E shtune, 20.04.2024, 03:59 AM (GMT+1)

Shtesë » Video

Dritëro Agolli kërkonte reformimin e Partisë

E shtune, 04.02.2017, 09:08 AM



Dritëro Agolli - Partia e Punës by newsbomb-al

Video e rrallë/ Në kohën kur Dritëro Agolli kërkonte reformimin e Partisë së Punës dhe i gjithë Pallati i Kongreseve i ngrihej kundër

Dritëro Agolli përveçse një gjeni i letrave ka qenë edhe deputet i Shqipërisë për gati 40 vite. Ai ka ushtruar funksionin e tij si deputet për 30 vite në kohën e komunizmit dhe gati 10 vite në epokën e tranzicionit, duke u kthyer në një nga personalitetet qëndrore të Partisë Socialiste.

Por, Agolli, ndryshe nga pjesa më e madhe e anëtarë të Partisë së Punës, e kuptoi në kohë se organi që drejtoi për 50 vite Shqipërinë kishte nevojë për reformim. Më 10 qershor të 1991-it, në Kongresin e Partisë së Punës, Agolli kërkoi reformim rrënjësor, pasi partia sipas tij, po shtrihej e vdekur në shtrat.

Megjithatë, kjo kërkesë e shkrimtarit të madh, në një kohë kur vendi sapo kishte hyrë në rrugën e ndryshimit, nuk u prit aspak mirë nga pjesa tjetër e partisë. Të gjithë anëtarët komunistë u ngritën në këmbë kundër Dritëro Agollit, i cili kërkonte nga podium reformat.

“Parti Enver, jemi gati kurdoherë” apo “Parti e kuqe”, ishin disa nga parullat që shokët brohorisnin kundër tij.

Agolli ishte deputet i PS deri në vitin 2001, ndërsa 16 vite më pas, kjo parti, një personalitet të tillë e ka zëvendësuar me figura të dyshimta, ku nuk mungojnë as persona të dënuar për krime të rënda.




(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora