E shtune, 20.04.2024, 10:06 AM (GMT+1)

Kulturë

Beqir Sina: Brittany Pjetraj - Miss South Carolina Teen USA

E merkure, 27.08.2008, 05:59 PM


Brittany Pjetraj
Brittany Pjetraj - Miss South Carolina Teen USA  

Nga Beqir SINA, New York

Megjithatë, vendi i dytë për bukuroshen e re me origjinë shqiptare, pasi prindërit e saj janë nga Shkodra, emigruar afro gjysmë shekulli më parë në Amerikë është një rezultat i shkëlqyer për ate që vetëm disa muaj më parë “ filloi të ecte me hapa të vegjël - por të shpëjtë, në fushën e modës dhe të spektaklit”.
 
Chapin, South Carolina : Brittany Pjetraj është 18-vjeçare- studente e re e "University of South Carolina". Ajo është vajza e prindërve shqiptarë me origjinë nga Shkodra , e ushtarakut të rangut të lart amerikan Lieutenant Colonel Walter(Vat) dhe Susan Pjetraj nga qyteti Chapin, në shtetin federal të South Carolinës. Si fëmijë e një familje ushtarakësh në Amerikë, deri vitin e kaluar ajo ka ndrruar shtatë shkolla. "Eshtë e dhënë dhe ka pasion të madh fotografinë, futbollin europian, garat e notit, është besimtare e devotshme, shumë e dashur me familjen dhe me shoqërinë e saj,", shkruan një prej gazetave më të mëdha të Karolinës së Jugut.

Brittany, thonë gazetarët është jashtëzakonisht e apasionuar rreth aktiviteteve vullnetare në komunitet, shkollë apo gjetkë. Ajo është "Ambasadore e Vullnetit të Mirë"-" Wellness Ambassador", për qytetin e saj dhe është pjesmarrëse e disa aktiviteteve për të rinjët si programi "Young Life".Gjithashtu ajo ndihmon moshatarët e saj në programin tjetër kulturor e sportiv " Waverly Program".
Ajo është anëtare e shoqatës Alpha Delta Pi, shoqat e cila ka zyrat e veta ne programin e fituesve të studimeve pa pagesë, në saj të rezultateve të shumë të mira, merr falas(papara) programin "Scholarship Chair". Prioriteti i im thotë vetë Brittany, "është tash që përfundojë shkollën e mesme, t'a përfundojë atë me sukses dhe diplomohem në universitet". Ajo është senatore në prgramin e studentëve "Student Government" dhe anëtare nderi e shoqatës kombëtare të stundetëve amerikanë "National Honor Society" dhe anëtare e skudrave të futbollit "Treasurer of Junior Civitan", dhe "Varsity Swim Captain", ku luan edhe si kapitene e skuadrës .

Gjithashtu, është aktive me klubet Beta Club dhe Class Board. Brittany ishte ajo që instrumentalizojë banorët e qytetit ku banon, në një fushatë për mbledhjen e të hollave në ndihmë familjeve me të ardhura të pakta në qytet. Në fushat, u mblodhën 24,000 dollar dhe ju dhuruan familjve më në nevojë në lagjen e saj. Në shkollën e mesme Brittany me 4.4638 pikë, fitoi çmimin e quajtur "Mbretërsha e Shtëpisë".
Brittany, mendon se do të bëjë karire në fushën e mjeksisë, ku asaj i pëlqen shumë të merret me operacionet opertepedike dhe shërbimet e tjera mjeksore.
Por , nuk heq dorë nga bota e magjepsur e bukurisë së vajzave. Ajo ëndëron që një ditë të bëhet një nga më të bukurat e botës .....!

Këtë ambicje ajo e shfaqi edhe së fundi kur ajo ishte pjesmarrëse edhe në spektaklin e bukurisë për vajzat e reja në Amerikë "Miss Teen USA 2008". Kur Brittany Pjetraj, Miss Teen South Carolina mbeti vetëm në skenë me shoqen e saj nga Arkansasi, ajo kishte arsye të mendonte që kurora e Miss Teen USA mund të bëhej e saja.
Këtë çudi ajo e shfaqi në mbrëmjen e madhe në kompleksin marramëndës turistik "Atlantis Paradise Island Resort", aty ku vajza shqiptaro amerikane, e kishte parë veten të zgjidhej fillmisht mes 15 më të bukurave, pastaj në pesë më të mirat, e në fund, pas shpalljes së tre shoqëruesve të fundit të Miss Teen USA 2008. Kështuqë dy vajzat kishin mbetur ende ne këmbë, e një prej të dyjave do të merrte titullin e lakmuar.

Sakaq, për fat të keq, kur e lexua emri i fitueses, ajo ishte - Stevi Lauren Perry, Miss Teen Arkansas 2008. Megjithatë , vendi i dytë për bukurshen e re me origjinë shqiptare, pasi prindërit e saj janë nga Shkodra, emigruar afro gjysmë shekulli më parë në Amerikë. Ky, është një rezultat i shkëlqyer për vajzën që vetëm disa muaj më parë “filloi të ecte me hapa të vegjël - por të shpëjtë, në fushën e modës dhe të spektaklit”.
Përveç kurorës së bukur , fituesja e konkursit Miss Teen USA 2008, Stevi Lauren Perry përfiton një paketë të pasur çmimesh e dhuratash, ndër të cilat , një shumë 15 mijë dollarë, një apartament në dispozicion në New York City e tje. Për kuriozitet të lexuesve në pako bën pjesë edhe një portofol me fotografin e shquar shqiptaro amerikan Fadil Berisha.

Sipas rregullit, nëqoftëse për një arsye të caktuar Miss Teen USA 2008 nuk mund të përmbushë përgjegjësitë e saj, at'here rolin e saj dhe titullin e merr në dorë shoqëruesja e parë e Miss-it, që në këtë rastë është shqiptaro -amerikanija Brittany Pjetry.

Mirpo, kush eshte origjina e vajzës shqiptaro amerikane ?. Babai i saj quhet Vat Pjetraj, i cili vdiq në moshën 76 vjeç, më 1 Mars, 2008, në qytetin Fayetteville, North Carolina me gradën Leteienent - Colonel.

Vata ose Walter, siç i thërrisnin amerikanët ka lindur më 7 Gusht 1931, në
fshatin Arst të Shkodrës, Mbas luftës së Dytë Botërore, gjatë sundimit
komunist, familja Pjetraj u persekutua . Vata u rritë në kampet e interrnimit në
Shqipëri. Në moshën fare të re ai u hodhë menjëherë kundra komunismit , duke
luftuar në mal me grupet anti komuniste, deri sa u arratisë nga Shqipëria.

Ai doli në perendim dhe u vendosë në ish Gjermaninë Perendimore, ku u
stërvitë në një kamp ushtarak amerikanë në Frankfurt në vitin 1957. Shërbeu me
rradhë në divizionin "101st Airborne Division" dhe divizionin "11th Airborne
Division" si dhe në divizionin" 24th ID". Në luftën e Vietnamit vitin 1965 deri
1967 shërbeu në front. Në vitin 1971, Vata shërbeu në frontin e luftës vetëm
për një vit, në luftën e Koresë sepse atje ai u plagos dhe u detyrua me
gjithë familje të largohej nga lufta dhe të vendosej në Karolinën e Jugut.
Leteinent. Colonel. Vat (Walter) Pjetraj, la pas vetes gruan Susan, dhe tre
fëmijët, Brittany, Klara dhe Katerina.

Emri : Brittany Pjetraj
Vjeç : 18 (Shtator 3, 1990)
Lartësia : 5'6"
Vend-banimi Chapin, South Carolina



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora