijat tona, me xhaketa kadifeje, pantallona doku e kepuce te ngrena ke themrat, as qe mund te behej fjale per kete domosdoshmeri.

Kenaqesi per ne qe kur vinte ora e fillimit te emisionit "Me muzike te hartuar sipas kerkesave te degjuesve", i njohur me teper me emrin "Radio Posta" ku se paku do na krijohej mundesia te degjonim ndonje kenge te bukur. Per fatin tone te mire ne fonoteken e Radio Tiranes punonte babai i nje shokut tone, i cili duke na njohur pasionin e deshirat per muziken gjithnje ne kete emision, kenget e reja qe vinin ne fonoteke kryesisht nga vendet e demokracive popullore (ish shtetet e Europes lindore) i programonte ne emrin tone. Kuptohet qe ne nje rast te tille kenaqesia jone qe e tejskajshme.

Mbizoteronin ne kete rast muzika bullgare; e para me krijimet e kompozitorit te njohur Cankov, kenget gjermane (natyrisht nga pjesa lindore). Nje kompozitor gjerman qe erdhi turist ne ate kohe, i pelqeu aq shume kryeqyteti yne, sa qe enkas kompozoi kengen "Per Tiranen". Po keshtu kishte vepruar edhe kompozitori Agim Prodani gjate nje pushimi turistik me gruan ne plazhin e bukur ne Varna te Bullgarise, tek i kushtoi atij qyteti bregdetar kengen "Varna Varna", kenduar natyrisht nga bashkeshortja kengetarja ze embel, Anita Take.

Muzika ruse perfaqesohej denjesisht nga kompozimet e Sallojev Svedojt. Kenga e tij "Mbremje ne rrethet e Moskes", pati sukses edhe ne Europen perendimore, ne versionin italian ajo u titullua: "A mezanotte a Mosca". E kendeshme ishte kenga hungareze "Gjimnazistja e vogel me floke te verdha", krahas dy kengeve ceke; "Pustinko" dhe "Vcera nedjela billa" (Dje ishte e diele). Kurse persa i perket muzikes nga europa perendimore ajo qe fare e paket ne perfaqesim.

E cuditeshme, e madje paradoksale te trembesh nga muzika e bukur! Sa per te mos thene fare, ne repertorin muzikor te Radio Tiranes, ajo perfaqesohej kryesisht me muzike orkestrale, kujtojme ketu te famshmen "Ktheu ne shtator" te Bobi Darling, nje perle e vertete qe edhe sot e kesaj dite ngjall emocione. Vendin e pare e zinin kenget spanjolle e meksikane, fale edhe ca filmave muzikore, si "Serenate ne Meksike" , "Shitjsa e luleve" apo "Karmeni o Grandes" ku shquheshin kengetaret Rosita Kuintana e Sara Montiel. Po keshtu edhe me kenget franceze, qe me te shumten ishin marre nga filmi "Kengetari i Meksikos" perpos mjaft kengeve te Ive Montain dhe Edith Piafit.

Idem ndodhte edhe me muziken italiane qe denjesisht perfaqesohej nga zeri i Luciano Tajolit ne filmin "Kenge neper rruge". Keshtu ndodhi edhe pas shfaqjes se filmave te Domaniko Modunjos "Laxarela" dhe "Takim ne Iskia", ku ne pame per here te pare ne ekranin e kinemase, jo vetem te madhin Modunjo, por edhe te paperseritshmen Mina, si edhe Aurelio Fieron e Fausto Sixhiljanin (ne filmin "Cerazela")

Ne nentor te vitit 1959, ne patem fatin e madh e madje dikush prej nesh edhe arriti t'i merrte edhe autograf kengetarit lirik italian Tito Skipa (arberesh i Italise), qe erdhi ne Shqiperi per te marre pjese ne festen XV vjetorit te clirimit te atdheut. Megjithate per ne, qe me shume se kenaqesi asistimi ne koncertin e asaj nate te larget nentori, kur ne teatrin e operas (qe ne ate kohe gjendej tek Akademia e Arteve sot). E evidentova kete fakt jo pa qellim, por per te theksuar, se baritoni Skipa qe i pari kengetar italian qe u ngjit ne skenen tone, pa thene qe ne ate kohe ai kishte kenduar ne "Skala" te Milanos e ne skenat e mbare botes operistike.

Ne emisionet muzikore te Radio Tiranes nuk ka munguar asnjehere zeri i te paharruarit Beniamino Xhili, si me ariet nga operat ashtu edhe me kenget lirike, sikurse edhe basi i famshem Fjodor Shaljapin me "Zerat e nates" etj.

Cdo fund shkurti i gezoheshim festivaleve te San Remos, ashtu si ai i burgosuri drites se agut, qe nepermjet hekurave te frengjis se qelise i ringjallej shpresa per jeten. Keshtu edhe ne me veshin pas altoparlantit te radios, zhyteshim shpesh ne enderrimet nga me fantastiket, duke kaluar edhe caqet e fantazistit me te paimagjinueshem.

Por per t'iu rikthyer gjene ketyre perfytyrimeve them se do te jete me interes ekspozeja panoramike e kenges dhe e muzikes se lehte ne pergjithesi ne bote, ne ate kembim dhjetevjecaresh, ku vendi fqinj Italia e madje gati tere Europa, qe pushtuar nga nje kenge e bukur e Roko Granates me titull "Marina". Suksesi i saj qe i jashtezakonshem, cka e deshmon edhe fakti ku pas tri dekadash, ne nje aranxhim te ri, kryesoi gjate ne HIT in Italian. Por, edhe "Marina" nuk dilte aspak jashte kornizes se kenges tipike italiane.

Kesisoj e gjeti muziken italiane festivali XI i San Remos me 1961, kishte kaluar pra nje dekade qe nga fillimi dhe gjate kesaj periudhe sukseset qene te dukshme. Ishin evidentuar talente te vertete kengetaresh dhe kompozitoresh; Fred Buskaljone, Klaudio Vila, Luciano Tajoli, Karlo Alberto Rosi, Nila Pici, Umberto Bimbi, Betti Kurtis, Renato Karuzone, Domeniko Modunjo, Renato Rashel etj.

E megjithate kenga italiane kishte mbetur ende ne traditen e saj karakteristike, nje muzike e embel, e lehte, teper e ndjeshme, e mveshur me nota te theksuara romantike gati gati sentimentale. Madje, kete e deshmonte edhe kenga fituese e festivalit paraardhes qe nga titulli e saj "Tu sei romantica" e Renato Rashelit. Nderkohe edhe neper vendet e tjera europiane kenga kishte arritje. Ne France kishin spikatur prej kohesh talentet e Edi Piafit, Iv Montanit, Zhuljet Griekos e Sharl Azhavurit.

Ne Spanje Sara Montiel, e ne Angli Hengelbert Hamberding, Pol Anka etj. Kurse pertej oqeanit Atlantik ishte ne lulezim te plote nje shumellojshmeri muzike si e ritmit Bluz, Xhaz, Folk music, Music Country, Rock end Roll me perfaqesues te tille te kalibrit boteror si te paharruarit Djuk Elington, Mehailla Xhekson, Odis Redi, Elvis Preasli, Bill Hallej, Frenk Sinatra, Rej Calls, Xhejms Braun, Areta Frenklin, Gloria Gejner etj.

Po cili do te qe ai qe do te thyente kornizen e kenges italiane? Kete gje e kishte marre persiper nje djalosh 23 vjecar, plot endrra, deshira dhe ambicie per te ardhmen, i magjepsur pas kengetareve amerikane te Rock end Rollit, braktis pergjithmone profesionin e orendreqesit per t'iu kushtuar perjetesisht muzikes.

Ky ishte Adriano Celentano kengetari me aftesi vokale te jashtezakonshme, qe debuton ate vit ne San Remo me kengen "Venti quatro milla baci", e cila qe me recitativin ne hyrje i pergatiti degjuesit se kishin te benin me nje kenge tipike italiane te tradites, por shperthimi i befasishem, ne nje ritem Rock end Rolli, qe nuk dominoi aspak mbi melodine e thjeshte e teper te kapshme, e elektrizoi sallonin bashkiak te San Remos dhe suksesi qe i madh.

Vlerat kesaj kenge ia shtoi edhe interpretimi tjeter dinjitoz e me nivel i Litell Tonit. E megjithate degjuesi italian e ka ende te veshtire te shkeputet nga tradita. Ne vend te pare renditet kengetarja Beti Kurtis me kengen "Al di la" (Pertej), Celentano perfundimisht ne vend te dyte. Por, pas kesaj ai do te vihej ne krye te atij grupi kengetaresh si; Mina, Pepino di Kapri, Milva, Litell Toni, Katerina Kazeli, Bobi Solo, Ornella Vanoni, Xhiljola Cinkueti, Orieta Berti, Xhani Morandi, Toni Dalara, Rita Pavone, Iva Xaniki, Albano, Lucio Dalla, Serxhio Endriko, Pati Pravo, Xhino Paoli (kenga e te cilit "Sapore di mare, sapore di sale" u be lajtmotivi simbol i atyre viteve) qe me interpretimet e tyre mjeshterore e ngriten kengen dhe ne pergjithesi muziken e lehte italiane ne nivele te larta cilesore.

Jo me kot e theksova ne krye te ketij kapitulli, qe ne ato vite vallezohej shume dhe si te mos vallezohej nen ritmin e kesaj muzike, qe edhe sot, jo vetem mua e gjithe bashkekohesve, por madje edhe me te rinjte i befason qe me degjimin e pare, eu ngjall emocione tejet njerezore, si me vijen melodike, ritmin e problematiken e teksteve.

Po ku vallezonim ne te rinjt e atyre viteve te paperseritshem? Natyrisht qe ne ate kohe nuk mund te behej fjale per pabe, diskoteka e klube nate njeri me i bukur dhe me befasues se tjetri, qe gezojne bijte tane sot, por as per magnetofone prania e te cileve neper ambientet tona ishte me te vertete nje eveniment i jashtezakonshem, sepse ne shumicen e rasteve vallezohej nen tingujt e radiove, gramafoneve, te ndonje kitare apo fizarmonike.
Per fat grupi yne kishte krijuar nje tradite te mire ne organizimin e mbremjeve te tilla, qe e kishte zanafillen qe ne vitin e pare te gjimnazit.

Vazhdimesia e tyre me vone qe thuajse e pandalshme, fale konsolidimit te nje shoqerie te shendoshe midis vajzave e djemve, deshira e gadishmeria per te marre pjese ne to kurrsesi nuk mungonte, perpos veshtiresive ne gjetjen e ambientit ku do te organizohej ajo mbremje shoqerore vallezimi, ku kenga, muzika menyrat e te kercyerit, sikur shkriheshin e beheshin njesh me ndjesite e shpirtrave tane rinore.

Shtepite e shokve apo shoqeve neper ato rrugicat e thella romantike te Tiranes se asaj kohe, midis kopshteve me peme te shumta qene bere "bazat" tona te sigurta, ku organizonim thuajse rregullisht mbremje klandestine vallezimi. Te gjithe si klase kompakt. Hynim me rradhe, jo njeheresh, tamam si "ilegale". Dhe deri sa edhe i fundit mberrinte ne destinacionin e duhur gjallerohej ajo dhome nga zerat tona gazmore e nga tingujt e nje gramafoni apo magnetofoni, te cilin sa mezi qe e gjenim me njemije e nje mundime.

Zerat e Koni Frensit, Elvis Preslit, Adrianos, Toni Dallares, Pepino Di Kaprit, Rita Pavones etj, na shkeputnin nga realiteti i zymtesise, qe na shkaktonte varferia e tejskashme tek vallezonim; twist o rock me pantallona doku dhe xhaketa kadifeje kombinati te ngrena tek berrylat, pa na shkuar aspak neper mend nese valle a e imagjinonin keto yje te muzikes boterore, se ne ate rrugice te humbur te Tiranes shtruar me kalldrem, jo shume larg zemres se "Broduejit", gjendej nje shtepi e vogel tiranse ku nen ritmin e muzikes se tyre, djem e vajza te bukura maturante te gjimnazit "Sami Frasheri" (ndoshta me i riu ne Europen e asaj kohe), sfidonin me keto menyra vallezimi nje nga diktaturat me te egra komuniste.

Dhe per te gjithe ne, gjithcka ndodhte ne ato caste ishte me te vertete nje mrekulli e paimagjinueshme. Aq me teper qe nuk e kishim idene fare per diskotekat, qe ekzistonin per te rinjte ne te kater anet e botes perendimore. Ne kuadrot e pakta te disa filmave kryesisht italiane ishim mrekulluar nga aparaturat automatike te disqeve te ashtequajturit "Xhuboks", ku sipas deshires kushdo nepermjet nje xhetoni mund te vendoste per te degjuar diskun qe pelqente.

Perpos paarritshmerise keto gjera te mveshura me mantelin e "molles se ndaluar", qarkoheshin edhe nga mjegulla e persekucionit. Them keshtu sepse aa kishte qelluar disa here, ne rastet kur mungonte ndonje mesues, apo kur enkas sic ndodh rendom qe kur eshte krijuar shkolla e deri me sot, linim ndonje ore mesimi dhe per te mos u verdallosur rrugeve mbylleshim ne dyert e gjykates se Tiranes (qe ne ato vite ndodhej ne rrugen e Durresit) dhe ndiqnim ndonje seance.

Dhe ne ftohtesine e atyre sallave kemi asistuar jo pak edhe neper seanca ku bashkemoshataret tane denoheshin per tentative arratisjeje. O Zot nuk me harrohet edhe sot e kesaj dite fytyra e mavijosur nga rrahjet e nje djaloshi flokeverdhe. "Doje te shkoje ne Amerike ti, te deheshe me "coca cola".

Nje paradoks me te vertet i paimagjinueshem! Ulerinte ne kete faresoj menyre nje prokuror medoiker, i cili jo vetem nuk e dinte qe "coca cola" nuk qe asgje tjeter vecse thjesht nje aranxhate e cilesise se larte, te ciles emrin ai me nivelin e ulet intelektual qe kishte ia shqiptonte sic shkruhej, por historikisht qe kur u pi per here te pare shishja e pare me "coca cola" e deri me sot nuk mbahet mend te jete dehur njeri!

Ndodhte keshtu pra ne Tiranen e viteve gjashtedhjete te shekullit te kaluar, ne kryeqytetin me te vogel e me te izoluar ne kontinentin e vjeter, jeten ne te cilin na e ngrohte muzika qe vlonte e reshte kurre ne thellesite e shpirtrave tane.....

*Marre nga libri ne doreshkrim "Broduej i Tiranes"


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora