E marte, 16.04.2024, 07:51 PM (GMT+1)

Sport » Sporti

Fritz Radovani: Rogjer Federer meteor i tenisit botnor

E hene, 30.01.2017, 09:09 PM


Nga Fritz RADOVANI:

ROGJER  FEDERER

METEOR I TENISIT BOTNOR I VITIT 2017

Australia asht i vetmi vend i Botës që mbyllë vitin tue festue Krishtlindjet dhe fillon vitin e ri me zhvillimin e kampionateve të Tenisit, nder qytetet e ndryshme të kontinentit.

Mbyllja e finales së madhe bahet në fushen e mbushun me njerëz të të gjitha moshave në Stadiumin qendror të qytetit bukur historik Melbourne. Aty zhvillohen lojnat ma të bukra të tenisit nga mesi i Janarit e deri në fund të muejt, nga yjet e të gjithë Botës...

Zhvillimi i këtij kampjonati dhe organizimi i tij ban per vete të gjithë shikuesit.

Dje, me datën 29 Janar 2017, në stadiumin qendror këtu në Melbourne, u zhvillue edhe Finalja Historike në mes të dy tenistëve ma të njohun dhe nder ma të adhurueshmit e Globit, zvicerrjanit 35 vjeçar Rogjer Federer dhe spanjolit 30 vjeçar Rafael Nadal.

Kjo ishte finalia e Australian Open në Melbourne per vitin 2017, ose e Turneut të Hapun të Australisë, që filloi edhe rreshtimin e lojtarëve legjendarë ma të mirë të Botës nga data 16 Janar e deri me 29 Janar 2017. Loja finale dje zgjati plot 3 orë e 38 minuta dhe u mbyll me rezultatin 6-4, 3-6, 6-1, 3-6, dhe set ii pestë 6-3 per Rogjer Federer.

Rogjer Federer u kthye triumfator edhe njëherë tek Kupa Grand Slam, mbas 5 vjetësh nga suksesi i vitit 2012 në Wimbledon të Londres. Ky sukses asht i pesti per Federer në Melbourne, ku adhuruesit e Tij bashkë me mue, e pritshin prej kohesh fitoren...

Rogjer Federer dje fitoi Kupen e Madhe të 18-të, dhe rreshtohet i dyti në Botë mbas një tjeter ylli të quejtun Ken Rosewall. Nuk duhet harrue se ramja e Federer në vendin 17 ishte nga një shkëputje e një goditjes së gjunit gjashtë muej perpara.

Po ashtu, edhe Serena Williams, amerikane dhe fituese e 21 titujve Grand Slam, rreshtue mbas gjermanes Steffi Graff, fitoi Kupen e Madhe të Australisë.

Fitoria e Meteorit Zvicerrjan Rogjer Federer të Grand Slam (pra, të Titullit të Madh nder 1000 lojtarët e mirë të Botës), mbas viteve 2004, 2006, 2007, 2010, sivjet në 2017, asht një Fitore jo vetem legjendare, po edhe e meritueme nga një Tenist i Madh që me sjelljen e Tij dhe qendrimin model asht vlersue dy herë “Sportisti i dalluem i vitit”.

Nga zemra i Uroj edhe Tituj tjerë Rogjer Federer, për knaqsinë që na jep me lojen e Tij.

Jetë të gjatë me shëndet dhe lumtuni familjare nga Autori.



(Vota: 2 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora