E premte, 19.04.2024, 03:33 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Dibrani: Projekti Durrës-Prishtinë-Medvegjë–Nish

E shtune, 04.02.2017, 08:22 AM


Pamje e delegacionit të Forumi Shqiptar për zhvillimin ekonomik në Serbi i udhëhequr nga Muharrem Salihu,  të pritur  në Parlamentin e Evropës  nga  z.Knut W. Fleckenstein kryetar i komitetit për bashkëpunim mes Kosovës ,Serbisë,Shqipërisë,Bosnje e Hercegovinë dhe Mali i Zi.

Dje në Parlamentin Evropian në Bruksel u prezantua projekti i autostradës Durrës-Prishtinë-Medvegjë–Nish drejt Evropës

Shkruan Asllan Dibrani

Dje  në parlamentin evropian në Bruksel u prezantua projekti i autostradës Durrës - Prishtinë - Medvegjë - Nish. AFEDS(Forumi Shqiptar për zhvillimin ekonomik në Serbi ) Forumin për bashkëpunim ndërkufitar (FBN) me përkrahjen  e shumë  institucioneve tash e disa muaj janë duke lobuar në nivele kombëtare dhe ndërkombëtare që ky projekt të kaloj nëpër Medvegjë. Rëndësia e këtij projekti është shumë e madhe për Luginën e Preshevës.

Ka kohë në të gjitha instancat politike ,shoqërore, organizata qeveritare dhe jo qeveritare  po diskutohet për ndërtimin e autostradës Durrës – Prishtinë – Nish, që do të lidhë tri shtetet dhe do të ndikojë në nxitjen e zhvillimit dhe bashkëpunimit ekonomik mes tyre.Në projektin fillestar, parashikohet që autostrada të kalojë nëpër Merdarë nga e  cila  është një  gabim  strategjik  në sferën  politike dhe ekonomike. Ndërkohë, “Forumi Shqiptar për Zhvillim Ekonomik në Serbi (AFEDS)i  themeluar nga kompania “MedVita Development”, me seli në “Banjën e Sjarinës”, KK Medvegjë ka prezantuar një draft projekt të ri, ku kërkohet që autostrada të kalojë nga Medvegja dhe jo nga Merdara e cila nuk ka interes as Kosova as Serbia , por edhe kostoja është më e vogël  dhe është fitimprurëse për rajonin  e tri komunave  të atjeshme dhe etniteteve që jetojnë shqiptarë dhe serb ,por edhe për Gollakun si  rajon me i pa zhvilluar. Ky  draft  para disa ditësh fitoj  përkrahjen e eurodeputetit dhe koordinatorit për politikë të jashtme, Z. Knut W. Fleckenstein, si dhe kryetar i komitetit për bashkëpunim mes Kosovës ,Serbisë,Shqipërisë,Bosnje e Hercegovinë dhe Mali i Zi.

Projekt i dorëzuar dje në Parlamentin e Evropës  nga këshilli i Forumit Shqiptar  i udhëhequr me  zotin Muharrem Salihun

Kësaj i parapriu  edhe takimi me kryetarin e Aleancës Kosovare të Bizneseve z Agim Shahini në kabinetin e tij me bashkëpunëtorët e Forumit Shqiptar për zhvillim ekonomik në Serbi(AFEDS)ku fokus kryesorë kishim projektin e autostradës Nish-Prishtinë i cili do të mundë të sjellë shumë përfitime ekonomike si për Kosovën, por edhe për Shqipërinë dhe Serbinë. U trokit  edhe neper disa  dyer  ndërkombëtare  dhe  evropiane,qe ky projekti nga Leskoci për në Medvegjë dhe drejt Prishtinës. Për këtë projekt edhe qeveria e Serbisë ka dhënë sinjal pozitiv  ne vitin  e kaluar në instancat ndërkombëtare për zhvillimin ekonomik të këtij rajoni e pikërisht edhe për Autostradën  ne këtë relacion . Për këtë projekt është  prononcuar edhe  kryeministri Isa Mustafa, nga e cila e priti delegacionin e  këtij forumi    biznesmenëve  nga komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc i udhëhequr nga  z.Muharrem Salih  një  biznesmen  i dëshmuar ne Itali...

Lobimi  dhe takime te tilla, patën edhe  me organizmat  e menaxhmentë  politik  me  Shaip Kamberi, nënkryetari i Preshevës, Xhelal Memeti, kryetari i Forumit për Zhvillim Ekonomik, Muharrem Salihu, koordinatori për Politikë të Jashtme, Aziz Aziri, si dhe Muharrem Zejnullahu, është biseduar për fuqizimin e koordinimit në funksion të zhvillimit ekonomik, infrastrukturor, social dhe kulturor të tri komunave.Perkrahje te tilla kane arritur edhe nga partite politike ne Shqiperi ,Kosve dhe Serbi por edhe nga Lobi Euro-Atlantik  Shqiptar  në Evrope e udhëhequr nga  Skënderbeg Klaiqi po edhe Asllan Dibrani  përfaqësues i mediave të këtij Lobi.

Ne duhet ti përshëndesim   aktivitetet e tilla që përkojnë fillimisht me  interesin   politik dhe  kombëtar   me pretekst te veçanet zhvillimit ekonomike  dhe avancimin e proceseve dhe zhvillimin te kësaj treve te pa zhvilluar si ne Serbi po ashtu edhe në Kosovë,rezulton se   primarja ishte Autostrada  Durrës - Prishtinë - Medvegjë – Nish ,drejtë Evropës.

„Forumit Shqiptar për Zhvillim Ekonomik në Serbi në nismën e ndërmarrë, për realizimin e autostradës Durrës – Prishtinë – Medvegjë – Leskoc – Nish po i  bashkohen njëzëri edhe organizata të ndryshme shqiptare kudo në botë, personalitete nga fusha të ndryshme, individë dhe qytetarë nga trojet shqiptare dhe diaspora. Mendime të tilla dhe aktivitete  janë  duke  u bërë edhe nga qytetin e Leskovcit dhe qeveritë lokale  të kësaj treve për këtë Autostradë  për ta ruajtur dhe bilancin  e popullatës për mos shpërngulje nga këto zona qofte  shqiptar apo serb.

Ne saje te këtyre  aktiviteteve  të njëpasnjëshme  u arrit qe  ky projekt të shtrohet edhe  në Parlamentin  e Evropës, nga e cila  ky projekt, po e përmirëson   gabimin e Lidersrshipit kosovar qe  e kishin  fut gabimisht këtë Projekt te   në drejtim te  Merdares, duke  i lënë  vëllezërit tanë   në këto tri komuna   pa rrugë.

Ky shkrim  le të mbetet si mesazh  dhe thirrje individëve, organizatave,qeverive,organizatave qeveritare dhe jo qeveritare dhe  institucioneve të ndryshme në Shqiperi  ,Kosovë dhe Serbi që veprojnë    vende të ndryshme të botës, për shumë mbështetje,inkurajim , ndihmë dhe bashkërendim të aksioneve tona, për realizimin e projektit të autostradës Durrës – Prishtinë – Medgjevë – Leskoc – Nish.Ky mesazh le te jete po ashtu si thirrje edhe Parlamentit të tri shteteve  Shqipërisë ,Serbisë  dhe te Kosovës, qe sa me pare ta aprovojnë këtë projekt në interesin e  të tri shteteve dhe te rajonit ballkanik. Thirje e vecant i bejme edhe Parlamentit Evropian qe ky kërkesë  të aprovohet  sa më parë, që po ashtu  do të jetë edhe një  nder pikat me  strategjike, për ta stabilizuar  edhe gjendjen  politike   në rajon. Për në fund ta ndihmojmë AEFDS, që  po organizon edhe një peticion Online për përkrahjen e projektit të autostradës Durrës – Prishtinë – Medgjevë – Leskoc – Nish .Delegacioni i ynë  i kryesuar  nga zoti Muharrem Salihu, edhe sot po zhvillon  takime te ngjeshura  ne Parlamentin Evropian nga e cil ane ditet ne vijim do tu njoftojmë për këtë projekt. Projekti është në harmoni edhe me  planet e Bashkimit Evropian për zhvillimin e Ballkanit perëndimor...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora